15.07.2014 Views

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

Funksionimi i Sistemit: - Solidar

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Funksionimi i Sistemit:

Sigurimi i Punës së Denjë dhe

i punës cilësore në vendet e punës

në Ballkanin Perëndimor

Përmbajtja

Parathënie

01

Hyrje

02

1

Rekomandimet

rajonale

03

2

Sfidat e Punë së Denjë

në Ballkanin Perëndimor

05

3

Dobësitë e identifikuara

në zbatimin e monitorimin

e mekanizmave

09

Konkluzionet

21

Parathënie

Procesi i zgjerimit Evropian kërkon harmonizimin e ligjeve të punës dhe të

cështjeve sociale në Ballkanin Perëndimor me Legjislacionin komunitar për

cështjet sociale të BE-së. Ky proces vështirësohet edhe më shumë në ditët e

sotme me krizën ekonomike e financiare e cila i ka bërë përkeqësuar edhe më

shumë kushtet e vështira sociale dhe ekonomike në shumë nga vendet

kandidate dhe para-kandidate. Ky publikim thekson nevojën urgjente për të

përdorur procesin e aderimit në Bashkimin Evropian si një katalizator për

promovimin e përfshirjes sociale, kohezionin social, punën e denjë dhe punën

cilesore ( quality job) në rajon.

Për të mbështetur zbatimin e reformave dhe zhvillimin social-ekonomik,

SOLIDAR dhe anëtarët e saj janë duke advokuar që struktura e BE-së për

Shoqërinë Civile (në kuadër të Instrumentit të Para-Aderimit - IPA) të modelohet

në mënyrë të tillë që të promovojë partneritete afatgjata ndërmjet OJF-ve, think

tank dhe partnerëve socialë për të monitoruar zbatimin e politikave dhe

procesin e integrimit në BE.

Në vitin 2011, SOLIDAR(Belgjikë), Olof Palme International Center (Suedi),

AGENDA Institute (Shqipëri), Center for Democracy Foundation (Serbi), CLARD

(Kosovë), The Progress Institute for Social Democracy (Maqedoni), STBIH

(Bosnje- Hercegovinë) dhe Progetto Sviluppo CGIL (Itali) kane lancuar me

mbështetjen e Këshillit Rajonal Pan-Evropian (PERC), të Konfederatës së

Sindikatave Ndërkombëtare të Tregtisë, Rrjetin Ballkanik të Punës së Denjë.

Qëllimi i këtij Rrjeti është të forcojë kapacitetet e përbashkëta afatgjata dhe të

ndërtojë një partneritet efektiv që shtrihet përtej kufijve kombëtare.

Gjetjet e këtij Rrjeti – që u mblodhën në këtë broshurë - konfirmojnë se vendet

janë ende larg nga të qenit në gjendje të garantojnë, mbrojnë dhe të përmbushin

të drejtat socialo-ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Prandaj është tepër e

rëndësishme që në këtë valë të përkeqësimit ekonomik, BE-ja në mënyrë të

vendosur të këmbëngulë në zbatimin e plotë të ligjeve të miratuara për punësim

dhe për punën si dhe të sigurojë garantimin e mekanizmave ligjore që

kontrollojnë promovimin e të drejtave të punëtorëve dhe të punës.

Për më tepër, Strategjia e Zgjerimit në BE duhet të vazhdojë mbështetjen e

partneriteteve midis partnerëve socialë, organizatave të shoqërisë civile dhe të

gjitha autoriteteve për të monitoruar implementimin dhe zbatimin e

legjislacionit të miratuar dhe për të hartuar strategji dhe programe të

përbashkëta që synojnë mbështetjen e atyre personave që e gjejnë veten në

tregun e të punësuarve informal dhe në kushte të pasigurta të punës.

Conny Reuter

Sekretari i Përgjithshëm i SOLIDAR

01

Hyrje

Adresimi kolektiv i të drejtave të punës dhe i të drejtave sociale-ekonomike në vendet

e Ballkanit Perëndimor është një parakusht i rëndësishëm për konsolidimin e

mëtejshëm social dhe për konvergjencën sociale në rrugën drejt integrimit në BE. Për

fat të keq, kriza aktuale financiare dhe ekonomike ka ndikuar negativisht në axhendën

sociale në Serbi, Maqedoni, Kosovë*, Shqipëri dhe Bosnje& Hercegovinë si dhe

ka përkequar luftën e tyre kundër:

Sipas rezolutës 1244

• Një sektor informal që përbën më shumë se 30% të ekonomisë

• Shkalla e papunësisë mbi 20 %

• Institucione shtetërore të politizuara.

• Mungesa e durimit politik për të forcuar zbatimin e reformave.

• Kapacitete të vogla për të zbatuar legjislacionin dhe mekanizmat kontrolluese.

Kjo ka çuar që pozicioni i punëtorëve të jetë shumë i pasigurt kundrejt

punëdhënësve në sektorëve të ndryshëm në të gjithë rajonin dhe si rezultat të ketë

një mbrojtje joefektive të punëtorëve, sepse shtetet nuk janë në gjendje të garantojë,

të mbrojnë dhe të përmbushin të drejtat socialo-ekonomike. Margjinalizimi i

qëllimshëm i rolit të sindikatave nga ana e shtetit dhe perceptimi i përbashkët

negativ i publikut i punës së tyre ka penguar sindikatat te jenë një aktor qëndror në

zbatimin e të drejtave të punëtorëve dhe në proceset vendim-marrëse në rrugën e

integrimit në BE.

Kjo situatë e kombinuar me nivelin e ulët të përfaqësimit të shoqatave të

punëdhënësve tregon që institucionet e partneritetit social, të tilla si Këshilli

Social-Ekonomik, luajnë një rol të dobët në bërjen e politikave në vendet e

Ballkanit Perëndimor. Organizatat e shoqërisë civile - partnerë në forcimin e

dialogut social dhe rritjen e ndërgjegjësimit - mungojnë shumë, ndërsa ato janë

lojtarë kyç në ndërtimin e një partneriteti të fortë socialo-ekonomik nga i cili

mund të përfitojnë të gjithë.

Kjo broshurë 1 vë përpara një sërë rekomandimesh për rajonin, të cilat janë

identifikuar nga anëtarët e Rrjetit të Punës së Denjë të Ballkanit si një bazë solide

për punën afat-gjatë të avokimit të përbashkët në rajon. Për më tepër, do të jipen

informacione në lidhje me mangësitë ekzistuese në lidhje me mbrojtjen e të

drejtave të punëtorëve dhe të drejtat socialo-ekonomike në çdo vend. Në këtë

kontekst, problemet më urgjente do të paraqiten dhe do të ndiqen nga

rekomandimet specifike për vendet si Serbia, Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe

Bosnjë e Hercegovina.

1

Kjo broshurë është hartuar bazuar në 5

rastestet studimore një për secilin prej vende

të para-përmendura vënë së bashku nga Rrjeti

Ballkanik i Punës së Denjë.Lista e plotë e

studimeve të rasteve studimore mund të

gjenden: www.solidar.org

02

Rekomandimet

Rajonale

1

Për Bashkimin Evropian:

• Të vazhdojë adresimin e çështjes së rritjes së sektorit informal dhe të papunësisë

në vendet e zgjerimit të BE-së, nëpërmjet programeve që drejtohen posaçërisht

prej njerëzve të margjinalizuar dhe të përjashtuar, të tilla si punëtorët e pasigurta.

• Të vazhdojë këmbëguljen për zbatimin e plotë të legjislacionit të miratuar për

punën dhe punësimin dhe për forcimin e mekanizmave të kontrollit në fushën

e të drejtave të punëtorëve.

• Të sigurojë që kapacitetet administrative, teknike dhe financiare janë forcuar

nëpërmjet Struktures së Shoqërisë Civile (në kuadër të Instrumentit të Paraaderimit

- IPA), duke mbështetur partneritetin socialo-ekonomik në rajon dhe

duke monitoruar zbatimin e politikave ndërkombëtare dhe procesin e integrimit

në Bashkimin Evropian.

03

Për Autoriteteve kombëtare:

• Të forcojne Institucionet dhe mekanizmat e kontrollit dhe te zbatojnë më mirë

legjislacionin e punës. Konkretisht, pa vonesa të mëtejshme, autoritetet kombëtare

kanë nevojë të:

• Adresojnë dobësitë e identifikuara në Ligjet e Punës dhe të miratojë VKM( vendimet

e Këshillit të Ministrave) përkatëse.

• Krijojnë Gjykatat e Punës dhe të ofrojë asistencë ligjore falas për punëtorët e

pasiguruar.

• Sigurojnë funksionimin normal dhe të rrisin ndikimin e Këshillit Socialo-Ekonomik.

• Rrisin numrin e inspektorëve të punës që të përputhen me nevojat për inspektim.

• Të sigurojnë që sindikatat nuk janë objekt i abuzimeve të ndryshme por janë një

partner i pranuar si në dialogun social ashtu edhe procesi i integrimit në BE,

ndërkohë që partnerët socialë duhet të forcojnë rolin e tyre mbikëqyres dhe rolin

e Avokatit të Popullit.

• Të sigurojnë që ndërmarrjet transnacionale të trajtojnë punëtorët e tyre në Ballkanin

Perëndimor njësoj me ato të BE-së. Duhet të sanksionohet sjellja me standarte të

ndryshme me të cilen punëtorët përballen, sidomos në rastet kur të dy vendet janë

anëtare të Organizatave Ndërkombëtare të Punës (ILO).

• Të parandalojnë anullimet e mëtejshme të Marrëveshjeve kolektive. Për shkak të krizës

aktuale anullimi i Marrëveshjeve kolektive bëhet zgjidhja më e lehtë e cila duhet të

parandalohet në mënyrë që të shmanget një situatë edhe më kaotike në tregun e punës.

