Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar Funksionimi i Sistemit: - Solidar

15.07.2014 Views

Kosova Në Kosovë, legjislacioni specifik për të drejtat socialo-ekonomike, që përfshin të drejtat e punës, paraqet probleme serioze për shkak të kompleksitetit të tyre aktual dhe perplasjes së normave 30 . Ndërsa asnjë nga konventat kyce të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) nuk janë të miratuara, as Korzina Konstitucionale e Misionit të Administrimit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) 31 dhe as Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk përfshin ndonjë dispozitë nga dy mekanizmat kryesore ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të punës si; Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale 32 dhe Karta Sociale Evropiane. Ligji mbi Punën, i miratuar në vitin 2010, është parë si një shtytës i fortë drejt ofrimit të më shumë sigurie dhe përmisimit të gjendjes së punëtorëve. Mbikqyrja e tij dhe zbatimi rigoroz mbetet megjithatë një sfidë e vërtetë për institucionet kombëtare dhe sindikatat si dhe për shoqërinë civile në tërësi. 30 Në këtë moment, korniza legjislative përbëhet nga: • Legjislacioni i Republikës të Ish- Jugosllavisë; • Rregulloret e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ; • Ligjet e Kosovës të shpallura nga UNMIK-u; dhe • Ligjet e Kosovës pas pavarësisë së vendit. 31 Një Akt paralel me Kushtetutën në situatë normale të Shtetit. 32 Një Akt i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1966 që hyri në fuqi pas afatit të nënshkrimit në vitin 1976. 33 Një organ i ngarkuar për zgjidhjen e konflikteve vetëm të nënpunësve civilë. 34 Raporti i KPM 2010 35 Konventa e ILO Nr. 81 dhe Protokolli i saj nga viti 1995 për kushte optimale të punës për Inspektorët e Punës. 36 Raporti, Rregullimi i punësimit në Kosovë. Ligji i Punës dhe zbatimi i tij. 37 Ibid. 38 Ibid. Disa nga pengesat kryesore për zbatimin e përgjithshëm janë rregulloret aktuale të UNMIK-ut, shumica e dispozitave të të cilave duhet të ndryshohen për të reflektuar ndryshimet në fushën e të drejtave të punës si dhe aktet nënligjore ,të cilat duhet të hartohen në mënyrë që t’i bëjnë këto akte operacionale dhe funksionale. Kompanitë publike dhe private duhet të hartojnë rregullat e tyre proceduriale përkatëse që të garantojnë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave në praktikë. Gjykatat nuk kanë kapacitet për të mbikëqyrur zbatimin e ligjeve në fuqi dhe për të kryer detyrat e tyre për shkak të problemeve me personelin, për shkak të problemeve financiare dhe për shkak të pajisjeve adekuate. Nga numri i përgjithshëm prej 217,758 rasteve të pazgjidhura në gjykatat e Kosovës, 204,119 ose 93.7% janë ende në pritje për të trajtuar nga gjykata komunale.34 Është e qartë se mungesa e gjykatave, që merren ekskluzivisht me cështjet e punës, ka një ndikim negativ në zbatimin të ligjit. Këshilli i Pavarur Mbikqyrës (KPM) për administratën civile 33 nuk ka marrë mbështetjen nga autoritetet. Nga 192 ankesa të miratuara gjatë vitit 2010, punëdhënësit kane zbatuar vetëm 91, ndërsa 61 prej tyre mbetën të pa implementuara 34 . Që nga fillimi, Inspektorati ka hasur vështirësi të shumta në përmbushjen e plotë të kompetencave të veta dhe të funksioneve të tij meqënëse mbështetja e duhur nga autoritetet qendrore nuk i është ofruar nëpërmjet sigurimit të kushteve të përshtatshme të punës dhe mbështetjes logjistike optimale. Kështu ky institution nuk ka qenë në gjendje të përmbushë detyrimet dhe funksionet e veta të parashikuara në legjislacionin kombëtar si dhe nga standardet e ILO, përkatësisht Konventës nr 81 me Protokollit të saj të 1995 35 . Pas procesit të decentralizimit, i cili krijoi 37 komuna, inspektorët e punës ende nuk janë caktuar tek komunat e reja ose në disa nga komunat e themeluara më herët të tilla si Fushë Kosova, Istogu, Suhareka, Shtërpcës dhe Novo Bërda 36 . Edhe komunat më të mëdha, të tilla si Ferizaj dhe Lipjan, mbulohen nga vetëm një inspektor. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të inspektorëve të punës që arrin 6 37 . Për më tepër, numri i vogël i inspektorëve u zvogëlua më tej nga 58 inspektorë në 49, pas largimit të 9 inspektorëve nga puna për shkak të pagës së ulët 38 . Më tej, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (UITK) i kanë munguar aftësitë organizative dhe efikasiteti – strukturor, organizativ dhe funksional. Kështu kjo sindikatë nuk ka qenë në gjendje të mbrojë në mënyrë efektive të drejtat e punëtorëve. Këto dobësi u bënë veçanërisht të dukshme me rritjen e pasigurisë për punë, të shkaktuara nga procesi i privatizimit, gjatë së cilit shumë pronarë të rinj nuk ju përmbajtën normave dhe dispozitave ligjore. Përveç kësaj, krijimi rishtazi i Konfederatës së Sindikatave të Kosovës, nga përcarja e UITK, nuk duket se është plotësisht aktiv. 14

