15.05.2014 Views

Edicioni 28 - Partners Albania

Edicioni 28 - Partners Albania

Edicioni 28 - Partners Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PARTNERET-SHQIPERI,

QENDRA PER NDRYSHIM DHE MANAXHIM KONFLIKTI

GAZETE E PERDYMUAJSHME EDICIONI I VEÇANTË NR. 28 SHKURT 2007

PER NJE SHOQERI CIVILE ME TE ZHVILLUAR

Zgjedhjet Vendore dhe Partnerët - Shqipëri

Partnerët-Shqipëri,

mbështet fushatat lokale

në funksion të prioriteteve të

qytetarëve

Partnerët-Shqipëri, Qendra për Ndryshim

dhe Manaxhim Konfl ikti është përfshirë

në fushatën “Unë Mbështes Qeverisjen e

Mirë”, në kuadër të Programit Demokraci

dhe Qeverisje në Shqipëri (DQSH).

Qëllimi i iniciativës “Unë mbështes

Qeverisjen e Mirë” është:

• Promovimi i qeverisjes së mirë;

• Rritja e pjesëmarrjes qytetare në

procesin e vendimmarrjes;

• Fuqizimi i grupeve të interesit,

si një element i rëndësishëm i

proceseve politike në vend;

• Rritja e llogaridhënies së të

zgjedhurve lokalë.

“Unë Mbështes Qeverisjen e Mirë” po

zbatohet në nivel kombëtar dhe lokal.

Partnerët-Shqipëri, si një prej anëtarëve

të grupimit të kësaj iniciative po punon

në nivel lokal në shtatë qytete: Korçë,

Pogradec, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër,

Fier dhe Durrës. Gjatë fazës parazgjedhore,

Partnerët-Shqipëri asistoi

grupe të ndryshme interesi si rininë, gratë

dhe biznesin në identifi kimin e prioriteteve

dhe hartimin e fushatave mbështetëse, si

dhe adresimin e tyre tek kandidatët për

Kryetar bashkie në qytetet respektive.

Faza e parë e kësaj iniciative

konsistoi në përzgjedhjen e qyteteve

dhe identifi kimin e grupeve të interesit

bazuar në shpërndarjen gjeografi ke, në

nivelin e infl uencës së shoqërisë civile në

jetën ekonomiko-shoqërore, si dhe rrjetin

e bashkëpunëtorëve të Partnerëve-

Shqipëri.

Faza e dytë vijoi me organizimin e

shtatë takimeve me grupet e identifi kuara

të interesit. Në këto takime, pjesëmarrësit

identifi kuan disa nga problemet dhe

çështjet me të cilat përballej komuniteti.

Stafi i Partnerëve-Shqipëri asistoi grupet

e interesit në hartimin e një fushate të

mobilizimit qytetar dhe infl uencimit të

kandidatëve.

Faza e tretë, ajo e zbatimit të

iniciativës konsistoi në një fushatë të gjerë

mediatike me elementë edukues dhe

sensibilizues për publikun si dhe forume

të hapura me të gjithë kandidatët e

spektrit politik dhe ata të pavarur në

qytetet respektive.

Një numër prej 5000 fl etëvolantësh

të shpërndara tek qytetarët në cdo

qytet, 500 postera të vendosur në pika

kyçe të qyteteve, spote televizive të

transmetuara intensivisht në TV lokale

për rreth një muaj si dhe banderola

të vendosura në hyrje të qyteteve

mundësuan informimin masiv të

qytetarëve dhe rritën mbështetjen e

tyre ndaj iniciativës.

Organizimi i fushatave lokale u prit me

entuziazëm nga grupet e interesit te

cilët treguan përkushtim dhe angazhim

maksimal në zbatimin e të gjitha fazave

të kësaj iniciative shumë të suksesshme.

Iniciativa “Unë Mbështes Qeverisjen e

Mirë” do të vazhdojë në po këto qytete

me fokus në monitorimin e mbajtjes së

premtimeve nga Kryetarët e zgjedhur të

Bashkive respektive.

Rezultatet kryesore

në këto fushata :

Rreth 200 të rinj,

gra, biznesmenë,

OJF dhe qytetarë

në shtatë qytete u

aftësuan në identifi kimin

e prioriteteve dhe

infl uencimin e

axhendave lokale;

Rreth 2500 qytetarë

në shtatë qytete u

përfshinë aktivisht në

aktivitetet promocionale,

debatet e hapura dhe

forumet me kandidatët

gjatë zbatimit të

fushatave lokale;

Krijimi i një kulturë

të re ndërveprimi midis

qytetarëve dhe politikës;

Forcimi i lidhjeve

ndërmjet shoqërisë civile,

qytetarëve dhe qeverisë

vendore;

Rritja e infl uencës

së qytetarëve dhe

shoqërisë civile në

axhendat e kandidatëve

për Kryetarë Bashkie dhe

marrja e premtimeve të

shkruara prej tyre.