• Të zhvillojnë mekanizma mbështetëse për partnerët socialë për të promovuar

koalicione të përbashkëta midis një grupi të gjerë aktorësh të tilla si OJF-të dhe

mediat, në përpjekje për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për të zhvilluar një

fushatë të përbashkët për të sjellë ndryshime pozitive. Këta aktorë mund të ndihmojnë

në rritjen e legjitimitetit të partnerëve socialë duke rritur vetëdijen e opinionit publik

rreth të drejtave socialo-ekonomike, rreth punës së denjë dhe rreth punës cilësore.

• Të konsiderojnë realitetet e përbashkëta të Rajonit. Rrjetet që shtrihen përtej kufijve

kombëtar duhet të vazhdojnë të forcohen për të zvogëluar shkeljet e të drejtave

të punëtorëve, duke shkëmbyer praktikat pozitive dhe nëpërmjet fushatave të

përbashkëta të advokimit.

Rrjeti i Punës së Denjë në Ballkan

"Rrjeti i Punës së Denjë në Ballkan" është një program dy-vjeçar që ka nisur në

vitin 2011.Qëllimi kryesor i Rrjetit është të forcojë kapacitetin e sindikatave, OJFtë

dhe think tank për të punuar së bashku në promovimin e Punës së Denjë dhe

Punës Cilësore në Ballkan, duke zhvilluar rrjete kombëtare dhe rajonale, veprime

të përbashkëta të advokimit dhe fushata publike, formulimin e propozime për

politikat dhe monitorimin e zbatimin të legjislacionit Evropian në fushen socialoekonomike.

Për më tepër shikoni : www.solidar.org

04

Sfidat e Punës

së Denjë në

2Ballkanin Perëndimor

2

http://www.ilo.org/global/about-the-ilo/

decent-work-agenda/lang--en/index.htm

Puna e Denjë kërkon ekzistencën e punës prodhuese, marrëdhënie të drejtë

dhe të qëndrueshme midis një punëdhënësi me të punësuarit e tij/saj, një

mjedis të sigurtë dhe të shëndetshëm në punë, mbrojtjen e të drejtave sociale

të punëtorëve dhe familjeve të tyre, kushte më të mira të mundshme për

zhvillim personal të punonjësit dhe integrimin social, lirinë e shprehjes së

punëtorëve për të paraqitur nevojat e tyre, organizimin dhe marrjen pjesë në

mënyrë aktive në proceset vendim-marrëse (kur vendimet ndikojnë drejtpërdrejtë

në jetën, punën dhe barazinë gjinore të tyre, dmth barazinë midis meshkujve

dhe femrave). Puna e Denjë përmbledh aspiratat e njerëzve në jetën e tyre të

punës. Ka katër objektiva strategjike për të arritur atë: krijimin e vendeve të

punës, garantimin e të drejtave në punë, ofrimin e mbrojtjes sociale dhe

promovimin e dialogut social. 2 Sfida të mëdha mund të identifikohen për të

katër objektivat strategjike të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) në

Ballkanin Perëndimor.

05

Serbia

Situata e përgjithshme e tregut të

punës në Serbi tregon se vetëm

1,795,775 nga 4,953,512 njerëz në

moshë pune janë të punësuar.

Shkalla e papunësisë është

22.2% 3 , duke mos treguar shenja

përmirësimi. Tregu i punës

karakterizohet nga një përqindje e

lartë e të papunëve afatgjatë dhe e

atyre të pakualifikur, nga një

numër i madh i grave të papuna,

i të rinjve dhe i atyre që i përkasin

grupeve të margjinalizuara

(njerëzit me aftësi të kufizuara,

romë, refugjatë dhe persona te

zhvendosur etj) 4 , si edhe nga

dallime të mëdha midis krahinave

të ndryshme. Vlerësimi i numrit të

njerëzve që punojnë në ekonominë

informale ndryshon, ku shifrat

lëvizin midis 300,000 dhe

1,000,000 njerëz, të cilët punojnë

në të zezë jozyrtarisht.Shumica e

tyre punojnë në hoteleri dhe

restorante, në biznese të vogla, në

industry, në impiantet e prodhimit,

në ndërtim dhe në fushën e

punës artizanale. Ka një sërë

problemesh shqetësuesë që lidhen

me përmbushjen e të drejtave

sociale dhe ekonomike të cilat

nëse neglizhohen mund të

rrezikojnë nivelin e arritur të

drejtave politike dhe civile. 5

Maqedoni

Shkalla e papunësisë është jo

vetëm një nga më të lartat në

Evropë (32%) 6 , por edhe më

afatgjatë, ku më shumë se 80% e

të papunëve kanë qenë të pa punë

për më shumë se një vit.

Statistikat tregojnë se shumica e

atyre (63.8%) kanë qenë të pa

punë për më shumë se 4 vite 7 .

Kjo ka rezultuar në zvogëlimin

gradual të kapitalit njerëzor

meqenëse njerezit gradualisht

kanë humbur aftësitë dhe

kapacitetet e tyre, ndërsa prisnin

për të gjetur një punë të re. Për

më tepër, 51.1% e familjeve me

një ose më shumë të punësuar

jetojnë nën nivelin e varfërisë 8 ,

ndërsa përqindja e popullsisë që

jeton në varfëri arrin 30.9 % qind

në 2010 9 . Është vlerësuar se

madhësia e ekonomisë informale

arrin shifra midis 40% - 45 % të

prodhimit të mbrëndshëm bruto

(PPB) dhe punëson të paktën

100,000 njerez 10 . Ajo më së

shumti prek punëtorët sezonalë

dhe punëtorët e pakualifikuar në

ndërtim, transport, industrinë

tekstile, bujqësi, tregti dhe

shërbime.

Kosova

Niveli total i të punësuarve në

Kosovë mbetet në nivel shumë të

ulët 26 % 11 . Një sfidë tjetër është

niveli i lartë i papunësisë e cili

vazhdon të luhatet në rreth 40 %

të nivelit total të forcës së punës 12 .

Kjo përqindje, pa dyshim një nga

më të lartat e Rajonit dhe në

Evropë, prek më së shumti

moshën nën 25 vjeç, të cilët

përbëjnë rreth 49 % të popullsis 13 .

Një pjesë e madhe e të punësuarve

në sektorin privat (rreth 30% nga

afërsisht 400.000 punëtorë) janë

pjesë e ekonomisë informale 14 .

Shqipëri

Edhe pse progresi ekonomik që

nga viti 2000 ka reduktuar

varfërinë dhe pjesërisht është

shoqëruar me përmirësimin e

kushteve të jetesës, kjo nuk është

shoqëruar me më shumë vende

pune , duke e lënë Shqipërinë si

një nga vendet më të varfra në

Rajon me të ardhura për frymë

prej € 2,66115. Të dhënat për

treguesit kryesorë të tregut të

punës janë ende të pasigurta,

por shkalla e punësimit është

vlerësuar të jetë rreth 53.4% në

vitin 2009, përkatësisht 64.3% për

meshkujt dhe 43.6% për femrat 16 .

Shkalla aktuale e punësimit në të

zezë në industrinë e fasoneve (që

përbën një pjesë të madhe të

totalit të eksporteve dhe punëson

rreth 100,000 punëtorë 17 ) është

vlerësuar në rreth 40%. Në

përgjithësi, mbulimi nga sistemi

i pensioneve është shumë i ulët në

krahasim me standartet e BE-së,

të cilat dekurajojnë edhe më tepër

njerëzit për të patur një punë të

rregullt. Përveç kësaj, vlera reale

e përfitimeve të marra nga ky

sistem është i ulët për shkak të

zhvlerësimit të lekut si rrjedhoje

e inflacionit të lartë. Nëse situata

nuk përmirësohet duke rritur

pensionet në përpjesëtim me

kontributet dhe nevojat,

informaliteti do të mbetet i lartë.

06

Bosnja dhe Hercegovina

Bosnje& Herzegovina (B&H) ndan të njëjtin fat si vendet e tjera të

Ballkanit Perëndimor duke kaluar nga një proces i gjatë dhe i vështirë

i tranzicionit ekonomik, por ndryshe nga vendet e tjera, ajo gjithashtu

është duke u ballafaquar me pasojat e luftës: një infrastrukturë e

shkatërruar ekonomike dhe me një popullsi jashtëzakonisht të ndarë.

Ndarja etnike - për shkak të lidershipit politik - ende merr përparësi

mbi të gjitha çështjet e tjera sociale dhe në këtë mënyrë ndikon

konsiderueshem në situatën socialo-ekonomike në vend. Pasojat e

këtyre politikave tek qytetarët dhe punëtorët kanë qenë katastrofike.

Statistikat tregojnë se 41.5% e popullsisë është e varfër, e cila do të

thotë që gjysma e popullsisë përballet me disa forma të përjashtimit

social. Pothuajse një e katërta e popullsisë (¼) është në prag të

varfërisë, 18 kryesisht për shkak të një niveli të lartë të papunësisë.

Rreth 43.1% ose 526,616 persona të popullsisë në moshë pune

nuk kanë një punë 19 ndërsa mjaft qytetarë punojnë si punëtor i

padeklaruar. 20 Fatkeqësisht politikat sociale të zbatuara në Bosnje&

Hercegovine nuk funksionojnë në favor të të varfërve: rreth 20% e

popullsisë së varfër llogaritet të bëjë 7.2 % të shpenzimeve totale,

ndërsa 20% e popullsisë më të pasur bën më shumë se 39% të

shpenzimeve totale.

3

Anketa e Fuqisë Punëtore për vitin 2010

(Instituti për Statistika)

4

Raporti Kombëtar i Shërbimit të Punësimit për

vitin 2010

5

Raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2010

6

Anketa e Fuqisë Punëtore për vitin 2010

7

Indikatori Botëror i Zhvillimit për vitin 2010

(Banka Botërore)

8

Varfëria relative në vitin 2010 (Zyra

Statistikore)

9

Përqindja e të varfërve në vitin 1998 qëndroi

në 20,7%. Rritja ekonomike më e lartë ishte

në periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2002.

Në vitin 2002 përqindja e njerëzve të varfër

arriti në 30,2%. Përqindja më e lartë është

regjistruar në vitin 2009 - 31.1%.

