15.05.2014 Views

Edicioni 28 - Partners Albania

Edicioni 28 - Partners Albania

Edicioni 28 - Partners Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

qytetin e Shkodrës, rritjen e përfaqësimit të rinisë

në Këshillin Bashkiak si dhe çështje të tjera me

interes për rininë.

Në fund të debatit, kandidatët për Kryetar

Bashkie premtuan se do mbështesnin iniciativën

e ndërmarrë nga rinia shkodrane, jo vetëm duke

e përfshirë në platfomën e tyre elektorale por

do të bënin të mundur ngritjen e qendrës rinore

”Luleborë” dhe krijimin e Bordit rinor në Këshillin

Bashkiak.

“Ne duam të jemi pjesë e ndryshimit;

të rinj në procesin e vendim-marrjes lokale !”

Më 18 – 19 Tetor 2006, u organizua në Vlorë takimi

dyditor me temë “Unë Mbështes qeverisjen e

Mirë”, me pjesëmarrjen e 38 përfaqësuesve

të organizatave rinore , nxënës dhe studentë.

Pasi diskutuan disa çështje problematike që

shqetësojnë rininë vlonjate, pjesëmarrësit votuan

si më të rëndësishme ngritjen e një Komisioni

Këshillimor për Çështjet e Rinisë pranë Bashkisë së

qytetit të Vlorës dhe vendosën që të ndërtonin

fushatën e tyre të advokacisë për të përcjellë te

qytetarët dhe tek kandidatët për Kryetar Bashkie

mesazhin “Ne duam të jemi pjesë e Ndryshimit; Të

rinjtë në procesin e vendim-marrjes Lokale”.

Mesazhi i fushatës iu prezantua qytetarëve të

Vlorës dhe kandidatëve për Kryetar Bashkie

nëpërmjet një konference për shtyp organizuar

në datën 24 Nëntor 2006.

Më pas, grupi i punës pasi përcaktoi modalitetet

mbi përbërjen dhe mënyrën e funksionimit të

Komisionit Këshillimor për çështjet e Rinisë, zhvilloi

takime të ndryshme me grupe të tjera interesi

si prindër, mësues, pedagogë, përfaqësues

të biznesit dhe forumeve rinore të forcave të

ndryshme politike, për të siguruar mbështetjen

e duhur për fushatën e tyre. Takimet rezultuan

të suksesshme dhe të gjitha grupet përkrahën

iniciativën dhe ofruan mbështetjen e tyre për

realizimin e çështjes.

Një aktivitet masiv për promovimin e fushatës u

organizua më 25 Janar 2007 pranë universitetit

“Ismail Qemali” ku të rinjtë e përfshirë në zbatimin

e fushatës, të veshur me bluzat dhe kapelet me

sloganin “Ne duam të jemi pjesë e Ndryshimit;

Të rinjtë në procesin e vendimmarrjes Lokale”,

shpërndanë fletëvolante dhe materiale të tjera

Aktivitetet promocional

me të rinjtë vlonjatë

promocionale me

informacion mbi

fushatën, me qëllim

rritjen e numrit të

m b ë s h t e t ë s v e .

Ndërkohë në

mediat lokale u

transmetua spoti

televiziv i përgatitur

nga grupi i punës

në bashkëpunim

me profesionistë.

Forumi me

kandidatët për

Kryetar Bashkie të

qytetit të Vlorës

u organizua më

datën 10 Shkurt

2007, ku morrën

Forumi i Hapur me kandidatët në

Vlorë

pjesë kandidatët Z. Shpëtim Gjika nga Koalicioni

i majtë, Z.Kreshnik Alimerko nga Koalicioni i

djathtë dhe Z. Krenar Tahiraj kandidat i pavarur,

si dhe 70 të rinj. Kandidatët iu përgjigjën pyetjeve

të hartuara paraprakisht nga grupi i punës të

drejtuara nga moderatorja e debatit. Pyetjet

konsistonin kryesisht në njohjen e platformave

të kandidatëve për çështjet më shqetësuese

për rininë vlonjate dhe konkretisht: infrastruktura

arsimore, ndërtimi i qëndrave të rekreacionit dhe

kohës së lirë, punësimi i të rinjve, ofrimi i shërbimeve

psiko-sociale për të rinjtë dhe pjesëmarrja e të

rinjve në proceset e vendim-marrjes lokale.

Të gjithë kandidatët shprehën interesin e tyre

për rininë dhe premtuan ngritjen e Komisionit

Këshillimor për çështjet e Rinisë pranë Bashkisë

Vlorë.

Forumi u prezantua në një kronikë të zgjeruar në

TV Amantia si dhe në tre mediat e tjera lokale.

“Ne meritojmë një Administratë Publike:

të përkushtuar, të kualifikuar, të

pakorruptuar !”

Në qytetin e Pogradecit, fushata filloi me

organizimin e takimit dyditor me temë “Unë

mbështes Qeverisjen e Mirë”, në datat 31 Tetor

-1 Nëntor 2006, ku morrën pjesë përfaqësues

të OJFve, partive politike dhe institucioneve

shtetërore të qytetit.

Pasi diskutuan disa

çështje problematike

Takimi me grupet e interesit

në Pogradec

që shqetësojnë

qytetin e Pogradecit,

pjesëmarrësit votuan

si më të rëndësishme

çështjen e ndërtimit

dhe funksionimit

të një administrate efektive në Bashkinë e

Pogradecit dhe vendosën që të ndërtonin

fushatën e tyre të advokacisë për të përcjellë

tek qytetarët dhe kandidatët për Kryetar Bashkie

modelin e një administrate publike efektive nën

sloganin “Ne meritojmë një Administratë Publike:

të përkushtuar, të kualifikuar, të pakorruptuar”.

Grupi iniciator i fushatës i përbërë nga dhjetë

shoqata në Pogradec, pasi diskutoi mbi

3

PER NJE SHOQERI CIVILE ME TE ZHVILLUAR

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!