Njoftim:

Partnerët-Shqipëri ka publikuar edicionin e tretë të Adresarit të OJF-ve

Shqiptare 2007, në gjuhën shqipe. Ky Adresar përmban informacion të

rifreskuar mbi sektorin e OJF-ve në Shqipëri. Ndërkohë është në proces

botimi edhe Adresari në anglisht. Mund të kontaktoni në çdo kohë me

zyrën e Partnerëve-Shqipëri për të blerë kopje të Adresarit.

ANËTARE E PARTNERITETIT NDËRKOMBËTAR PËR NDRYSHIM DEMOKRATIK

1

“Së bashku për Qeverisje Transparente !”

Koalicioni Biznesit Korçar Kundër Korrupsionit

(K.B.A.C.C.) organizoi në 30 Tetor në qytetin

e Korçës takimin me temë “Unë Mbështes

Qeverisjen e Mirë”, ku morën pjesë 31 përfaqësues

të shoqatave të biznesit dhe mediave. Mbas

diskutimeve dhe debateve, pjesëmarrësit ranë

dakord për firmosjen e një Pakti Integriteti me

qeverinë vendore kundër korrupsionit, të titulluar

“Së bashku për Qeverisje Transparente”.

Sipas Aurel Grabockës, Drejtor Ekzekutiv i ARZH-s

Korçë, “….kjo fushatë është mjaft e rëndësishme

për të njohur platformën e kandidatëve për

Kryetarë Bashkie në lidhje me biznesin dhe krijimin

e një ambienti të përshtatshëm besim plotë ….”.

Gjatë kësaj periudhe K.B.A.C.C. filloi zbatimin

e planit të punës të hartuar gjatë takimeve të

punës. Për të rritur ndërgjegjësimin e publikut grupi

përgatiti dhe shpërndau materiale promocionale,

lançoi iniciativën nëpërmjet një konference

për shtyp me pjesëmarrjen e shumë mediave,

si dhe organizoi disa takime me qytetarë dhe

grupet e interesit. Konferenca për shtyp u mbajt

më 1 Dhjetor 2006 në Hotel “Konti”. Deklarata u

transmetua në të gjitha stacionet televizive të

Korçës dhe u botua në gazetën “Korça” dhe

“Vëzhguesi”.

Takimet e koalicionit me kandidatët u zhvilluan

përkatësisht në datën 26 dhe 27 Janar 2007.

Në këto takime kandidatët për kryetar Bashkie

prezantuan programet e tyre të lidhura me

zhvillimin e biznesit dhe me përmirësimin e

procedurave dhe shërbimeve ndaj komunitetit

të biznesit dhe veçanërisht me K.B.A.C.C. Ata

premtuan të nënshkruajnë një Pakt Integriteti. Një

artikull rreth këtyre takmeve u botua në gazetën

“Vezhguesi”.

Nënshkrimi i Paktit të Integritetit me

kandidatet në Korçë

Më 5 Shkurt 2007 u

zhvillua forumi i hapur

me kandidatët për

Kryetar Bashkie në

qytetin e Korçës.

Një platformë e

përgatitur nga

koalicioni për forumin

e hapur iu prezantua

kandidatëve Z.Niko

Peleshi nga koalicioni

i majtë dhe Z. Gjergji Papa nga koalicioni i djathtë,

të cilët e pranuan atë dhe nën dritat e reflektorëve

të medias u nënshkrua Pakti i Integritetit nga të

dy kandidatët, në praninë e përfaqësuesit të

K.B.A.C.C. zotit Jorgji Balliu.

Bazuar në këtë firmosje koalicioni tani ka një bazë

të mirë për të bashkëpunuar me kryetarin e ri të

Bashkisë në luftën kundër korrupsionit lidhur me

procedurat e prokurimit në Bashkinë e Korçës.

Ky eveniment u transmetua në të gjitha mediat

lokale dhe në atë kombëtare TVSH. Gazeta

kombëtare “Tema” botoi një artikull rreth këtij

aktiviteti.

Përfshihu ... Reflekto që tani !”

Përfaqësues nga OJF-të rinore të qytetit

të Shkodrës dhe përfaqësues të medias u

mblodhën së bashku në takimin “Unë Mbështes

Qeverisjen e Mirë”, të organizuar në datat 16-17

Nëntor 2007 në Shkodër. Mbas diskutimeve dhe

debateve u ra dakord për krijimin e një Bordi për

koordinimin e politkave rinore në nivel vendor

dhe ngritjen e Qendrës Rinore “Luleborë” nën

sloganin ““Përfshiu… Reflekto tani!”.

Grupi nismëtar i iniciativës organizoi në 6 Dhjetor

2006 një konferencë shtypi për informimin e

qytetarëve, rinisë studentore, partive politike,

donatorëve dhe grupeve të tjera rreth fushatës

vendore dhe objektivave të saj. Në deklaratën

për shtyp theksohej “...Për të arritur objektivat

tona ,sot, ne grupi iniciator i kësaj fushate,

i bëjmë thirje gjithë të rinjve, OJF-ve rinore,

prindërve, mësuesve, biznesit dhe institucioneve,

të bashkohen me ne dhe të advokojmë për

përmbushjen e prioriteteteve tona....”

