27.06.2014 Views

Vlerësimi i suksesit - Schule Möriken-Wildegg

Vlerësimi i suksesit - Schule Möriken-Wildegg

Vlerësimi i suksesit - Schule Möriken-Wildegg

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Informacione për prindër

Vlerësimi i suksesit

dhe kalimi në shkollën

fillore 9 vjeçare Aargau

Qershor 2010 (albanisch)

1

Prej vitit shkollor 2010/11 vlejnë në shkollën fillore 9 vjeçare në Aargau

rregulla të reja për vlerësimin e nxënëseve dhe nxënësve. Kjo broshurë ju

informon për formën dhe kohën e vlerësimit të suksesit si dhe ecurin e

vendimeve.

Instrumentet e vlerësimit

Prej vitit shkollor 2010/11 dëftesat e deritashme të shkollës fillore të ulët dhe asaj të lartët do të

zëvendësohen me instrumente të reja vlerësimi. Vlerësimi pason i orientuar në synime dhe i orientuar

në sukses. Me një raport të ndërmjetëm marrin nxënëset dhe nxënësit vlerësime të qëllimshëme, që e

ndihmojnë procesin e mësimit dhe tregojnë mundësit dhe zhvillimin e tyre. Në dëftesën vjetore do të

shihet si deri më tash, se sa janë arrit në fund të vitit qëllimet e parashtruara në mësim. E re do të jetë

se gjatë vitit shkollor do të bëhet për secilin nxënëse dhe nxënës një dosje e vlerësimit të punë së

tyre.

Raporti i ndërmjetëm

Pas gjysëmvjetorit të parë (gjithmonë para pushmit dimëror të sportit) e

marrin nxënëset dhe nxënësit një raport të ndërmjetëm, Në raportin e

ndërmjetëm suksesi vlerësohet në lëndë të ndryshme me një notë

orientuese. Notat orientuese ju informojnë për atë se ku nxënësja apo

nxënësi është i mirë e ku i dobët në profilin e suksesit. Notat orientuese nuk

do të llogariten në mesataren e notave të vitit. Për kalim në klasën tjetër

vendos vetëm mesatarja e notave vjetore. Si shtesë notat orientuese do ta

tregojnë suksesin në lëndët gjermanisht, matematikë, anglisht (të gjitha

cikleve të shkollës fillore) dhe frëngjisht (cikli i lartë i shkollës fillore) të cilat

do të vlerësohen me fjalë.

Po ashtu kompetancat vetanake dhe sociale, personeli mësimor do t`i

vlerësoj me fjalë.

Fundi i

gjysëmvjetorit të

parë

Në klasën e parë fillore po ashtu edhe në klasën e parë që zgjatë dy vjetë

vlerësimi i suksesit bëhet vetëm me fjalë.

2

Notat orientuese dhe vlerësimi me fjalë në raportin e ndërmjetëm

shërbejnë për ta ditur gjendjen, dhe janë si bazë për bisedë në mes

mësuesit /es përgjegjëse, dhe prindërve si dhe nxënëses apo nxënësit.

Raporti i ndërmjetëm tregon se ku ka nevojë për mbështetje në mënyrë

që në fund të vitit të arrihet qëllimi i parashtruar për mësim. Raporti i

ndërmjetëm nuk vlenë për kalimin në klasën tjetër.

Dëftesa vjetore

Në fund të vitit shkollor nxënëset dhe nxënësit e marrin dëftesën vjetore me

nota. Mesatarja e notave në dëftesën vjetore vendos për kalimin në klasën

tjetër

Fundi i vitit

Në klasën e parë në shkollën fillore po ashtu edhe në klasën e parë që

zgjatë dy vjetë, vlerësimi i suksesit bëhet vetëm me fjalë. Nxënëset dhe

nxënësit e marrin një raport të mësimit . Vlerësimi i përgjithshëm nga ana e

personelit mësimor vendos për kalimin në klasën e dytë.

Dosja e vlerësimit

Për secilin nxënëse dhe nxënës gjatë vitit shkollor do të mbahet në

vazhdimësi një dosje e vlerësimit. Këtu do të mbahet ecuria e vlerësimit,

provimet, dëshmit e qarta të punës. Nxënëset dhe nxënësit munden që

procesin e mësimit nga ana e tyre ta dokumentojnë po ashtu qartë, me

dokumente të tyre dhe t`ia bashkangjesin kësaj dosje vlerësimi.

