15.07.2014 Views

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Maqedoni

Në Maqedoni ndryshimet në Ligjin për Inspektoriatin e Punës kanë forcuar të

drejtat e punëtorëve dhe kompetencat e inspektorëve. Për shembull, një rregullore

e rëndësishme e cila është shtuar, është se Inspektoriati i Punës duhet t'i përgjigjet

çdo kërkese të paraqitur nga punëtorët për të kryer inspektim në kompani. Prandaj,

funksionimi jo i mirë i Inspektoriatit të Punës nuk është për shkak të dobësive të

ligjit, por për shkak të mos funksionimit të Inspektoriatit të Punës. Ashtu si në rastin

e vendeve të tjera në rajon, problemi kryesor është numri i vogël i inspektorëve

të punës. Një problem tjetër i rëndësishëm është influenca politike në strukturën

e inpektoriatit, e cila shtrembëron funksionimin e tij të paanshëm dhe të duhur.

Në vitet e fundit ka ndodhur një politizim masiv i institucioneve qeveritare.

Institucionet, standardet dhe rregulloret që synojnë mbrojten e interesave publike

janë të kontrolluara në mënyrë të tillë që mundëson partitë drejtuese për të marrë

vendime në bazë të interesave të tyre. Perspektivat e punësimit dhe promovimit

në administratën publike nuk janë të bazuara në njohuritë dhe rezultatet e arritura,

por varen nga përkatësia partiake - konfirmuar edhe nga disa progres raporte të

publikuara nga Komisioni Evropian.

25

Konfederata Ndërkombëtare e

Sindikatave, 2011

26

Nënvlerësimi i forcës se punës: analiza

e legjislacionit të punës në periudhën e

tranzicionit (Saveski, Apasiev,

Kovachevski & Vasilev, 2010)

27

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave,

2011

28

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave,

2011

29

Numri i të punësuarve në këto sektorë

është si vijon: - 1,967 (tekstile); 6,573

(lëkurë dhe artikuj prej lëkure) dhe

39,140 (veshje) ose një total prej 47,680

punëtorësh.

Për më tepër, rritja e mosbesimit në sistemin gjyqësor është një pasojë e

drejtpërdrejtë e politizimit institucional. Është e vështirë për të ushtruar dispozitat

lidhur me të drejtat e punëtorëve se këto të fundit nuk janë të barabartë para ligjit.

Një margjinalizim i qartë i sindikatave ka ndodhur kohët e fundit. Sindikatat kanë

humbur një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të tyre dhe për shkak të

margjinalizimit të dialogut social influenca e tyre kundrejt punëdhënësve dhe qeverisë

ka qenë në rënie. Për shëmbull, disa nene në Ligjin mbi Punësimin në lidhje me

aktivitetin e sindikatave janë ndryshuar në vitin 2009 pa përdorimin e dialogut social

dhe disa rregullore të cilat jane miratuar kanë një efekt negativ në të drejtat e

sindikatave. 25 Gjithashtu, kontrolli qeveritar mbi sindikatat është rritur për shkak të

modifikimit të kritereve përfaqësuese. Autoriteti kompetent për përfaqësimin e

sindikatave vendoset nga Ministri i Punës dhe Politikave Sociale, bazuar mbi një

propozim të Komisionit për Themelimin e Përfaqësimit. Komisioni përbëhet nga

nëntë anëtarë të emëruar nga qeveria dhe të sygjeruar nga Ministria e Punës dhe

Politikave Sociale, nga te cilët tre vijnë nga Ministria e Punës dhe Politikave Sociale,

nga Ministria e Drejtësisë dhe nga Ministria e Ekonomisë. Sindikatat e regjistruara

dhe organizatat e punëdhënësve nuk kanë anëtarë në këtë Komision. 26

Procesi i bisedimit kolektiv mungon. Për më tepër e drejta për grevë është e

kufizuar sepse sindikatat kanë për të përcaktuar paraprakisht kohën e grevës dhe

pjesëmarrësit në grevë mund të pushohen nga puna apo të paditen për

dëmshpërblim nëse gjykata vendos që greva është e paligjshme. Përveç kësaj,

punëdhënësit mund të pezullojë deri në 2 %të pjesëmarrësve gjatë grevës nëse

ata janë të dhunshëm ose tregojnë sjellje jo-demokratike. 27 Këto dispozita ligjore

mund të keqpërdoren. Edhe pse ligji e ndalon diskriminimin e sindikatave, në

praktikë ka një shpërbërje të organizatave sindikale nga punëdhënësit. Këto cështje

zakonisht kërkojnë dy deri në tre vjet që të zgjidhen në gjykatë. Ka pasur edhe raste

kur punëdhënësit janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet e sindikatave. 28

Së fundmi, në tetor të vitit 2011 qeveria ra dakord me partnerët socialë për të

futur një pagë neto minimale në shumën 8,050 mkd(130 €) duke filluar nga janari

2012. Çështja është se ligji i shpallur nuk do të zbatohet në sektorët e prodhimit të

tekstile, të veshjeve dhe të lëkurës deri në janar 2015. Këta tre sektorë punësojnë

më shumë se 80% të atyre me një pagë neto më të ulët se 8,050 mkd 29 . Kjo do të

thotë se shumica e punëtorëve të cilët do të përfitonin nga kjo rritje do të duhet

të presin deri në vitin 2015.

12

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!