Në vazhdën e

aktiviteteve në

kuadër të fushatës

lokale, në 28 Janar

2007 grupi i të

rinjve organizoi

një aktivitet

promocional në

Të rinj shkodranë shpërndajnë materiale

promocionale të fushatës

rrugët e qytetit të

Shkodrës. Për rreth

dy orë një makinë me qendër zëri u bënte

thirrje shkodranëve të mbështesnin fushatën

dhe 30 të rinj të veshur me bluza dhe kapele

shpërndanë fletvolantë dhe materiale të tjera

promocionale në rrugët kryesore të qytetit.

Një spot televiziv u përgatit dhe u transmetua

për një muaj rresht në televizionin lokal Rozafa.

Një tryezë e rrumbullakët me grupet mbështetëse

si përfaqësues të biznesit, donatorëve, prindër

e mësues, u zhvillua në qytetin e Shkodrës me

objektiv kryesor rritjen e interesit për çështjet

e identifikuara në fushatë dhe sigurimin e

mbështetjes për realizimin e objektivave të saj.

Forumi i hapur me kandidatët për Kryetarë

Bashkie në Shkodër, u zhvillua në 8 Shkurt 2007

dhe u transmetua drejtpërdrejt në Rozafa TV. Në

këtë debat morrën pjesë kandidatët Z. Namik

Kopliku përfaqësues i Koalicionit të majtë, Z.

Alban Thika dhe Z. Stef Staku kandidatë të

pavarur. Kandidatët paraqitën strategjinë e

tyre në lidhje me reduktimin e papunësisë në

2

PER NJE SHOQERI CIVILE ME TE ZHVILLUAR

qytetin e Shkodrës, rritjen e përfaqësimit të rinisë

në Këshillin Bashkiak si dhe çështje të tjera me

interes për rininë.

Në fund të debatit, kandidatët për Kryetar

Bashkie premtuan se do mbështesnin iniciativën

e ndërmarrë nga rinia shkodrane, jo vetëm duke

e përfshirë në platfomën e tyre elektorale por

do të bënin të mundur ngritjen e qendrës rinore

”Luleborë” dhe krijimin e Bordit rinor në Këshillin

Bashkiak.

“Ne duam të jemi pjesë e ndryshimit;

të rinj në procesin e vendim-marrjes lokale !”

Më 18 – 19 Tetor 2006, u organizua në Vlorë takimi

dyditor me temë “Unë Mbështes qeverisjen e

Mirë”, me pjesëmarrjen e 38 përfaqësuesve

të organizatave rinore , nxënës dhe studentë.

Pasi diskutuan disa çështje problematike që

shqetësojnë rininë vlonjate, pjesëmarrësit votuan

si më të rëndësishme ngritjen e një Komisioni

Këshillimor për Çështjet e Rinisë pranë Bashkisë së

qytetit të Vlorës dhe vendosën që të ndërtonin

fushatën e tyre të advokacisë për të përcjellë te

qytetarët dhe tek kandidatët për Kryetar Bashkie

mesazhin “Ne duam të jemi pjesë e Ndryshimit; Të

rinjtë në procesin e vendim-marrjes Lokale”.

Mesazhi i fushatës iu prezantua qytetarëve të

Vlorës dhe kandidatëve për Kryetar Bashkie

nëpërmjet një konference për shtyp organizuar

në datën 24 Nëntor 2006.

Më pas, grupi i punës pasi përcaktoi modalitetet

mbi përbërjen dhe mënyrën e funksionimit të

Komisionit Këshillimor për çështjet e Rinisë, zhvilloi

takime të ndryshme me grupe të tjera interesi

si prindër, mësues, pedagogë, përfaqësues

të biznesit dhe forumeve rinore të forcave të

ndryshme politike, për të siguruar mbështetjen

e duhur për fushatën e tyre. Takimet rezultuan

të suksesshme dhe të gjitha grupet përkrahën

iniciativën dhe ofruan mbështetjen e tyre për

realizimin e çështjes.

Një aktivitet masiv për promovimin e fushatës u

organizua më 25 Janar 2007 pranë universitetit

“Ismail Qemali” ku të rinjtë e përfshirë në zbatimin

e fushatës, të veshur me bluzat dhe kapelet me

sloganin “Ne duam të jemi pjesë e Ndryshimit;

Të rinjtë në procesin e vendimmarrjes Lokale”,

shpërndanë fletëvolante dhe materiale të tjera

Aktivitetet promocional

me të rinjtë vlonjatë

promocionale me

informacion mbi

fushatën, me qëllim

rritjen e numrit të

m b ë s h t e t ë s v e .

Ndërkohë në

mediat lokale u

transmetua spoti

televiziv i përgatitur

nga grupi i punës

në bashkëpunim

me profesionistë.

