15.09.2013 Views

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONTRAPUNKT

Kontaktoni në

Si u kompozua opera “Gjergj Kastrioti

Skënderbeu” nga kompozitori P.Jakova?!

Nga Isa ALIBALI

(vijon nga numri i kaluar)

Prenka kujtonte shkurtimet

dhe ndryshimet që i kish

in bërë veprës gjatë procesit

të vënies në skenë, pa lejen e

tij. Vërejtjet që i bënin në gazetë

kishin të bënin më shumë me këto

shkurtime, të cilat autorët e shkrimit,

me sa dukej, nuk i kishin parasysh. I

shkonte nëpër mend se mos ndoshta

artikulli ishte i porositur nga lart?!

Ky artikull i botuar njëmbëdhjetë

ditë pas premierës, ashtu si edhe

diskutimet pa fund që ishin bërë

gjatë gjithë kohës përgatitore para

shfaqjes, krijuan në shpirtin e Prenkë

Jakovës një gjendje të turbullt, jo

normale, shqetësuese. Ai nuk ishte

mësuar të kritikohej në krijimtari

dhe as në drejtimin e organizimin e

veprimtarive muzikore në Shkodër.

Kur ai organizonte ndonjë shfaqje,

vinin shpesh figura të njohura nga

Tirana dhe iknin të mbushur me

mbresat më të mira, duke lënë pas

vlerësimet maksimale për punën e

Prenkë Jakovës dhe duke marrë me

vete përshtypjet e një pune për t’ u

marrë shembull. Këto pasqyrohen

edhe në shtypin qëndror. Ai asnjëherë

nuk e kishte pranuar as përuljen,

as përçmimin e nënvleftësimin.

Kur ishte shfaqur opera “Mrika”

një kompozitor kishte thënë: “Kësi

operash bëj nga dy në vit” dhe nuk

kishte bërë asnjë. Mos ndoshta kështu

e ka kritika? A duhej përfillur ajo,

apo vlerësimi duhej t’ i lihej kohës?

Por në këtë rast po ndodhte diçka

tjetër. Me sa dukej po vertetohej

mendimi se ëndrrat e realizuara nuk

të japin kënaqësinë e pritur, sepse

prej tyre edhe mund të zhgënjehesh,

kur e vërteta të del ndryshe nga ç’e

ke menduar dhe pritur. Dikur Bethoveni

i kishte shkruar një mikut

të vet: “Medet! Sado e shkëlqyer që

të jetë fama e tij, artisti nuk e gëzon

dot të drejtën për të qëndruar çdo

ditë në majën e Olimpit si mysafir i

Jupiterit…”

Të ishte vërtetë kështu edhe për

Prenkë Jakovën?

Në ditët e para të prillit të atij

viti në Tiranë, nga ana e Lidhjes së

Shkrimtarëve dhe Artistëve u organizua

një mbledhje me rëndësi, ku

u analizua opera “Gjergj Kastrioti -

Skenderbeu”. Referatin kryesor e

mbajti kompozitori Çesk Zadeja, një

figurë shumë e rëndësishme e muzikës

sonë kombëtare. Ai e vlerësoi

në përgjithësi guximin dhe këmbënguljen

e autorëve për të na dhënë

një vepër të madhe heroike mbi heroin

tonë kombëtar, mbi traditat e

mëdha luftarake të popullit tonë.

“Forca udhëheqëse në këtë opera qëndron

në koncentrimin melodik. Ky është

një faktor shumë pozitiv që ka opera

dhe në përgjithësi talenti i kompozitorit

Prenkë Jakova. Melodika e Prenkë Jakovës

është e qartë, emocionale dhe kombëtare.

Origjinaliteti në përgjithësi

ruhet dhe është vazhdë e përvojës së kompozitorit”.(

Të gjitha nënvizimet

janë të mijat – I.A. ) Këto ide vlerësuese

nuk ishin shprehur në shkrimin

e botuar në gazetë.

