26.10.2012 Views

Ta shpëtojmë

Ta shpëtojmë

Ta shpëtojmë

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Eko - turizëm

në Shqipëri ?

Botim i përmuajshëm i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri

lexoni në faqen 7

Parku Ballkanik i

Paqes - Aty ku natyra

shemb kufijtë

lexoni në faqen 8-9

Nr. 112 | Korrik-Gusht 2006

Ta shpëtojmë

varkën e turizmit shqiptar

Ligji i Turizmit

çelësi për një turizëm

të qëndrueshëm

lexoni në faqen 11

Numër 112 | Korrik-Gusht 2006

MJEDISI SOT

është një botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit

(REC) Zyra në Shqipëri

Në këtë botim të përmuajshëm do të gjeni informacion

për probleme mjedisore, lajme të përzgjedhura, opinione

e komente për çështje të mjedisit nga vendi dhe rajoni,

informacione për aktivitete për mjedisin nga vendi dhe

bota etj.

Versionin elektronik të kësaj reviste mund ta gjeni në

faqen: http://albania.rec.org

Për të marrë “Mjedisi Sot”, e përditshme elektronike, me

postë elektronike apo revistën “MJEDISI SOT” (botim

i përmuajshëm), dërgoni emrin dhe adresën tuaj pranë

Zyrës së REC në Shqipëri, në adresat:

Kutia Postare 127, Tiranë;

Tel/Faks: (04) 23 29 28;

ose editor@albania.rec.org

http://albania.rec.org

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)

për Europën Qendrore e Lindore

është një organizatë ndërkombëtare jopartizane, joavokate,

jofitimprurëse, që mbështet zgjidhjen e problemeve

mjedisore në Europën Qendrore e Lindore

(EQL), duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet organizatave

joqeveritare, qeverive, bizneseve e aktorëve të

tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin

e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen e publikut

në vendimmarrjen mjedisore. REC është krijuar në

1990 nga SHBA, Komisioni Europian dhe Hungaria.

Sot REC, bazohet ligjërisht në Kartën e tij, nënshkruar

nga 28 vende dhe nga Komisioni Europian, dhe

në një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hungareze.

REC ka zyrën qendrore në Szentendre, Hungari,

dhe zyrat e vendeve në secilin prej 15 vendeve

përfituese. Shqipëria e ka nënshkruar Kartën e REC

në 1993. Zyra e REC për Shqipërinë është hapur

në 1994. Kjo zyrë punon për realizimin e misionit

të REC duke mbështetur organizatat jofitimprurëse,

institucionet mjedisore në të gjitha nivelet dhe aktorë

të tjerë të interesuar në fushën e mjedisit, duke

mbështetur proceset pjesëmarrëse dhe shkëmbimin

e lirë të informacionit. Fushat kryesore të veprimtarisë

janë: Programi i granteve për OJF-të; Planet

Lokale të Veprimit në Mjedis, Informacioni Mjedisor;

Edukimi Mjedisor; Programi i kualifikimit për

OJF-të dhe zyrtarë të mjedisit, nismat dhe programet

vendore e rajonale etj. Donatorët më të fundit janë:

Komisioni Europian, Ambasada e Mbretërisë së

Holandës, SIDA, UNDP, GEF/SGP, Fondacioni

SOROS, SDC, BE, etj.

http://albania.rec.org

EDITORIAL 3

Zhvillim turistik apo luftë për ekzistencë

NGA VENDI 3-4

“Morava”, Park Kombëtar në Korçë

Votohet Konventa për mbrojtjen detare

Asgjësim municionesh në zonën turistike

Peshkatarët “elektrikë” rrezikojnë Liqenin e Shkodrës

Penalizohen pallatet që derdhin ujërat e zeza në det

NGA REC 5, 12

Regjistrat e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve

Angazhim i përbashkët

- shkëmbim përvojash të suksesshme

PROFIL 13

Erseka me një plan zhvillimi të turizmit

NGA BOTA 13-15

Ngrohja globale

dhe ndikimi njerëzor

UNESCO përjashton arqipelagun e Galapagos nga

“Pasuri natyrore në rrezik”

Hollanda heq taksat për automjetet mjedisore

Kina, prioritet mbrojtja e mjedisit

Krijohet ligatina “më e madhe” në Britaninë e Madhe

BE – Rusi, bisedime mbi kërcënimet mjedisore

TEMA E MUAJIT 7-11

Eko - turizëm në Shqipëri ?

Parku Ballkanik i Paqes Aty ku natyra shemb kufijtë

Ndikimet mjedisore të turizmit në rajonin e Liqenit të Shkodrës

Ligji i Turizmit

çelësi për një turizëm të qëndrueshëm

Ky botim mbështetet financiarisht nga

Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri

Kanë kontribuar për këtë numër:

Ilir Mati | Djan Bejko | Drita Kruja |

Haki Zoto | SNV | Besnik Baka

Stafi Editorial

Në këtë Numër

Mihallaq Qirjo | Alken Myftiu |

Besnik Baka | Genta Hoxha |

Eduart Cani | Daniela Tola

Opinionet e shprehura në shkrimet e kësaj reviste

nuk paraqesin domosdoshmërisht opinionet e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC)

Editorial

Zhvillim turistik apo luftë për ekzistencë

“Ku do t’i kalosh pushimet sivjet ?” Pyetje e rëndomtë në ditët e nxehta të

verës teksa njerëzit përpiqen të organizojnë planet e tyre. Natyrisht përgjigjet

janë sa të larmishme aq edhe ambicjoze. Më të guximshëm duket se janë ata që

preferojnë t’i kalojnë pushimet në Shqipëri, mes zërave se do të shpenzosh më

shumë dhe do kënaqesh më pak. Zhvillimi i ngadalshëm dhe në të shumtën e

rasteve spontan, i turizmit në vendin tonë, ka lënë një shije të hidhur tek vendasit.

Zoti na ofroi detin Jon e Adriatik, na dhuroi malet e luginat të pasura me peisazhe

dhe burime natyrore, na fali pozicionin gjeografik mjaft të përshtatshëm,

dhe përsëri ende nuk po dimë të përfitojmë ose të marrim atë që kërkojmë. Kjo

për shumë arsye që nëse i përmendim, përsëri nuk do të bëjë asnjë ndryshim.

Tashmë duket jemi mësuar me kapacitetet e mangëta që ne mund të ofrojmë

në fushën e turizmit dhe gjithçka kufizohet në një turizëm minisezonal, që nuk

bën gjë tjetër veç minon bazat e një turizmi të qëndrueshëm, çka do të thotë

zhvillimi i të gjitha profileve në industrinë e turizmit. Të kushtëzuar nga mjaft

faktorë, turistët pa pretendime dynden në plazhet dhe pikat turistike duke sjellë

mbipopullimin e tyre brenda një kohe të shkurtër. Ata që jetojnë me biznesin e

shërbimeve turistike e dinë shumë mirë se ky fluks është i vetëm dhe i shkurtër,

prandaj pa e menduar gjatë, përpiqen të bëjnë çdo gjë për të përfituar nga ato

që sjell muaji gusht. Çmimet janë të lidhura ngushtë me kushtet e ofruara dhe

konkurrencën, por kur kërkesa është e madhe, ky rregull automatikisht bie

poshtë. Dhe ndodh ajo që çdo vit çmimet janë të larta dhe, natyrisht, kushtet

lënë për të dëshiruar. Muaji gusht sjell kulmin që pasohet nga rënia e parashikuar

dhe përfundimi i sezonit aq të shumëpritur. Pastaj bëjmë përsëri përmbledhjen

e arritjeve që solli turizmi: Grafiku pozitiv, por aspak domethënës në

kontributin që kërkohet në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm ashtu siç na

këshillohet : turizëm i shpërndarë në të gjithë vitin në degë të ndryshme, malor,

liqenor, apo ekoturizëm.

Forum

Shkurt

“Morava”, Park Kombëtar

në Korçë

Këshilli i Rregullimit të Territorit

në Qarkun e Korçës miratoi projektin

e planit rregullues të zonës së Moravës,

i cili, në një të ardhme jo të largët, do

të ketë përmasat e një Parku Kombëtar.