Gjatë vitit shkollor

Me këtë dosje mundet personeli mësimor gjatë bisedës me nxënëset dhe

nxënësit, po ashtu edhe me prindërit, në hollësi tu tregoj se çfarë suksesi

kanë arrit nxënëset dhe nxënësit, se si ka ardhë deri te ky vlerësim dhe si

shihet nga personeli mësimor e gjithë kjo ecuri në mësim.

3

Lëndët kryesore- dhe lëndët e tjera

E re është se lëndët ndahen në lëndë kryesore dhe të tjera. Tabelat e mëposhtme tregojnë

klasifikimin e lëndëve në shkollën fillore të ulët dhe të lartë

Shkolla fillore e ulët

Lëndët kryesore (Kernfächer)

Gjermanisht

Matematikë

Dituri natyre e shoqërie

Lëndët të tjera (Erweiterungsfächer)

Edukatë fizike

Edukatë vizatimore

Anglisht

Etika dhe fetë

Muzikë

Punë me tekstil

Punëtori

Shkolla fillore e lartë:

Lëndët kryesore Lëndët të tjera Lëndët shtesë

Gjermanisht Edukatë fizike Kori / Ansambëli

Matematikë Edukatë vizatimore Modelim i lirë (Raj.)

Anglisht* Etika dhe fetë Mësimi instrumental

Frëngjisht* Gjeometri dhe vizatim teknik Praktikë në dituri natyre

Italisht*

Ekonomia shtëpiake

Latinisht (Raj.)

Musikë

Dituri natyre e

Punë me tekstil

shoqërie(Real)

Biologji (Sek/Raj)

Punëtori

Kimi (Sek/Raj)

Gjeografi (Sek/Raj)

Histori (Sek/Raj)

Fizikë (Sek/Raj)

* Te lëndët e zgjedhura në gjuhë të huaj numrohet prej klasës së dytë të shkollës Reale gjuha e huaj me notën

më të mirë si lëndë kryesore, të gjitha gjuhët e tjera numrohen si lëndë të tjera. Në shkollën Sekundare dhe atë

Rajonale gjuha angleze dhe frënge numrohen si lëndë kryesore kurse italishtja si lëndë e dytë.

4

Mesatarja e notave dhe kalimi-Promotion

Për kalim në klasën e dytë në shkollën fillore të ulët vendos vlerësimi i përgjithshëm i gjithë personelit

mësimor. Si bazë merret raporti i mësimit. Prej klasës së dytë bëhet notimi i lëndëve kryesore dhe i

lëndëve të tjera. Notat e këtyre lëndëve numrohen në raportin vjetor për kalimin në klasën tjetër.Të

gjitha notat numrohen njëherë.

Në shkollën fillore të lartë mundet prej nxënëseve dhe nxënësve pranë lëndëve kryesore dhe lëndëve

të tjera të vendosen dhe lëndë shtesë.( shiko tabela f. 4.). Këto nota nuk janë relevante për kalimin në

klasën tjetër dhe për llogaritjen e mesatarës të notave në dëftesën vjetore. Në dëftesën vjetore për

këtë shkak në vend të një note mund të shkruhet "e ndjekur".

Për t`u ngritur në klasën tjetër (Promotion) duhet të përmbushen dy parakushte:

1. Lëndët kryesore: Nxënësja apo nxënësi duhet ta arrijë mesatarën e parrumbullaksuar më

s`paku me noten 4 në dëftesë në lëndët kryesore.

2. Lëndët kryesore dhe

ato të tjera:

Nxënësja dhe nxënësi duhet ta arrijë mesatarën e parrumbullaksuar të

lëndëve kryesore dhe lëndëve të tjera s`paku me noten 4.

Shembull për llogaritjen e mesatarës të notave në shkollën fillore të ulët:

Gjermanisht 5.5 Edukatë fizike 4.5

Matematikë 4 5

Dituri natyre e 4.5 Anglisht 4.5

shoqërie

Etika dhe fetë 4.5

Muzikë 4

Punë me tekstil 4.5

Punëtori 5

Mesatarja e lëndëve kryesore: 4.66… Mesatarja e lëndëve të tjera: 4.57…

Mesatarja e lëndëve kryesore dhe të tjera: 4.61..

