28.03.2014 Views

Republika e Kosovës - Dogana e Kosovës

Republika e Kosovës - Dogana e Kosovës

Republika e Kosovës - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

3. Metoda e Pare e Vlerësimit

3.1 Çka është Metoda e pare?

Është metoda e parë që personi në fjalë duhet të provoj. Quhet edhe vlera e transaksionit.

Është një metodë normale e aplikuar në mbi se 90% të rasteve të cilat i nënshtrohen

“taksës ad valorem”.

3.2 Çka nënkupton “vlera e transakcionit”?

Ky është çmimi i paguar apo që duhet të paguhet prej blerësit te shitësi për mallra kur ato

janë shitur për tu eksportuar në Kosovë e në pajtueshmëri me rregullat e veçanta të

sqaruara në pikat pasuese.

Kjo gjithashtu mund të aplikohet edhe në rastet kur mallrat janë importuar për përpunim.

Vlera e transaksioni mund të ndërtohet duke u referuar në shpenzimet e përpunimit plus

gjërat e tjera të cilat i shtohen në pajtueshmëri me piken 3.15, pra më poshtë në nënpikën

(d). këto gjëra zakonisht quhen edhe “asistenca”.

3.3 Çka nëse nuk ka shitje?

Atëherë metoda 1 nuk përdoret. Duhet të përdoret metoda 2. Pjesa tjetër e kësaj pike duhet

të injorohet dhe të përdoret pika e 4-të. Shembuj të situatave kur nuk ka shitje janë dhënë

në piken 23.

3.4 Si arrin personi në fjalë tek vlera doganore?

Ai e bazon atë në çmimin e paguar apo që duhet të paguhet prej blerësit te shitësi i

mallrave. Kjo nënkupton pagesën që duhet bërë apo që është bërë prej blerësit te

përfituesi, respektivisht shitësi. I përfshin të gjitha pagesat e bëra apo që duhet të bëhen

për mallin e importuar prej blerësit te shitësi dhe gjithashtu edhe te pala e tretë. Kështu

pagesat periodike (siç janë ato mujore, tremujore, vjetore) apo një e tërë prej shitësit tek

blerësi për mallrat e importuara duhet të merren parasysh (p.sh. shpenzimet për përpunim,

taksat e inzhineringut, shpenzimet për zhvillim).

Blerësi i mallrave nuk ka nevojë të ketë zyrë apo të jetë i vendosur në Kosovë.

3.5 Çka ndodh nëse mallrat e importuara janë shitur më shumë se një herë, para se te

hynin në qarkullim të lirë?

Kur mallrat shiten një herë, dhe fakti që ato janë deklaruar për qarkullim të lirë në Kosovë

mund të merret si konfirmim që mallrat janë shitur për eksport për në Kosovë. Kur mallrat

i shiten më shumë se një blerësi para hyrjes në qarkullim të lirë, kjo gjithashtu aplikohet

për shitjen e fundit në zingjirin tregtar para hyrjes së mallrave në territorin e Kosovës.

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!