Plani rregullues i zonës së Moravës

do të shtrihet në një sipërfaqe prej

400 hektarësh në zonën e Vargmalit

të Moravës. Aktualisht, kjo sipërfaqe

shtrihet në juridiksionin e Bashkisë së

Korçës, Komunës së Drenovës dhe

Komunës së Bulgarecit. Qëllimi i hartimit

të kësaj detyre projektimi për

zonën e Moravës është kthimi në një

hapësirë të kompletuar në të gjitha

drejtimet, për t’u shfrytëzuar për turizëm

malor gjithëvjetor. Në elementët

përbërës janë infrastruktura rrugore,

furnizimi me ujë dhe energji elektrike,

mbjellja e sipërfaqeve të gjelbëruara,

ndërtimi i terreneve sportive, pistave të

skive, pishinës, teleferikut, ngrehinave

për akomodim, krijimin e një amfiteatri

kulturor etj.

Votohet Konventa për

mbrojtjen detare

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin

për aderimin e Republikës së Shqipërisë

në Konventën Ndërkombëtare për

Parandalimin e Ndotjes nga Anijet,

e njohur si MARPOL. Ligji trajton

sipërfaqet gjeografike tokësore, ujore

dhe detare të Republikës së Shqipërisë,

pronë shtetërore apo private, përbërësit

e diversitetit biologjik dhe përcakton

detyrimet për organet shtetërore, që

veprojnë në kuadër të këtij ligji. Ky ligj

sanksionon përdorimin e qëndrueshëm

të burimeve natyrore, duke tentuar të

pakësojë ndjeshëm konfliktet që do

sillnin ndikimet negative në to, si dhe

ndarjen e drejtë dhe të barabartë të të

gjitha të ardhurave që vijnë si rezultat i

burimeve gjenetike.

Mjedisi SOT 112 | Korrik-Gusht 2006 |

Nga VeNdi

Asgjësim municionesh në zonën turistike

Turizmi në zonat e thella malore të Qarkut të Shkodrës

ende nuk ofron asnjë mundësi reale për pushuesit vendas

dhe ata të huaj. E ndërsa realizohen takime të stërgjata

për hartimin e projektligjit të ri mbi turizmin, që pritet

të miratohet nga Parlamenti Shqiptar në shtator të këtij

viti, një Zonë e Mbrojtur në rrethin e Pukës prej kohësh

po përdoret për asgjësimin e municioneve luftarake të

të gjithë rajonit verilindor të vendit. “Livadhet e Mazit”,

një zonë kjo e njohur për bukuritë e saj natyrore dhe që

pritet të shpallet Park Kombëtar, është kthyer në një vend

shpërthimesh të zhurmshme, duke u bërë një problem

shqetësues jo vetëm për banorët vendas, por edhe për turistët

e pakët që duan të shijojnë mrekullitë e viseve të

Foto arkiv

tilla. Ndërkohë, në takimin me drejtues të Ministrisë së

Turizmit dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit,

me nismën e Kryetarit të Bashkisë së Pukës, Rustem

Strugaj, janë bërë prezente dhe probleme të shumta që hasen në zona të tjera turistike të këtij qarku. Në zonat turistike

të Thethit në Shkodër dhe të Valbonës në Tropojë, vazhdon të mungojë krejtësisht infrastruktura. Përveç rrugëve të

amortizuara që të çojnë në këto vende turistike malore, mungojnë dhe mjetet bazë për grumbullimin e mbeturinave. Turistëve,

që shkojnë për pushime në këto vende ende të virgjëra të rajonit verior të vendit, u duhet të marrin masa për të

përmbushur nevojat më elementare të tyre. Përfaqësues të agjencive turistike në rrethet Shkodër, Pukë, Mirditë dhe Lezhë

kanë tërhequr vëmendjen për mungesën e infrastrukturës turistike.

Peshkatarët “elektrikë”

rrezikojnë Liqenin e Shkodrës

Specialistët shprehen se përdorimi i mjeteve dëmtuese

gjatë peshkimit ka cënuar rëndë ripërtëritjen e peshkut.

Resurset natyrore të peshkut në Liqenin e Shkodrës dhe në

lumin Buna, megjithëse janë shpallur “Zona të mbrojtura”,

vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga gjuetia pa kriter. Mbi këtë

problem, komandanti i trupave “Rangers”, Isa Harusha,

shprehet se, si pasojë e ushtrimit të peshkimit nga persona

që nuk zotërojnë njohuritë e nevojshme profesionale dhe

kriteret bazë të peshkimit, nisur edhe nga etja për fitime,

një pjesë e “peshkatarëve” peshkojnë duke përdorur energji

elektrike. Peshkimi me korrent është gjithnjë i dëmshëm

për peshkun, por sidomos gjatë kësaj periudhe të kohës së

shumimit të tij, kjo metodë sjell pasoja tepër negative në

ripërtëritjen e peshkut, pasi e dëmton atë që në vezë.

Përdorimi i korrentit gjatë kësaj periudhe, sqaron

komandant Harusha, është duke rrezikuar riprodhimin e

gjeneratave të reja në liqenin e Shkodrës, faktor që shpie në

një humbje të madhe ekonomike dhe zvogëlon kontributin

e madh ushqimor që peshku sjell”.

Nisur nga ky dëm i jashtëzakonshëm, autoritetet

vendore u bëjnë thirrje personave të papërgjegjshëm ose të

paditur në fushën e peshkimit, që pavarësisht nevojave për

fitim, gjatë periudhës së shumimit të peshkut, por jo vetëm,

të mos përdorin korrentin në ujërat e Liqenit të Shkodrës

dhe të Lumit Buna.

Mjedisi SOT 112 | Korrik-Gusht 2006 |

Penalizohen pallatet që

derdhin ujërat e zeza në det

Asnjë pallat nuk do të ndërtohet më në zonat bregdetare,

nëse tubacionet e shkarkimit të ujërave të zeza nuk i ka të

lidhura me kolektorët! Pas evidentimit të pikave ku ndotja

e ujërave nga fekalet i ka tejkaluar me disa herë normat

e lejuara, Ministria e Mjedisit ka vendosur të marrë masa

të menjëhershme. “Në shumë zona turistike është abuzuar

nga ndërtuesit e pallateve, pasi derdhja e ujërave të zeza

është bërë në gropa septike, duke ndotur së tepërmi ujërat

në këto zona”, shprehet zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit,

Tom Therçaj. Këto masa po merren pas bërjes publike

të situatës alarmante, që është krijuar në shumë zona të

bregdetit, madje edhe në jug të vendit, sipas monitorimit të

kryer vetëm një muaj më parë, në prag të fillimit të sezonit

turistik. Kështu, në qytetin e Durrësit mbeten problematike

zona e Shkëmbit të Kavajës, ajo e Golemit, si dhe zona

pranë Currilave. Referuar rekomandimeve të OBSHsë,

më shumë se 69 zona të plazheve, ku janë stacionet

e monitorimit, kanë rezultuar se janë të ndotura ose

shumë të ndotura, ndërsa për disa plazhe si ai i Zhironit,

Shkëmbi i Kavajës apo Shkolla e Marinës, kjo organizatë ka

rekomanduar marrjen e masave urgjente. Studimi i ISHP ka

vënë në dukje edhe probleme që ndikojnë në ndotjen e ujit.

Nëse asnjë masë nuk merret, nuk do të jetë e largët dita që,

pasi të hysh në det, të dalësh jo vetëm me infeksione, por

edhe me sëmundje të rënda infektive.

Regjistrat e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve

Tryezë e rrumbullakët me ekspertë

Qendra Rajonale e Mjedisit

Qendra Rajonale e Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë

e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në

kuadër të projektit “Përmirësimi i praktikave të pjesëmarrjes

publike – Hapat e mëtejshëm për zbatimin në praktikë

të Konventës së Aarhusit në vendet e Evropës Juglindore”,

i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të

Vendeve të Ulëta, organizuan një tryezë pune mbi Regjistrat

e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve, të njohura

si PRTR me inicialet në gjuhën angleze. Në tryezë merrnin

pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit

të Ujërave, Inspektoriatit Mjedisor, ministrive

të linjës, institucioneve të ndryshme të ngarkuara me monitorimin

e mjedisit, përfaqësues të institucioneve akademike,

të sektorit të biznesit dhe Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë

Tiranë, si dhe përfaqësues të REC nga Hungaria dhe

Shqipëria. Në takim u prezantuan një material i përgatitur

për vlerësimin e gjendjes lidhur me PRTR në Shqipëri, si

dhe një përshkrim i proçeseve rajonale, evropiane dhe përvojave

në vende të ndryshme lidhur me këto regjistra.