10

Vlerësimi i ekonomisë informale të artizanatit

në Maqedoni (Risteski, 2009)

11

Zyra Statistikore e Kosovës

12

Kosova, Statistikat e Tregut të Punës për vitin

2008

13

Anketa e Fuqisë Punëtore 2009 (Zyra

Statistikore)

14

Ministria e Punës dhe e Punësimit në Kosovë

15

Vendet kandidate dhe vendet potenciale:

Popullsia dhe Kushtet Sociale (Eurostat, 2011)

16

Femrat dhe Meshkujt në Shqipëri (INSTAT,

2009)

17

91,7 % janë kyesisht gra dhe vajza midis

moshës 20-34 vjet (Shërbimi Kombëtar i

Punësimit)

18

Raporti i Zhvillimit Njerëzor 2007: Përfshirja

sociale ne Bosnie& Hercegovinë dhe

Strategjia e Përfshirjes Sociale për Bosnje

&Hercegovinën, Këshilli i Ministrave i BiH,

2010 (UNDP)

19

Statistikat e tregut të punës - Raporti mujor

për muajin maj 2011 (Agjencia e Punës dhe

e Punësimit)

20

Ekonomia Informale në Bosnje dhe Hercegovinë

(Programi Federal i Institutit të Zhvillimit)

07

Çfarë është e përgjithshme për të gjithë rajonin është që shkalla e lartë e

papunësisë ka çuar në një degradim të të drejtave të punëtorëve dhe shkeljen e

tyre nga punëdhënësit si në sektorët privat ashtu edhe në atë publik, ku

punëtorët janë të detyruar të punojnë në kushte të mjerueshme për të jetuar.

Rritja e tregut informal favorizon punëdhënësit pasi nuk ka asnjë dëshmi me

shkrim që të garantojë mbrojtjen ligjore të punëtorit. Është praktikë e zakonshme

që punëdhënësit të mos i regjistrojnë këta punëtorë por edhe nëse ata e bëjnë,

ata shpesh bëjnë regjistrime fallco në Agjensi Punësimi, duke njoftuar këtë të

fundit se punonjësi dha dorëheqjen, kur në fakt punonjësi vazhdon të punojë

për ta, edhe mbas skadimit të kontratës fillestare. Rrjedhimisht punëtorët nuk

paguhen me paga të rregullta. Disa prej tyre presin muaj dhe vite për të marrë

ndonjë lloj kompensimi, apo për të marrë pensionet dhe kontributet e sigurimeve

shoqërore e shëndetësore. Kjo do të thotë se aksesi i tyre për mbrojtje sociale

dhe për punësim është shumë i kufizuar.

Punëdhënësit shpesh shkelin dispozitat e Ligjit të Punës që kanë të bëjnë me

kohëzgjatjen dhe kompensimin e punës jashtë orarit, pushim ditor, javor ose

vjetor. Për shembull, një analizë e kryer kohët e fundit në lidhje me kushtet e

punës në sektorin e tregtisë në Bosnie &Hercegovinë tregon se 29% e

punëtorëve të anketuar pretendonte që punojnë10 orë në ditë dhe 12% e tyre

nga 12 orë ose më shumë çdo ditë. Bashkimi i Sindikatave të Punëtorëve

Shqiptarë (BSPSH) dhe Konfederata e Sindikatave në Shqipëri (KSSH)

konfirmojnë se punëtorët përballen me kushte të rënda në punës sepse vetëm

disa fabrika në sektorin e fasoneve respektojnë dhe përmbushin detyrimet e

përcaktuara në Kodin e Punës. Punëdhënësit gjithashtu përpiqet të shmangin

marrëveshjevet kolektive sepse këto garantojnë më mirë pajtueshmërinë me

detyrimet ligjore në krahasim me kontratat individuale. Për shembull, numri i

fabrikave që kanë një marrëveshje kolektive është rreth 100 (nga 540 që janë

gjithsej), që do të thotë se niveli i sindikalizimit është shumë i ulët. Shembuj të

shkeljes së të drejtave të organizimit sindikal mund të gjenden pothuajse çdo

ditë, ose ka rezistencë të konsiderueshme nga ana e punëdhënësve drejt lënies

së sindikalistëve të takohen me punëtorët, ose materialet e përgatitura nuk I

dorëzohen asnjëherë punëtorëve. 21

Shumë punëdhënës abuzojnë me instrumenta të ndryshëm ligjorë të punës, të

tilla si punë provuese, trajnimin profesional, punën sezonale etj për të punësuar

punëtorë për vite me rradhë. Grupet më në rrezik janë të rinjtë pa përvojë pune

paraprake, punëtorët e pakualifikuar që nuk kanë më shumë se një diplomë të

arsimit të mesëm, punonjësit pa rroga të rregullta, persona të papunë të

moshës mbi moshën 40 vjeç, marrësit e përfitimeve monetare dhe ndihmave

sociale, grupet e margjinalizuara etj. Përveç kësaj, punëdhënësit nuk janë të

gatshëm të ofrojnë trajnime adekuate dhe pajisje për mbrojtjen personale në

punë, të cilat në rastin e profesioneve shumë të rrezikshme mund të rezultojë

me aksidente me pasoja shkatërruese.

Një çështje tjetër është se e drejta për leje lindje dhe pushim mjekësor nuk

respektohet, duke i bërë punëtoret femra veçanërisht të pambrojtura. Shpesh

kontratat e tyre janë ndërprerë në mënyrë të paligjshme për shkak të

shtatzanisë. Për më tepër, diskriminimi gjinor merr formën e pushimit nga puna

ose e mos zgjatjes së kontratave të punës si dhe e mos-pagesës së përfitimeve

dhe sjellje diskriminuese kur gruaja kthehet nga leja e saj e lindjes dhe nga leja

prindërore. Hendeku gjinor është pasqyruar në normat e larta të papunësisë

midis grave dhe në përfaqësimin e ulët të grave në poste drejtuese dhe në punë

të paguara mirë për punëtorët shumë të kualifikuar.

21

Transkripti i intervistës me Ðenan Harmandic,

kryetar i Seksionit të të Rinjve në CTUBiH.

Sarajevë, 2011/08/03.

08

Identifikimi i dobësive

në zbatimin e monitorimin

3e mekanizmave

Megjithëse ka një bollëk të tërë rregullash ndërkombëtare dhe instrumentesh

që rregullojnë fushën e të drejtave ekonomike, punës sociale, konventa

ndërkombëtare që rregullojnë ligjin e punës (përveç Kosovës), ligje kombëtare

dhe aktet nënligjore, Kushtetuta, marrëveshje kolektive, rregullore të brëndshme

si dhe një numër Institucionesh ligjore per t’i vënë në zbatim si Inspektorati i

Punës, gjykatat dhe Avokati i Popullit, niveli i mbrojtjes së Punës së Denjë është

ende larg asaj të mjaftueshmes.

Çështja e vërtetë është zbatimi i pamjaftueshëm i legjislacionit ekzistues për

shkak të mekanizmave të dobët të zbatimit dhe të monitorimit. Problemet e

shumta me zbatimin, në veçanti burojnë nga shumë pyetje të hapura në lidhje

me funksionimin e sistemit të inspektimit si një i tërë dhe aftësisë së tij për të

kontrolluar punën informale.

Për më tepër, parregullsia, moszbatimi, joefikasiteti dhe zbatimi i pakët i

rregulloreve është i lidhur ngushtë me influencën e konsiderueshme të ushtruara

nga partitë politike dhe interesat politike në funksionimin e institucioneve të

ndryshme si për shëmbull, tek organet shtetërore, institucionet publike,

ndërmarrjet publike dhe tek sindikatat. Pozita e vështirë e punëtorëve është

gjithashtu pjesërisht rezultat i statusit të pafavorshëm social të sindikatave për

shkak të imazhit të të tyre të keq publik, të ndikimit të dobët në proceset

vendimmarrëse dhe të mungesës së kapacitet për ta ushtruar pushtetin.

09

Serbia

Në Serbi, sistemi i inspektimit nuk është rregulluar ligjërisht në një mënyrë të

plotë. Në vend të këtij ky sistem është rregulluar me një pjesë të vogël të

dispozitave ligjore të Ligjit mbi Administratën e Shtetit, i miratuar në vitin 1992.

Problemet ekzistuese lidhen gjithashtu me mungesën e kualifikimit të duhur për

të kryer detyrën, me mbivendosjen dhe mungesën e koordinimit midis shërbimeve

të ndryshme të inspektimit në fushat e njëjta të punës. Kështu, thirrjet për

bashkimin e disa degëve të caktuara të inspektimit në një strukturë, duhet të

diskutohen si pjesë e reformave të sistemit të inspektimit. 22 Gjithashtu është e

nevojshme për t’i vazhduar reformat që kanë filluar në shërbime të caktuara të

inspektimit - para së gjithash, reformat e Inspektoriatit të Punës për integrimin e

Inspektoriatit mbikqyrës, që kanë treguar rezultate të mira fillestare. Strukturat e

Inspektoriatit duhet të forcohen kur është fjala për burimet njerëzore, financiare

dhe teknike, duke siguruar paga më të mira për inspektorët , puna e të cilëve është

nënvlerësuar dhe angazhimi i të cilëve shpesh bie viktimë e përzgjedhjes të gabuar

të punonjësve dhe korrupsionit.

Përveç kësaj, sipas normave ligjore të parashikuara nga ligji ekzistues, një

punëdhënës mund të paraqesë kontratat e punës në një datë të mëvonshme -

brenda 8 ditësh nga dita e inspektimit - edhe në qoftë se në kohën e inspektimit

këto kontrata nuk ekzistonin. Në situata të tilla, punonjësit janë të detyruar të

bashkëpunojnë me punëdhënësin për nënshkrimin e kontratave të punësimit në

mënyrë retroaktive. Një problem tjetër mjaft i veçantë është se punëdhënësit nuk

kanë detyrim ligjor për të mbajtur të dhënat e pranisë së punonjësve të tyre në

vendin e punës, kështu që në praktikë inspektimi ose cdo lloj tjetër kontrolli është

shpesh i paefektshëm.