Forumi me

kandidatët për

Kryetar Bashkie të

qytetit të Vlorës

u organizua më

datën 10 Shkurt

2007, ku morrën

Forumi i Hapur me kandidatët në

Vlorë

pjesë kandidatët Z. Shpëtim Gjika nga Koalicioni

i majtë, Z.Kreshnik Alimerko nga Koalicioni i

djathtë dhe Z. Krenar Tahiraj kandidat i pavarur,

si dhe 70 të rinj. Kandidatët iu përgjigjën pyetjeve

të hartuara paraprakisht nga grupi i punës të

drejtuara nga moderatorja e debatit. Pyetjet

konsistonin kryesisht në njohjen e platformave

të kandidatëve për çështjet më shqetësuese

për rininë vlonjate dhe konkretisht: infrastruktura

arsimore, ndërtimi i qëndrave të rekreacionit dhe

kohës së lirë, punësimi i të rinjve, ofrimi i shërbimeve

psiko-sociale për të rinjtë dhe pjesëmarrja e të

rinjve në proceset e vendim-marrjes lokale.

Të gjithë kandidatët shprehën interesin e tyre

për rininë dhe premtuan ngritjen e Komisionit

Këshillimor për çështjet e Rinisë pranë Bashkisë

Vlorë.

Forumi u prezantua në një kronikë të zgjeruar në

TV Amantia si dhe në tre mediat e tjera lokale.

“Ne meritojmë një Administratë Publike:

të përkushtuar, të kualifikuar, të

pakorruptuar !”

Në qytetin e Pogradecit, fushata filloi me

organizimin e takimit dyditor me temë “Unë

mbështes Qeverisjen e Mirë”, në datat 31 Tetor

-1 Nëntor 2006, ku morrën pjesë përfaqësues

të OJFve, partive politike dhe institucioneve

shtetërore të qytetit.

Pasi diskutuan disa

çështje problematike

Takimi me grupet e interesit

në Pogradec

që shqetësojnë

qytetin e Pogradecit,

pjesëmarrësit votuan

si më të rëndësishme

çështjen e ndërtimit

dhe funksionimit

të një administrate efektive në Bashkinë e

Pogradecit dhe vendosën që të ndërtonin

fushatën e tyre të advokacisë për të përcjellë

tek qytetarët dhe kandidatët për Kryetar Bashkie

modelin e një administrate publike efektive nën

sloganin “Ne meritojmë një Administratë Publike:

të përkushtuar, të kualifikuar, të pakorruptuar”.

Grupi iniciator i fushatës i përbërë nga dhjetë

shoqata në Pogradec, pasi diskutoi mbi

3

PER NJE SHOQERI CIVILE ME TE ZHVILLUAR

problematikat e administratës

publike, shqyrtoi dokumentat

e marra nga Bashkia dhe pasi

krahasoi modele të ndryshme

të bashkive të ngjashme, hartoi

draftin e parë të modelit të

Administratës Publike Efektive

në takimin e zhvilluar me grupet

mbështetëse në datën 9 Dhjetor

2006, Dita Kundër Korrupsionit.

Në këtë takim u hartua edhe

deklarata e parë për shtyp që

lançoi te qytetarët nismën e

grupit të OJF-ve, e cila u botua

në gazetën lokale “Nositi” dhe

në median elektronike lokale.

Drafti final i modelit të

Administratës Publike Efektive u

hartua në takimin e zhvilluar më

datë 22 Janar 2007.

Postera dhe banderola me

sloganin e fushatës të vendosura

në qytet ndikuan në vizibilitetin e

fushatës dhe në rritjen e numrit

të mbështetësve. Ndërkohë,

në mediat lokale u transmetua

spoti televiziv i përgatitur nga

grupi i punës në bashkëpunim

me profesionistë. Gjithashtu,

në të gjitha takimet elektorale

të kandidatëve u shpërndanë

edhe fletëvolantet e prodhuara

në kuadër të fushatës, ndërsa

grupe të rinjsh i shpërndanë ato

nëpër rrugët e qytetit.

Artikull në gazetën lokale “Nositi” në

Pogradec mbi workshopin me grupet e

interesit

Fushata vazhdoi me takime

individuale me kandidatët për

Kryetar Bashkie dhe forcat e

tyre politike. Në këto takime,

kandidatëve iu prezantua

çështja dhe u ftuan të

nënshkruanin një marrëveshje

bashkëpunimi nëpërmjet të cilës

ata angazhohen të ndërtojnë

dhe të drejtojnë një Administratë

Publike Efektive sipas modelit të

ofruar nga OJF-të.

Në datë 16 Shkurt 2007, Z. Shpëtim

Guxholli, kandidat i Koalicionit të

djathtë, firmosi marrëveshjen e

bashkëpunimit.

Në mbyllje të fushatës, do

të publikohet një suplement

në gazetën “Nositi”ku do të

paraqiten të gjitha fazat dhe

rezultatet e fushatës lokale në

Pogradec.

“Rimëkëmb qytetin tënd,

promovo trashëgiminë !”

