15.09.2013 Views

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Rama zhduket për të fshehur

gjurmët e dështimit presidencial

Që prej zgjedhjes së presidentit të ri, Edi Rama i është zhdukur publikut. Të gjitha palët u rreshtuan në

mbështetje të institucioneve dhe inkurajuan marrjen e statusit të kandidatit në vjeshtë, por Edi Rama është i

vetmi që s’del dot në mejdan. I tmerruar se publiku do t’i lexojë dështimin presidencial, ai preferon të dalë

nga qarkullimi, me shpresë se do t’i harrohet sjellja antishqiptare prej një halabaku politik

Përfundimi i procesit të zgjedhjes së

Presidentit, përveçse e konfirmoi atë si një

proces normal, ka konfirmuar edhe rikthimin

në normalitet të jetës politike shqiptare.

Përjashtim bën vetëm Edi Rama.

Ndërsa pas zgjedhjes së Presidentit të

ri, të gjitha palët janë të lexueshme, Edi

Rama është bërë edhe më i palexueshëm,

me zhdukjen e tij për të fshehur gjurmët

edhe të humbjes presidenciale.

Në këtë post-proces të zgjedhjes së Presidentit,

e lexueshme është mazhoranca.

Me vullnetin dhe disa kandidatura konsensuale

për president, mazhoranca demonstroi

se ishte e gatshme të përqafonte edhe

rekomandimet e ndërkombëtarëve për këtë

proces. Duke u bërë e qartë dhe e lexueshme

në këtë proces, për mundësimin e zgjedhjes

së një kandidati konsensual, mazhoranca më

se një herë ftoi opozitën që të mos vetë-përjashtohej

nga ofrimi i kandidatëve të mundshëm

të saj, por edhe të konsensusit për

kandidaturat e mazhorancës. Ndërsa procesi

i zgjedhjes së Presidentit, mori fund,

qartësia vazhdon të shoqërojë sjelljen e

mazhorancës.

Si deputetët e mazhorancës, ashtu edhe

qeveria, i janë rikthyer aktivitetit normal.

Me vijimësinë normale të aktivitetit të

saj, në përmbushje edhe të detyrimeve që ka

marrë përsipër, mazhoranca në kuvend është

e qartë në aktivitetin e saj. Ndërsa objektivi

më i afërt madhor, është marrja e statusit

të vendit kandidat, në funksion të saj,

angazhimi i deputetëve të mazhorancës është

në nivelet që e kërkon përmbushja e këtij

objektivi.

Jo vetëm kaq, por edhe qeveria, vazhdon

aktivitetin e saj normal.

Në këtë post-proces të zgjedhjes së Presidentit,

edhe Fatos Nano është i qartë.

I vetëshpallur si kandidat për president,

pas mos-përmbushjes së kësaj ambicie, me

qëndrimet dhe aktivitetin e tij, është më i

qartë nga Edi Rama. Duke e vlerësuar marrjen

e statusit të vendit kandidat, si një gjë

shumë të rëndësishme, më se një herë i ka

bërë apel opozitës të bëhet pjesë e përmbushjes

së detyrimeve, si kushte që duhen

plotësuar.

Jo vetëm kaq, por ai shkon edhe më tej,

kur me lëvizjen më të fundit, por tenton “ta

shkundë” PS-në dhe lidershipin e saj.

Në këtë rikthim të jetës politike në normalitet,

vetëm Edi Rama, ka ngelur në pozi-

Kryeministri Berisha, mesazh ngushëllimi

për ndarjen nga jeta të Princit të Arabisë

Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar

dje një telegram Madhërisë së tij,

Kujdestarit të dy Xhamive të Shenjta,

Mbretit të Arabisë Saudite Abdullah bin

Abulaziz Al Saud ku i shpreh atij, në

emër të qeverisë shqiptare, ngushëllimet

për ndarjen nga jeta të Princit të

Kurorës, zëvendëskryeministrit dhe

ministrit të Brendshëm të Mbretërisë së

Arabisë Saudite, Nayef bin Abdulaziz Al

Saud.

Në këtë mesazh drejtuar Madhërisë

së Tij, Mbretit të Arabisë Saudite

Abdullah bin Abulaziz Al Saud, kryeministri

Berisha shkruan se, “Ndarja nga

jeta e Princit të Kurorës, zëvendëskryeministrit

dhe Ministrit të Brendshëm të

tat e pasivit, duke zgjedhur ët bëjë interesantin

me zhdukjen e tij publike.

Ai e ka një hall, që e detyron të zhduket.

Për atë, zgjedhja e Presidentit ishte një tjetër

dështim, përkundër kërcënimeve që kishte

lëshuar në mënyrë të përsëritur.

Por dëshirat dhe kërcënimet e tij, sikurse

u mësua, ishin jashtë mundësive të tij, për

të mbajtur peng edhe këtë proces. Në përfundim

të tij, kur tashmë kemi një President

të ri të zgjedhur, Edi Rama zgjedh që

për të shmangur vëmendjen e dështimit të

zhduket përkohësisht.