20 55 E hënë, 18 qershor 2012

Por referuesi kryesor shfaqi mendimin

se Skenderbeu paraqitet i zbehtë

në endjen dramaturgjike muzikore,

se lejtmotivi i tij është më tepër

një sinjal i jashtëm dhe nuk kryen

rolin udhëheqës si hero kryesor. Ai

theksoi se shumë pjesë të operës

kanë karakter pesimist. Të metat e

operës i justifikoi me përvojën e paktë

operistike te ne në këtë etapë të

rritjes të kulturës sonë dhe shprehu

mendimin se kjo operë , me një redaktim

të ri, mund të fuqizohet, duke

kristalizuar idenë qëndrore.

Pastaj u ngrit kompozitori Tonin

Harapi. Ai, ashtu si shumica e atyre

që e morën fjalën pas tij, anuan më

shumë drejt vlerësimit pozitiv. Pasi

e quajti veprën një sukses të operistikës

sonë dhe të vetë autorit, vlerësoi

shumë pjesë të operës, ai justifikoi

një radhë të metash dramaturgjike

e muzikore që ka opera me

redaktimin e fortë që i është bërë

atëherë kur është vënë në skenë, që

e kanë zbehur e dobësuar në shumë

drejtime. Gjithashtu Tonin Harapi

theksoi se orkestracionet e operës në

përgjithësi janë të dobëta, përjashtuar

ato që kishte bërë vetë Prenka:

- “Operën “Skenderbeu” ne e

analizojmë pas një operacioni të

thellë që i është bërë, në mënyrë të

padrejtë dhe pa e pyetur kompozitorin.

Këto nuk janë veprime që e

ndihmojnë as autorin dhe as muzikën

tonë në përgjithësi. Opera është një

vepër dinjitoze, po të kihet parasysh

gjithë vepra e autorit…- tha, Tonin

Harapi me njëfarë mllefi, pastaj u ul.

Mustafa Krantja theksoi se muzika

e operës tingllon thellësisht shqiptare,

është mbështetur në truallin

amëtar. Ndërsa Albert Paparisto tha

se redaktimi ka sjellë më shumë dëm

se dobi, duke hequr dy tabllo, duke

lënë në mes personazhe ( Damjani,

Jerina, Donika, Plaku flokëbardhë,

Diveta, etj. ) duke shpërndarë materiale

në tabllo të ndryshme, në

vende të papërshtatëshme. Albert

Paparisto kundërshtoi mendimin se

në momentet e trishtuara ka frikë e

panik, por përkundrazi në ariet e

Donikës, Damjanit etj.shprehet protestë

dhe ka guxim, kurse përsa i

përket karakterizimit të përson-

azheve kompozitori ka vepruar drejt,

duke i mveshur me gjuhë të qartë

(shqiptarët, turqit, venecianët,etj.)

– “Dikush këtu e quajti muzikën e

operës si pesimiste. Por ai na paraqiti

si argument vetëm ato pjesë ku

shprehen vuajtjet e popullit shqiptar

në atë kohë dhe jo se është pesimiste

krejt opera. Përkundrazi, me këtë vepër

Prenkë Jakova tregoi një pjekuri

më të madhe, ai tashmë na dha edhe

një mësim tjetër të madh dhe një

shembull të shkëlqyer, pas “Mrikës”,

se si duhen shkruar operat …” tha në

mes të tjerave Albert Paparisto.

Pastaj folën të tjerë, të cilët ngritën

probleme sipas specifikave të

ndryshme.

Nuk u fol si duhet për ata që

koshin bërë redaktimin, përse e

kishin bërë dhe si ishte vepruar

kështu pa lejën e autorëve dhe pa

pjesëmarrjen e tyre. Ky problem

themelor që patjetër lidhet me

rezultatin e shfaqjes, nuk u trajtua

asnjëherë dhe mbeti disi i turbullt.

Gjatë gjithë mbledhjes Prenkë Jakova

rrinte në heshtje. Kur mbaruan

diskutimet, u ngrit si me përtesë, por

qartë dhe me guxim tha vetëm kaq:

- Nuk po flas më shumë, veçse ju

uroj të bëni së paku opera me një akt.