Protokolli i PRTR është ratifikuar nga Kuvendi i

Shqipërisë në qershor 2006. Ky hap i ndërmarrë do të thotë

një sërë detyrimesh tashmë për zbatimin në praktikë të këtij

protokolli. Por zbatimi praktik i këtij protokolli kërkon një

bashkëpunim të ngushtë ndërmjet autoriteteve mjedisore,

biznesit dhe strukturave për monitorimin e mjedisit.

Ky ishte një nga përfundimet e arritura nga diskutimet e

Botimi i ri

Foto nga takimi

Nga reC

pjesëmarrësve. Krahas dhe me përfundimet e tjera, do të

ndihmojnë në hartimin e hapave të tjerë vijues për procesin

e zbatimit të Protokollit dhe vendosjes së bashkëpunimit

ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë në të.

REC Shqipëri do të vijojë dhe me aktivitete të tjera që

lidhen me PRTR, apo dhe më çështje të tjera të zbatimit në

praktikë të Konventës së Aarhusit në Shqipëri.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni:

Alken Myftiu

REC Shqipëri

Tel/faks +355 4 232928

“Shpendët dhe gjitarët e Shqipërisë” në një

libër praktik

Libri “Shpendët dhe gjitarët e Shqipërisë”, me autor Taulant Bino, Haki Zoto

dhe Ferdinand Bego, përbën një kontribut me vlerë dhe arritje me rëndësi të veçantë

në fushën e studimeve dhe botimeve për faunën e Shqipërisë. Është një botim i cili

ndërthur në mënyrë të përkryer njohuritë praktike dhe ato shkencore. Në të mund

të gjesh përshkrime dhe detaje të rëndësishme për larmishmërinë e shpendëve dhe

gjitarëve. Ky punim ndalet në mënyrë të veçantë në parimet bazë të vrojtimit dhe

studimit të shpendëve dhe gjitarëve. Libri jep të dhëna themelore rreth jetës së

pjesës më të madhe të shpendëve dhe gjitarëve që një vëzhgues i vëmendshëm mund

të shohë në harkun kohor të 3 vjetëve. Ai është hartuar në formën e një libri xhepi

për vëzhgues që kanë dëshirë të udhëtojnë në Shqipëri dhe të mësojnë për pasurinë

llojore të saj e gjitha kjo e ilustruar me fotot përkatëse. Ky libër, i pari në llojin e vet,

më shumë se një burim njohjeje dhe informimi, ai kërkon të japë kontributin e tij për

njohjen dhe ruajtjen e llojeve të rralla e të rrezikuara të shpendëve dhe gjitarëve, me

të cilët njerëzit janë pak të njohur. Ai do t’i shërbejë në mënyrë të veçantë studentëve

të biologjisë dhe të pyjeve, nxënësve të shkollave, punonjësve të shërbimit pyjor e

gjuetarëve, të cilët duhet të njohin sjelljen e kafshëve.

Mjedisi SOT 112 | Korrik-Gusht 2006 |

Mjedisi SOT 112 | Korrik-Gusht 2006 | 6

The last secret...

Foto LSA

Eko - turizëm në Shqipëri ?

Nga Ilir Mati

Redaksia e revistës «Mjedisi

SOT», më kërkoi të shkruaj për

ekoturizmin në Shqipëri, pra për

atë që, sipas konceptit të shumëve,

lidh pushimet e njerëzve me natyrën

shqiptare.

Se ç’ofron natyra shqiptare, këtë

e dinë të gjithë, shqiptarë e të huaj,

sepse e mësojnë si gjatë arsimimit

në shkollë, ashtu edhe në familje e

në shoqëri. Çdokush e di se natyra

shqiptare është e lidhur ngushtësisht

edhe me kulturën e popullit

të saj. Ajo ka një larmi të madhe që

shkon nga buza e detit Jon e Adriatik

e deri në shtigjet e lëndinat e

Korabit. Ka, me fjalë të tjera, potencial

të mjaftueshëm dhe veçori të

shënuara për tërheqje turistike.

Por, ky potencial duket se është

në rrezik! Dhe personalisht më

vjen mbarë të shkruaj për këtë rrezik,

ndërkohë që jemi në pikun e

atij të quajtur përgjithësisht “sezon

turistik veror” dhe na duhet të

shkruajmë për reklamë vetëm pozitivisht,

gjë e cila nuk është e mirë

për atë të quajtur industri turistike.

Sepse turistëve duhet t’u tregosh

të vërtetën, në të kundërt, ata do

të mërziten shumë nga përcaktimi

vetë i të pathënave nga ofruesit e

këtij turizmi.

Kështu, mjafton të shikoni se

si është katandisur plazhi i Durrësit,

dhe ndoshta do t’ju hyjë frika

se një «zhvillim» i tillë ka rrezik të

përfshijë të gjithë bregdetin e Shqipërisë.

Shikoni Velipojën! Shikoni

Shëngjinin! Ato plazhe, të virgjëra

këtu e disa vjet më parë, i janë

nënshtruar dhunës urbanistike,

dhunës së pushtuesëve me përkrahje

politike, të cilët udhëhiqen nga

parimi i tjetërsimit të pronës private

dhe shtetërore në favor të atij që

është në pushtet; dhunës së atyre

që te turizmi shikojnë vetëm të pasurohen

në kurriz të shërbimit që

nuk dinë të bëjnë. Ekosisteme të

tilla si Velipoja, Shëngjini, Shiroka,

Tale, Patoku, Kepi Rodonit, Bishti i

Pallës, Kallmi, Currilat, Spile e Kavajës,

Gryka e Shkumbinit, Divjaka,

Semani, Treporti, Gjiri i Vlorës,

buza e Jonit nga Gjuhëza e deri në

Stillo, janë në rrezik konkret dhe

imediat! Çdo ditë hidhet çimento

e hekur kudo, me leje e pa leje

nga autoritetet vendore. Dhe kjo

ngaqë autoritetet vendore, të cilat

ne kemi zgjedhur, nuk janë të besueshme

për sa duhet të tregojnë

në mbrojtje të zhvillimit turistik të

Shqipërisë, në bazë të parimeve të

njohura që mbrojnë mjedisin dhe

jetën, kulturën e njerëzve në atë

mjedis.

Po plehërat? Eshtë e tepërt

të vazhdoj me këtë temë, sepse

kushdo mjafton të kërkojë të dijë

se ku hidhen mbeturinat në vendin

që ai është duke bërë fundjavën

a pushimet, që në çast të zërë

kokën me grushta e të shkulë

flokët nga llahtaria që do ta zërë,

ose të vërë syze të errëta, shumë

të errëta indiferentizmi e të lërë që

plehërave të vjetshme t’i shtohen

edhe plehërat e tij, e këtyre të

fundit, edhe ato të vitit të ardhshëm,

për ta shndërruar Shqipërinë në një

kazan të madh plehërash!

Si mund të lejohen nga autoritetet

përkatëse të ndërtohen, psh

fshatra turistikë të reja në Buzëdetin

Jon, ndërkohë që fshatra të tillë

si Palasa, Dhërmiu, Iliazi, Vunoi,

Himara, Piluri, Kudhësi, Qeparoi,

Borshi, Piqerasi, Lukova, Sasaj, Nivicë

Bubari, Vrina, janë fshatra në

pritje për të hyrë në rrugën e ekoturizmi.

Fshatra të gatshëm për t’iu

përgjigjur kërkesës për ekoturizëm

mesdhetar? Përgjigja është vetëm

një: Nuk mund të lejohen në se

duam të përfitojmë nga eksperienca

jonë e këtyre viteve të fundit

dhe eksperienca botërore pozitive

dhe negative.

tema e muajit

Por, me të drejtë shtrohet pyetja

se ç’duhet bërë?

është pikërisht kjo pyetje që

Banka Botërore ka bërë për të gjetur

përgjigjen se ku dhe si duhet

ndihmuar Shqipëria me 10 milion

dollarë në fushën e turizmit.

