17.09.2013 Views

Makinat dhe Proceset Teknike

Makinat dhe Proceset Teknike

Makinat dhe Proceset Teknike

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

përqendrimit në drejtimin tërthor me

drejtimin e rrjedhjes. Kështu gjatë rrjedhjes

përmes tubave profili i shpejtësisë për vlera

të kriterit të Reinolds më të mëdha se 2100

merr format e treguara në figurën si më

poshtë:

Figura 2.15. Profili pa përmasa i

shpejtësisë gjatë rrjedhjes ne tub.

Me rritjen dhe më shumë të shpejtësisë (më

saktë të vlerës numerike të kriterit të

Reinolds) profili i shpejtësisë sheshohet

dhe rrjedhësi zhvendoset në tub si të ishte

një masë e ngurtë- shpejtësia thuhet se

humbet karakterin e saj vektorial.

Afrimi i shpejtësisë mesatare me atë

maksimale shpjegohet me faktin që me

rritjen e shpejtësisë mesatare rritet shkalla e

turbulencës pra shtjella gjenerohen më

shpejt dhe më shpesh dhe në përmasa më të

mëdha dhe zhvendosja e tyre arrin të

përfshijë pothuaj krejt prerjen tërthore të

tubit.

Shumë lëndë të para dhe produkte

ushqimore ndodhen në gjendje të lëngët

dhe si të tilla përpunohen dhe transportohen

në procese të ndryshme teknologjike. Edhe

shumë materiale të ngurta në gjendje të

thermuar ose pluhur transportohen si

Makinat dhe Proceset Teknike

lëngje, nën veprimin e disa agjenteve

transportues si ajri, uji etj.

Nga sa më sipër del e domosdoshme për

teknologun ushqimor njohja e parimeve që

drejtojnë transportin dhe trajtimin e

rrjedhësve, jo vetëm për të zgjidhur në

rrugë sa më racionale problemet e lëvizjes

se rrjedhësve ne tuba, pompa dhe pajisje të

ndryshme, por edhe për studimin e

fenomeneve të matjes se nxehtësisë dhe të

masës në procese te ndryshme të

teknologjisë ushqimore.

Shkenca që studion lëvizjen e rrjedhësve

është mekanika e rrjedhësve dhe ndahet në

dy drejtime: në statiken - që studion

rrjedhjet në gjendje ekuilibri dhe në

dinamiken - që studion rrjedhjet ne lëvizje.

Natyra e rrjedhësve

Rrjedhësit, qofshin këta në gjendje të lëngët

apo të gaztë karakterizohen nga një

lëvizshmëri e madhe e grimcave përbërese,

pra, me shume pak forcë të ushtruar, ata

pësojnë ndryshime të dukshme dhe të

përkohshme të formës. Në ndryshim nga

një trup i ngurtë, lëngu merr formën e enës

ku mbahet. Duke zënë pjesën e fundit te

saj, kurse gazi ose avulli, tentojnë te zënë

gjithë hapësirën e enës qe i përmban.

Lëngjet dhe gazet dallojnë midis tyre për

shkak te sjelljes qe manifestojnë kur i

nënshtrohen ndryshimit te temperaturës dhe

presionit. Ndërsa densiteti i një gazi

ndryshon ne mënyrë te ndjeshme me

ndryshimin e presionit te ushtruar ose

temperaturës, densiteti i lëngut ndikohet

shume pak nga këto ndryshime. Kjo na bën

te konsiderojmë lëngjet si rrjedhës të

pashtypshem dhe gazet dhe avujt si rrjedhës

të shtypshëm.

37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!