Në zërin e tij ndiheshin nota

hidhërimi, proteste e revolte.

Disa njerëz nuk e kishin kuptuar

atë, aq më pak e kishin ndierë.

Konkluzionet e mbledhjes i bëri

kryetari i L SH A, Dhimitër S. Shuteriqi.(

Sipas gazetës “Drita” 7.4.1968

).Mbledhja u mbyll në zymtësi.

Kjo frymë e kësaj analize,

megjithë tonet vlerësuese të shumë

diskutantëve, e rëndoi edhe më

shumë gjendjen psikologjike të

Prenkës. Tronditja shpirtërore po i

rritej. Thellë në shpirt e ndiente se

kishte bërë nje vepër me vlera, por pse

vallë nuk e kuptonin? Pse ia shkurtuan

dhe ia ndryshuan veprën? Pse

nuk po mbahej qëndrimi i duhur as

nga zyrtarët as nga disa artistë?!

Nuk arrinte t’i kuptonte dhe t’u

jepte përgjigje këtyre pyetjeve dhe

shumë e shumë të tjerave, që e mundonin

pa masë.

Lodhja shpirtërore ia mjegullonte

mendimet. Nuk çlirohej dot nga

pyetja e tmershme “Pse?!”

Nuk qëndroi në Tiranë, por menjëherë

pas mbledhjes u nis për në

Shkodër.

Megjithëse pranverë, atë ditë

bënte shumë të ftohtë.

Natën e kaloi me një gjumë të trazuar,

gjithë ëndra të çuditshme, si

rrjedhojë e çekuilibreve shpirtërore.

Të nesërmen e pa veten në pasqyrë.

Vuri re se i ishte shtuar një

rrudhë tjetër pranë syve dhe disa

thinja në tëmtha…

Në kujtimet e veta, Llazar Siliqi

shkruan: “…duke marrë parasysh se

gjatë realizimit të dikurshëm skenik vite

më parë janë bërë në mënyrë administrative

ndryshime, heqje e spostime, që i

patën sjellë shumë dëshprim

Prenkës…Qe kjo arsyeja që unë, në

kuadrin e 500 vjetorit të Skenderbeut,

në ato rrethana e botova libretin si një

libër prej 102 faqesh si “poemë dramatike”

me dy kohë dhe epilog me titullin

“Kalorësi i lirisë” me synimin që të

mbetej si një dëshmi konkrete se si do të

kishte qenë e mundur të qe dhe vetë opera,

po të mos kishin qenë ndërhyrjet e

intrigantëve, megallomanëve e

cmirëzezëve, e idhtarëve servilë e ekstremistë…”

(Llazar Siliqi, “Homazh

për Prenkë Jakovën” “Drita”, 25 shtator

1994, fq. 8 )

Në “Historia e Muzikës Shqiptare”,

cituar më sipër, për herë të

parë bëhet një analizë e plotë për

operën “Skenderbeu” nga një grup

studjuesish të kualifikuar dhe kompetentë.

Në këtë tekst, në mes të

tjerave, thuhet:

“Figura e Skenderbeut është trajtuar

si prijës ushtarak dhe si udhëheqës i

bashkimit të kombit, i lidhur ngushtë

me popullin. Ajo është e plotë dhe paraqitet

më e individualizuar në dy arie: “I

madhi çast po vjen” dhe “Lirinë s’jua

solla unë”, si dhe në duetin e betimit me

Ajdin Muzakën…Ky duet përbën një nga

momentet kulmore të grupit të princave

me Skenderbeun në krye dhe një nga

numrat më të realizuar të operës. Karakteri

heroik i tij realizohet nëpërmjet

një muzike aktive, ku spikasin forca,

vendosmëria e uniteti….” ( Vepër e

cituar, Vëllimi II, fq.283 – Nënvizimet

janë të mijat I.A. )