Fitoi ideja e zhvillimit të turizmit

të qëndrueshëm, pra atij që vë në

ekuilibër zhvillimin ekonomik me

respektimin e natyrës dhe kulturës

së një vendi, e cila pranon Shqipërinë

të futet në tregun e turizmit

kështu siç është, me minimumi 500

turistë në javë, me kusht që të ndihmohet

ngritja e strukturave pritëse

për turistë pranë monumenteve të

kulturës dhe natyrës shqiptare, në

itinerare shumë mirë të përcaktuar

nga ndërmarje, studio a agjenci

profesionistësh, të cilat kanë provuar

se dinë ta bëjnë shumë mirë

këtë punë, ashtu si e kanë bërë

edhe në vende të tjera.

Kështu, në itinerarin Tiranë – Sarandë,

të ndërtohen struktura pritëse

me standarde ndërkombëtare

pranë Amfiteatrit të Durrësit, në Ardenicë,

Apolloni, Zvërnec, Kaninë,

etj. Struktura të tilla, janë ato të

projektuara nga arkitektë të Institutit

të Monumenteve të Kulturës, të

cilat përmbledhin minimumin e domosdoshëm

të një shërbimi turistik

me parametra ndërkombëtarë, një

parking, e një kafe me shërbime të

ndryshme. Për turistët sot në Shqipëri

ka automjete komforte, ushqim

e fjetje të garantuar, por jo rrugë.

Turistët i dinë këto. Ata i marrin

parasysh mangësitë e rrugëve, por

kurrë ato mangësi të cilat vihen re

në një objekt kulturor të mbrojtur

nga shteti, të vizitueshëm, për të

cilin kanë paguar, madje edhe shtrenjtë.

Për shembull, nuk të falin

për plehrat brenda parkut të Apolonisë,

mungesës së parkingut të organizuar

aty, pranisë së një kjoske

primitive për shitjen e biletave dhe

kartolinave dhe një bar restoranti

që plehrat e veta i hedh në rrëzë të

mureve të vjetër.

Mjedisi SOT 112 | Korrik-Gusht 2006 |

tema e muajit

Mjedisi SOT 112 | Korrik-Gusht 2006 |

Parku Ballkanik i Paqes

Ballkani ka një histori të gjatë luftërash, konfliktesh

dhe ngjarje të cilat edhe sot ndikojnë në marrëdhëniet

që popujt e gadishullit ndajnë. Kufijtë janë të shenjtë

dhe të pashkelshëm për njerëz të cilët ato i shikojnë si

barriera mbrojtëse nga psikologjia e luftërave ballkanike

në periudha historike të ndryshme; në kohë të vjetra e

të reja. Por nëse për një çast harrojmë kufijtë, konfliktet,

ndarjet mbi baza etnike dhe shikojmë natyrën, malet

dhe vlerat natyrore, që na rrethojnë, do të kuptojmë

se jemi kaq pranë njëri-tjetrit dhe kaq të afërt.

Parku Ballkanik i Paqes është një projekt transnacional

që synon të krijojë një park të përbashkët në

promovimin e paqes dhe vlerave natyrore të alpeve në

trekëndëshin Shqipëri, Mali i Zi dhe Kosovë - një nga

rajonet më të mrekullueshme dhe më të pastra në të

gjithë rajonin. Parku Ballkanik i Paqes është një nismë

që kërkon të mbështesë dhe të japë kurajo në drejtim

të mbrojtjes dhe përkujdesjen ndaj diversitetit biologjik

dhe pasurive natyrore. Por jo vetëm! Në veçanti një

nga qëllimet kryesore është rritja e shkëmbimit të kulturave

mes njerëzve që jetojnë në rajonet kufitare

Shqipëri – Mali i Zi – Kosovë me mesazhin për një

bashkëjetesë në paqe dhe prosperitet.

Bazuar në udhëzimet e Komisionit Botëror të Zonave

të Mbrojtura, parqet e paqes duhet të mbulojnë

zona me një domethënie të veçantë, të karakterizuara

në të kaluarën nga luftërat. Pikërisht Parku Ballkanik i

Paqes mbledh ekologjistë dhe aktivistë të paqes nga

e gjithë bota, të cilët nga njëra anë kontribuojnë në

mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, florës dhe faunës;

kërkojnë të unifikojnë përpjekjet midis vendeve të përfshira

në zhvillimin e qëndrueshëm të (eko)turizmit

rajonal. Ndërkohë, në anën tjetër, pjesëmarrësit e këtij

projekti, i ndërmarrë fillimisht nga Qendra për Studimet

e Paqes në Universitetin Colgate, punojnë për të

promovuar bashkëjetesën paqësore midis banorëve të

këtyre zonave të thella malore në frymën e solidaritetit

dhe komunitetit të hapur e tolerant.

Parku Ballkanik i Paqes i jep mundësinë

pjesmarrësve të cilët kërkojnë të shijojnë pejsazhin,

kulturën, traditat, vlerat dhe çdo gjë tjetër në Alpet e

Shqipërisë, Malet kufitare të Malit të Zi dhe natyrisht

mrekullinë që të ofrojnë luginat e maleve kosovare të

gjitha këto në një emër të përbashkët; Parku Ballkanik

që nuk njeh barriera. Duke përshkruar kufij të pahapur

më parë, anëtarët e BPP krijojnë kontakte me banorët,

kuptojnë jetesën dhe nevojat në malet e virgjër që na

rrethojnë.

Aty ku natyra shemb kufijtë

Në aktivitetet promovuese të Parkut

Ballkanik, ofrohet një kontribut mjaft

domethënës për sa i përket ndalimit

të konflikteve dhe paqes në rajon,

me frymën e tolerancës ndëretnike.

Objektivi i këtij udhëtimi nëpër male

nuk është thjesht ecja, por përfshirja e sa

më shumë banorëve lokalë si drejtues,

apo mikpritës të projektit në shtëpitë e

tyre…

1. Lugina e Rugovës

tema e muajit

Lugina e Rugovës është një mjedis i pasur natyror që shtrihet në rrjedhën e lumit Mbushtica, e rrethuar

nga malet me një potencial të madh të zhvillimit të ekoturizmit. Shtrati i luginës gjarpëron midis maleve të

pasur me pyje dhe kullotat e virgjëra alpine, të populluara nga një larmishmëri biodiversiteti. Lartësia më

e madhe arrin në 2500 m dhe njihet si shtëpia e Shqiponjës së Artë.

Netët e para kalojnë në luginën e mahnitshme të Rugovës, një nga pikat më turistike, vetëm 10 km

larg qytetit të Pejës. Ecje të gjata nëpër bukuritë natyrore që të ofron ky rajon, me mjaft burime ujore dhe

kullota alpine. Disa nga pjesëmarrësit guxojnë më shumë se të tjerët duke sfiduar malet e larta dhe kaluar

natën në kasolle dhe çadra.

2. Mali i Zi

Malet Prokletije janë gjithashtu të njohura nga gojëdhënat dhe legjendat e kësaj zone si Malet e Mallkuar.

Me një pejsazh tërheqës, shkëmbinjtë, si të gdhendur nga forcat natyrore në mijëra vjet, përshëndeten

nga luginat e dhe kreshtat e maleve të larta.

Që nga Kosova, udhëtarët e natyrës ballkanike iu drejtuan kufirit verior drejt qytetit të Plavës. Shëtitja

vazhdon në brigjet e liqenit të Plavës, i pasur me një bukuri natyrore që i ka rezistuar kohës. Gjatë ditës

zhvillohen udhëtime në malet që rrethojnë qytetin, nën përkudesjen e plotë të banorëve dhe drejtuesve

lokalë.

. Shqipëri

Parku Kombëtar i Thethit përbëhet nga kullota të begata alpine dhe kreshta të ashpra të maleve që

e rrethojnë. Kjo zonë ka një pasuri të pakrahasueshme të jetës së gjallë. Banorët e paktë të këtij parku

kombëtar jetojnë ende me zakonet dhe traditat e trashëguara brez pas brezi, duke e bërë Thethin një

vend me vlera unikale.