Që prej muajit nëntor 2006,

përfaqësues të shoqërisë civile të

qytetit të Gjirokastrës, në kuadër

të fushatës “Unë Mbështes

Qeverisjen e Mirë” u angazhuan

në një fushatë sensibilizuese

dhe advokuese për përfshirjen

e prioriteteve të komunitetit

në axhendat elektorale të

kandidatëve për Kryetarë Bashkie

të qytetit.

Një grup organizatash jofitimprurëse,

nën moton:

“Rimëkëmb qytetin tënd,

Promovo trashëgiminë” për

herë të parë këmbëngulën dhe

iu sugjeruan kandidatëve të

forcave politike konkuruese të

kenë në qendër të programit të

tyre elektoral një nga prioritetet

e qytetarëve të Gjirokastrës

dhe jo vetëm, promovimin e

trashëgimisë kulturore e zhvillimin

turizmit, si dega kryesore e

zhvillimit ekonomik të rajonit.

Grupi zbatues i fushatës realizoi

një pyetësor me qëllim vlerësimin

e pjesëmarrjes qytetare në

proçeset vendim-marrëse

vendore, reflektimin me realizëm

të nevojave të grupeve të interesit

në platformat e partive politike e

kandidatëve përfaqësues të tyre

si dhe angazhimin e grupeve të

interesit në zgjidhjen e çështjeve

që konsiderohen si prioritet prej

tyre. Disa nga gjetjet më kryesore

të sondazhit përfshinë:

• Mendimet dhe opinionet

e komunitetit në qytetin e

Gjirokastrës nuk merren parasysh

e aq më tepër kur ka të bëjë

me pregatitjen e platformave

elektorale bazuar mbi gjendjen

dhe nevojat reale të komunitetit

e që kanë ndikim të

drejtpërdrejtë në përmirësimin

e gjendjes social – ekonomike

të banorëve të qytetit;

• 90% e të intervistuarve

do të donin që mendimet e

tyre mbi problemet kryesore

të qytetit dhe prioritetet e

ndërhyrjeve të merreshin

parasysh nga forcat politike;

• 95 % e të intervistuarve e

konsiderojnë zhvillimin e turizmit

kulturor në Gjirokastër si prioritet

për zhvillimin e qytetit;

• 65% e të intervistuarve

duan të jenë pjesë aktive e

monitorimit të premtimeve të

Kryetarit të ardhshëm të Bashkisë

dhe kanë sugjeruar alternativa

të ndryshme të pjesëmarrjes

në monitorim si: pjesëmarrje në

mbledhjet e këshillit bashkiak,

pjesëmarrje në mbledhje të

hapura me komunitetin që

mund të zhvillohen nga stafi i

Bashkisë, një sistem ankimimi

për qytetarët pranë Bashkisë

së qytetit etj.

Një Konferencë për Shtyp

me qëllim bërjen publike të

ndërmarrjes së kësaj iniciative

lokale nga vetë grupet e

interesit u organizua më datë

22 Janar 2007. Në konferencë

u prezantuan disa nga gjetjet

kryesore të sondazhit të zhvilluar

në qytetin e Gjirokastrës në

lidhje me trashëgiminë kulturore,

promovimin e turizmit, si dhe

me nevojën dhe dëshirën e

qytetarëve për të qenë më të

përfshirë në proceset vendimmarrëse

vendore si dhe në

monitorimin e premtimeve

elektorale.

Gjatë zbatimit të fushatës, grupi

i punës realizoi një sërë takimesh

me grupe mbështetëse

qytetarësh, personalitetesh, me

deputetin e zonës Z.Genc Ruli,

me përfaqësues të Këshillit të

Qarkut, Prefektin e Gjirokastrës,

përfaqësues të institucioneve

ndërkombëtare, përfaqësues

të Mediave lokale, të rinj dhe

grupe qytetarësh të zonës

muzeale të qytetit etj. për të

bërë të njohur çështjen dhe

për të krijuar një rrjet sa më të

gjerë partnerësh e njerëzish të

interesuar.

4

PER NJE SHOQERI CIVILE ME TE ZHVILLUAR

Në debatin televiziv të zhvilluar më

26 Janar 2007 me përfaqësues të grupeve

të ndryshme të interesit si përfaqësues të

Këshillit të Qarkut Gjirokastër, PACARD, PNUD,

përfaqësues të hotelerisë familjare, pedagogë

të univeristetit “Eqerem Cabej” gazetarë lokalë

e qytetarë, u diskutua mbi prioritetet e zhvillimit

të Bashkisë Gjirokastër si dhe u dhanë disa

sugjerime për kandidatët për t’i patur parasysh

gjatë mandatit të tyre në detyrën e Kryetarit

të Bashkisë: gjallërimi i pjesës muzeale, hartimi

i guidave të përshtatshme, krijimi i agjensive

turistike etj. Debati u transmetua direkt në TV

Gjirokastra dhe pati pasqyrim dhe në edicionet

informative.