Pasi vazhdon më tej me vlerë-

simin e nivelit të realizimit të figurës

së Skenderbeut në veçanti dhe

të figurave të tjera kryesore, si Lekë

Dukagjini, Damjani, Jerina, Diveta,

etj. në tekstin në fjalë jepet një paragraf

përfundimtar për operën:

“Opera “Skenderbeu” është opera e

dytë e kompozitorit Prenkë Jakova. Në

të janë realizuar disa kërkime të tij, të

cilat zënë fill që në operën “Mrika”. Por

“Skenderbeu” përbën një avancim përpara

në krahasim me operën “Mrika”.

Ky avancim duket sidomos në drejtim të

dramaturgjisë muzikore, e cila është e

pasur me mjete shprehëse, në pasurinë

më të madhe të gjuhës harmonike, nërritjen

e rolit të orkestrës, në një larmi

më të madhe tipash e formash të shkrimit

koral dhe arieve të tipit operistik.”

( Po aty, fq. 288 – Nënvizimet

dhe theksimet janë të mijat I.A ).

Më pas, në një paragraf të shkurtër,

në tekst bëhet kjo vërejtje:

“ Por në opera u reflektua në të

njëjtën kohë edhe njëfarë statizmi, mungesë

e një aksioni të zhdërvjelltë në zhvillimin

me interes të konfliktit. Deri në

njëfarë shkalle kjo u kushtëzua edhe nga

vetë tipi i operës dhe detyra që autorët i

vunë vetes për të krijuar një figurë sa më

përgjithësuese e monumentale për Heroin

Kombëtar. (Po aty, fq.288 )

Pas 25 vjetësh, në këtë tekst

mësimor me karakter shkencor, operës

“Skenderbeu” i bëhet, si asnjëherë

tjetër, analiza më e plotë dhe

më përgjithësuese. Duket qartë se

në vlerësimin e parë të operës kishte

pasur qëndrime të njëanëshme,

të nxituara dhe të padrejta.

Vlerësime e mëvonshme pozitive,

megjithëse u mbështetën jo vetëm

në shfaqjen e reduktuar, kanë, pra,

një bazë më të arsyeshme, të dalë

nga vetë krijimtaria e plotë e Prenkës,

janë shkruar me mendje më të

qetë dhe pa paragjykime dhe janë

miratuar nga gjithë studjuesit.

Natyrshëm vjen parasysh thënia

e bukur e Rexhep Qoses “…Të papërsosura,

doemos, janë veprat e

krijuesve të mëdhenj. Mangësi mund

të ketë vetëm aty ku ka pasuri.”

Në rastin e qëndrimit fillestar

ndaj operës “Skenderbeu” me sa

duket u panë vetëm “mangësitë”, pa

u vlerësuar fare “pasuritë” e kësaj

vepre, të cilat janë të shumta dhe që

koha i vërtetoi.

Pasi kishin përfunduar diskutimet

për operën “Skenderbeu”,

shumëkush kishte dëshirë të dinte

mendimin e Prenkës për operën e

tij të dytë, sepse kishin lexuar shkrimet

e ndryshme në shtyp dhe

dëshironin të kishin një mendim të

tij. Prandaj, duke e njohur Prenkën

si një gjykues objektiv dhe të saktë,

dy mësues të një shkolle të mesme

e kishin pyetur një ditë:

- Mjeshtër, si është opera “Skenderbeu”

në të vërtetë, sipas jush?

Pyetja ishte e vështirë për vetë

autorin. Por ai nuk u ishte përgjigjur

drejtpërdrejt:

- Si ju duket një njeri, në të vërtetë

i bukur, kur i presin njerin vesh, i heqin

hundën dhe i gërvishtin faqen?! –

dhe menjëherë ishte larguar.

Mësuesit kuptuan me dhimbje

shkakun e trazimeve të mëdha

shpirtërore të Prenkës.

(Marrë me shkurtime nga libri “Prenkë Jakova”,

“IDROMENO”, Shkodër, fq. 253-296)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!