Mirësevini në Shqipëri…

Nga pika kufitare e Vermoshit të largët, grupi i lajmëtarëve të paqes hyn në bjeshkët dhe alpet e ashpra

të Shqipërisë që janë ashtu si në gojëdhënat e lashta. Mesazhi i paqes nuk arriti të mënjanojë problemet

politike duke shkaktuar një ndryshim në program. Grupi nuk arriti të realizonte 11 km ecje nëpër male

në atë që mund ta quajmë kufi imagjinar që ndan malet ballkanike. Si pasojë u desh të përshkoheshin

qindra kilometra për të arritur në pikën kufitare të Vermoshit. Mikpritja dhe organizimi është emocionues,

ku familjet e zonës me dashamirësi pritën pjesëtarët e misionit në shtëpitë e tyre. Udhëtimi vazhdon në

bukuritë natyrore që të ofron monumenti i natyrës që quhet Theth.

Mjedisi SOT 112 | Korrik-Gusht 2006 |

tema e muajit

Ndikimet mjedisore të turizmit të bazuara tek natyra

zakonisht ndodhin si rezultat i një kombinimi të

faktorëve të ndryshëm: përdorimit të ekosistemeve

të ndjeshme, numrit të madh të vizitorëve e sjelljes së

papërshtatshme të tyre, si dhe mungesës së menaxhimit

kompetent të zonave. Ndikimet mjedisore mund të

shkaktohen nga komponentët e ndryshëm të turizmit, që

mund të diferencohen si më poshtë:

• aktivitete të vizitorëve

• aktivitete transporti

• sjellje e ofruesve të shërbimeve

• infrastruktura shoqëruese ( furnizimi me ujë, ujërat

e zeza, energjia elektrike, grumbullimi e largimi i

mbeturinave, etj)

• zhvillimet e detyruara të tërthorta (migrimi i fuqisë

punëtore, aktivitetet tregtare etj në zonë) duke

rritur konsumimin e burimeve në zonë.

Liqeni i Shkodrës përbën një ndër rajonet e rëndësishëm

të zhvillimit të turizmit në rajonin e Shkodrës. Si i tillë, ai

tashmë është në fokus të shumë vizitorëve nga rajoni i

Shkodrës, Lezhës, më pak nga Tirana apo Durrësi, të cilët

mjaft shpesh gjenden në brigjet e këtij liqeni për të shijuar

natyrën dhe drekat e shijshme me peshk të freskët!

Duke filluar nga fundi i muajit maj dhe deri në fund

të korrikut, brigjet e Liqenit të Shkodrës shërbejnë si

“strehë” relaksi, kreativiteti dhe plazhi për një pjesë të

mirë të komunitetit të rajonit të Shkodrës. Në tre vitet e

fundit është shtuar ndjeshëm numri i turistëve nga Mali i

Zi, Maqedonia dhe Kosova. Sipas një interviste të marrë

me presidentin e agjencisë “Shkodra Travel” në Shkodër

z. Sokol Hoxha, numri i vizitorëve apo turistëve ditorë

në brigjet e Liqenit të Shkodrës shkon 200 – 250, që do

të thotë se çdo ditë të pakten 4 – 5 autobuzë me turistë

nga vendet e lartpërmendura shijojnë dhe relaksohen në

natyrën tërheqëse të brigjeve të këtij liqeni.

Mbajtja në nivele të larta të cilësisë së mjedisit është e

rëndësishme dhe për suksesin e turizmit në zonën e Liqenit

të Shkodrës. Sot turistët kërkojnë të udhëtojnë më shumë në

destinacione cilësore në lidhje me mjedisin dhe shpesh janë

të gatshëm të paguajnë më shumë për të patur eksperienca

në një mjedis të pastër, të pandotur dhe ekologjik. Një nivel

i lartë i cilësisë është i rëndësishëm dhe për vetë banorët e

zonës.

Mjedisi SOT 112 | Korrik-Gusht 2006 | 10

Qëllimi i menaxhimit mjedisor është të parashikojë

ndikimet negative përpara se ato të ndodhin. Një koncept

themelor për të përcaktuar potencialin që më përpara

është që të përcaktojmë “kapacitetin maksimal”si “shkalla

në të cilën një ekosistem, një habitat ose pejsazh mund të

akomodojë pa humbur ekzistencën e qenieve ose sensin

e vendit” (Europarc Federation 2001). Turizmi në rajon

është kuptuar më shumë si turizëm i plazhit, i rërës dhe i

diellit. Mendoj që turizmi i çiklizmit mund të luajë një rol

të rëndësishëm si potencial turistik i rajonit në kuadrin e

ekoturizmit. Shqipëria duke qenë në konkurencë direkte

me Malin e Zi, Slloveninë, Kroacinë, Greqinë dhe Italinë

e ka të vështirë të vendosë profilin e vet të suksesshëm.

Pushimi aktiv paraqet një tendencë turistike në rritje. Në

të ardhmen e afërt potenciali i turizmit ujor për Liqenin

e Shkodrës, nuk do të jetë i mjaftueshëm, kështu që një

formë e turizmit me tendencë zhvillimi, do të jetë turizmi

i çiklizmit.

Ndikimet

mjedisore të

turizmit në

rajonin e Liqenit

të Shkodrës

Nga MBA. Djana Bejko dhe MBA. Drita Kruja

REKOMANDIME

1. E rëndësishme është që në politikat e zhvillimit të

turizmit për rajonin, ruajtja e mjedisit për zonën e

Liqenit të Shkodrës të jetë pjesë përbërëse.

2. Për ndërtimin e banesave dhe lehtësirave të

ngjashme në zonën e Liqenit të Shkodrës duhet të

kemi parasysh këto rregulla:

• Mosndërtimi në vende të ndjeshme ose në

zona ku shpendët mund të shqetësohen.

• Përdorimi i materialeve të ndërtimit dhe

stile arkitekturore që lidhen me peisazhin

ekzistues.

• Përdorimi i materialeve ndërtimi natyrore

lokale, por sigurisht të një qëndrueshmërie të

lartë.

• Minimizimi i shfrytëzimit të energjisë dhe

përdorimi i burimeve alternative të energjisë

(dielli, era), ku është e mundur.

• Përdorimi i bimëve karakteristike të zonës

për oborre dhe lulishte, në mënyrë që të

minimizohet përdorimi i ujit dhe pesticideve.

. Duhet të vendoset kontrolli mbi udhëtimet e

ndryshme dhe mjetet e realizimit të tyre brenda

zonës së Liqenit të Shkodrës.

. Duhet të vendoset kontrolli mbi peshkimin dhe

gjuetinë e shpendëve, prerjen e pemëve etj.

tema e muajit

Zogj shtegtarë

Ligji i Turizmit

çelësi për një turizëm të qëndrueshëm

Me nismën e Ministrisë së Turizmit Kulturës, Rinisë

dhe Sporteve dhe me mbështetjen e Organizatë

Botërore të Turizmit dhe SNV-së (Organizata

Hollandeze për Zhvillim), startoi projekti për hartimin e

ligjit të turizmit në Shqipëri. Ky ligj synon të mbështesë

zhvillimin afatgjatë të industrisë së turizmit në vendin

tonë, si një potencial që do të kontribuojë në zhvillimin

social-ekonomik. Shqipëria ka një hapësirë të madhe në

shfrytëzimin e turizmit në vendin tonë, por e gjitha kjo

mund të arrihet vetëm nëse mundemi të mbrojmë mjedisin,

kulturën dhe trashëgiminë unike.

Në prioritetet e Ministrisë së Turizmit Kulturës, Rinisë

dhe Sporteve (MTKRS) është mbështetja e turizmit, si

një degë e denjë në ekonominë shqiptare për të plotësuar

kërkesat e turistëve ndërkombëtarë, por edhe të qytetarëve

shqiptarë për pushime, çlodhje e argëtim. E gjitha kjo

krahas ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe vlerave

turistike që ne posedojmë. Teksa në pjesën më të madhe,

turistët e huaj në Shqipëri vijnë për një periudhë fare të

shkurtër, detyra jonë është të kujdesemi për zhvillimin e

produkteve dhe shërbimeve të reja, tregjeve dhe mënyrave

të ndryshme për të joshur dhe zgjatur qëndrimin e tyre në

vendin tonë.

Një rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet një strategjie

të detajuar, që nxit zhvillimin e balancuar të turizmit në

rajonet e ndryshme të Shqipërisë, çka do t’i zgjaste jetën

destinacioneve aktuale dhe do t’i jepte mundësi njerëzve, në

rajone të ndryshme, të përfitonin nga ky sektor. E gjitha kjo

duhet të realizohet komform kritetereve të “Vlerësimit të

Ndikimit në Mjedis” dhe të mbrojtjes së burimeve natyrore.

