15.09.2013 Views

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONTRAPUNKT

Kontaktoni në

Etnomuzikologu Injac Ndojaj,

në pendën e profesor Eno Koços!

Refleksion mbi punën: „Injac Ndojaj, pararendës i etnomuzikologjisë shqiptare“nga Dr. Eno Koço

Nga Qamil GJYREZI

Profesor Eno Koco, dirigjenti

dhe muzikanti i njohur

shqiptar krahas drejtimit të

veprave të shumë autorëve të huaj

dhe shqiptarë, studjon me shumë

profesionalizëm dhe pasion, muzikologjinë.

Eksperienca e tij si muzikant

me shumë vlera dhe një intelektual

i mirëfilltë, ndikon shumë në

studimin e muzikologjisë, e cila ka

një nevojë imediate të rishikohet dhe

të studjohet me profesionalizëm

duke i dhënë vendin që i takon. Eno

Koco krahas një seri temash, të muzikës

klasike, studjon edhe muzikën

etnike dhe është shumë i interesuar

për studjuesit e kësaj fushe. Para pak

kohësh, në aktivitetin e organizuar

për muzikantin tjetër shkodran poetin

e muzikës Tonin Harapi, takova

Gjergj Ndojën, një dashamirës i artit,

i biri i Injac Ndojës. Gjergji më

dërgoi me një e-mail, punën e shkruar

me shumë profesionalizëm dhe

dashuri nga Prof. Eno Koco për Injac

Ndojën. Puna ishte shkruar me

shumë kujdes nga prof. Koco, dhe

shquhej për nivel të lartë intelektual

dhe profesional. Prandj vendosa të bëj

një reflekison, përmbledhje të shkurtër

për muzikolgun e parë në Shqipëri,

Injac Ndojën, sipas Kocos, dhe

natyrisht ti shkruaj dy fjalë, për artikullshkruesin

e këtij referati, muzikantin

dhe studjuesin e nderuar

Eno Koco. Muzikologjinë krahas

studjuesve të muzikës e kanë studjuar

dhe hulumtuar edhe studjues

të fushave të tjera, psikologë, sociologë,

gjuhtarë, biles edhe mjek.

Para disa ditësh vdiq një muzikolog

italian me famë botërore Giovani

Morelli i cili kishte studjuar për

mjeksi dhe drejtonte një prej katedrave

më të njohura të muzikologjisë

dhe spektatklit në Itali atë të „Ca Foscarit“.

Muzikologjia është studimi i

shkencës së muzikës. Termi në kuptimin

e gjërë përfshin të gjitha disiplinat

përkatëse muzikore dhe të

gjithë manisfetimet e muzikës në të

gjitha kulturat. Muzikologjia synon

studimin dhe kërkimn në kuptimim

e gjërë me disiplinat burimore të

zanafillës sic janë historia, studimet

kulturore, studimet gjindore, filozofia,

estetika dhe semiotika, etnologjia

dhe antropologjia kulturore,

arkeologjia dhe parahistoria, arti

primitiv, psikologjia dhe sociologjia,

fizologjia, dhe shkencat nervore,

akustika, dhe psikoakustika dhe kompjuteri

shkencat informatike dhe

matematika. Në Shqipëri kemi gjithashtu

shembuj kur studjues të fushave

të tjera kanë studjuar me shumë

profesionalizëm dhe dinjitet këtë

fushë. Një prej rasteve shumë interesant

është Injac Ndojaj në vitet 1930

i cili megjithse kishte studjuar për

gjeologji, i panjohur për shumë studjues

të fushës së muzikologjisë, por

që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm

për etnomuzikologjinë tonë.

Etno-muzikologjia si shkencë përfshin

studimin e aspekteve shoqërore e kulturore

të muzikës dhe valles në një kontekst

lokal ashtu dhe global. Ja si e fillon

artikullin e tij Dok Eno Koco:

„Injac Ndojaj sigurisht nuk i përket

gjeneratës së profesionistëve të fushës

as për nga studimet në këtë lëmë dhe as

për ushtrimin e profesionit të etnomuzikologjisë

në periudhën e pas-Luftës.

Ndojaj u shfaq si hulumtues i muzikës

tradicionale qytetare shqiptare në intervalin

kohor 1935-1941 dhe „u zhduk“,

edhe përse i gjallë, duke vazhduar me

devotshmëri profesionin e gjeologut e

duke botuar një sërë studimesh në fushë

të gjeologjisë edhe për mbi 20 vite të

tjera pas daljes në pension më 1968 „

Prof. Koco është shumë i entuziazmuar

për rastin e këtij studjuesi,

i cili megjithëse kishte studjuar një

fushë tjetër, kishte arritur me intuitën

dhe pasionin e tij të hulumtonte për

muzikologjinë që në vitet 30-të.