5

Nëse një nxënëse apo nxënës nuk e ka arrit mesatarën e kërkuar, personeli mësimor i bisedon masat

e nevojshme me nxënësen apo nxënësin dhe prindërit e tyre. Nëse mes personelit mësimor dhe

prindërve nuk ka pajtim me vendimin për kalim, vendos pleqësia e shkollës. Prindërit kanë mundësi

kundër këtij vendimi mbrenda 30 ditësh pas vendimit, të paraqesin ankesë te këshilli rajonal i

shkollës. Me fjalën (Laufbahnenentscheid- kuptohet kalimi në një shkollë të llojit tjetër si dhe pas

përsëritjes të një klase, ne këtu do ta quajmë" vendim për kalim"). Me "vendim për kalim" janë

menduar të gjitha vendimet, që ndikojnë në vendimet shkollore të nxënësve dhe nxënësve. Në thelb

janë këto kalime (Promotion) vendime për kalime dhe përcaktime edhe për të rinjë me nevoja të

veçanta apo në shkolla të veçanta.

Notat e dëftesës vjetore bazohen në një vlerësim të përgjithshëm dhe merr parasysh rezultatet e

paraqitura në dosjen e vlerësimit si me shkrim po ashtu edhe me gojë. Personeli mësimor vendos se ,

si do të vlerësohen dëshmit nga dosja e vlerësimit për llogaritjen e notave në dëftesën vjetore.

Personeli mësimor vë për një gjysëmvjetor s`paku aq dëshmi në dosjen e vlerësimit, si është e

paraparë në planin mësimor për vlerësimin e një lënde, duke pas para sysh se sa orë ka në javë

lënda e caktuar. P.sh nëse në katër javë në një lëndë zhvillohet një mësim (temë e caktuar), duhet

s`paku katër për gjysëmvjetor dhe në fund të vitit të jenë tetë dëshmi të pranishme. Nxënëset dhe

nxënësit po ashtu edhe prindërit e tyre kanë të drejtë ta pyetin mësuesin dhe ta shohin, dosjen e

vlerësimit.

6

Kalimi në shkollën fillore të ulët dhe të lartë

Ecuria e propozimit për kalim

• Më s`voni deri në muajin prill zhvillon mësuesja e kopshtit parashkollor, gjegjësisht mësuesja/i i

klasës së 5. me prindërit dhe nxënësen apo nxënësin, një bisedë për kalim në klasën tjetër.

Personeli mësimor shpjegon dhe e arsyeton propozimin e tij. Marrveshja bëhet me shkrim, do të

thotë prindërit do të nënshkruajnë nëse janë të pajtimit.

• Nëse personeli mësimor dhe prindërit nuk janë të një mendimi, vendimin e merr pleqësia e

shkollës. Para këtij vendimi, prindërit e kanë mundësin t`i paraqesin argumentet e tyre te pleqësia

e shkollës, pra kanë të drejtë për (seancë dëgjimore).

• Në fund, vendimi për kalim do tu dërgohet prindërve nga pleqësia e shkollës me shkrim. Prindërit

kanë mundësi kundër këtij vendimi mbrenda 30. ditësh pas marrjes së vendimit të paraqesin

ankesë te këshilli rajonal i shkollës.

Kalimi në shkollën fillore të

ulët

Kalimi në shkollën fillore të

lartë

Kur bënë propozimin për kalim, mësuesja/i i kopshtit parashkollor

ka parasysh zhvillimin e fëmijës. Në raste të veçanta mund të jetë

klasa e parë që zgjatë dy vjet..

Te propozimi për kalim në shkollë fillore të lartë (Reale-,

Sekundare-, apo shkolla Rajonale) mësuesja/i merr parasysh

suksesin e lëndëve kryesore dhe të tjera, vlerësim për vetë

kompetencë, si dhe prognozën e zhvillimit të fëmijut.

Më tutje ekziston mundësia që nxënëset apo nxënësit e klasës të 5.

të klasës fillore të ulët të hyjnë në provim për tu kualifikuar për

shkollën Sekundare apo Rajonale.

7

Llojet e kalimit në shkollë fillore të lartë

Për të kaluar prej shkollës Reale në atë Sekundare dhe prej shkollës Sekundare në atë Rajonale vlen

në fund të vitit shkollor propozimi i kalimit nga personeli mësimor në saje të suksesit. Në klasën 1.

dhe 3. të shkollës fillore të lartë munden nxënëset apo nxënësit me kalimin e provimit të kualifikohen

për shkollën Sekundatre apo Rajonale.