Në stategjinë e zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm,

një rëndësi të veçantë luan mbështetja në trashëgiminë

kulturore, traditën dhe zakonet shqiptare, që e bën unikal

udhëtimin e një turisti.

Një sfidë të vërtetë mund të quajmë përpjekjet e

institucioneve shtetërore në balancën dhe rolin rregullator

që duhet të luajnë përsa i përket zhvillimit të industrisë.

Është e njohur se zhvillimi i industrisë ka një veprim të

kundërt në degën e turizmit. Në të gjithë botën ky balancim

realizohet nëpërmjet institucioneve kryesisht të pavarur,

të cilat vlerësojnë përparësitë e zhvillimit të qëndrueshëm.

Pikërisht akreditimi i shërbimeve të turizmit ka nevojë të

realizohet në bazë të rregulloreve, normave dhe kërkesave, të

cilat duhet të respektohen nga investitorët. Sipas MTKRS-së,

zhvillimi i sektorit të turizmit në vendin tonë është në fazat e

para, dhe qëllimi i kësaj ministrie është afrimi i investitorëve

privatë në këtë sektor dhe përdorimi i përvojave të vendeve

më të zhvilluara që e kanë bazuar zhvillimin në industrinë

e turizmit. Një bashkëpunim më i ngushtë kërkohet me

Organizatën Botërore të Turizmit (OBT) dhe harmonizimin

e Ligjit për Turizmin sipas parametrave ndërkombëtarë.

Në përgatitjen dhe zbatimin e Ligjit të Turizmit, një

objektiv kyç është promovimi dhe forcimi i sipërmarrjeve të

vogla dhe heqja e pengesave të panevojshme administrative.

me qëllim krijimin e një sektori kompetitiv të turizmit në

vendin tonë. Eksperti i Kombeve të Bashkuara për Turizmin

Botëror, John Downes, vendos piketat e ndërtimit të ligjit

të Turizmit në Shqipëri, që synon të përmirësojë ndjeshëm

ekonominë shqiptare deri në vitin 2012. Megjithëse Shqipëria

aktualisht ka një ligj për turizmin, pranohet rishtaz se është

i vjetëruar dhe aspak gjithërpërfshirës.

Referuar analizës së gjendjes, struktura e hoteleve

ekzistuese në Shqipëri, sidomos në zonën bregdetare

kryesisht i korrespondon një kapaciteti jo të madh

akomodimi për grupe. Nga këndvështrimi i marketingut

të turizmit është e pamundur që ato të tërheqin grupe

të mëdha turistësh në paketa turistike nga operatorët

perëndimorë. Kapacitetet e këtyre bizneseve, kryesisht,

i përgjigjen kërkesës së një klientele individuale ose të

grupeve të vogla (familje). Kapacitetet e reja të akomodimit

janë vlerësuar për të plotësuar kërkesat e tregjeve të huaja.

Por nëse flasim për strategjinë e zhvillimit të qëndrueshëm

të turizmit në vendin tonë, një pengesë kryesore mbetet

infrastruktura e dobët që e karakterizon Shqipërinë. Veçojmë

rehabilitimin e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, si

dhe ndërtimi i një të riu për avionët charter dhe ekskluzivisht

për udhëtime turistike. Një tjetër pikë mjaft e nxehtë

mbetet rikosntruksioni i regjimit të ujërave të bardha e të

zeza, por edhe mbeturinave, që në pjesën dërrmuese të

rajoneve turistike vazhdon të lënë shumë për të dëshirurar

duke shënuar një njollë për turizmin rajonal. Sqarimi i

menjëhershëm i pronësisë mbi tokën dhe ndërtimet, dicka

që mban pezull ndërtimin e resorteve dhe infrastrukturës

së nevojshme, të denjë për një turizëm evropian.

Mjedisi SOT 112 | Korrik-Gusht 2006 | 11

aktiVitete reC

Angazhim i përbashkët

- shkëmbim përvojash të suksesshme

Planet Lokale të Veprimit në Mjedis - Takime të bashkive

Bashki të zgjedhura nga 4

vende (Shqipëri, Maqedoni,

Serbi dhe Bosnje dhe

Hercegovinë ) si dhe Kosova

e Kroacia, me mbështetjen

financiare dhe ndihmën e REC

në secilin prej këtyre vendeve/

territoreve, janë përfshirë, që

prej vitit 2004, në përgatitjen

e Planeve Lokale të Veprimit

në Mjedis. Këto dokumente

vijnë si përgjigje e nevojës

për respektimin e parimeve

mjedisore në zhvillimin urban

dhe krijimin e një fryme të re të

planfikimit në kuadër të aderimit

në Bashkimin Evropian.

Nga bashkitë shqiptare

të përfshira në këtë proces,

Pogradeci dhe Korça kanë

përfunduar Planin, ndërkohë

që kanë përfunduar draftin e

parë bashkitë e Bilishtit dhe

Maliq. Në proces janë bashkia

e Ersekës dhe ajo e Leskovikut,

të cilat pritet të përfundojnë

brenda vjeshtës së këtij viti

planet e tyre mjedisore.

E reja e këtyre dokumenteve,

është se ato shoqërohen me

investime konkrete, të cilat janë

akorduar nga SIDA dhe REC,

për të gjitha qytetet e përfshira

si në Shqipëri dhe në vendet

e tjera të sipërpërmendura.

Në këtë frymë bashkitë e

Pogradecit dhe Korçës kanë

përfituar, në muajin gusht,

projekte investimi nëpërmjet

mekanizmave dhe procedurave

të përcaktuara nga REC, ku

është siguruar transparenca

dhe rritja e bashkëpunimit dhe

mirëkuptimit, shoqëri civile

- bashki - komunitet.

Mjedisi SOT 112 | Korrik-Gusht 2006 | 12

Për më shumë informacion rreth

PLVMve vizitoni faqen e internetit

të REC Shqipëri

në programin e Nismave Vendore:

http://albania.rec.org/Projects/LEAPs/

NismatVendore.html

ose kontaktoni me:

Eduart Cani, Menaxher Projektesh

REC Shqipëri

edi@albania.rec.org

tel: 04 232928

Për t’i shërbyer më tej këtij

procesi rajonal, nga data 10-

13 korrik 2006, përfaqësues

të komunës së Tearcës

(Maqedoni), zhvilluan një

vizitë shkëmbimi përvojash

në bashkinë e Pogradecit dhe

Korçës. Qëllimi i kësaj vizite

ishte në frymën e punës së

përbashkët që po bëhet nga

të gjitha bashkitë e përfshira

në përgatitjen e PLVM dhe

zhvillimeve administrative dhe

proceseve të decentralizmit.

Për dy ditë, përfaqësues të

komunës së Tearcës, bashkive

Pogradec, Korçë, Maliq,

Bilisht, Ersekë dhe Leskovik,

zhvilluan takime dhe biseda

mbi menaxhimin e shërbimeve

publike, respektimin e

parimeve të zhvilimit të

qëndrueshëm, grumbullimin

dhe adiministrimn e taksave,

decentralizimin, planfikimin

mjedisor, etj. Duke qenë se

qakur i Korçës dhe bashkitë

e tij janë tashmë model i

zhvillimit dhe investimeve

madhore në rang vendi,

pjesmarrësit në këtë vizitë,

organizuan takime me

investitorë të sistemeve të ujit

të pijshëm, ujërave të zeza,

mbetjeve, tregjeve, etj.

Të pranishmit u shprehën të

kënaqur nga kjo vizitë, duke e

konsideruar se çelësi i zhvillimit

të rajonit është shkëmbimi

i përvojave të suksesshme

dhe bashkëpunimi i ngushtë

ndërmjet vendeve fqinjë, të

cilët punojnë për të shkuar në

familjen e madhe evropiane.

Erseka me një plan zhvillimi të turizmit

Erseka shtrihet përgjatë rrëzës së malit kufitar të Gramozit,

afër kufirit Shqipëri-Greqi, 80 km larg Liqenit të Ohrit. Ajo

pozicionohet në perëndim të luginës së Osumit, mbuluar me

livadhe të mahnitshme.