Gjatë dy muajve intensive pune në kuadër

të fushatës, grupi iniciator pati kontakte dhe

takime të vazhdueshme me kandidatët për

Kryetarë Bashkie, shtabet e tyre elektorale si

dhe kryetarët e partive politike në qytetin e

Gjirokastrës. Në këto takime u prezantuan

probleme dhe nevoja reale të identifikuara si

priorite nga grupet e interesit.

Nën moton e fushatës “Rimëkëmb qytetin

tënd, Promovo trashëgiminë”, më datë 2

Shkurt 2007 u organizua Forumi i Hapur me

kandidatët për Kryetar Bashkie të qytetit të

Gjirokastrës. Në Forum u ftuan të merrnin pjesë

të dy kandidatët e forcave kryesore por ftesa

u pranua vetëm nga kandidati i Koalicionit të

Takimi me kandidatin e Koalicionit të

majtë për Gjirokastrën, Z. Flamur Bime

majtë, Z. Flamur Bime. Në Forum morrën pjesë

rreth 250 pjesëmarrës, qytetarë, përfaqësues të

OJF-ve, gazetarë, përfaqësues të organizatave

ndërkombëtare etj. Në qendër të diskutimit me

kandidatin u vunë planet për zhvillimin e turizmit

dhe promovimin e tij, projektet investuese

dhe restauratore për rimëkëmbjen e pjesës

muzeale të qytetit, buxheti vjetor i Bashkisë për

rimëkëmbjen e qytetit dhe zhvillimin e turizmit

kulturor. Aktiviteti pati pasqyrim të gjerë në

mediat lokale. Artikuj në median e shkruar dhe

kronika në edicionet e lajmeve kanë shoqëruar

zhvillimin e fushatës gjatë gjithë kohës duke

pasqyruar aktivitetet dhe arritjet e saj.

Pak ditë përpara ditës së zgjedhjeve vendore,

në prezencë të përfaqësuesve të OJF-ve lokale

dhe të mediave, dy kandidatët nënshkruan

deklaratat respektive të angazhimit në lidhje me

projektet mbi zhvillimin e turizmit dhe restaurimin

e qytetit, që ata do të realizojnë nëse zgjidhen

Kryetarë Bashkie.

“Ndryshimi vjen me gruan !”

Fushata lokale “Unë mbështes Qeverisjen e

Mirë” në qytetin e Durrësit u zhvillua nën moton:

“Ndryshimi Vjen Me Gruan !”

Takimi me grupet mbështetëse të

fushatës lokale në Durrës

Për herë të parë ndoshta, gratë më aktive

të qytetit të Durrësit të përfshira në politikë dhe ato

të cilat luajnë rol aktiv në zhvillimet demokratike

si pjesë aktive e shoqërisë civile, u mblodhën së

bashku për të evidentuar problemet kryesore

të tyre. Në një takim tre ditor përfaqësuese të

Shoqatës së Grave me Probleme Sociale, Këshillit

të Shoqatave Rinore Durrës, të Forumeve të Gruas

të Partisë Socialiste, Demokratike, Republikane e

Lëvizjes Socialiste për Integrim, identifikuan një

sërë problemesh si papunësia, problemet sociale,

mungesa e përfaqësimit të gruas në struktura të

larta vendim-marrëse, etj. Në mënyrë që të gjitha

këto çështje të adresoheshin dhe të mund të

kanalizoheshin për zgjidhje, u hodh ideja e krijimit

të një strukture në Bashkinë e qytetit për zgjidhjen

e problemeve të gruas. Fushata e inicuar nga ky

grup ditë pas dite mblodhi pas vetes qindra gra

dhe vajza.

Në disa tryeza radhazi, përfaqësuese të

grupit iniciator të fushatës “Ndryshimi vjen me

Gruan” si dhe ekspertë të çështjeve gjinore,

punonjës të Bashkisë, Prefekturës etj, u mblodhën

për të dhënë mendime në lidhje me krijimin e

një zyre për barazinë gjinore dhe problemet

e gruas. Sipas draftit të diskutuar në tryezën e

datës 19 Janar 2007, misioni i kësaj zyre do të jetë

krijimi i mundësive të barabarta midis dy gjinive

nëpërmjet informimit, studimeve, advokacisë,

lobimit dhe rritjes së kapaciteteve për nënpunësit

e administratës shtetërore, nxitjen e zbatimit

të politikave ose programeve që promovojnë

mundësitë e barabarta për burra dhe gra.

Po në këtë takim, u diskutuan propozime të

mundshme që do t’u bëheshin kandidatëve

për Kryetarë Bashkie për të përfshirë këtë draft

në platformat e tyre elektorale. Në përfundim

të takimit, grupi inisiator i fushatës mbajti dhe

një konferencë për shtyp për të gjitha mediat e

PER NJE SHOQERI CIVILE ME TE ZHVILLUAR

5

pranishme lokale dhe korrespondentët e mediave

kombëtare.