Rekomandimet • Qeveria dhe parlamenti duhet të organizojnë kapacitetet ligjore dhe të përpilojnë aktet nënligjore të parashikuara nga ligjet përkatëse në këtë fushë. Vëmendje më të gjerë duhet ti kushtohet sigurimit të ekspertizës së kërkuar, kryesisht me stafin ligjor, për hartimin e legjislacionit të nevojshëm dhe për të mbikqyrur zbatimin e tij. • Qeveria duhet të sigurojë që dispozitat në kontratën kolektive të zbatohen në mënyrë të plotë. • Ligjet për Sigurim Shëndetësor dhe krijimi i Fondit për Aftësinë e Kufizuar dhe Pensione duhet të miratohet se asnjë formë e sigurimeve shoqërore nuk ka qenë e përfshirë në ndonjë ligj që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës. • Autoritetet kombëtare duhet të sigurojnë koherencën dhe përputhjen me normat dhe standardet ndërkombëtare, të tilla si legjislacionin e BE-së, Kartën Sociale Evropiane, Konventat e OKB-së dhe ILO. Kështu duhet të iniciohet një debat dhe të bëhen negociatat për miratimin e mekanizmave ndërkombëtare. • Autoritetet qendrore dhe lokale duhet të ofrojnë mbështetje të plotë për institucionet përgjegjëse për zbatimin dhe mbikqyrjen e legjislacionit, të tilla si Inspektorati i Punës dhe Keshilli i Pavarur Mbikqyrës (KPM), duke krijuar kushte adekuate të punës dhe mbështetjen logjistike optimale. Në veçanti, numri i inspektorëve duhet të rritet sa më shpejt të jetë e mundur. Përveç kësaj, qeveria dhe parlamenti duhet të jetë më aktive në zbatimin e vendimeve të KPM. • Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale si dhe Inspektorati i Punës duhet të hartojnë dhe të zbatojnë rregullat dhe procedurat e tyre përkatëse për të siguruar organizimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të punëtorëve, ndërsa kompanitë private duhet të veprojnë duke i zbatuar plotësisht të gjitha këto ligje. • Në nivelin e gjykatës, duhet të krijohet një structure e posacme për t'u marrë me çështjet e punës, duke ulur ngarkesën ekzistuese dhe kostot e proceseve të gjata gjyqësore. Ligji i ri për gjykatat duhet të amendohet në mënyrë të tillë që kjo gjë të merret parasysh. • Agjensia e Privatizimit të Kosovës 39 ka nevojë të bëhet më efikase dhe më eficente në kontrollimin e zbatimit të dispozitave që rrjedhin nga kontratat e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore. Ajo ka nevojë që të jetë gjithashtu më e vendosur në marrjen e masave kundër atyre që shkelin kontratat. • UITK, si një partner social, duhet të kontribojë duke marrë pjesë në grupet e punës gjatë proceseve të hartimit dhe të ndryshimit të legjislacionit (p.sh. Ligjit të Punës) dhe të jetë i përfshirë në mbikqyrjen e zbatimit të dispozitave ligjore, veçanërisht të Ligjit të Punës . • Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, si partnerë socialë, duhet të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre, jo vetëm në sferën e biznesit por edhe kur është fjala për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Përveç rolit të tyre themelor, ato duhet të insistojnë në zbatimin strikt dhe respektimin e plotë të dispozitave ligjore që lidhen me të drejtat e punës (p.sh. kontratën kolektive). 39 Një pasardhës i Agjensisë Kosovare të Mirëbesimit nën Administrimin e Kombeve të Bashkuara. 15