Hartimi i Planit të Veprimit të Turizmit është një rrjedhojë

direkte e Planit Strategjik të Bashkisë Ersekë, të hartuar dhe

miratuar në vitin 2005. Një nga qëllimet kryesore të këtij plani

ishte “Zhvillimi i Turizmit” bazuar në “Kthimin e Ersekës në

një zonë turisitike nëpërmjet

zhvillimit dhe promov-

imit të traditave e kulturave

historike”.

Bashkia Ersekë vendosi

të bashkëpunojë edhe me

komunat përreth, pasi ato

përmbajnë shumë mjedise

natyrore të bukura që do të

sillnin vizitorët në zonë.

Ky draft është hartuar

Komiteti i Veprimit për

Zonën Turistike të Ersekës dhe përfaqëson të gjitha fushat e

rajonit të kërkuara për një industri të fortë në sektorin e turizmit:

1) Përfshirja e biznesit privat në shërbimet turistike 2)

Angazhimi i OJF-ve në zhvillimin dhe organizimin e fushatave

për tërheqjen e turistëve. 3) Zyrat e pushtetit vendor

përgjegjëse për infrastrukturën e përshtatshme për akomodimin

dhe plotësimin e nevojave të turistëve që do të vizitojnë

rajonin.

Zona e mbuluar nga ky draft është në pjesën më juglindore

të Shqipërisë, në Qarkun e Korçës. Ky rajon u zgjodh në bazë

të një numri tërheqjesh turistike potenciale dhe ekzistuese, ngjarjeve

dhe aktiviteteve të

zonës që ndodhen në afërsi

të qytetit të Ersekës dhe

rrugës nacionale.

Para fillimit të hartimit

të draft Planit të Veprimit

të Turizmit në Zonën e

Ersekës, u bënë kërkimet e

tregut për turizmin aktual që

ka ndikim në Evropë, situatën

e industrisë së turizmit

në Evropën Juglindore dhe

përpjekjet për marketingun/promovimin

në zonën

e Ersekës.

Tendencat e sotme të

turistit evropian janë pushimet

e shkurtra, duke bërë

planet e udhëtimit pranë

datës së nisjes në një kohë

që guida të jetë e thjeshtë

ProFil

për t’u realizuar mundësisht me ndihmën e internetit. Turizmi

kulturor kryesisht konsiderohet pjesë integruese e Turizmit

Evropian, sepse shumica e turistëve evropianë preferojnë disa

aktivitete kulturore, veçanërisht kur bëhet fjalë për traditën.

Zona mesdhetare ka qenë në kryer përsa i përket turizmit

botëror në vitin 2002, me më shumë se 34% të turistëve në

shkallë globale dhe për këtë arsye duhet të zhvillojmë mundësinë

për ta bërë Shqipërinë një vend më të prekshëm për turistët

Objektivat kryesore të Planit për Zhvillimin e Turizmit në Ersekë janë 1.

Përmirësimi i marketingut dhe promovimin e vlerave të turizmit 2. Nxitja

dhe Zhvillimi i Turizmit familjar dhe agro-turizmit. 3. Sigurimi i ujit të pijshëm

dhe elektricitetit pa ndërprerje në zonat tuiristike 4. Instalimi i sinjalistikës

drejtuese dhe informuese 5. Hapja dhe njoftimi i një faqe interneti të zonës

që përmban informacionin e nevojshëm turistik

e huaj të profileve të ndryshme.

Në vitin 2003, Shqipëria pati një rritje në turizmin ndërkombëtar,

me rreth 6%. E megjithatë kjo është e zbehtë në krahasim

me Maqedoninë 19% dhe Serbia e Mali i Zi me 20%.

Shqipëria realizoi vetëm 0,03 % të vizitave turistike ndërkombëtare

gjatë natës për në Evropën jugore, në vitin 2002, duke

përfaqësuar vetëm 9,6% të vizitave të tregut ndërkombëtar të

shtetit, në një kohë që 90,4% përfaqëson turistët ndërkombëtarë

nga shtetet fqinje që vizitojnë Shqipërinë në një ditë. Në

këto kushte vendi ynë, ka ende shumë për të bërë për të afruar

turistët ndërkombëtarë.

Proçesi i SNV-së përkufizon “turizmin” si dëshirë të njerëzve për të udhëtuar

jashtë komunitetit ku ata jetojnë për argëtim, çlodhje, vizita apo biznes. Industria e

turizmit në zonën e Ersekës është analizuar duke patur parasysh pesë komponentë

kryesorë të zonës

1. Tërheqjet turistike, ngjarjet dhe aktivitetet e zonës përfshijnë tiparet

natyrore dhe të bëra nga dora e njeriut (të zonës), që mund të shënojnë

interes për turistët. Këto mund të jenë dyqane unike, vende historike,

muzeume dhe bukuri natyrore.

2. Marketingu dhe promovimi i turizmit; si individët ose grupe të veçanta

organizojnë një plan për të “shitur” turizmin potencial në vend.

3. Infrastruktura turistike që përfshin shërbimet bazë komuale dhe lehtësirat

e disponueshme për turistët gjatë udhëtimeve të tyre në zonën tonë siç

janë rrugët, zonat e parkimit, sinjalistika, uji, elektriciteti. Një mungesë e

tyre mund të shkurtojë kohën e qëndrimit në tokën shqiptare.

4. Mikpritja turistike (informimi dhe trajnimi turistik) i referohet se si turistëve

u duhet shërbyer në zonën tonë –

5. Shërbime të vogla turistike. Përfshijnë të gjitha shërbimet që plotësojnë nevojat

bazë të turistëve në hotele, motele, kampingje, restorante, dyqane etj.

Mjedisi SOT 112 | Korrik-Gusht 2006 | 1

aktuali tet

Ngrohja globale

dhe ndikimi njerëzor

Rajone të gjera të Evropës dhe

Amerikës Veriore edhe një herë janë

duke u përballur me një verë mjaft të

nxehtë, duke i bërë njerëzit anembanë

botës të dyshojnë dhe të pyesin veten :

çfarë është “Ngrohja Globale”?

I nxehti ekstrem dhe temperaturat

e larta kanë vrarë deri tani 21 njerëz në

Francë, përfshi këtu edhe një fëmijë

15 muajsh, duke rikthyer frikën e

përsëritjes së një vale të nxehtë si ajo

e vitit 2003, e cila la pas mbi 15 mijë

të vdekur në Francë dhe 20 mijë të

tjerë në Itali. Por edhe në kontinentin

amerikan, rajone të gjera të SHBAsë

dhe Kanadasë janë pushtuar nga

temperaturat e larta të këtij muaji.

Mjaft shkencëtarë vlerësojnë se globi

po ngrohet në mënyrë të shpejtë,

madje do të vazhdojë kështu si pasojë

e “efektit serë”, që shkaktohet nga

gazrat e dëmshëm të lëshuar në

atmosferë të cilat mbajnë nxehtësinë

si një serë gjigande.

Skeptikët e teorisë së ngrohjes

globale ja faturojnë pjesën më të

madhe të fajit, medias që përpiqet

Arqipelagu ekuatorian i Galapagos në Oqeanin Paqësor,

i cili strehon një nga ekosistemet më delikate në të gjithë

botën, nuk do të bëjë më pjesë listën e UNESKOS për

pasuritë natyrore të rrezikuara. Një vendim i cili kërcënon

të shkatërrojë një ndër ekosistemet e rrallë në botë. Megjithë

mungesën e mbajtjes së një pozicioni zyrtar nga ana e

UNESKOs, Komisioni i Mbrojtjes së Trashëgimisë Natyrore

brenda kësaj organizate pritet të përjashtojë nga lista

arqipelagun Galapagos. Shkurtin e kaluar një mision i UN-

ESKO-s vizitoi arqipelagun për të analizuar situatën në të

cilën ai ndodhej pas denoncimeve të shumta të mediave dhe

shoqërisë civile për ekzistencën e anomalive të theksuara

dhe ndërhyrjeve të rënda në menaxhimin administrimin e

këtij parku kombëtar. Organizata me qendër në Paris ka

treguar një shqetësim të madh për ndërhyrjet e shumta ilegale

dhe prej kohësh në ishujt e arqipelagut, kjo me di-

Mjedisi SOT 112 | Korrik-Gusht 2006 | 1

të dramatizojë periudhat e nxehta

dhe të ftohta të vitit. Duke analizuar

historikun e temperaturave në të

kaluarën, ekspertët shprehen se është e

pamundur të dalësh në një konkluzion

për sjelljen klimaterike gjatë një viti të

veçantë. Por nëse këto peridha të nxehta

vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëhere

mund të konkludojmë në ndikimin

që kjo ka tek aktiviteti njerëzor.