Në këtë kontekst Koco vazhdon:

„Edhe pse nga askush nuk njihet

si i tillë, përfshirë edhe nga vetë muzikantët,

Injac Gj. Ndojaj (1913-1993)

mund të konsiderohet i pari zë që shtjelloi

nocionet e etnomuzikologjisë në

Shqipërinë e viteve 1930“.

Injaci Ndojaj u lind më 13 nëntor

1913 në Shkodër, u shkollua në

Universitetin e Torinos, bëri disertacionin

në Shqipëri më 1957 që ishte

disetacioni i parë i mbrojtur në

Shqipëri, në Universitetin e Tiranës.

Që në moshën e rinisë ai boton

në gazetat e kohës për muzikën.

Njëzet e dy vjeç do të botonte në

gazetën „Illyrija“, në nëntor të vitit

1935, një artikull me titull „Nji studim

mbi muzikën shqiptare“.

Pasi lexon artikullin profesor

Eno Koco cuditet dhe befasohet me

njohuritë e Ndojës për fushën e

muzikologjisë. Eno Koco në punën

e tij tenton të gjej shkaqet që cuan

në studimin e muzikologjisë Injac

Ndojë. Për Kocon , natyrisht ishte

talenti i tij prej studjuesi të vemendshëm,

Shkodra, konteksti ku Ndoja

u rrit dhe natyrisht muzikantët e

kohës. Koco duke iu referuar Filip

Fishtës në shkrimin e tij në vitin

1942 i cili, përmendte „Martin

Gjokën, Bernardin Palajn, Gaspër

Jakovë-Merturin, Frano Ndojën,

vëllazent Kurti, priftënt shekullarë

Ndré Zadêjen, Mikel Koliqin, Zef

Shestanin etj dhe prej mjeshtravet

italjan Gjon Pedronin dhe Antonio

Muccin“, del me konluzionin se

janë pikërisht këto muzikantë që

ndikuan në formimn muzikorë te

Ndojës. Sipas të birit Gjergj Ndoja

Injaci ka qenë shquar për „vesh muzike“;

në rini, kishte marrë pjesë në

formacione muzikore të qytetit të Shkodrës,

si saksofonist dhe, si kitarrist,

në formacione muzikorë më të vegjël.

Koco vazhdon: „Në një artikull

timin „Lufta dhe Muzika“, botuar në

Injac Gj. Ndojaj

gazetën „Tema“ më 2004, përmendja

midis të tjerash se shkrimet e Ndojajt

nuk njiheshin në rrethet muzikore dhe

as që flitej për të. I entuziazmuar nga

gjetja ndër arkiva e këtyre shkrimeve të

panjohura të tij, fillova të interesohem

se kush ishte Injac Ndojaj“. Shkrimet

sipas Kocos titulloheshin:

„I pari, „Një studim mbi muzikën

shqiptare“ 1935, i dyti, „Ahengu Shqiptar“1935

dhe i treti, „Muzika shqiptare“

1941 dhe në mes të viteve

1935 dhe 1941 shfaqen edhe të tjerë

artikuj në shtypin shqiptar të kohës, me

tituj si, „Dasmë Shkodrane.

Duke i studjuar këto artikuj

Koco del me përfundimin: „Megjithatë,

këta tri artikuj janë të mjaftueshëm

për të analizuar mendimin kritik, edhe

pse krejt i izoluar, mbi zhvillimin e

muzikës qytetare shqiptare në gjysmën

e parë të shekullit XX“.

Më poshtë Koco del me konkluzione

për aspektet themelore të

cilat përshkojnë punën e Ndojës e

që janë: (a) Tiparet e muzikës së

malësisë së veriut të Shqipërisë si

dhe instrumentet popullore të përdorura

në këtë trevë; (b) Tiparet e

muzikës qytetare, „ahengut shqiptar“,

duke përfshirë veglat, modet

(makamet) dhe metrikën muzikore

e atë të vargut; (c) Tiparet e

muzikës shqiptare në përgjithësi

dhe asaj shkodrane në veçanti (ahengu

shkodran, vallet shkodrane dhe

„vallet e fushës dhe të malit“). Duke

iu referuar punës se Ndojajt Koco

citon fjalët e studjuesit: „për me folë

e me shkrue mbi muzikën shqiptare

âsht punë shum e vështirë, mbasi qi

s’janë bâ kurrfarë studimesh prej të

pakve kompetentë qi kemi në ket art.

Muzika shqiptare, në qoftë se me ket

êmën mundet m’u thirrë, gjindet në nji

gjêndje krejt primitive. Sa për muzikën

qi gjindet ndër qytete, posë disa valleve

e kângve, âsht Sa për muzikën qi gjindet

ndër qytete, posë disa valleve e

kângve, âsht krejt muzikë turke, sllave,

muzikë orientale. Ndër malsina

përkundrazi âsht krejt ndryshej: tue

mos mujtë me mrrijtë influenca e jetës

qytetare, do Zoti e na âsht ruejtë muzika

krejt e papërlyeme dhe krejt origjinale

n’at primitivitetin e vet“, 1935.

