Edicioni 28 - Partners Albania

Edicioni 28 - Partners Albania Edicioni 28 - Partners Albania

partnersalbania.org
from partnersalbania.org More from this publisher
15.05.2014 Views

pranishme lokale dhe korrespondentët e mediave kombëtare. Në kuadër të aktiviteteve mediatike të fushatës, më 3 Shkurt 2007 u zhvillua në TV Teuta një debat televiziv ku morrën pjesë rreth 35 gra përfaqësuese të grupit iniciator të fushatës, të forumeve të grave të partive politike dhe kandidate për anëtare në Këshillin Bashkiak nga të gjitha forcat politike. Debati u fokusua në funksionimin e zyrës për barazinë gjinore ku pjesëmarrëset e vlerësuan si shumë pozitive inisiativën dhe dhanë argumenta në mbështetje të saj si dhe për përfshirjen në platformat elektorale e programet e kandidatëve për Kryetar Bashkie. Një sërë materialesh promovuese si postera, fletëpalosje, banderola u shpërndanë në të gjithë qytetin e Durrësit. Rreth 300 pjesëmarrës përfaqësues të shoqërisë civile të qytetit të Durrësit, të forumeve të grave të partive politike, të institucioneve publike, të Bashkisë, Prefekturës, të rinj Forumi i hapur me kandidatët përfaqësues të në Durrës grupeve rinore, etj. u mblodhën në datë 12 Shkurt 2007, në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit, në një Forum të hapur me kandidatët Z. Armand Teliti i Koalicionit të djathtë dhe Z. Vangjush Dako i Koalicionit të majtë. Kandidatët shpallën platformat e tyre në lidhje me çështje problematike për gruan duke u fokusuar veçanërisht në: plane dhe projekte konkrete të ardhshme për përmirësimin e situatës social-ekonomike të gruas, vendin që do të zerë ajo në programet elektorale dhe në strukturat vendim-marrëse vendore, si dhe në diskutimin mbi ngritjen e zyrës për barazi gjinore pranë Bashkisë së Durrësit. Në fund të Forumit, secili kandidat nënshkroi para gjithë të pranishmëve “Angazhimin e Kandidatit” për realizimin e premtimeve me të ardhur në pushtet duke deklaruar publikisht që jo vetëm çështja e zyrës por dhe programe të tjera për mbështetjen dhe fuqizimin e kësaj kategorie të shoqërisë do të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm. Forumi u pasqyrua gjerësisht në median lokale televizive, TV Teuta si dhe në shtypin e shkruar. “Qendra Rinore, ëndrra që së bashku mund ta bëjmë realitet !” Rreth 50 të rinj fierakë, përfaqësues të Parlamentit Rinor Fier, Qendrës Rinore, MJAFT, SNV etj. u mblodhën në një takim tre ditor dhe diskutuan mbi problematikat rinore të qytetit të Fierit: papunësinë e të rinjve, mungesën e trainimeve profesionale, mungesën e kushteve për t’u argëtuar dhe ushtruar sporte të ndryshme, mungesën e një kinemaje në qytet, mungesën e zonave të gjelbëruara, ndotjen e ambjentit, përdorimin e drogës nga të rinjtë etj. Konferencë shtypi për lançimin e fushatës në Fier Pas debateve mbi këto çështje grupi nismëtar vendosi si çështje prioritare në kuadër të fushatës “Unë mbështes Qeverisjen e Mirë”, ngritjen e një qendre rinore multi-funksionale në qytetin e Fierit, qendër e cila do të adresonte disa nga nevojat e rinisë fierake. Fushata lokale me sloganin “Qendra Rinore, Ëndrra Që Duam Të Bëjmë Realitet”. startoi në 3 Nëntor me një konferencë për shtyp ku të rinjtë prezantuan çështjen e ngritjes së qendrës rinore si një prioritet për të cilin do të lobonin me të gjitha forcat politike dhe kandidatët për Kryetar Bashkie të qytetit me qëllim përfshirjen e ngritjes së qendrës në platformat e tyre elektorale. Në këtë konferencë morrën pjesë të gjitha mediat lokale. Kronika nga konferenca u transmetuan në të tre TV lokale të qytetit në edicionet qendrore të lajmeve. Me qëllim bërjen sa më të njohur të çështjes si dhe sigurimin e mbështetjes për realizimin e iniciativës, grupi i të rinjve realizoi një sërë takimesh me grupe mbështetëse qytetarësh, personalitete të fushës së arsimit, artit dhe shkencës, politikës si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme si Z. Fatmir Mediu, Ministër i Mbrojtjes i cili ka konfirmuar mbështetjen e tij për këtë iniciativë dhe vlerësimin e propozimit të të rinjve për përdorimin e ambienteve për qendër rinore të një godine në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, me Drejtorin e Drejtorisë Arsimore të Rajonit Fier, me deputetin e Partisë Socialiste Z. Albert Caci, me Drejtorin e Drejtorisë së Kulturës në Bashki Z. Fran Ukcama, me aktoren e njohur Znj. Hajrie Rondo etj. Një takim tjetër u zhvillua me Drejtoren e Drejtorisë së Rinisë pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Znj. Migena Reci me të cilën u diskutuan planet dhe projektet në kuadër të Planit të Veprimit për Rininë si dhe mbështetja që mund t’u ofrohet të rinjve të qytetit përmes programeve të reja në kuadër të zbatimit të strategjisë së rinisë. Në kuadër të fushatës “Qendra Rinore, Ëndrra Që Duam Të Bëjmë Realitet”, të rinjtë ideuan dhe me mbështetjen e P-Sh realizuan një sërë materialesh promovuese si fletëpalosje, postera, spot televiziv, banderola, fletë informative të cilat iu bashkangjitën shtypit të përditshëm për njohje nga opinioni i gjerë publik. PER NJE SHOQERI CIVILE ME TE ZHVILLUAR 6