Mbretërisë së Arabisë Saudite, vëllait të

dashur të Madhërisë suaj, Najef bin

Abdel Aziz, ishte një lajm tronditës dhe

humbje e madhe për Madhërinë tuaj,

vendin dhe kombin tuaj dhe për miqët

tuaj në Shqipëri dhe në botë”, thuhet në

mesazhin e kryeministrit Berisha.

“Shqiptarët dhe Shqipëria kanë pasur

tek Princi i Kurorës një mik të madh dhe

të çmuar. Duke ndarë zinë dhe

hidhërimin e kësaj dite të rëndë, në emër

të qeverisë shqiptare ju përcjell ju

Madhëri, familjes dhe kombit tuaj mik,

ngushëllimet më të sinqerta dhe i lutem

Zotit, se bashku me ju, që shpirti i

vëllait Najef, Princit të Kurorës, të gjejë

paqen e merituar”, përfundon mesazhi.

Kontaktoni në politikë@gazeta55.net

Kontaktoni në politikë@gazeta55.net

E hënë, 18 qershor 2012

POLITIKË

REFORMA ZGJEDHORE

PD dhe PS,

diskutime mbi

përbërjen e KQZ-së

Reforma zgjedhore është sfida e politikës

kur kanë mbetur edhe pak javë nga mbyllja e

sesionit parlamentar. Burime pranë shumicës

parlamentare bëjnë të ditur se zyrtarisht

opozita ka bërë vetëm një propozim për KQZnë,

sipas të cilit, gjashtë anëtarë të zgjidhen

me formulën aktuale, ndërsa kryetari të dalë

nga një prej institucioneve të Drejtësisë.

Ky propozim është hedhur poshtë nga

shumica dhe nga ky moment nuk ka pasur

asnjë zhvillim të ri.

Dy ditë më parë, në një prononcim për

mediat, bashkëkryetari socialist i Komisionit

të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri,

tha se “kemi themeluar ca kontakte të para

dhe besoj se duhet të shikojmë mënyrën se

si duhet të qasemi drejt reformës zgjedhore,

pasi janë gjera që kanë mbetur dhe duhet të

gjejmë dhe modalitetet si do ta shtyjmë përpara

këtë proces. Që të rivëmë në punë Komisionin

për një periudhë të shkurtër kohe,

në mënyrë që të trajtojmë çështjet e mbetura

që nuk patëm mundësi t’i adresojmë deri

në 15 maj, siç e kishim afatin”, thotë Gjiknuri.

Çështja e dytë për të cilën palët ende

nuk kanë rënë dakord është ajo e hapjes së

kutive. Shumica ka hedhur poshtë propozimin

e opozitës që kërkon hapjen e kutive sa

herë e propozojnë dy anëtarë të KQZ-së.

Sipas PD-së, kutitë mund të hapen vetëm

me vendim gjykate. Komisioni i reformës

zgjedhore pritet të mblidhet gjatë kësaj jave

për të diskutuar rreth modaliteteve dhe formulës

së KQZ-së. Në vëmendjen e partive

politike, veçanërisht opozitës, është ende i

freskët apeli i komisionerit për Zgjerimin,

Stefan Fule për finalizimin e reformës zgjedhore

brenda afateve të parashikuara në marrëveshjen

politike të 14 nëntorit.

Ekspertët: Ankimimet, jo në KQZ/

Ekspertët e çështjeve zgjedhore e shohin

zgjidhjen e problemit të ankimimeve dhe rinumërimin

e votave tek kolegji zgjedhor,

duke përjashtuar kategorikisht KQZ-në nga

ky proces. Çlirim Gjata thotë se nuk duhet

të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ai që

të vendosë për ankimimet dhe rihapjen e

kutive, por gjykata. “Të ndryshohet sistemi

i konceptit të punës në këtë institucion. Nga

një institucion që i pranon ankimet dhe

gjithë kjo është Thembra e Akilit, të kthehet

në një institucion administrativ i cili merret

vetëm me përgatitjen e bazës materiale,

shpërndarjen e saj, përgatit zgjedhjet e kaq.

Gjithçka tjetër të kalojë në Gjykatë. Edhe

rezultati kur ankimohet, dhe pavlefshmëria,

nga KZAZ të ankohet direkt te gjykata i cili

kërkon pastaj një sistem të ri të administrimit

gjyqësor për zgjedhjet”, u shpreh ish

kreu i KQZ-së, Çlirim Gjata.

Por, si mund t’i administrojë një kolegj

zgjedhor i vetëm problemet elektorale nëse

partitë kërkojnë rinumërim të kutive në të

gjithë qarqet e vendit? Gjata thotë se krijimi

i 6 kolegjeve të tilla do të bëjë të mundur

shqyrtimin e çështjeve dhe nxjerrjen e fituesit

të zgjedhjeve në kohë reale.

“Nëse shkoni në gjykatë mbaron shpejt,

por një sistem i ri i administrimit gjyqësor,

për çështjet zgjedhore, jo ky që është me një

kolegj. Mund të ndahet të bëhet me gjashtë

kolegje. Një kolegj për dy qarqe për shembull.

Ky siç është por me disa gjykata”, thotë Gjata.

55 3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!