Republika e Kosovës - Dogana e Kosovës
Republika e Kosovës - Dogana e Kosovës
Republika e Kosovës - Dogana e Kosovës
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
ne vendin e importimit, shuma e perfitimit dhe e shpenzimeve te pergjithshme

mund te bazohet ne informacione përkatëse të ndryshme nga ato te dhena nga

prodhuesi i mallrave ose për llogari të tij.

6. Per te percaktuar nese disa mallra jane te te njejtes klase ose lloj kjo gjë duhet të

bëhet rast pas rasti duke mbajtur parasysh rrethanat. Per te percaktuar fitimin dhe

shpenzimet e pergjithshme te zakonshme bazuar ne dispozitat e nenit 34 (2),(d)

duhen te egzaminohen shitjet per eksport te destinuara per ne vendin importues te

grupit ose gamës më të ngushtë qe pefshin mallrat qe duhen vleresuar, per te cilat

mund te jepen informacionet e duhura. Per qellim te nenit 34. (2),(d), mallrat e te

njejtes klase ose lloj duhet te jene prej te njejtit vend nga ai i mallrave qe duhen

vleresuar

Refererim në dispozitat e

Kodit Doganor dhe Akcizave

Neni 35 paragrafi (1)

Shënime

1. Vlerat doganore te percaktuara ne baze te dispozitave te nenit 35 (1) duhet te

bazohen sa me shume te jete e mundur ne vlerat doganore te percaktuara me parë.

2. Metodat e vleresimit qe do te perdoren ne baze te nenit 35 (1) duhet te jene ato te

percaktuara ne nenet 33 dhe 34 (2) por duke mbajtur parasysh se nje fleksibilitet i

arsyeshem ne zbatimin e ketyre metodave do te perputhet me objektivat dhe

dispozitat e nenit 35 (1).

3. Disa shembuj te fleksibilitetit te arsyeshem jane si meposhte:

a) mallra identike - kerkesat sipas te cilave mallrat identike duhet te eksportohen ne

te njejten ose pak a shume ne te njejten kohe me mallrat qe duhen vleresuar mund te

interpretohen me fleksibilitet; mallrat identike te importuara, te prodhuara ne ne nje

vend te ndryshem nga vendi eksportues i mallrave qe duhen vleresuar, mund te

perbejne bazen e vleresimit doganor; mund te perdoren vlerat doganore te mallrave

identike te importuara, te percaktuara me pare sipas dispozitave te nenit 34 (2) (c)

dhe (d) ;

a) mallra te ngjashme – kerkesat sipas te cilave mallrat e ngjashme duhet te

eksportohen ne te njejten ose pak a shume ne te njejten kohe me mallrat qe duhen

vleresuar mund te interpretohen me fleksibilitet; mallra te ngjashme te prodhuara ne

nje vend te ndryshem nga vendi eksportues i mallrave qe duhen vleresuar, mund te

perbejne bazen e vleresimit doganor; mund te perdoren vlerat doganore te mallrave te

ngjashme te importuara te percaktuara me pare sipas dispozitave te nenit 34 (2)

(c)dhe (d);

b) metoda deduktive – kerkesat sipas te cilave mallrat duhet te ishin shitur “ne te

njejtat kushte që kanë qënë importuar” ne baze te nenit 64 (1) (a) te dispozitave

zbatuese te ketij Udhezimi mund te interpretohet me fleksibilitet; periudha prej 90

ditesh e kerkuar, gjithashtu mund te zbatohet me fleksibilitet.

Neni 36 paragrafi 1. (b). (ii)

1. Dy jane faktoret qe nderhyjne ne përpjestimin e elementeve te percaktuar ne nenin

36 (1) (b) (ii) per mallrat e importuara: vlera e vete elementit si dhe menyra se si

kjo vlere duhet të përpjestohet për mallrat e importuara. Përpjestimi i ketyre

elementeve duhet te bëhet ne menyre te duhur, ne pershtatje me rethanat dhe

konform parimeve te përgjithshme të pranuara të kontabilitetit.

59