Koco më poshtë shpjegon disa

elementë interesantë në e punën e

Ndojajt kur flet për stilin monodik,

apo të monodisë (stil që dominohet

nga një linjë e vetme melodike) por që

Ndojaj do ta quajë „monotonija“. Në

këtë plan dalin qartë aftesitë dhe talenti

i Ndojajt, i cili e përcepton muzikën

shqiptare, si ritmin, tempin dhe

elementët psikomotorikkë, me nëntitullin

„Rythmi ase koha“ ai jep variantin

e tij se si e koncepton shqiptari

këtë element fort të rëndësishëm

Koco në punën e tij del me konkluzione

se Ndojaj është edhe një njohës

shumë i mirë gjithashtu i instrumentave

tonë, të cilët janë pjesë e

rëndësishme e artit tonë etnik sic

është përshkrimi nga Ndojaj i veglave

si felli (fyelli), zâmarja, lahuta, tamrra,

karadyzeni ose çiftelia

Ndojaj gjithashtu ka studjuar

edhe ahengun shqiptarë. Koco i referohet

një artikulli të vitit 1935 kur

shruan: “Ahengu shqiptar“ është artikulli

i 24 dhjetorit 1935 të Injac

Ndojajt në „Illyrija“, apo blloku i dytë i

„trilogjisë etnomuzikologjike shqiptare“.

Këtu merren në shqyrtim muzika dhe

instrumentet e ahengut, modet (makamet

apo perdet) e ahengut që Ndocaj i

klasifikon si „pjesë“ apo „grupe“ të tij“.

Ndoja krahas instrumentave

popullorë studjon edhe intrumentin

e klarinetës dhe pozicionin e tij në

ahengun shkodran: „Ndojaj i bën një

përshkrim mjaft të detajuar instrumentit

të klarinetës, por nuk jep ndonjë shpjegim

të hollësishëm lidhur me funksionin që

klarineta kryen në aheng apo dhe mënyrën

e ekzekutimit nga ana e ahengxhiut“

Ndoja gjithashtu ka shkruar

edhe pwr kwngwt dhe „vallet e

fushës e të malit“. Për të „fushës“ ai

thotë se ato „këndojn ndo’ i idil ase

ndo’ i fakt të zakonshëm të jetesës

së përditëshme. Ai vlerëson

këngët e maleve „Kangët e maleve

janë të gjitha të gërshetuese mbi

motiva sa serjozë aqë të thjeshtë.

Eno Koco vazhdon mw poshtë:

„Po përfshij një paragraf të zgjeruar

të artikullit të tij të tretë, „Muzika

Shqiptare“, ku ai shpalos njohuritë dhe

pikëpamjet e tij mbi këtë muzikë e këto

këngë: „Janë kangë shum primitive

aqë sá mundemi me thanë se do të

përbajnë mâ të parat shprehje muzikore

të shpirtit të njeriut“.

Studimi e Eno kocos për etnomuziologun

e parë shqiptarë Injac Ndojaj, ka

vlera studimore edhe profesionale.

Në artikull dalin shumë qartë

aftesitë hulumtuese të Injac Ndojës

për etonomuzikologjinë tonë. Injac

Ndojaj ka lënë një punë me vlera për

etnomuzikologjinë. Megjithse në

vitet 30 vendi ynë ishte i pa zhvilluar,

ka patur intelektualë të cilët janë përpjekur

të studjojnë kulturën

shpirtërore të popullit tonë. Injac

Ndoja me një intuitë të admirueshme

jo vetëm që e ndjen dhe lexon mirë

artin muzikorë në Shqipëri, por ai bën

edhe një analizë muzikologjike dhe

kritikë profesionale, të mirëfilltë për

këtë art. Studimi i Injac Ndojës ka

vlera të cilat ndikojnë shumë për të

kuptuar botën shpirtërore tonën

nëpërmjet muzikës dhe zhvillimi

mendor dhe itelektual tonin.

Studimi i Eno Kocos për Ndojën

merr aktualisht vlera të vërteta profesionale

dhe intelektuale. Koco bën

një analizë shkencore duke u futur

thellë dhe duke analizuar elemetët

bazë të punimit të Ndojës. Studime

të kësaj natyre hedhin dritë mbi disa

individë shumë të talentuar dhe të

pasionuar, sic ka qenë Injac Ndoja

për vlerat tona shpirtërore. Studimi

i muzikologjisë ka një rëndësi të

vecantë, mbasi është një fushë e cila

zbulon të thellat e shpirtit njerëzor,

mendjen e tij nëpërmjet muzikës.

Muzika është element identifikues

për një komb për një qytetërim.

E hënë, 18 qershor 2012

55 21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!