Kalimi në shkollën e mesme profesionale shkollën e mesme tregëtare shkollën

e mesme të informatikës apo shkollën e mesme të specializuar dhe në gjimnaz

Rregullat e kalimit mbesin si deri tani në formen e njëjtë. Notat orientuese (lëndët e njëjta si deri tani:

gjermanisht, frëngjisht, anglisht, matematikë, histori, biologji, kimi, muzikë, vizatim (dhe sipas dëshirës

latinisht) në raportin e ndërmjetëm të klasës të 4. të shkollës Rajonale dhe provimi përmbyllës i

shkollës Rajonale (Bezirksschulabschlussprüfung-BAP) vendosin për kalimin në një nga shkollat e

përmendura. Informacione më të përafërta për rregullat e kalimit janë në fletën te raporti i ndërmjetëm

i klasës së 4. të shkollës Rajonale nën: www.ag.ch/bildung (shiko përmbajtja më e kërkuar, rregullat e

kalimit) > shënim i instrumenteve vlerësuese elektronike.

Për kalim në një shkollë të mesme: shiko:

Departement BKS, Abteilung Berufsbildung und Mittelschule, Sektion Mittelschule, Tel. 062 835 21 80

www.ag.ch/mittelschulen apo www.ag.ch/berufsmaturitaet

8

Vlerësimi dhe kalimi te qëllimet indviduale të mësimit

Te nxënëset dhe nxënësit me nevoja të veçanta në klasën e rregullt mund të vendosen qëllime

mësimore individuale. Kështu mund të punohet me këta nxënës, p.sh. te ata që kanë mësim shtesë

në gjuhën gjermane si gjuhë e dytë, apo kur nevojitet shumë gjatë një mbështetje speciale (terapi)

pedagogjike, punohet duke vendos qëllime individuale të mësimit.

Përparimi në lëndët përkatëse do të përmblidhet në raportin qëllimiet e mësimit individual. Nxënëset

dhe nxënësit te të cilët së paku në një lëndë punohet me qëllime mësimore individuale, dhe kështu

nuk vëhet nota, do të bëhet në bazë të një vlerësimi të përgjithshëm dhe me shikim në arritjen e

qëllimeve individuale të mësimit edhe ngritja. Në rregull rishikohet pas çdo termini kur merret dëftesa,

nëse janë arrit qëllimet mësimore të klasës, kështu mund të hiqen qëllimet indivduale të mësimit.

Në klasë të vogël bëhet një raport mësimor. Ky përmban ne fjalë vlerësimin e përgjithshëm mbi

fortësin dhe dobësit në lëndë të veçanta, po ashtu për vetë kompetencë dhe kompetencë sociale. Në

mes të marsit deri në prill e rishikon mësuesja/i përgjegjës i klasës mundësin e kalimit në një klasë të

përshtatshme të rregullt.

9

Bashkëpunimi në mes prindërve dhe personelit mësimor

Prindërit dhe personeli mësimor dëshirojnë të njëjtën gjë, që fëmijën ta ngritin, në mënyrë që aftësit e

tij të shpalosen dhe në të ardhmen, jetën profesionale dhe shoqërore ta kalojnë mirë. Natyrisht

pikëpamjet, se çka për fëmijë apo të rinjë është mirë dhe më me rëndësi, vetëkuptueshëm

nganjëherë janë të ndryshme. Prindërit dhe personeli mësimor i shohin nxënëset apo nxënësit në

fusha të ndryshme. Për këtë është e rëndësishme që prindërit dhe personeli mësimor të bisedojnë

s`bashku dhe njëri tjetrit t`ia shpalosin mendimin e tyre. Bisedat shërbejnë, që marrëveshja e dy

anshëme të rritet për qëllimet dhe qëndrimet në mënyrë që fëmiju përmes një bashkëpunimi të mirë të

përkrahet dhe ngritet në mënyrë optimale.

Prindërit do të duhej të informohen për shkollën dhe qëllimet pedagogjike. Po ashtu do të duhej të

informohen nga shkolla, se ku mund të japin kontribut aktiv dhe ku janë kufijtë e veprimit. Më këtë

qëndron gjithmonë mirëqenja e fëmijëve dhe të rinjëve në qendër të vëmendjes. Me punë të

përbashkët me shkollën tregojnë prindërit interesim për jetën shkollore të fëmijut të tij.

