03.03.2014 Views

Fëmijët / Kinder - Integration BS/BL

Fëmijët / Kinder - Integration BS/BL

Fëmijët / Kinder - Integration BS/BL

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Fëmijët

23

Familjet ditore

Në një familje ditore fëmijët tuaj e kalojnë ditën

si në shtëpi dhe kanë vëllezër dhe motra të

përkohshëm me të cilët mund të luajnë dhe

vrapojnë. Prindërit dhe familja ditore, sipas

dëshirave dhe nevojave, merren vesh rreth kohës

për përkujdesjen e fëmijëve. Lidhja e një kontrate

për përkujdesje mes prindërve dhe familjes

ditore është mjaft e favorshme në raste të tilla.

Aty shënohen detajet rreth pëkujdesjes, si emrat

e fëmijëve dhe të prindërve, fillimi dhe zgjatja e

përkujdesjes, pagesa, pushimet vjetore, rastet

e sëmundjeve, etj. Këto oferta janë me pagesë.

Disa komuna i subvencionojnë familjet ditore.

Shumica e familjeve ditore janë të organizuara në

një shoqatë rajonale.

Arsimimi prindëror

Ofertat e arsimimit prindëror ndihmojnë prindërit

në kryerjen e detyrës së tyre edukative. Në kurse,

ligjërata dhe takime të hapura bisedohet dhe

debatohet për çështje të edukatës prindërore:

Në këtë mënyrë iu përcillen prindërve impulse

të reja. Arsimimi prindëror ofrohet nga bartës

të ndryshëm - shoqata të grave, institucione të

kishës, shoqata të prindërve, klube familjare.

Shoqata «Arsimimi Prindëror Baselland» (ebbl)

përkrah, mbështet dhe koordinon arsimimin

prindëror në kantonin Basel-Landschaft. Në faqen

e saj mund të gjeni oferta për të gjithë kantonin.

Elternbildung CH ofron një databazë, me anë të

së cilës mund të gjeni oferta pë të gjitha rajonet e

Zvicrës.

Arsimimi prindëror Baselland

Elternbildung Baselland

Therwilerstrasse 11

4103 Bottmingen

Telefoni 061 421 23 71

www.ebbl.ch

Elternbildung CH

Telefoni 044 253 60 60

www.elternbildung.ch

Përkrahja në moshën parashkollore

Grupet e lojës iu ofrojnë fëmijëve që nga mosha

tre vjeçare mundësinë e fitimit të përvojës

në një grup konstant, si bazë për zhvillimin e

personalitetit dhe të aftësisë për të mësuar. Për

informacione dhe adresa lidhur me grupet e lojës

mund të pyesni në komunë ose shikoni www.

fks-bl-fricktal.ch.

Në kantonin Basel-Landschaft secila prej

komunave ofron këshillime për nëna dhe

baballarë. Aty bisedohet për zhvillimin fizik,

shpirtëror dhe mendor të foshnjeve dhe fëmijëve

tuaj të vegjël. Këto lloj këshillimesh e lehtësojnë

jetën tuaj të përditshme në çështje të tilla si

dhënia e gjirit, ushqimi, përkujdesja dhe edukimi e

deri tek roli juaj si nënë apo baba. Këto këshillime

bëhen zakonisht falas; disa komuna kërkojnë një

tarifë për regjistrim.

A e dini që

përkrahja e hershme e fëmijëve tuaj në aftësitë e tyre gjuhësore dhe sociale i rrit shanset

e tyre të mëvonshme si në shkollë ashtu edhe në profesion?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!