Ideja e ngritjes së Qendrës Rinore është prezantuar edhe në aktivitete të tjera të Parlamentit Rinor dhe është përgëzuar edhe nga kandidatët për Kryetar Bashkie të ftuar në këto takime. Megjithëse të katërt kandidatët për Kryetar Bashkie në qytetin e Fierit Z. Baftjar Zeqaj i Koalicionit të majtë dhe kryetari aktual i bashkisë, Z. Ferdinand Murati nga Koalicioni i djathtë, Z. Asip Demo kandidat i PDI dhe Z. Arqile Piperi i PBDNJ, u ftuan në një Forum të hapur me të rinjtë e qytetit të Fierit për të ballafaquar platformat e tyre elektorale dhe megjithëse të gjithë e mirëpritën ftesën, për arsye të impenjimeve dhe mosgjetjes së kohës së përshtatshme nga të gjitha palët, Forumi nuk mundi të zhvillohej. Megjithatë, nga takime të shpeshta me kandidatët respektive, të rinjtë përfaqësues të grupit të punës morrën prej të gjitha palëve premtimin për angazhim maksimal në lidhje me çështjen e Qendrës Rinore dhe një kujdes më të madh kushtuar të rinjve dhe programeve që synojnë zhvillimin e tyre në qytetin e Fierit. Në debatet televizive të zhvilluara në Televizionin Publik Shqiptar dhe në atë lokal TV Kombi, disa ditë përpara përfundimit të fushatës, kandidatët Zeqaj dhe Murati kanë ballafaquar mes të tjerash dhe programet e tyre elektorale për rininë dhe janë angazhuar publikisht për ngritjen e Qendrës Rinore. Partnerët-Shqipëri do të punojë me OJF-të në periudhën paszgjedhore për të zhvilluar mjete monitorimi për matjen e realizimit të premtimeve të marra nga zyrtarët e zgjedhur. Ne dëshirojmë të shprehim një falenderim të ngrohtë për të gjitha grupet e përfshira që bënë të mundur suksesin e këtyre fushatave si dhe një falenderim të veçantë për koordinatorët lokalë: Alketa Dhimitri, Aurel Grabocka, Bajana Çeveli, Blendi Dibra, Englantina Gjini, Nevila Jahaj, Vullnet Mulla, për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar. “Rimëkëmb qytetin tënd, promovo trashëgiminë !” “Ndryshimi vjen me gruan !” “Ne duam të jemi pjesë e ndryshimit; “Ne meritojmë një Administratë Publike: të përkushtuar, të kualifikuar, të pakorruptuar !” “Së bashku për Qeverisje Transparente !” “Përfshihu ... Reflekto që tani !” të rinj në procesin e vendimmarrjes lokale !” “Qendra Rinore, ëndrra që së bashku mund ta bëjmë realitet !” Partnerët - Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare shqiptare me mision zhvillimin e shoqërisë civile shqiptare dhe të një kulture ndryshimi dhe manaxhimi konfliktesh. Partnerët- Shqipëria është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Partnerëve për Ndryshim Demokratik (Partnerët), një rrjet Qendrash në 15 vende të botës, të cilat japin trajnime për zgjidhje konflikti si dhe shërbime për shoqërinë, OJF-të, qeverinë qëndrore dhe vendore, dhe sektorin privat në vendet e tyre dhe në vende të tjera në botë. Adresa e Internetit e PDCI është: partners@partnersglobal.org PARTNERET- SHQIPERI QENDRA PER NDRYSHIM DHE MANAXHIM KONFLIKTI Adresa: Rruga Pjetër Bogdani, nr.41, Kutia Postare 2418/1, Posta Qendrore, Tiranë Tel: +355 4 254881/3 Fax: 273351 Email: partners@partnersalbania.org Http: //www.partnersalbania.org 7