Studjuesit nënvizojnë se partitë politike janë lojtarë dominues në kompanitë

publike serbe, ndërkohë që institucionet, ligjet dhe rregulloret që duhet të mbrojnë

interesin publik mbeten të dobëta dhe të organizuara në një mënyrë të tillë që

lejojnë partitë politike për të marrë vendime sipas tekave të tyre. Këto institucione

të rrezikuara nuk janë në gjendje të ndalojnë politizimin e tyre dhe nuk krijojnë dot

një sistem ku institucionet të jenë përgjegjëse për rezultatet e tyre dhe para publikut. 23

Prandaj, është e nevojshme që të amendohen ligje të shumta dhe të zvogëlohen

interesat e partive politike dhe mundësite e tyre për të caktuar menaxherët kryesorë

të kompanive, të institucioneve publike si dhe të organeve shtetërore.

22

Dr Dobrosav Milovanovic: Reformat e

Sistemit të Inspektimit, Jeta Juridike

nr.22, 2009.

23

Si të ndalohet politizimi i Kompanive

Publike në Serbi (Qendra për Studimet

e Aplikuara Evropiane, 2011)

24

Prof.dr Predrag Jovanoviq: E drejta e

organizmit social të punëtorëve dhe të

punëdhënësve në Serbi, Ligji i Punës

dhe i Cështjeve Sociale, no.1/2009.

Siç ka ndodhur në shumë vende në tranzicion, sindikatat serbe janë dobësuar në

raport me punëdhënësin dhe shtetin për shkak të margjinalizimit të dialogut social

dhe negociatave kolektive si dhe në lidhje me pakësimin e anatarëve të tyre. 24

Burokracia e sindikatave dhe humbja e lidershipit për të qenë në kontakt me

interesat e anëtarëve së saj, është një tjetër problem i rëndësishëm. Megjithëse

sindikatat duhet të përpiqen për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e anëtarëve,

ato kanë tendencë të bëhen aktorë politikë me një axhendë politike e cila shkon larg

funksionit të tyre të vërtetë. Sindikatat duhet të ketë një rol më dominues në zbatimin

e rregullave të ndryshme në fushën e punës dhe të drejtave të punëtorëve.

10

Rekomandimet

• Të hartohet një ligj i veçantë për inspektorët dhe të rregullohen tërësisht çështjet e organizatimit, të mandatit të

inspektorëve dhe të statusit të tyre, provime të detyrueshme në ekspertizë profesionale, trajnime etj.

• Të amendohen ligjet që rregullojnë sferën e punës (sidomos në Ligjin e Punës dhe në Ligjin për Dhënat e Punësimit) për

të siguruar që:

• nënshkrimi i një marrëveshje punësimi mes një punëdhënësi dhe një punonjësi të bëhet sa më shpejt, që kur punonjësi

fillon punën.

• marrëveshjet e punës të jenë të regjistruara në kohën e duhur në institucionin përkatës publik

• çdo punëdhënës duhet të mbajë të gjitha dokumentet ligjore në lidhje me të punësuarin e tij / saj në zyrat e tyre.

• punëdhënësit të jenë të detyruar të mbajnë një libër prezence për praninë e punëtorëve në vendin e punës që do të

çojë në një kontroll më efikas gjatë kohës.

• Të kalohen ose të amendohen ligjet për të mundësuar pagesën automatike të kontributeve për pensionet dhe sigurimet

sociale për punëtorët, me sanksione të përcaktuara qartë për ata që shkelin urdhëresat ligjore.

• Të amendohet Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, sidomos pjesët në lidhje me vlerësimin e rrezikut në vendin

e punës, me rolin i sigurisë dhe shëndetit të personelit dhe unifikimin e metodologjisë të listimit të lëndimeve të

shkaktura gjatë punës.

• Të sqarohen rolet dhe kompetencat e institucioneve shtetërore që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në punë.

• Të shkurtohen dhe të bëhen më mirë procedurat kohore gjyqësore në lidhje me mosmarrëveshjet e punës, duke trajnuar

ekipe profesionale ligjore dhe duke i siguruar ato me pajisjet e nevojshme teknike. Gjykatat duhet të jenë përgjegjëse

për proceset e gjata gjyqësore.

• Të sigurohen të gjitha kushtet e nevojshme për zbatimin efektiv të vendimeve gjyqësore dhe për funksionimin e

papenguar të organeve të pavarura rregullative - më i rëndësishmi, Avokati i Popullit- si dhe burimeve dhe strukturave

të nevojshme organizative, njerëzore dhe teknike.

• Të amendohen dhe të shtohen rregullore ligjore dhe të përcaktohen përgjegjësitë ligjore për punëdhënësit që marrin

vendime të paligjshme pas vendimit përfundimtar të cështjes gjyqësore për punën.

• Të amendohen ligje dhe rregullore për të siguruar udhëheqje profesionale në sektorët specifikë të ministrive, të organeve

shtetërore, të institucioneve publike, të agjensive dhe ndërmarrjeve publike, me dispozita që përcaktojnë konkurence

të detyrueshme për pozicionet udhëheqëse ose për pozicione të tjera publike dhe që eliminojnë udhëheqës politik ose

me përkatësi partiake.

• Të sigurohet që, të gjithë vendimet e lidhura me punën, të merren me pjesëmarrjen e plotë të organizatave të sindikatave

dhe të punëdhënësve dhe të ketë një Këshill Social dhe Ekonomik i cili të bëhet një faktor i vërtetë dhe i rëndësishëm

në procesin e negociatave lidhur me çështjet e punës.

11

Maqedoni

Në Maqedoni ndryshimet në Ligjin për Inspektoriatin e Punës kanë forcuar të

drejtat e punëtorëve dhe kompetencat e inspektorëve. Për shembull, një rregullore

e rëndësishme e cila është shtuar, është se Inspektoriati i Punës duhet t'i përgjigjet

çdo kërkese të paraqitur nga punëtorët për të kryer inspektim në kompani. Prandaj,

funksionimi jo i mirë i Inspektoriatit të Punës nuk është për shkak të dobësive të

ligjit, por për shkak të mos funksionimit të Inspektoriatit të Punës. Ashtu si në rastin

e vendeve të tjera në rajon, problemi kryesor është numri i vogël i inspektorëve

të punës. Një problem tjetër i rëndësishëm është influenca politike në strukturën

e inpektoriatit, e cila shtrembëron funksionimin e tij të paanshëm dhe të duhur.

Në vitet e fundit ka ndodhur një politizim masiv i institucioneve qeveritare.

Institucionet, standardet dhe rregulloret që synojnë mbrojten e interesave publike

janë të kontrolluara në mënyrë të tillë që mundëson partitë drejtuese për të marrë

vendime në bazë të interesave të tyre. Perspektivat e punësimit dhe promovimit

në administratën publike nuk janë të bazuara në njohuritë dhe rezultatet e arritura,

por varen nga përkatësia partiake - konfirmuar edhe nga disa progres raporte të

publikuara nga Komisioni Evropian.

25

Konfederata Ndërkombëtare e

Sindikatave, 2011

26

Nënvlerësimi i forcës se punës: analiza

e legjislacionit të punës në periudhën e

tranzicionit (Saveski, Apasiev,

Kovachevski & Vasilev, 2010)

27

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave,

2011

28

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave,

2011

29

Numri i të punësuarve në këto sektorë

është si vijon: - 1,967 (tekstile); 6,573

(lëkurë dhe artikuj prej lëkure) dhe

39,140 (veshje) ose një total prej 47,680

punëtorësh.

Për më tepër, rritja e mosbesimit në sistemin gjyqësor është një pasojë e

drejtpërdrejtë e politizimit institucional. Është e vështirë për të ushtruar dispozitat

lidhur me të drejtat e punëtorëve se këto të fundit nuk janë të barabartë para ligjit.

Një margjinalizim i qartë i sindikatave ka ndodhur kohët e fundit. Sindikatat kanë

humbur një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të tyre dhe për shkak të

margjinalizimit të dialogut social influenca e tyre kundrejt punëdhënësve dhe qeverisë

ka qenë në rënie. Për shëmbull, disa nene në Ligjin mbi Punësimin në lidhje me

aktivitetin e sindikatave janë ndryshuar në vitin 2009 pa përdorimin e dialogut social

dhe disa rregullore të cilat jane miratuar kanë një efekt negativ në të drejtat e

sindikatave. 25 Gjithashtu, kontrolli qeveritar mbi sindikatat është rritur për shkak të

modifikimit të kritereve përfaqësuese. Autoriteti kompetent për përfaqësimin e

sindikatave vendoset nga Ministri i Punës dhe Politikave Sociale, bazuar mbi një

propozim të Komisionit për Themelimin e Përfaqësimit. Komisioni përbëhet nga

nëntë anëtarë të emëruar nga qeveria dhe të sygjeruar nga Ministria e Punës dhe

Politikave Sociale, nga te cilët tre vijnë nga Ministria e Punës dhe Politikave Sociale,

nga Ministria e Drejtësisë dhe nga Ministria e Ekonomisë. Sindikatat e regjistruara

dhe organizatat e punëdhënësve nuk kanë anëtarë në këtë Komision. 26

Procesi i bisedimit kolektiv mungon. Për më tepër e drejta për grevë është e

kufizuar sepse sindikatat kanë për të përcaktuar paraprakisht kohën e grevës dhe

pjesëmarrësit në grevë mund të pushohen nga puna apo të paditen për

dëmshpërblim nëse gjykata vendos që greva është e paligjshme. Përveç kësaj,

punëdhënësit mund të pezullojë deri në 2 %të pjesëmarrësve gjatë grevës nëse

ata janë të dhunshëm ose tregojnë sjellje jo-demokratike. 27 Këto dispozita ligjore

mund të keqpërdoren. Edhe pse ligji e ndalon diskriminimin e sindikatave, në

praktikë ka një shpërbërje të organizatave sindikale nga punëdhënësit. Këto cështje

zakonisht kërkojnë dy deri në tre vjet që të zgjidhen në gjykatë. Ka pasur edhe raste

kur punëdhënësit janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet e sindikatave. 28

Së fundmi, në tetor të vitit 2011 qeveria ra dakord me partnerët socialë për të

futur një pagë neto minimale në shumën 8,050 mkd(130 €) duke filluar nga janari

2012. Çështja është se ligji i shpallur nuk do të zbatohet në sektorët e prodhimit të

tekstile, të veshjeve dhe të lëkurës deri në janar 2015. Këta tre sektorë punësojnë

më shumë se 80% të atyre me një pagë neto më të ulët se 8,050 mkd 29 . Kjo do të

thotë se shumica e punëtorëve të cilët do të përfitonin nga kjo rritje do të duhet

të presin deri në vitin 2015.