Në kuadër të aktiviteteve mediatike të fushatës,

më 3 Shkurt 2007 u zhvillua në TV Teuta një debat

televiziv ku morrën pjesë rreth 35 gra përfaqësuese

të grupit iniciator të fushatës, të forumeve të grave

të partive politike dhe kandidate për anëtare

në Këshillin Bashkiak nga të gjitha forcat politike.

Debati u fokusua në funksionimin e zyrës për

barazinë gjinore ku pjesëmarrëset e vlerësuan si

shumë pozitive inisiativën dhe dhanë argumenta

në mbështetje të saj si dhe për përfshirjen në

platformat elektorale e programet e kandidatëve

për Kryetar Bashkie.

Një sërë materialesh promovuese si postera,

fletëpalosje, banderola u shpërndanë në të gjithë

qytetin e Durrësit.

Rreth 300 pjesëmarrës

përfaqësues

të shoqërisë civile të

qytetit të Durrësit, të

forumeve të grave

të partive politike,

të institucioneve

publike, të Bashkisë,

Prefekturës, të rinj

Forumi i hapur me kandidatët përfaqësues të

në Durrës

grupeve rinore, etj.

u mblodhën në datë 12 Shkurt 2007, në Pallatin e

Kulturës “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit,

në një Forum të hapur me kandidatët Z. Armand

Teliti i Koalicionit të djathtë dhe Z. Vangjush Dako i

Koalicionit të majtë.

Kandidatët shpallën platformat e tyre në lidhje

me çështje problematike për gruan duke u

fokusuar veçanërisht në: plane dhe projekte

konkrete të ardhshme për përmirësimin e situatës

social-ekonomike të gruas, vendin që do të zerë

ajo në programet elektorale dhe në strukturat

vendim-marrëse vendore, si dhe në diskutimin mbi

ngritjen e zyrës për barazi gjinore pranë Bashkisë

së Durrësit. Në fund të Forumit, secili kandidat

nënshkroi para gjithë të pranishmëve “Angazhimin

e Kandidatit” për realizimin e premtimeve me të

ardhur në pushtet duke deklaruar publikisht që jo

vetëm çështja e zyrës por dhe programe të tjera

për mbështetjen dhe fuqizimin e kësaj kategorie

të shoqërisë do të realizohen gjatë mandatit

të ardhshëm. Forumi u pasqyrua gjerësisht në

median lokale televizive, TV Teuta si dhe në shtypin

e shkruar.

“Qendra Rinore, ëndrra që së bashku

mund ta bëjmë realitet !”

Rreth 50 të rinj fierakë, përfaqësues të Parlamentit

Rinor Fier, Qendrës Rinore, MJAFT, SNV etj. u

mblodhën në një takim tre ditor dhe diskutuan mbi

problematikat rinore të qytetit të Fierit: papunësinë

e të rinjve, mungesën e trainimeve profesionale,

mungesën e kushteve për t’u argëtuar dhe ushtruar

sporte të ndryshme,

mungesën e një

kinemaje në qytet,

mungesën e zonave

të gjelbëruara,

ndotjen e ambjentit,

përdorimin e drogës

nga të rinjtë etj.

Konferencë shtypi për lançimin

e fushatës në Fier

Pas debateve mbi këto çështje grupi nismëtar

vendosi si çështje prioritare në kuadër të

fushatës “Unë mbështes Qeverisjen e Mirë”,

ngritjen e një qendre rinore multi-funksionale në

qytetin e Fierit, qendër e cila do të adresonte

disa nga nevojat e rinisë fierake.

Fushata lokale me sloganin “Qendra Rinore,

Ëndrra Që Duam Të Bëjmë Realitet”. startoi

në 3 Nëntor me një konferencë për shtyp ku të

rinjtë prezantuan çështjen e ngritjes së qendrës

rinore si një prioritet për të cilin do të lobonin

me të gjitha forcat politike dhe kandidatët për

Kryetar Bashkie të qytetit me qëllim përfshirjen

e ngritjes së qendrës në platformat e tyre

elektorale. Në këtë konferencë morrën pjesë të

gjitha mediat lokale. Kronika nga konferenca

u transmetuan në të tre TV lokale të qytetit në

edicionet qendrore të lajmeve.

Me qëllim bërjen sa më të njohur të çështjes si dhe

sigurimin e mbështetjes për realizimin e iniciativës,

grupi i të rinjve realizoi një sërë takimesh me

grupe mbështetëse qytetarësh, personalitete të

fushës së arsimit, artit dhe shkencës, politikës si

dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme

si Z. Fatmir Mediu, Ministër i Mbrojtjes i cili ka

konfirmuar mbështetjen e tij për këtë iniciativë

dhe vlerësimin e propozimit të të rinjve për

përdorimin e ambienteve për qendër rinore

të një godine në administrim të Ministrisë së

Mbrojtjes, me Drejtorin e Drejtorisë Arsimore të

Rajonit Fier, me deputetin e Partisë Socialiste Z.