Instrumentet e reja të vlerësimit, posaqërisht raporti i ndërmjetëm, ofrojnë një bazë të mirë për biseda

në mes prindërve dhe personelit mësimor. Prindërit njoftohen se si vlerësohet suksesi i fëmijut të tyre

dhe si janë bërë vlerësimet e veçanta. Prindërit në këto biseda munden t`i sjellin supozimet dhe

vrojtimet e tyre. Me ndihmën e dosjes të vlerësimit munden nxënëset dhe nxënësit gjatë këtyre

bisedave vetë ta përshkruajnë procesin e tyre mësimor dhe të raportojnë për përparimin dhe

vështërsit e tyre.

Prindërit apo kujdestarët përgjegjës të fëmijëve kanë të drejtën në çdo kohë të paraqiten për një

bisedë. Sipas ligjit të shkollës janë prindërit nga ana tjetër të detyruar që ftesës së shkollës (personelit

mësimor, udhëheqësis apo pleqësis të shkollës) si dhe mbledhjeve të prindërve tu përgjigjen.

10

Pamje mbi vlerësimin e suksesit dhe vendimet më të rëndsishëme mbi ecurin e kalimit në shkollë

Shkolla

fillore e ulët

Shkolla fillore e lartë

Shkalla / klasa Semestri i 1. Semestri i 2. Ecuria

Arsimimi

Propozimi dhe ecuria mbi kalimin në shkollën fillore të ulët

parashkollor

Klasa e 1. Raporti i ndërmjetëm

(pa nota)

Raporti i mësimit

(pa nota)

Raporti mësimor (në fund të vitit shkollor) për kalim në klasën tjetër

Klasa e 2.-4.

Klasa e 5.

Klasa 1.-3.

Klasa e 4.

Raporti i ndërmjetëm

(me nota orientuese)

Raporti i ndërmjetëm

(me nota orientuese)

Raporti i ndërmjetëm

(me nota orientuese)

Raporti i ndërmjetëm

(me nota orientuese)

Dëftesa vjetore

(me nota)

Dëftesa vjetore

(me nota)

Dëftesa vjetore

(me nota)

Dëftesa vjetore

(me nota)

Llojet e kalimit (shkolla Reale → shkolla Sekundare /shkolla

Sekundare → shkolla Rajonale)

Llojet e kalimit pas klasës të 1. (shkolla Rajonale → shkolla Sekundare

/ shkolla Sekundare → shkolla Reale)

Mesatarja e notave në dëftesën vjetore për kalim në klasën tjetër

Propozimi nga personeli mësimor për kalim në shkollën fillore të lartë

Ekziston mundësia e provimit për kalim.

Mesatarja e notave në dëftesën vjetore për kalim në klasën tjetër

Mesatarja e notave në dëftesën vjetore për kalim në klasën tjetër

Propozimi nga personeli mësimor për llojin e kalimit

Ekziston mundësa për provimin e kalimit në klasën 1. dhe3. të

shkollës Sekundare- dhe Rajonale .

Te mesatarja e pamjaftueshme e notave në fund të klasës të 1. të

shkollës Rajonale- dhe Sekundare

përsëritja Te mos arritja e qëllimit mësimor në raportin e mësimit, përsëritja e

klasës të 1. të shkollës fillore të ulët

Te mesatarja e pamjaftueshme e notave përsëritja e klasës të 2. deri

klasa e 4. e shkollës fillore të ulët

Te mesatarja e pamjaftueshme e notave përsëritja e klasës t 1.të

shkollës Reale po ashtu klasa e 2. dhe 3. e shkollës fillore të lartë

Kalimi i një klase (në secilin vit shkollor i mundshëm)

Kërkesa e prindërve

*Gjimnazi, shkolla e mesme profesionale, shkolla e mesme tregëtare, shkolla e mesme e informatikës dhe shkolla profesionale me maturë

11

Kjo broshurë është përkthyer në shumë gjuhë. Përkthimet janë në formën elektronike l dhe prej

qershori 2010 në www.ag.ch/bildung (→ ecuria e kalimit) shkarkuese.

Departement Bildung, Kultur und Sport

Abteilung Volksschule

Bachstrasse 15

5001 Aarau

Tel. 062 835 21 00

volksschule@ag.ch

www.ag.ch/bildung

12

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!