15.07.2014 Views

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kosova

Në Kosovë, legjislacioni specifik për të drejtat socialo-ekonomike, që përfshin të

drejtat e punës, paraqet probleme serioze për shkak të kompleksitetit të tyre aktual

dhe perplasjes së normave 30 . Ndërsa asnjë nga konventat kyce të Organizatës

Ndërkombëtare të Punës (ILO) nuk janë të miratuara, as Korzina Konstitucionale e

Misionit të Administrimit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

(UNMIK) 31 dhe as Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk përfshin ndonjë dispozitë

nga dy mekanizmat kryesore ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të punës si;

Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale 32 dhe Karta Sociale

Evropiane. Ligji mbi Punën, i miratuar në vitin 2010, është parë si një shtytës i fortë

drejt ofrimit të më shumë sigurie dhe përmisimit të gjendjes së punëtorëve. Mbikqyrja

e tij dhe zbatimi rigoroz mbetet megjithatë një sfidë e vërtetë për institucionet

kombëtare dhe sindikatat si dhe për shoqërinë civile në tërësi.

30

Në këtë moment, korniza legjislative

përbëhet nga:

• Legjislacioni i Republikës të Ish-

Jugosllavisë;

• Rregulloret e Misionit të Kombeve të

Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ;

• Ligjet e Kosovës të shpallura nga

UNMIK-u;

dhe

• Ligjet e Kosovës pas pavarësisë së

vendit.

31

Një Akt paralel me Kushtetutën në situatë

normale të Shtetit.

32

Një Akt i miratuar nga Asambleja e

Përgjithshme e OKB-së në vitin 1966

që hyri në fuqi pas afatit të nënshkrimit

në vitin 1976.

33

Një organ i ngarkuar për zgjidhjen e

konflikteve vetëm të nënpunësve civilë.

34

Raporti i KPM 2010

35

Konventa e ILO Nr. 81 dhe Protokolli i

saj nga viti 1995 për kushte optimale të

punës për Inspektorët e Punës.

36

Raporti, Rregullimi i punësimit në

Kosovë. Ligji i Punës dhe zbatimi i tij.

37

Ibid.

38

Ibid.

Disa nga pengesat kryesore për zbatimin e përgjithshëm janë rregulloret aktuale të

UNMIK-ut, shumica e dispozitave të të cilave duhet të ndryshohen për të reflektuar

ndryshimet në fushën e të drejtave të punës si dhe aktet nënligjore ,të cilat duhet të

hartohen në mënyrë që t’i bëjnë këto akte operacionale dhe funksionale. Kompanitë

publike dhe private duhet të hartojnë rregullat e tyre proceduriale përkatëse që të

garantojnë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave në praktikë. Gjykatat nuk kanë

kapacitet për të mbikëqyrur zbatimin e ligjeve në fuqi dhe për të kryer detyrat e tyre

për shkak të problemeve me personelin, për shkak të problemeve financiare dhe për

shkak të pajisjeve adekuate. Nga numri i përgjithshëm prej 217,758 rasteve të

pazgjidhura në gjykatat e Kosovës, 204,119 ose 93.7% janë ende në pritje për të

trajtuar nga gjykata komunale.34 Është e qartë se mungesa e gjykatave, që merren

ekskluzivisht me cështjet e punës, ka një ndikim negativ në zbatimin të ligjit. Këshilli

i Pavarur Mbikqyrës (KPM) për administratën civile 33 nuk ka marrë mbështetjen nga

autoritetet. Nga 192 ankesa të miratuara gjatë vitit 2010, punëdhënësit kane zbatuar

vetëm 91, ndërsa 61 prej tyre mbetën të pa implementuara 34 .

Që nga fillimi, Inspektorati ka hasur vështirësi të shumta në përmbushjen e plotë

të kompetencave të veta dhe të funksioneve të tij meqënëse mbështetja e duhur

nga autoritetet qendrore nuk i është ofruar nëpërmjet sigurimit të kushteve të

përshtatshme të punës dhe mbështetjes logjistike optimale. Kështu ky institution

nuk ka qenë në gjendje të përmbushë detyrimet dhe funksionet e veta të

parashikuara në legjislacionin kombëtar si dhe nga standardet e ILO, përkatësisht

Konventës nr 81 me Protokollit të saj të 1995 35 . Pas procesit të decentralizimit, i cili

krijoi 37 komuna, inspektorët e punës ende nuk janë caktuar tek komunat e reja ose

në disa nga komunat e themeluara më herët të tilla si Fushë Kosova, Istogu,

Suhareka, Shtërpcës dhe Novo Bërda 36 . Edhe komunat më të mëdha, të tilla si

Ferizaj dhe Lipjan, mbulohen nga vetëm një inspektor. Komuna e Prishtinës ka

numrin më të madh të inspektorëve të punës që arrin 6 37 . Për më tepër, numri i

vogël i inspektorëve u zvogëlua më tej nga 58 inspektorë në 49, pas largimit të 9

inspektorëve nga puna për shkak të pagës së ulët 38 .

Më tej, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (UITK) i kanë munguar

aftësitë organizative dhe efikasiteti – strukturor, organizativ dhe funksional. Kështu

kjo sindikatë nuk ka qenë në gjendje të mbrojë në mënyrë efektive të drejtat e

punëtorëve. Këto dobësi u bënë veçanërisht të dukshme me rritjen e pasigurisë

për punë, të shkaktuara nga procesi i privatizimit, gjatë së cilit shumë pronarë të

rinj nuk ju përmbajtën normave dhe dispozitave ligjore. Përveç kësaj, krijimi

rishtazi i Konfederatës së Sindikatave të Kosovës, nga përcarja e UITK, nuk duket

se është plotësisht aktiv.

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!