12

Rekomandimet

• Të rritet numri i inspektorëve të punës.

• Të modifikohet dhe të amendohet Ligji i Punësimit në mënyrë që të shfuqizohen ndryshimet që aktualisht kufizojnë të

drejtat e punëtorëve të tilla si:

• Reduktimin e ligjëruar të pushime vjetore.

• Zgjatjen e periudhes së punësimit për kontratat me një kohë të caktuar.

• Heqjen e të drejtave themelore të punonjësve të deklaruar si punëtorëe të tepërt.

• Futja e mundësisë për të dhënë njoftim për shkarkim nga puna të disa punëtorëve të caktuara për shkak të arsyeve

të biznesit dhe punësimi i një të tjetri, ditën tjetër, në të njëjtën pozitë dhe me background të njëjtë profesional.

• Shfuqizimin e ndalimit të vendosur për punonjësit për të punuar më shumë se një javë në turn nate.

• Heqja e të drejtës për më pak orë pune për personat me aftësi të kufizuara.

• Të qeverisen ligjërisht llojet e punëve që për shkak të karakterit dhe dinamikës së tyre nuk janë konsideruar si një

marrëdhënie pune. Kjo vlen për punën sezonale si edhe për punën me kontrata fikse me afat që nuk i kalon 14 orë në

javë. Duhet të parashikohen mekanizmat që do të mundësojnë që këto punëtorë të mbulohen nga fondet sociale dhe

ti japin të drejtën për sigurimet shoqërore bazë.

• Të përcaktohet përfaqësimi i sindikatave nga një komision i pavarur i cili duhet të përcaktohet nga Kuvendi.

• Të ndryshohen dispozitat e paqarta ligjore në lidhje me gjatësinë e grevës dhe masat gjyqësore të marra kundër

pjesëmarrësve për të shmangur keqpërdorimin e mundshëm nga ana e punëdhënësve.

• Të miratohet Ligji për Pagën Minimale pa shtyrjen e zbatueshmërisë së tij për sektorët e prodhimit të tekstile, të veshje

dhe të lëkurës në vitin 2015, siç parashikohet aktualisht.

• Të miratohet Ligji për Mobbing përmes dialogut social i cili duhet të parashikojë masa parandaluese dhe të sigurojë

mbrojtje të përshtatshme ligjore për viktimat e mobbing.(Përjashtimi i një personi duke e paraqitur atë si “dele e zezë”.

Forma më e keqe e diskriminimit sepse ndodh një veprim kolektiv kundër një personi)

13

Kosova

Në Kosovë, legjislacioni specifik për të drejtat socialo-ekonomike, që përfshin të

drejtat e punës, paraqet probleme serioze për shkak të kompleksitetit të tyre aktual

dhe perplasjes së normave 30 . Ndërsa asnjë nga konventat kyce të Organizatës

Ndërkombëtare të Punës (ILO) nuk janë të miratuara, as Korzina Konstitucionale e

Misionit të Administrimit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

(UNMIK) 31 dhe as Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk përfshin ndonjë dispozitë

nga dy mekanizmat kryesore ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të punës si;

Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale 32 dhe Karta Sociale

Evropiane. Ligji mbi Punën, i miratuar në vitin 2010, është parë si një shtytës i fortë

drejt ofrimit të më shumë sigurie dhe përmisimit të gjendjes së punëtorëve. Mbikqyrja

e tij dhe zbatimi rigoroz mbetet megjithatë një sfidë e vërtetë për institucionet

kombëtare dhe sindikatat si dhe për shoqërinë civile në tërësi.

30

Në këtë moment, korniza legjislative

përbëhet nga:

• Legjislacioni i Republikës të Ish-

Jugosllavisë;

• Rregulloret e Misionit të Kombeve të

Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ;

• Ligjet e Kosovës të shpallura nga

UNMIK-u;

dhe

• Ligjet e Kosovës pas pavarësisë së

vendit.

31

Një Akt paralel me Kushtetutën në situatë

normale të Shtetit.

32

Një Akt i miratuar nga Asambleja e

Përgjithshme e OKB-së në vitin 1966

që hyri në fuqi pas afatit të nënshkrimit

në vitin 1976.

33

Një organ i ngarkuar për zgjidhjen e

konflikteve vetëm të nënpunësve civilë.

34

Raporti i KPM 2010

35

Konventa e ILO Nr. 81 dhe Protokolli i

saj nga viti 1995 për kushte optimale të

punës për Inspektorët e Punës.

36

Raporti, Rregullimi i punësimit në

Kosovë. Ligji i Punës dhe zbatimi i tij.

37

Ibid.

38

Ibid.

Disa nga pengesat kryesore për zbatimin e përgjithshëm janë rregulloret aktuale të

UNMIK-ut, shumica e dispozitave të të cilave duhet të ndryshohen për të reflektuar

ndryshimet në fushën e të drejtave të punës si dhe aktet nënligjore ,të cilat duhet të

hartohen në mënyrë që t’i bëjnë këto akte operacionale dhe funksionale. Kompanitë

publike dhe private duhet të hartojnë rregullat e tyre proceduriale përkatëse që të

garantojnë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave në praktikë. Gjykatat nuk kanë

kapacitet për të mbikëqyrur zbatimin e ligjeve në fuqi dhe për të kryer detyrat e tyre

për shkak të problemeve me personelin, për shkak të problemeve financiare dhe për

shkak të pajisjeve adekuate. Nga numri i përgjithshëm prej 217,758 rasteve të

pazgjidhura në gjykatat e Kosovës, 204,119 ose 93.7% janë ende në pritje për të

trajtuar nga gjykata komunale.34 Është e qartë se mungesa e gjykatave, që merren

ekskluzivisht me cështjet e punës, ka një ndikim negativ në zbatimin të ligjit. Këshilli

i Pavarur Mbikqyrës (KPM) për administratën civile 33 nuk ka marrë mbështetjen nga

autoritetet. Nga 192 ankesa të miratuara gjatë vitit 2010, punëdhënësit kane zbatuar

vetëm 91, ndërsa 61 prej tyre mbetën të pa implementuara 34 .

Që nga fillimi, Inspektorati ka hasur vështirësi të shumta në përmbushjen e plotë

të kompetencave të veta dhe të funksioneve të tij meqënëse mbështetja e duhur

nga autoritetet qendrore nuk i është ofruar nëpërmjet sigurimit të kushteve të

përshtatshme të punës dhe mbështetjes logjistike optimale. Kështu ky institution

nuk ka qenë në gjendje të përmbushë detyrimet dhe funksionet e veta të

parashikuara në legjislacionin kombëtar si dhe nga standardet e ILO, përkatësisht

Konventës nr 81 me Protokollit të saj të 1995 35 . Pas procesit të decentralizimit, i cili

krijoi 37 komuna, inspektorët e punës ende nuk janë caktuar tek komunat e reja ose

në disa nga komunat e themeluara më herët të tilla si Fushë Kosova, Istogu,

Suhareka, Shtërpcës dhe Novo Bërda 36 . Edhe komunat më të mëdha, të tilla si

Ferizaj dhe Lipjan, mbulohen nga vetëm një inspektor. Komuna e Prishtinës ka

numrin më të madh të inspektorëve të punës që arrin 6 37 . Për më tepër, numri i

vogël i inspektorëve u zvogëlua më tej nga 58 inspektorë në 49, pas largimit të 9

inspektorëve nga puna për shkak të pagës së ulët 38 .

Më tej, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (UITK) i kanë munguar

aftësitë organizative dhe efikasiteti – strukturor, organizativ dhe funksional. Kështu

kjo sindikatë nuk ka qenë në gjendje të mbrojë në mënyrë efektive të drejtat e

punëtorëve. Këto dobësi u bënë veçanërisht të dukshme me rritjen e pasigurisë

për punë, të shkaktuara nga procesi i privatizimit, gjatë së cilit shumë pronarë të

rinj nuk ju përmbajtën normave dhe dispozitave ligjore. Përveç kësaj, krijimi

rishtazi i Konfederatës së Sindikatave të Kosovës, nga përcarja e UITK, nuk duket

se është plotësisht aktiv.

14

Rekomandimet

• Qeveria dhe parlamenti duhet të organizojnë kapacitetet ligjore dhe të përpilojnë aktet nënligjore të parashikuara nga

ligjet përkatëse në këtë fushë. Vëmendje më të gjerë duhet ti kushtohet sigurimit të ekspertizës së kërkuar, kryesisht

me stafin ligjor, për hartimin e legjislacionit të nevojshëm dhe për të mbikqyrur zbatimin e tij.

• Qeveria duhet të sigurojë që dispozitat në kontratën kolektive të zbatohen në mënyrë të plotë.

• Ligjet për Sigurim Shëndetësor dhe krijimi i Fondit për Aftësinë e Kufizuar dhe Pensione duhet të miratohet se asnjë

formë e sigurimeve shoqërore nuk ka qenë e përfshirë në ndonjë ligj që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës.

• Autoritetet kombëtare duhet të sigurojnë koherencën dhe përputhjen me normat dhe standardet ndërkombëtare, të

tilla si legjislacionin e BE-së, Kartën Sociale Evropiane, Konventat e OKB-së dhe ILO. Kështu duhet të iniciohet një debat

dhe të bëhen negociatat për miratimin e mekanizmave ndërkombëtare.