Pavarësisht studimeve të shumta,

shkencëtarët shprehen se tendenca në

rritje e ngrohjes së tokës është ende e

paqartë dhe e komplikuar.

Sipas Qendrës së Informacionit

Klimaterik në SHBA, 6 muajt e parë

të 2006 ishin më të nxehtit që nga

viti 1895. Por a janë mesataret e

temperaturave në mbarë globin ato që

janë të rëndësishme. Këtu ka vend për

rivalët e teorisë së ngrohjes globale, të

cilët e justifikojnë rritjen e ndjeshme

të temperaturave gjatë shekullit të

fundit, me daljen e planetit tonë nga e

ashtuquajtura “Epoka e vogël e akullit”,

dhe jo me shkarkimin në atmosferë të

gazeve, pas bumit që solli Revolucioni

Industrial. Dhe megjithëse disa sezone

vere bëjnë përjashtime nga teoria e

ndryshimeve klimaterike, ngrohja

globale po ndodh, dhe vala e nxehtë

tashmë duket e pashmangshme. “Nëse

klima do të vazhdojë të ngrohet, atëhere

do të kemi të bëjmë gjithmonë me

ekstreme, të cilat rrjedhimisht të çojnë

në fundin e spektrit” thotë Philip Jones,

profesor i ndryshimeve klimaterike në

Universitetin e Britanisë.

E megjithatë ekzistojnë të tjera

fakte, përveç të dhënave që na ofrojnë

temperaturat. Ajo që tregon në veçanti

ngrohjen e tokës është niveli në rritje

i detit, që besohet se ndodh si pasojë

e shtimit të ujit që vjen nga shkrirja

e akujve. Në shkallë globale, niveli i

ujërave po rritet rreth 1,5 milimetra

në vit, madje është rritur në mënyrë

progresive me plot 20 cm që nga viti

1800. Më pak borë në male ndryshon

strukturat malore dhe në të njëjtën

kohë rrit rrezikun e uraganeve.

Ekspertët parashikojnë që rritja

e temperaturës për intervalin nga

viti 1990 – 2100, të jetë nga 1,5-5,8

gradë celcius, që do të ishte me pasoja

shkatërruese. E vetmja gjë që mund të

bëhet është ngritja e zërit dhe këshillimi

për marrjen e masave të menjëhershme

kundër ngrohjes globale që mbetet një

nga sfidat kryesore e së ardhmes.

UNESCO përjashton arqipelagun e Galapagos

nga “Pasuri natyrore në rrezik”

jeninë dhe të autoriteteve lokale. Peshkimi sportiv, vrasja

e peshkaqenëve dhe prania e fushave për grumbullimin e

trepangut (lloj molusku), që po shkon drejt zhdukjes dhe

që shiten në tregjet perëndimore, po shkatërrojnë arkipelagun

dhe, në të ardhmen, mund të sjellin një shkatërrim të

vërtetë ekologjik. Një faktor tjetër destabilizues për ekosistemin

e nëntëmbëdhjetë ishujve, flora dhe fauna e të cilave,

në 800-ën, nxiti teorinë e evolucionit të Darvinit, ka të bëjë

me shtimin e popullsisë, e cila nga 2000 banorë në 1960ën

ka arritur sot në 27000. Vendimi i UNESKOs për të

mos e përfshirë arqipelagun Galapagos në listën e zezë të

“pasurive botërore të rrezikuara” u prit me entuziazëm nga

autoritetet e Ekuadorit, pasi një vlerësim i kundërt do të

shkatërronte turizmin në vend dhe do të ulte të ardhurat

financiare ndërkombëtare me të cilat mbahet qeveria, autoritetet

vendore dhe banorët.

Nga Bota

Hollanda heq taksat për automjetet mjedisore

Duke filluar nga 1 korriku, taksa holandeze për regjistrimin e makinave, kur blihet

një e tillë, do të jetë shumë e diferencuar në bazë të ecurisë mjedisore të makinave.

Makinat hibride mjedisore do të sigurojnë një ulje prej 6000 euro, krahasuar me nivelin

standard të tanishëm. Taksa për makinat më pak mjedisore do të jetë 540 euro

më e lartë se ajo aktuale. Kështu, makinat do të klasifikohen sipas shtatë kategorive,

bazuar në konsumin e karburantit, të shkarkimeve të dioksidit të karbonit dhe në

treguesit e efikasitetit krahasuar me makinat e tjera të së njëjtës madhësi. Ulja maksimale

për makinat tradicionale me karburant do të jetë 1000 euro. Vetëm për makinat

hibride do të aplikohet ulja maksimale 6000 euro.

Kina, prioritet mbrojtja e mjedisit

Kina planifikon të shpenzojë 1,4 trilion huan (175 miliardë dollarë) gjatë pesë

viteve të ardhshëm për mbrojtjen e mjedisit të saj. Shuma, që është sa 1,5% e të ardhurava

ekonomike vjetore të Kinës, do të përdoret për përmirësimin e cilësisë së ujit

dhe reduktimin e ndotjes së ajrit dhe të tokës, si dhe të erozionit të tokës. Kina ka

disa prej qyteteve dhe lumenjve me të ndotur në botë. Pekini shpesh e ka anashkaluar

mbrojtjen e mjedisit gjatë zhvillimit të ekonomisë së vendit, por tani po paguan

kostot. Në kuadër të planit, uzinat e trajtimit të ujërave të zeza do të ndërtohen në 10

lugina lumore për reduktimin e ndikimit të rrezikshëm të ujërave të zeza nga qytetet.

Fondet do të përdoren edhe për të reduktuar nivelin e dioksidit të squfurit dhe

pluhurit në qytetet e mëdha.

Krijohet ligatina “më e madhe” në Britaninë e

Madhe

Në Britani filloi puna për krijimin e ligatinës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë

nga njeriu në brigjet detare të Britanisë së Madhe. Mbi 115 hektarë tokë do të përmbyten

në ishullin Uallasi, Eseks, duke krijuar ligatina, laguna të kripura, si dhe shtatë

ishuj artificialë.

Projekti i financuar nga qeveria angleze, me një fond 7,5 milion paund, shikohet

si një nga nismat më të rëndësishme për Evropën. Projekti synon të zëvendësojë

habitatet e zogjve të humbur gjatë proceseve të zhvillimit, përmirësimin e mbrojtjes

nga përmbytjet dhe krijimin e kushteve për të kaluar kohën e lirë. Qindra nga mijëra

zogj të rrallë të ligatinës, kthehen në Eseks çdo dimër për ushqimin e tyre. Ligatina

e Uallasi do të bëhet një habitat i përkryer për zogj si oystercatchers, avogadot dhe

dallëndyshet e detit, të cilët kanë shkuar drejt zhdukjes këto 50 vitet e fundit.

BE – Rusi, bisedime mbi kërcënimet mjedisore

Presidenca finlandeze e BE-së do të zhvillojë këtë vjeshtë bisedimet e para të një

niveli të lartë me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi çështjet mjedisore.

Duke folur për herë të parë në Komisionin e Parlamentit Evropian për Mjedisin,

ministri finlandez i mjedisit u shpreh se Finlanda do të mbajë bisedime me Rusinë

në muajin tetor, lidhur me ndryshimet klimatike, shumëllojshmërinë biologjike, pyjet

dhe mbrojtjen e mjedisit. Por sipas zyrtarëve evropianë është shumë e rëndësishme

që BE-ja të zhvillojë bashkëpunimin e saj me Rusinë në çështjet e mjedisit, pasi deri

tani këto kontakte kanë qenë shumë të rralla dhe sporadike. Paralelisht, Finlanda do

të fillojë bisedimet e para dhe me SHBA-në për ndryshimet klimatike, energjinë e

pastër dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Mjedisi SOT 112 | Korrik-Gusht 2006 | 1

16 Shtator

Dita Ndërkombëtare për

Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit

Përdorni pajisje dhe produkte

miqësore me shtresën e ozonit...

... dhe shijojeni diellin pa frikë...

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!