15.07.2014 Views

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shqipëri

Në Shqipëri, Kodi i Punës ka nevojë të rishikohet në mënyrë që të përafrohet me

legjislacionin e BE dhe të përshtatet me kërkesat e propozuara nga sindikatat për të

hequr kufizimet në lidhje me zbatimin në të ardhme të Kartës Sociale Evropiane, të

ndryshohen nenet që lejojnë shkarkimin pa ndonjë arsye apo motiv duke respektuar

një periudhë njoftimi, të hiqet tarifat gjyqësore për cështjet e të drejtave të puntorëve

në mënyrë që të lehtësohet mbrojtja e të drejtave të punëtorve, të hiqet paqartësia në

ligjin për grevën e përgjithshme dhe të riformulohen termat ligjore mbi lirinë e

organizimit. Instrumentet ligjore ekzistuese në dispozicion të punëtorëve, në rast të

shkeljes së të drejtave të tyre, janë të kufizuara meqënëse mund të zgjasë deri në tre

vjet marrja e një vendimi për një rast shkelje, pasi gjykatat civile janë të mbingarkuara.

Shumë pak ndërmarrje inspektohen dhe kontrollohen nga inspektorët, pavarësisht

denoncimeve të shumta të sindikatave në organet përkatëse shtetërore si Inspektorati

i Punës. Përveç kësaj, raportet nuk janë bërë publike, as në rastin e njohura të

shkeljeve të ligjit për mbrojtje sociale, dhe as sanksionet shpesh nuk janë vendosur.

Kjo është kryesisht për shkak të mungesës së kapacitetit të Inspektoratit të Punës dhe

të legjislacionit të paqartë që rregullon funksionimin e këtij të fundit. Për shembull,

struktura e Inspektoratit bazohet në 12 drejtori rajonale, por ato të gjitha kane

mungesë të pajisjeve të nevojshme. Për më tepër, deri tani vetëm një nga 24 zyrat e

planifikuara lokale është themeluar plotësisht. Sipas sindikatave numri i inspektorëve

është shumë e ulët duke marrë parasysh madhësinë e zonës që mbulojnë dhe numrin

e fabrikave që kanë nevojë për të mbikqyrur. Në vitin 2008 numri total i inspektorëve

ishte 90, numër i cili është i pamjaftueshëm për të kryr detyrat e tyre në 5 40 fabrikat

e fasoneve, madje edhe duke e krahasuar me vendet e tjera në rajon. Kjo tregon se

ekziston një nevojë urgjente për të rritur burimet njerëzore, fizike dhe financiare të

Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Një çështje tjetër që është ngritur nga sindikata është mungesa e transparencës në

punën e Inspektoriatit Shtetëror të Punës. Pavarësisht kërkesave të shpeshta nga

sindikatat që të jenë pjesë dhe të monitorojnë procesin e inspektimit, Inspektorati

nuk ka qenë i gatshëm të përfshijë sindikatat në këtë aktivitet. Përveç kësaj, nenit

1240 të Ligjit për Inspektoratin e Punës ende i mungon një Vendimi i Këshillit të

Ministrave (VKM), i nevojshëm për rregullimin e bashkëpunimit mes të gjitha grupeve

të interest, i cili ka krijuar konfuzion se si sindikatat duhet të përfshihen në strukturen

konsultuese 41 dhe nëse ajo do të vazhdojë të ekzistojë.

40

Ligji nr. 9634, "Për inspektimin e Punës

dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës"

41

Struktura është një forumi ku inspektorati,

ministritë dhe përfaqësuesit e sindikatave

takohen.

16

Dialogu social në nivel ndërmarrjeje është më pak i zhvilluar meqënëse si organizatat

e punëdhënësve ashtu edhe ato të punonjësve nuk janë të organizuara mirë akoma.

Kjo është veçanërisht e vërtetë në industrinë e veshjeve dhe të këpucëve, ku ka 5

organizata punëdhënësish dhe është shumë e vështirë për të kordinuar të gjithë

partnerët së bashku. Në nivel kombëtar dialogu social është i rregulluar nga Këshilli

Kombëtar i Punës, por sindikatat kanë bërë shumë ankesa në lidhje me takimet e tij,

cështjet e agendës dhe procesin e vendim-marrjen fiktive të tij. Kjo tregon një

mospërfillje totale për sindikatat dhe ka çuar në një dialog social trepalësh shumë të

kufizuar. Liria e organizimit dhe e drejta për marrëveshjet kolektive janë të përcaktuara

në konventat e ILO-së 87 dhe 98 të ratifikuara nga Shqipëria dhe të stipuluara në

Kodin e Punës. Pavarësisht nga kjo bazë ligjore, për shkak të kërcënimit për shkarkim

nga puna dhe shkarkimit real, përpjekjet për të rritur anëtarësimin në sektorin e

tekstileve dhe këpucëve kanë prodhuar pak rezultate. Për kundërshtuar këtë

sindikatat janë përpjekur për bërë një "marrëveshje paraprake" me pronarët e

fabrikave duke përdorur ndërmjetësit. Për fat të keq kjo rrugë dështoi meqënëse nga

marrëdhëniet e varësisë të cilën u ngritën midis sindikatave dhe punëdhënësve

vetem u përkeqësua perceptimi në publik për sindikatat si i korruptuara dhe

rrjedhimisht u ul kredibiliteti i tyre.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!