• Autoritetet qendrore dhe lokale duhet të ofrojnë mbështetje të plotë për institucionet përgjegjëse për zbatimin dhe

mbikqyrjen e legjislacionit, të tilla si Inspektorati i Punës dhe Keshilli i Pavarur Mbikqyrës (KPM), duke krijuar kushte

adekuate të punës dhe mbështetjen logjistike optimale. Në veçanti, numri i inspektorëve duhet të rritet sa më shpejt të

jetë e mundur. Përveç kësaj, qeveria dhe parlamenti duhet të jetë më aktive në zbatimin e vendimeve të KPM.

• Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale si dhe Inspektorati i Punës duhet të hartojnë dhe të zbatojnë rregullat dhe

procedurat e tyre përkatëse për të siguruar organizimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të punëtorëve, ndërsa

kompanitë private duhet të veprojnë duke i zbatuar plotësisht të gjitha këto ligje.

• Në nivelin e gjykatës, duhet të krijohet një structure e posacme për t'u marrë me çështjet e punës, duke ulur ngarkesën

ekzistuese dhe kostot e proceseve të gjata gjyqësore. Ligji i ri për gjykatat duhet të amendohet në mënyrë të tillë që

kjo gjë të merret parasysh.

• Agjensia e Privatizimit të Kosovës 39 ka nevojë të bëhet më efikase dhe më eficente në kontrollimin e zbatimit të

dispozitave që rrjedhin nga kontratat e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore. Ajo ka nevojë që të jetë gjithashtu më e

vendosur në marrjen e masave kundër atyre që shkelin kontratat.

• UITK, si një partner social, duhet të kontribojë duke marrë pjesë në grupet e punës gjatë proceseve të hartimit dhe të

ndryshimit të legjislacionit (p.sh. Ligjit të Punës) dhe të jetë i përfshirë në mbikqyrjen e zbatimit të dispozitave ligjore,

veçanërisht të Ligjit të Punës .

• Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, si partnerë socialë, duhet të vazhdojnë të luajnë rolin e

tyre, jo vetëm në sferën e biznesit por edhe kur është fjala për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Përveç rolit të tyre

themelor, ato duhet të insistojnë në zbatimin strikt dhe respektimin e plotë të dispozitave ligjore që lidhen me të drejtat

e punës (p.sh. kontratën kolektive).

39

Një pasardhës i Agjensisë Kosovare të Mirëbesimit

nën Administrimin e Kombeve të Bashkuara.

15

Shqipëri

Në Shqipëri, Kodi i Punës ka nevojë të rishikohet në mënyrë që të përafrohet me

legjislacionin e BE dhe të përshtatet me kërkesat e propozuara nga sindikatat për të

hequr kufizimet në lidhje me zbatimin në të ardhme të Kartës Sociale Evropiane, të

ndryshohen nenet që lejojnë shkarkimin pa ndonjë arsye apo motiv duke respektuar

një periudhë njoftimi, të hiqet tarifat gjyqësore për cështjet e të drejtave të puntorëve

në mënyrë që të lehtësohet mbrojtja e të drejtave të punëtorve, të hiqet paqartësia në

ligjin për grevën e përgjithshme dhe të riformulohen termat ligjore mbi lirinë e

organizimit. Instrumentet ligjore ekzistuese në dispozicion të punëtorëve, në rast të

shkeljes së të drejtave të tyre, janë të kufizuara meqënëse mund të zgjasë deri në tre

vjet marrja e një vendimi për një rast shkelje, pasi gjykatat civile janë të mbingarkuara.

Shumë pak ndërmarrje inspektohen dhe kontrollohen nga inspektorët, pavarësisht

denoncimeve të shumta të sindikatave në organet përkatëse shtetërore si Inspektorati

i Punës. Përveç kësaj, raportet nuk janë bërë publike, as në rastin e njohura të

shkeljeve të ligjit për mbrojtje sociale, dhe as sanksionet shpesh nuk janë vendosur.

Kjo është kryesisht për shkak të mungesës së kapacitetit të Inspektoratit të Punës dhe

të legjislacionit të paqartë që rregullon funksionimin e këtij të fundit. Për shembull,

struktura e Inspektoratit bazohet në 12 drejtori rajonale, por ato të gjitha kane

mungesë të pajisjeve të nevojshme. Për më tepër, deri tani vetëm një nga 24 zyrat e

planifikuara lokale është themeluar plotësisht. Sipas sindikatave numri i inspektorëve

është shumë e ulët duke marrë parasysh madhësinë e zonës që mbulojnë dhe numrin

e fabrikave që kanë nevojë për të mbikqyrur. Në vitin 2008 numri total i inspektorëve

ishte 90, numër i cili është i pamjaftueshëm për të kryr detyrat e tyre në 5 40 fabrikat

e fasoneve, madje edhe duke e krahasuar me vendet e tjera në rajon. Kjo tregon se

ekziston një nevojë urgjente për të rritur burimet njerëzore, fizike dhe financiare të

Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Një çështje tjetër që është ngritur nga sindikata është mungesa e transparencës në

punën e Inspektoriatit Shtetëror të Punës. Pavarësisht kërkesave të shpeshta nga

sindikatat që të jenë pjesë dhe të monitorojnë procesin e inspektimit, Inspektorati

nuk ka qenë i gatshëm të përfshijë sindikatat në këtë aktivitet. Përveç kësaj, nenit

1240 të Ligjit për Inspektoratin e Punës ende i mungon një Vendimi i Këshillit të

Ministrave (VKM), i nevojshëm për rregullimin e bashkëpunimit mes të gjitha grupeve

të interest, i cili ka krijuar konfuzion se si sindikatat duhet të përfshihen në strukturen

konsultuese 41 dhe nëse ajo do të vazhdojë të ekzistojë.

40

Ligji nr. 9634, "Për inspektimin e Punës

dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës"

41

Struktura është një forumi ku inspektorati,

ministritë dhe përfaqësuesit e sindikatave

takohen.

16

Dialogu social në nivel ndërmarrjeje është më pak i zhvilluar meqënëse si organizatat

e punëdhënësve ashtu edhe ato të punonjësve nuk janë të organizuara mirë akoma.

Kjo është veçanërisht e vërtetë në industrinë e veshjeve dhe të këpucëve, ku ka 5

organizata punëdhënësish dhe është shumë e vështirë për të kordinuar të gjithë

partnerët së bashku. Në nivel kombëtar dialogu social është i rregulluar nga Këshilli

Kombëtar i Punës, por sindikatat kanë bërë shumë ankesa në lidhje me takimet e tij,

cështjet e agendës dhe procesin e vendim-marrjen fiktive të tij. Kjo tregon një

mospërfillje totale për sindikatat dhe ka çuar në një dialog social trepalësh shumë të

kufizuar. Liria e organizimit dhe e drejta për marrëveshjet kolektive janë të përcaktuara

në konventat e ILO-së 87 dhe 98 të ratifikuara nga Shqipëria dhe të stipuluara në

Kodin e Punës. Pavarësisht nga kjo bazë ligjore, për shkak të kërcënimit për shkarkim

nga puna dhe shkarkimit real, përpjekjet për të rritur anëtarësimin në sektorin e

tekstileve dhe këpucëve kanë prodhuar pak rezultate. Për kundërshtuar këtë

sindikatat janë përpjekur për bërë një "marrëveshje paraprake" me pronarët e

fabrikave duke përdorur ndërmjetësit. Për fat të keq kjo rrugë dështoi meqënëse nga

marrëdhëniet e varësisë të cilën u ngritën midis sindikatave dhe punëdhënësve

vetem u përkeqësua perceptimi në publik për sindikatat si i korruptuara dhe

rrjedhimisht u ul kredibiliteti i tyre.

Gjithashtu është vënë në dukje se partitë politike kanë pasur një ndikim shumë të fortë mbi sindikatat ku partitë kryesore

politike kanë formuar një marrëdhënie varëse me ta. Si rezultat i polarizimit të situatës politike në Shqipëri, marrëdhëniet

midis KSSH dhe BSPSH janë përkeqësuar dhe mosmarrëveshjet e tyre janë duke rrezikuar seriozisht sindikalizmin si

një e tërë, duke copëzuar dhe dobësuar sindikatat dhe duke penguar partneritetin social dhe bashkëpunimin jo vetëm midis

konfederadave por edhe midis organizatave sindikale të degës. Kjo për më tepër ka përkeqësuar dialogun social si në nivel

ndërmarrje edhe në nivel kombëtar. Gjithashtu, vrojtimet e "sjelljes klanore" brenda sindikatave, ku janë të përfaqësuara

interesat e ngushta të një pakice, ka nxitur një imazh të keq publik. Sondazhet konfirmojnë se publiku nuk e percepton

sindikatat si aktorë të aftë për të gjeneruar përfitime sociale. Në fakt, ka një refuzim të plotë të rolit dhe misionit (madje

ka edhe sjelle të dhunshme kunder sindikatave në disa sektorë privatë) në arenën politike dhe në marrëdhëniet industriale.

Rekomandimet

• Të rishikohet Kodi i Punës në atë mënyrë që pengojë pushimet e padrejta nga puna. Barra e provës nuk duhet të bjerë

mbi viktimën, por duhet të jetë përgjegjësi e punëdhënësit. Për më tepër, duhet të futet një dispozitë e cila do të bëjë

të detyrueshme rimarrjen në punë të një punntori në rastin e shkarkimit të padrejtë. Gjithashtu, nenet 141 dhe 143 duhet

të përfshijnë një dispozitë shtesë e cila do ta detyronte punëdhënësin që jetë i detyruar të japë një shpjegim të arsyetuar

për shkarkimin - madje edhe kur periudha e njoftimit për shkarkim respektohet.