pranishme lokale dhe korrespondentët e mediave

kombëtare.

Në kuadër të aktiviteteve mediatike të fushatës,

më 3 Shkurt 2007 u zhvillua në TV Teuta një debat

televiziv ku morrën pjesë rreth 35 gra përfaqësuese

të grupit iniciator të fushatës, të forumeve të grave

të partive politike dhe kandidate për anëtare

në Këshillin Bashkiak nga të gjitha forcat politike.

Debati u fokusua në funksionimin e zyrës për

barazinë gjinore ku pjesëmarrëset e vlerësuan si

shumë pozitive inisiativën dhe dhanë argumenta

në mbështetje të saj si dhe për përfshirjen në

platformat elektorale e programet e kandidatëve

për Kryetar Bashkie.

Një sërë materialesh promovuese si postera,

fletëpalosje, banderola u shpërndanë në të gjithë

qytetin e Durrësit.

Rreth 300 pjesëmarrës

përfaqësues

të shoqërisë civile të

qytetit të Durrësit, të

forumeve të grave

të partive politike,

të institucioneve

publike, të Bashkisë,

Prefekturës, të rinj

Forumi i hapur me kandidatët përfaqësues të

në Durrës

grupeve rinore, etj.

u mblodhën në datë 12 Shkurt 2007, në Pallatin e

Kulturës “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit,

në një Forum të hapur me kandidatët Z. Armand

Teliti i Koalicionit të djathtë dhe Z. Vangjush Dako i

Koalicionit të majtë.

Kandidatët shpallën platformat e tyre në lidhje

me çështje problematike për gruan duke u

fokusuar veçanërisht në: plane dhe projekte

konkrete të ardhshme për përmirësimin e situatës

social-ekonomike të gruas, vendin që do të zerë

ajo në programet elektorale dhe në strukturat

vendim-marrëse vendore, si dhe në diskutimin mbi

ngritjen e zyrës për barazi gjinore pranë Bashkisë

së Durrësit. Në fund të Forumit, secili kandidat

nënshkroi para gjithë të pranishmëve “Angazhimin

e Kandidatit” për realizimin e premtimeve me të

ardhur në pushtet duke deklaruar publikisht që jo

vetëm çështja e zyrës por dhe programe të tjera

për mbështetjen dhe fuqizimin e kësaj kategorie

të shoqërisë do të realizohen gjatë mandatit

të ardhshëm. Forumi u pasqyrua gjerësisht në

median lokale televizive, TV Teuta si dhe në shtypin

e shkruar.