Albert Caci, me Drejtorin e Drejtorisë së Kulturës

në Bashki Z. Fran Ukcama, me aktoren e njohur

Znj. Hajrie Rondo etj.

Një takim tjetër u zhvillua me Drejtoren e

Drejtorisë së Rinisë pranë Ministrisë së Turizmit,

Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Znj. Migena Reci

me të cilën u diskutuan planet dhe projektet

në kuadër të Planit të Veprimit për Rininë si dhe

mbështetja që mund t’u ofrohet të rinjve të

qytetit përmes programeve të reja në kuadër

të zbatimit të strategjisë së rinisë.

Në kuadër të fushatës “Qendra Rinore, Ëndrra

Që Duam Të Bëjmë Realitet”, të rinjtë ideuan

dhe me mbështetjen e P-Sh realizuan një sërë

materialesh promovuese si fletëpalosje, postera,

spot televiziv, banderola, fletë informative të

cilat iu bashkangjitën shtypit të përditshëm për

njohje nga opinioni i gjerë publik.

PER NJE SHOQERI CIVILE ME TE ZHVILLUAR

6

Ideja e ngritjes së Qendrës Rinore është

prezantuar edhe në aktivitete të tjera të

Parlamentit Rinor dhe është përgëzuar edhe

nga kandidatët për Kryetar Bashkie të ftuar në

këto takime.

Megjithëse të katërt kandidatët për

Kryetar Bashkie në qytetin e Fierit Z. Baftjar

Zeqaj i Koalicionit të majtë dhe kryetari aktual

i bashkisë, Z. Ferdinand Murati nga Koalicioni

i djathtë, Z. Asip Demo kandidat i PDI dhe Z.

Arqile Piperi i PBDNJ, u ftuan në një Forum

të hapur me të rinjtë e qytetit të Fierit për të

ballafaquar platformat e tyre elektorale dhe

megjithëse të gjithë e mirëpritën ftesën, për

arsye të impenjimeve dhe mosgjetjes së kohës

së përshtatshme nga të gjitha palët, Forumi nuk

mundi të zhvillohej. Megjithatë, nga takime të

shpeshta me kandidatët respektive, të rinjtë

përfaqësues të grupit të punës morrën prej të gjitha

palëve premtimin për angazhim maksimal në lidhje

me çështjen e Qendrës Rinore dhe një kujdes më

të madh kushtuar të rinjve dhe programeve që

synojnë zhvillimin e tyre në qytetin e Fierit.

Në debatet televizive të zhvilluara në Televizionin

Publik Shqiptar dhe në atë lokal TV Kombi, disa

ditë përpara përfundimit të fushatës, kandidatët

Zeqaj dhe Murati kanë ballafaquar mes të tjerash

dhe programet e tyre elektorale për rininë dhe

janë angazhuar publikisht për ngritjen e Qendrës

Rinore.

Partnerët-Shqipëri do të punojë me OJF-të në periudhën paszgjedhore për të zhvilluar mjete

monitorimi për matjen e realizimit të premtimeve të marra nga zyrtarët e zgjedhur.

Ne dëshirojmë të shprehim një falenderim të ngrohtë për të gjitha grupet e

përfshira që bënë të mundur suksesin e këtyre fushatave si dhe një falenderim të

veçantë për koordinatorët lokalë:

Alketa Dhimitri, Aurel Grabocka, Bajana Çeveli, Blendi Dibra, Englantina Gjini,

Nevila Jahaj, Vullnet Mulla,

për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar.

“Rimëkëmb qytetin tënd,

promovo trashëgiminë !”

“Ndryshimi vjen me gruan !”

“Ne duam të jemi pjesë e ndryshimit;

“Ne meritojmë një Administratë Publike:

të përkushtuar, të kualifikuar, të pakorruptuar !”

“Së bashku për Qeverisje Transparente !”

“Përfshihu ...

Reflekto që tani !”

të rinj në procesin e vendimmarrjes lokale !”

“Qendra Rinore, ëndrra që së bashku mund ta bëjmë realitet !”

Partnerët - Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare

shqiptare me mision zhvillimin e shoqërisë civile shqiptare dhe

të një kulture ndryshimi dhe manaxhimi konfliktesh. Partnerët-

Shqipëria është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Partnerëve

për Ndryshim Demokratik (Partnerët), një rrjet Qendrash në

15 vende të botës, të cilat japin trajnime për zgjidhje konflikti

si dhe shërbime për shoqërinë, OJF-të, qeverinë qëndrore

dhe vendore, dhe sektorin privat në vendet e tyre dhe në

vende të tjera në botë. Adresa e Internetit e PDCI është:

partners@partnersglobal.org

PARTNERET- SHQIPERI

QENDRA PER NDRYSHIM DHE MANAXHIM

KONFLIKTI

Adresa: Rruga Pjetër Bogdani, nr.41,

Kutia Postare 2418/1,

Posta Qendrore, Tiranë

Tel: +355 4 254881/3 Fax: 273351

Email: partners@partnersalbania.org

Http: //www.partnersalbania.org

7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!