• Sindikatat duhet të kërkojnë zbatimin e dispozitës të veçantë për krijimin e Gjykatës së Punës e përcaktuar në Kodin e

Punës nga viti 2003. Gjithashtu, duhet të sigurohet funksionimi efikas i tribunaleve të vecanta të arbitrazhit që kanë të

bëjnë me shkeljet e të drejtave të sindikatave.

• Inspektorati i Shtetit duhet të forcohet duke garantuar kushtet të kënaqshme pune, duke rritur bashkëpunim me

institutionet e tjera, duke siguruar trajnime adekuate dhe duke krijuar menaxhim efektiv dhe struktura organizative. Për

të luftuar rrjedhjen e vazhdueshme të informacionit, duhet të përcaktohet një metodë e re pune. Përveç kësaj, Këshilli

i Ministrave duhet të nxjerrë sa më shpejt të jetë e mundur Vendimet e Këshillit të Ministrave që rregullojnë zbatimin e

Ligjit për Inspektoratin Shtetëror dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

• Të krijohet urgjentisht një Këshill Ekonomik dhe Social, si një organi i pavarur konsultimi dhe një forum për të

promovuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile në jetën ekonomike dhe sociale dhe në dialogun civil.

• Qeveria nuk duhet të kalojë asnjë ligj që prek të drejtat e punëtorëve pa u konsultuar më parë në Këshillin Kombëtar

të Punës. Përveç kësaj, qeveria nuk duhet të amendojë ose të përgatisë ligje pa diskutuar me parë draftin me të gjithë

grupet e interesit, veçanërisht me sindikatat si përfaqësuesit ligjorë të punëtorëve.

• Të ndryshohet forma e votimit në Këshillin Kombëtar të Punës duke i dhënë fuqinë e vetos të dy konfederatave sindikale.

Kjo do të parandalojë marrjen e vendimeve pa mundësinë e ndërhyrjes së sindikatave te cilat ndikojnë drejtpërdrejt në

të drejtat e punëtorëve.

• Qeveria duhet të zvogëlojë numrin minimal të punonjësve që kërkohen për të formuar një organizatë bazë sindikale

brënda një kompanie, më poshtë se 20, duke amenduar Kodin e Punës. Kjo do të rrisë përfaqësimin e punëtorëve në

kompanitë e vogla.

• Mbledhja e kontributeve të sindikatave duhet të bëhet jo vetëm nga punëdhënësit por duhet në këtë proces të përfshihen

edhe sindikatat.

• Sindikatat duhet t’u mundësojë punëtorëve që të marrin pjesë në aktivitetet në të gjitha nivelet organizative të saj në

mënyrë që të rritet niveli i brendshëm i demokratizimit të tyre. Aktivitete të veçanta të tilla si ofrimi i opinioneve ligjore

për punëtorët duhet të kryhen në ndërmarrjet ku kontratat e punës janë mohuar. Është gjithashtu e rëndësishme për

të forcuar të gjitha format e asociimit, duke synuar në veçanti të rinjtë dhe gratë nëpërmjet programeve të përshtatshme.

• Fokusi i dialogut social dhe i marrëveshjeve kolektive nuk duhet të jetë vetëm në fushën e pagave, por edhe në reduktimin

e orëve të punës, në përmirësimin e kushteve të punës dhe të çështjeve të rëndësishme publike (psh.të drejtat e grave)

për të treguar vlerën e vërtetë të sindikatave.

17

Bosnja dhe

Hercegovina

Çfarë është e veçantë në lidhje me Bosnjë & Herzegovinën (B&H) është se ka

katër juridiksione të ndryshme (Niveli i Shtetit, dy entitete - Republika Srpska dhe

Federata e BiH si dhe Distrikti i Brcko), të cilat rregullojnë secila marrëdhëniet e

veta të punës. Kjo e bën çdo lloj koordinimi dhe zbatimi jashtëzakonisht të

vështirë. Shkeljet e të drejtave që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës në BiH janë

të shpeshta,sepse mekanizmat mbrojtës nuk funksionojnë siç duhet.

Siguria e brëndshme - e cila përfshin procedurën për vendin e punës, të iniciuar nga

punëdhënësit në formën e nxjerrjes së akteve individuale juridike që rregullojnë

të drejtat dhe detyrimet në lidhje me marrëdhëniet e punës dhe procedurat për

mbrojtjen e punëtorëve brenda mjedisit të punës – jane të pazhvilluara për shkak të

mungesës së zbatimit të Aktit të Këshillit të Punëtorëve. Për më tepër, këshillat e

punëtorëve nuk janë përdorur në praktikë, sidomos në sektorin privat për shkak të

mungesës së dijenisë se ekzistences së tyre nga punëtorët për këto institucione dhe

për shkak të mosdëshirës së punëdhënësve për të mbështetur operacionet e tyre.

Kjo ndikon në zbatimin e pakët të të drejtave të punëtorëve meqë punëdhënësit

shpesh miratojnë rregulla proceduriale që nuk përputhen me Ligjin e Punës dhe

lidhin kontrata të paligjshme me puntorët duke u bazuar në këto rregulla, pa

konsultimin e detyrueshëm me këshillin e punëtorëve ose sindikatën. Duke pasur

parasysh që shpesh punëdhënësit ndalojnë organizimin e këshillave të punëtorëve,

punëdhënësit mund të shkelin ligjin dhe të drejtat e punëtorëve pa u ndëshkuar.

42

Ky numër është i bazuar në përgjigjet e

paraqitura në një sondazh të kryer në 54

gjykata nga 70 që ekzistojnë.

43

Metodat Alternative të Zgjidhjeve të

Kontestimeve dhe të konflikteve përfshijnë

metodat extra-juridikale për zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve dhe metodave të

ndërmjetësimit, të pajtimit dhe arbitrimit të

inicuar nga ndërmjetës. Ndërmjetësimi

është një procedurë në të cilën një palë e

tretë ndihmon në arritjen e një marrëveshje

ndërmjet dy ose më shumë njerëzve në

mosmarrëveshje dhe arbitrimi përfshin një

proces të ngjashëm por në të cilën një palë

e tretë merr një vendim detyrues.

Strukturat e jashtme të mbrojtjes së marrëdhënieve të punës - të cilat përfshijnë

procedura para institucioneve të treta të paanshme - karakterizohen nga një numër

i madh mangësish. Mbrojtja gjyqësore, për shkak të mënyrës se si sistemi i

marrëdhënies së punës është themeluar, është shpesh shkalla e parë e cila mbron

të drejtat e punëtorëve, por në të njëjtën kohë ai është procesi më i komplikuar,

më i shtrenjtë dhe më i gjatë. Një numër i madh i cështjeve të prapambetura (një

sondazh i kohëve të fundit tregon se ka aktualisht në procedura të paktën 22,887

cështje 42 në fushën e marrëdhënieve të punës), procedura të gjata dhe të shtrenjta

gjyqësore, korrupsion i përhapur dhe problematika në ekzekutimin e vendimeve

gjyqësore janë vetëm disa nga faktorët që karakterizojnë zgjidhjet gjyqësore të

mosmarrëveshjeve në marrëdhëniet e punës. Mbrojtja e të drejtave extra-juridiciale,

e cila përfshin metoda alternative të zgjidhjeve të mosmarrëveshjes 43 , është ende në

një fazë të fillestare, pa mbështetje institucionale për zhvillimin e këtyre mekanizmave.

Megjithëse ndërmjetësimi si metodë është futur në sistemin ligjor në BiH në vitin

2004, autoritetet qeveritate nuk kanë ndarë ende fondet për promovimin e planifikuar

dhe zbatimin e këtij mekanizmi.

Aplikimi i arbitrazhit është gjithashtu në një fazë të fillestare dhe është aplikuar vetëm

në Republikën Srpska. Vitin e kaluar u krijua në këtë Republikë Agjensia për Zgjidhjen

Paqësore të Mosmarrëveshjeve të Punës. Mbrojtja e të drejtave përmes procedurave

administrative të kryera nga inspektimet është gjithashtu e dobët dhe e

pamjaftueshme. Inspektoriatet e punës nuk kanë burime të mjaftueshme njerëzore,

përballen me mungesë fondesh dhe pajisjesh të nevojshme, kanë përgjegjësi të

kufizuar dhe politikat ndëshkuese që ato aplikojnë jane shumë të vogla.

Fatkeqësisht, organizimi i sindikatave karakterizohet nga probleme të shumta.

Problemi më i spikatur në zbatimin e së drejtës së organizimit sindikal,është

përdorimi i tij i dobët dhe i pamjaftueshëm në praktikë, sidomos në sektorin privat.

18

Për shembull, në Distriktin e Brckos, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) tashmë ka theksuar problemin e mungesës

së sanksioneve për punëdhënësit në rastet e diskriminimit të bazuar në përkatësinë sindikale. Është e rëndësishme të

theksohet se nuk është mbajtur asnjë raport zyrtar i rasteve të shkeljeve të ligjit. Punëtorët, nëse ballafaqohen me probleme

gjatë organizimit sindikal, shpesh heqin dorë nën presionin e ushtruar nga ana e punëdhënësve dhe nga frika e humbjes

së vendit të punës. Inicimi i procedurës gjyqësore është i rrallë dhe është i vështirë për të gjetur të dhënat e këtyre rasteve.

Ka mungesë harmonizimi midis legjislacionit të punës me konventat ndërkombëtare të miratuara dhe me standardet e

BE-së kur është fjala për përfaqësimin e sindikatave dhe për pushimin e sindikatave të administratorëve të dyqaneve.

Çështja e përfaqësimit, e cila zakonisht lidhet direkt me regjistrimin apo krijimin e sindikatave, nuk është adresuar ende

duke ndikuar negativisht në zhvillimin e dialogut social në nivel kombëtar. Në mënyrë të veçantë, "mungesa e qartësisë”

lidhur me njohjen e sindikatave ka bllokuar përparimin e mëtejshëm në fillimin e marrëveshjeve kolektive" 44 në nivel

shtetëror. Problemi doli kur partnerët socialë (sindikatat dhe punëdhënësit) nga entitetet e ndryshme juridike filluan të

kundërshtojnë përfaqësimin e të tjerëve dhe jozyrtarisht të parandalojnë regjistrimin e Federatave dhe Konfederatave

Sindikale. Për shkak të këtyre problemeve, themelimi i Këshillit Social dhe Ekonomik ne nivel shtetëror është bllokuar

për disa vite. Këto rrethana kanë penguar përdorimin e dialogut trepalësh social në nivel kombëtar si dhe harmonizimin

e politikave sociale-ekonomike midis 4 entiteteve ne BiH. Kjo gjithashtu dobëson rolin e sindikatave dhe për rrjedhojë

punëtorët.

