15.07.2014 Views

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Serbia

Në Serbi, sistemi i inspektimit nuk është rregulluar ligjërisht në një mënyrë të

plotë. Në vend të këtij ky sistem është rregulluar me një pjesë të vogël të

dispozitave ligjore të Ligjit mbi Administratën e Shtetit, i miratuar në vitin 1992.

Problemet ekzistuese lidhen gjithashtu me mungesën e kualifikimit të duhur për

të kryer detyrën, me mbivendosjen dhe mungesën e koordinimit midis shërbimeve

të ndryshme të inspektimit në fushat e njëjta të punës. Kështu, thirrjet për

bashkimin e disa degëve të caktuara të inspektimit në një strukturë, duhet të

diskutohen si pjesë e reformave të sistemit të inspektimit. 22 Gjithashtu është e

nevojshme për t’i vazhduar reformat që kanë filluar në shërbime të caktuara të

inspektimit - para së gjithash, reformat e Inspektoriatit të Punës për integrimin e

Inspektoriatit mbikqyrës, që kanë treguar rezultate të mira fillestare. Strukturat e

Inspektoriatit duhet të forcohen kur është fjala për burimet njerëzore, financiare

dhe teknike, duke siguruar paga më të mira për inspektorët , puna e të cilëve është

nënvlerësuar dhe angazhimi i të cilëve shpesh bie viktimë e përzgjedhjes të gabuar

të punonjësve dhe korrupsionit.

Përveç kësaj, sipas normave ligjore të parashikuara nga ligji ekzistues, një

punëdhënës mund të paraqesë kontratat e punës në një datë të mëvonshme -

brenda 8 ditësh nga dita e inspektimit - edhe në qoftë se në kohën e inspektimit

këto kontrata nuk ekzistonin. Në situata të tilla, punonjësit janë të detyruar të

bashkëpunojnë me punëdhënësin për nënshkrimin e kontratave të punësimit në

mënyrë retroaktive. Një problem tjetër mjaft i veçantë është se punëdhënësit nuk

kanë detyrim ligjor për të mbajtur të dhënat e pranisë së punonjësve të tyre në

vendin e punës, kështu që në praktikë inspektimi ose cdo lloj tjetër kontrolli është

shpesh i paefektshëm.

Studjuesit nënvizojnë se partitë politike janë lojtarë dominues në kompanitë

publike serbe, ndërkohë që institucionet, ligjet dhe rregulloret që duhet të mbrojnë

interesin publik mbeten të dobëta dhe të organizuara në një mënyrë të tillë që

lejojnë partitë politike për të marrë vendime sipas tekave të tyre. Këto institucione

të rrezikuara nuk janë në gjendje të ndalojnë politizimin e tyre dhe nuk krijojnë dot

një sistem ku institucionet të jenë përgjegjëse për rezultatet e tyre dhe para publikut. 23

Prandaj, është e nevojshme që të amendohen ligje të shumta dhe të zvogëlohen

interesat e partive politike dhe mundësite e tyre për të caktuar menaxherët kryesorë

të kompanive, të institucioneve publike si dhe të organeve shtetërore.

22

Dr Dobrosav Milovanovic: Reformat e

Sistemit të Inspektimit, Jeta Juridike

nr.22, 2009.

23

Si të ndalohet politizimi i Kompanive

Publike në Serbi (Qendra për Studimet

e Aplikuara Evropiane, 2011)

24

Prof.dr Predrag Jovanoviq: E drejta e

organizmit social të punëtorëve dhe të

punëdhënësve në Serbi, Ligji i Punës

dhe i Cështjeve Sociale, no.1/2009.

Siç ka ndodhur në shumë vende në tranzicion, sindikatat serbe janë dobësuar në

raport me punëdhënësin dhe shtetin për shkak të margjinalizimit të dialogut social

dhe negociatave kolektive si dhe në lidhje me pakësimin e anatarëve të tyre. 24

Burokracia e sindikatave dhe humbja e lidershipit për të qenë në kontakt me

interesat e anëtarëve së saj, është një tjetër problem i rëndësishëm. Megjithëse

sindikatat duhet të përpiqen për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e anëtarëve,

ato kanë tendencë të bëhen aktorë politikë me një axhendë politike e cila shkon larg

funksionit të tyre të vërtetë. Sindikatat duhet të ketë një rol më dominues në zbatimin

e rregullave të ndryshme në fushën e punës dhe të drejtave të punëtorëve.

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!