03.03.2014 Views

Fëmijët / Kinder - Integration BS/BL

Fëmijët / Kinder - Integration BS/BL

Fëmijët / Kinder - Integration BS/BL

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

22 Fëmijët

Mundësi të përkujdesjes

ndaj fëmijëve

Informacione rreth mundësive lokale

të përkujdesjes mund të merrni në

administratën e komunës suaj ose në:

www.kissnordwestschweiz.ch

Doracaku familjar

Familienhandbuch

www.bl.ch

> Sicherheit > Generalsekretariat

> Familienfragen

Adresat e kopshteve të fëmijëve

www.bl.ch

> Bildung, Kultur, Sport

> Liste Kindertagesstätten

Adresat e familjeve ditore

Adresat e shoqatave i gjeni në faqen e

internetit të shoqatës së familjeve ditore

në Zvicrën veriperëndimore:

www.vtn.ch

Këshillime për nënat

Mütterberatung

Qendra këshillimore në komuna:

www.muetterberatung-bl-bs.ch

> Beratungsstellen Baselland

Kantoni Basel-Landschaft ndjek një politikë

miqësore ndaj familjes dhe ofron si në rrafshin

kantonal, ashtu edhe atë komunal mbështjetje për

familje dhe fëmijë. Qendra të shumta këshilluese

ju përgjigjen nëse keni pyetje të ndryshme dhe

ju ndihmojnë në raste krizash. Qendra takimi

dhe familjare ofrojnë mundësinë e njohjes me

familje të tjera, shkëmbimit të mendimeve me

to si dhe kalimit të përbashkët të kohës së lirë.

Në Doracakun Familjar pranë komunës suaj dhe

shërbimit për të huajt Baselland mund të gjeni

një pëmbledhje të adresave të ndryshme në

gjermanisht, anglisht dhe shqip.

Si është e rregulluar çështja e qëndrimit?

Fëmijët nën 12 vjeç marrin të njejtën leje

qëndrimi si prindërit e tyre. Nëse vetëm njëri nga

prindërit ka leje të përhershme qëndrimi, atëherë

fëmijëve nën 12 vjeç iu takon leja e përhershme

e qëndrimit vetëm nëse të dy prindërit jetojnë

bashkë. Fëmijëve mbi 12 vjeç iu takon leja e

përkohshme e qëndrimit (Kusht për bashkim

familjar, shih kapitullin «Informacione rreth të

drejtave të të huajve»).

Çfarë duhet të kenë parasysh prindërit?

Prindërit janë përgjegjës për përkujdesjen dhe

edukimin e fëmijëve të tyre dhe për marrjen e

vendimeve të duhura lidhur me fëmijët. Mirëqenia

e fëmijëve qëndron në radhë të parë.

Prindërit duhet t‘ edukojnë fëmijët sipas kushteve

të tyre dhe të mbështesin zhvillimin e tyre fizik,

mendor dhe moral.

Ata duhet t‘iu ofrojnë fëmijëve një arsimim të

përgjithshëm, të arsyeshëm dhe konform prirjeve

dhe afësive të tyre. Për këtë qëllim nevojitet

bashkëpunimi me shkollën dhe përkrahja e

fëmijëve gjatë zgjedhjes së profesionit të tyre.

Nëse rrezikohet mirëqënia e fëmijëve, nëse

prindërit nuk i ndihmojnë fëmijët vetvetiu ose nuk

janë në gjendje të ofrojnë ndihmën e nevojshme,

atëherë enti për çështje të kujdestarisë merr

masat e nevojshme për mbrojtjen e fëmijëve.

Ku mund të gjej përkujdesje për fëmijët

nëse punoj?

Shfrytëzimi i ofertave për përkudesjen ndaj

fëmijëve jashtë mësimit të detyrueshëm fillor

është vullnetar. Prindërit bartin pjesën e tyre të

shpenzimeve në kuadër të mundësive të tyre

ekonomike nëse duan të shfrytëzojnë ofertat për

përkujdesje ndaj fëmijëve.