ILO, në kërkesën e saj për Bosnje&Herzegovinën lidhur me zbatimin e Konventës nr 78, vuri në dukje obligimin e BiH-së

dhe institucioneve të saj që të mbajnë një regjistër të organizatave sindikale. Deri tani vetëm Republika Srpska ka miratuar

një Rregullore për Regjistrimin e Sindikatave në regjistër. ILO ka kërkuar ndryshime në rregullore për të lejuar sindikatat

për të formuar federata dhe konfederata dhe për t'u bashkuar me organizatat ndërkombëtare. Edhe pse Republika Srpska

ka miratuar ndryshimet e kërkuara, në praktice asgjë nuk ka ndryshuar 45 . Në nivelin e Bosnje& Hercegovinës, Federata e

Bosnje&Hercegovinës dhe Distrikti i Brcko, nuk kanë mbajtur regjistra të veçanta për sindikatat, por të dhënat janë bërë

në përputhje me ligjet që aplikohen për shoqatat dhe fondacionet.

Është e rëndësishme të theksohet se ajo që u përmend më parë për organizinim e dobët sindikal është e lidhur ngushtë

me statusin dhe me kapacitetet e tyre. Duke mos pasur 'baza' në kompanitë dhe duke pasur një rol mjaft pasiv në bërjen

e politikave publike nuk është për t'u habitur që sindikatat nuk kanë sukses në mbrojtjen e interesave të anëtarëve të tyre

dhe të punëtorëve tjerë ." 46 Për më tepër, autoritetet kanë neglizhuar sindikatat për vite me rradhë, duke mos i përfshirë

ato në procesin e vendim-marrjes në përputhje me legjislacionin ekzistues, ndërsa nga ana tjetër, I kanë përdorur sindikatat

për qëllime politike, dhe për këtë qëllim I kanë organizuar sipas ndarjet etnike që ekzistojnë në BiH. Ka afërsisht 37 degë

sindikatash dhe sindikata, të cilat rrallë bashkëpunojnë së bashku. Si të tilla ato aktualisht nuk funksionojnë në favor të

punëtorëve. Prandaj nuk është çudi që punëtorët kanë pak besim tek sindikatat dhe rrallë bashkohen me to. Një studim

i fundit i besimit të qytetarëve në institucione të ndryshme tregon se besimi në sindikata është i ulët. 31.1% e njerëzve

të anketuar deklaruan se qytetarët në përgjithësi nuk kanë besim në sindikatat, ndërsa 20.2% nuk kanë aspak besim tek

sindikatat. Qytetarët kanë më shumë besim tek organizatat fetare, tek ushtria, tek policia, tek institucionet gjyqësore, tek

organizatat ndërkombëtare, tek mediat dhe tek OJF-të.

44

Friedrich Ebert Stiftung, 2009

45

Qendra për të drejtat e njeriut e

Universitetit të Sarajevës dhe Fondacioni

Heinrich Boll, 2010

46

Mbrojtja e të drejtave në Bosnje dhe

Hercegovinë: Dy studime ligjore për

të vlerësuar nivelin e përputhjes së

legjislacioneve të brendshme dhe

praktikave me standardet e aplikueshme

ndërkombëtare . (Obradovic, 2010)

19

Rekomandimet

• Të zhvillohen mekanizma administrative, gjyqësore dhe të tjera për një mbrojtje

më efikase të së drejtës së organizimit sindikal, veçanërisht në sektorin privat.

• Të modifikohen dispozitat e ligjeve të punës të entiteve, të Distriktit të Brckos dhe

legjislacioni plotësues në nivel shtetëror në lidhje me ndalimin e sindikatave të

administratorëve të dyqaneve për të parandaluar abuzimin e raportuar të

dispozitave të aplikuara.

• Të miratohet urgjentisht Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive në Distriktin e

Brckos.

• Të modifikohen ligjet e punës së Federatës së BiH dhe Distriktit të Brckos dhe

ligjet plotësuese në nivel shtetëror:

• Duke krijuar dhe mbajtur një regjistër për organizatat sindikale nën juridiksion.

• Duke përcaktuar përfaqësimin e sindikatave si dhe duke përpiluar masa dhe

rregullore që do të përcaktojnë qartë përfaqësimin e sindikatave dhe organizatave

të punëdhënësve.

• Të krijohet një Këshillin Ekonomik dhe Social në nivel shtetëror.

• Të miratohet Rregullorja për Regjistrimin e organizatave sindikale në BiH, Federatën

e BiH dhe Distriktin e Brckos. Përveç kësaj, duhet të krijohet brenda organeve

ekzekutive përgjegjëse për çështjet e punës një shërbim përgjegjës për mbajtjen

e regjistrit në BiH, Federatën e BiH dhe Distriktin.

• Të kanalizohen përpjekjet drejt bashkimit të sindikatave, sidomos ndërmjet 4

entiteteve, nëpërmjet Konfederatës të Pavarur Sindikale të BiH si dhe integrimin

e degëve të sindikatave të entiteteve në një degë sindikale të vetme, për të rritur

anëtarësimin dhe të krijuar epërsi më të madhe nëpërmjet një qasje të përbashkët

ndaj punëdhënësve dhe institucionet qeveritare. Rritja e fondeve, që rezultojnë

nga rritja e numrit të anëtarësimeve, mund të investohen në edukimin dhe

specializimin e personelit të përhershëm dhe të anëtarëve të tjerë të sindikatave.

20

Konkluzionet

Dështimi në implementimin e legjislacioneve ekzistuese ndalon trajtimin adekuat

të të drejtave të punëtorëve dhe të kushteve normale të punës dhe bën pak për

të avancuar demokracinë dhe zhvillimin ekonomik. Për t'u marrë me vështirësitë

që rrjedhin nga shkeljet e normave dhe dispozitave të punës, ekziston nevoja që

qeveria të koordinojnë aktivitetet e tyre së bashku me punëdhënësit dhe punëtorët,

si partner trepalësh, që së bashku të formojnë politikat dhe programet për

promovimin e punës së denjë për të gjithë.

Përpjekje e mëtejshme janë të nevojshme për forcimin e bashkëpunimit midis

sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve në mënyrë që të konsolidohet dialogu

dypalësh social. Përvarësisht faktit se disa organizata punëdhënësësish kanë

kapacitete më të mira, ata janë shpesh të fragmentuara dhe shpesh dështojnë në

bashkëpunimin me njëra-tjetrën si edhe me sindikatat. Megjithatë, bashkëpunimi i

frytshëm midis këtyre aktorëve do të përmirësonte situatën si për ndërmarrjet ashtu

edhe për punëtorët në sektor dhe potencialisht mund të çojë në zhvillimin e

marrëdhënieve industriale.

Në një rajon me papunësi të lartë, ku ekonomia informale është një çështje

dominuese, ku administrata e Shtetit kontrollon zhvillimin e dialogut ekonomik

dhe social dhe ku inspektoriatet e punës nuk janë në gjendje të monitorojnë

implementimin dhe të zbatojnë sanksionet, shoqëria civile dhe sindikatat duhet të

pozicionojë veten si aktorë qendrorë në çështjet që ndikojnë drejtpërdrejtë

ose tërthorazi tek punëtorët. Marrëdhëniet e pazhvilluara me mediat mund të

përmirësohen duke zhvilluar partneritete të përbashkëta midis organizatave

të shoqërisë civile - sindikatave si dhe strategji advokimi. Në fakt, vetëm një

bashkëpunim i mirëfilltë mes të gjithë aktorëve (institucioneve publike, sindikatave,

organizatave të punëdhënësve, OJF dhe mediave) mund të ndihmojnë në krijimin e

progesit socialo-ekonomik dhe në përmbushjen e interesave të punëtorëve dhe të

punëdhënësve.

Qëllimi afatgjatë është që ligjet e këtyre vendeve dhe sistemet ligjore nuk do

plotesohen vetëm me dispozitat e instrumenteve përkatëse ndërkombëtare, që

rregullojnë punën dhe të drejtat sociolo-ekonomike, por që aktorët përtej kufijvëve

do përdorin një qasje të duhur dhe të plotë që do të krijojë kushte më shumë të

favorshme që këto të drejta të respektohen. Së fundi, nëse nivelet e larta të

papunësisë dhe varfëria e përhapur nuk adresohet gjatë hartimit të politikave për

rajonin, as ligjet më të mira ose mekanizmat zbatuese nuk do të jenë në gjendje

për të promovuar punën e denjë dhe vendet me punë cilësore.

“Rrjeti Ballkanik i Punës së Denjë” është një nismë dy-vjeçare e lancuar në vitin

2011. Qëllimi kryesor i Rrjetit është të forcojë kapacitetin e sindikatave, OJF-ve

dhe think tank për të punuar së bashku në promovimin e Punës së Denjë dhe të

vendeve cilësore të punës në Ballkan duke zhvilluar rrjete kombëtare dhe rajonale,

veprime të përbashkëta advokuese dhe fushata publike, duke formuluar propozime

politikash dhe duke monitoruar zbatimin socialo-ekonomik të legjislacionit Evropian.

www.solidar.org

Redaktor Përgjegjës: Conny Reuter

Redaktorë: Iva Zelic and Maurice Claassens

Koordinator Publikimi: Abigail Goundry

Shtypur në letër të ricikluar | © SOLIDAR Shkurt 2012

Ky publikim është prodhuar me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e

vetme e SOLIDAR-it dhe nuk mund të merret në asnjë mënyrë si kur pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!