“Qendra Rinore, ëndrra që së bashku

mund ta bëjmë realitet !”

Rreth 50 të rinj fierakë, përfaqësues të Parlamentit

Rinor Fier, Qendrës Rinore, MJAFT, SNV etj. u

mblodhën në një takim tre ditor dhe diskutuan mbi

problematikat rinore të qytetit të Fierit: papunësinë

e të rinjve, mungesën e trainimeve profesionale,

mungesën e kushteve për t’u argëtuar dhe ushtruar

sporte të ndryshme,

mungesën e një

kinemaje në qytet,

mungesën e zonave

të gjelbëruara,

ndotjen e ambjentit,

përdorimin e drogës

nga të rinjtë etj.

Konferencë shtypi për lançimin

e fushatës në Fier

Pas debateve mbi këto çështje grupi nismëtar

vendosi si çështje prioritare në kuadër të

fushatës “Unë mbështes Qeverisjen e Mirë”,

ngritjen e një qendre rinore multi-funksionale në

qytetin e Fierit, qendër e cila do të adresonte

disa nga nevojat e rinisë fierake.

Fushata lokale me sloganin “Qendra Rinore,

Ëndrra Që Duam Të Bëjmë Realitet”. startoi

në 3 Nëntor me një konferencë për shtyp ku të

rinjtë prezantuan çështjen e ngritjes së qendrës

rinore si një prioritet për të cilin do të lobonin

me të gjitha forcat politike dhe kandidatët për

Kryetar Bashkie të qytetit me qëllim përfshirjen

e ngritjes së qendrës në platformat e tyre

elektorale. Në këtë konferencë morrën pjesë të

gjitha mediat lokale. Kronika nga konferenca

u transmetuan në të tre TV lokale të qytetit në

edicionet qendrore të lajmeve.

Me qëllim bërjen sa më të njohur të çështjes si dhe

sigurimin e mbështetjes për realizimin e iniciativës,

grupi i të rinjve realizoi një sërë takimesh me

grupe mbështetëse qytetarësh, personalitete të

fushës së arsimit, artit dhe shkencës, politikës si

dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme

si Z. Fatmir Mediu, Ministër i Mbrojtjes i cili ka

konfirmuar mbështetjen e tij për këtë iniciativë

dhe vlerësimin e propozimit të të rinjve për

përdorimin e ambienteve për qendër rinore

të një godine në administrim të Ministrisë së

Mbrojtjes, me Drejtorin e Drejtorisë Arsimore të

Rajonit Fier, me deputetin e Partisë Socialiste Z.

Albert Caci, me Drejtorin e Drejtorisë së Kulturës

në Bashki Z. Fran Ukcama, me aktoren e njohur

Znj. Hajrie Rondo etj.

Një takim tjetër u zhvillua me Drejtoren e

Drejtorisë së Rinisë pranë Ministrisë së Turizmit,

Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Znj. Migena Reci

me të cilën u diskutuan planet dhe projektet

në kuadër të Planit të Veprimit për Rininë si dhe

mbështetja që mund t’u ofrohet të rinjve të

qytetit përmes programeve të reja në kuadër

të zbatimit të strategjisë së rinisë.

Në kuadër të fushatës “Qendra Rinore, Ëndrra

Që Duam Të Bëjmë Realitet”, të rinjtë ideuan

dhe me mbështetjen e P-Sh realizuan një sërë

materialesh promovuese si fletëpalosje, postera,

spot televiziv, banderola, fletë informative të

cilat iu bashkangjitën shtypit të përditshëm për

njohje nga opinioni i gjerë publik.

PER NJE SHOQERI CIVILE ME TE ZHVILLUAR

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!