Ka mundësi të ndryshme të përkujdesjes ndaj

fëmijëve. Ju mund të siguroni për fëmijët një vend

në një institucion që përkujdeset gjatë gjithë ditës

ose vetëm për disa orë në një familje tjetër.

Kopshtet (KiTa)

Kopshtet, çerdhet dhe shtëpitë ditore janë

institucione përkujdesëse të miratuara dhe

kontrolluara nga kantoni. Edukatorë të arsimuar,

së bashku me ndihmës të thjeshtë, organizojnë

ditën e fëmijëve në grupe prej tre deri në dhjetë

fëmijë. Fëmijët që ndjekin çerdhen shkojnë atje

nga një gjysëm dite e deri në 5 ditë në javë.

Këto oferta janë me pagesë. Disa komuna i

subvencionojnë pjesërisht kopshtet e tyre.

Fëmijët

23

Familjet ditore

Në një familje ditore fëmijët tuaj e kalojnë ditën

si në shtëpi dhe kanë vëllezër dhe motra të

përkohshëm me të cilët mund të luajnë dhe

vrapojnë. Prindërit dhe familja ditore, sipas

dëshirave dhe nevojave, merren vesh rreth kohës

për përkujdesjen e fëmijëve. Lidhja e një kontrate

për përkujdesje mes prindërve dhe familjes

ditore është mjaft e favorshme në raste të tilla.

Aty shënohen detajet rreth pëkujdesjes, si emrat

e fëmijëve dhe të prindërve, fillimi dhe zgjatja e

përkujdesjes, pagesa, pushimet vjetore, rastet

e sëmundjeve, etj. Këto oferta janë me pagesë.

Disa komuna i subvencionojnë familjet ditore.

Shumica e familjeve ditore janë të organizuara në

një shoqatë rajonale.

Arsimimi prindëror

Ofertat e arsimimit prindëror ndihmojnë prindërit

në kryerjen e detyrës së tyre edukative. Në kurse,

ligjërata dhe takime të hapura bisedohet dhe

debatohet për çështje të edukatës prindërore:

Në këtë mënyrë iu përcillen prindërve impulse

të reja. Arsimimi prindëror ofrohet nga bartës

të ndryshëm - shoqata të grave, institucione të

kishës, shoqata të prindërve, klube familjare.

Shoqata «Arsimimi Prindëror Baselland» (ebbl)

përkrah, mbështet dhe koordinon arsimimin

prindëror në kantonin Basel-Landschaft. Në faqen

e saj mund të gjeni oferta për të gjithë kantonin.

Elternbildung CH ofron një databazë, me anë të

së cilës mund të gjeni oferta pë të gjitha rajonet e

Zvicrës.

Arsimimi prindëror Baselland

Elternbildung Baselland

Therwilerstrasse 11

4103 Bottmingen

Telefoni 061 421 23 71

www.ebbl.ch

Elternbildung CH

Telefoni 044 253 60 60

www.elternbildung.ch

Përkrahja në moshën parashkollore

Grupet e lojës iu ofrojnë fëmijëve që nga mosha

tre vjeçare mundësinë e fitimit të përvojës

në një grup konstant, si bazë për zhvillimin e

personalitetit dhe të aftësisë për të mësuar. Për

informacione dhe adresa lidhur me grupet e lojës

mund të pyesni në komunë ose shikoni www.

fks-bl-fricktal.ch.

Në kantonin Basel-Landschaft secila prej

komunave ofron këshillime për nëna dhe

baballarë. Aty bisedohet për zhvillimin fizik,

shpirtëror dhe mendor të foshnjeve dhe fëmijëve

tuaj të vegjël. Këto lloj këshillimesh e lehtësojnë

jetën tuaj të përditshme në çështje të tilla si

dhënia e gjirit, ushqimi, përkujdesja dhe edukimi e

deri tek roli juaj si nënë apo baba. Këto këshillime

bëhen zakonisht falas; disa komuna kërkojnë një

tarifë për regjistrim.

A e dini që

përkrahja e hershme e fëmijëve tuaj në aftësitë e tyre gjuhësore dhe sociale i rrit shanset

e tyre të mëvonshme si në shkollë ashtu edhe në profesion?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!