Rekomandimet

• Qeveria dhe parlamenti duhet të organizojnë kapacitetet ligjore dhe të përpilojnë aktet nënligjore të parashikuara nga

ligjet përkatëse në këtë fushë. Vëmendje më të gjerë duhet ti kushtohet sigurimit të ekspertizës së kërkuar, kryesisht

me stafin ligjor, për hartimin e legjislacionit të nevojshëm dhe për të mbikqyrur zbatimin e tij.

• Qeveria duhet të sigurojë që dispozitat në kontratën kolektive të zbatohen në mënyrë të plotë.

• Ligjet për Sigurim Shëndetësor dhe krijimi i Fondit për Aftësinë e Kufizuar dhe Pensione duhet të miratohet se asnjë

formë e sigurimeve shoqërore nuk ka qenë e përfshirë në ndonjë ligj që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës.

• Autoritetet kombëtare duhet të sigurojnë koherencën dhe përputhjen me normat dhe standardet ndërkombëtare, të

tilla si legjislacionin e BE-së, Kartën Sociale Evropiane, Konventat e OKB-së dhe ILO. Kështu duhet të iniciohet një debat

dhe të bëhen negociatat për miratimin e mekanizmave ndërkombëtare.

• Autoritetet qendrore dhe lokale duhet të ofrojnë mbështetje të plotë për institucionet përgjegjëse për zbatimin dhe

mbikqyrjen e legjislacionit, të tilla si Inspektorati i Punës dhe Keshilli i Pavarur Mbikqyrës (KPM), duke krijuar kushte

adekuate të punës dhe mbështetjen logjistike optimale. Në veçanti, numri i inspektorëve duhet të rritet sa më shpejt të

jetë e mundur. Përveç kësaj, qeveria dhe parlamenti duhet të jetë më aktive në zbatimin e vendimeve të KPM.

• Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale si dhe Inspektorati i Punës duhet të hartojnë dhe të zbatojnë rregullat dhe

procedurat e tyre përkatëse për të siguruar organizimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të punëtorëve, ndërsa

kompanitë private duhet të veprojnë duke i zbatuar plotësisht të gjitha këto ligje.

• Në nivelin e gjykatës, duhet të krijohet një structure e posacme për t'u marrë me çështjet e punës, duke ulur ngarkesën

ekzistuese dhe kostot e proceseve të gjata gjyqësore. Ligji i ri për gjykatat duhet të amendohet në mënyrë të tillë që

kjo gjë të merret parasysh.

• Agjensia e Privatizimit të Kosovës 39 ka nevojë të bëhet më efikase dhe më eficente në kontrollimin e zbatimit të

dispozitave që rrjedhin nga kontratat e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore. Ajo ka nevojë që të jetë gjithashtu më e

vendosur në marrjen e masave kundër atyre që shkelin kontratat.

• UITK, si një partner social, duhet të kontribojë duke marrë pjesë në grupet e punës gjatë proceseve të hartimit dhe të

ndryshimit të legjislacionit (p.sh. Ligjit të Punës) dhe të jetë i përfshirë në mbikqyrjen e zbatimit të dispozitave ligjore,

veçanërisht të Ligjit të Punës .

• Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, si partnerë socialë, duhet të vazhdojnë të luajnë rolin e

tyre, jo vetëm në sferën e biznesit por edhe kur është fjala për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Përveç rolit të tyre

themelor, ato duhet të insistojnë në zbatimin strikt dhe respektimin e plotë të dispozitave ligjore që lidhen me të drejtat

e punës (p.sh. kontratën kolektive).

39

Një pasardhës i Agjensisë Kosovare të Mirëbesimit

nën Administrimin e Kombeve të Bashkuara.

15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!