15.09.2013 Views

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

POLITIKË

Teknologjia e prodhimit

të energjisë do mbrojë mjedisin

Ashta, energji

në shtator për

100 mijë familje

Hidrocentralet e Ashtës do të mbulojnë nevojat për energji

elektrike të rreth 100 mijë familjeve shqiptare. Përfaqësuesit e

lartë të impiantit energjetik kanë bërë të ditur se në shtator do

të fillojë furnizimi i rregullt me energji, duke mbuluar një pjesë

të madhe të zonës veriore të Shqipërisë.

Sipas këtij informacioni, bëhet e ditur se nga ana teknike puna

për ndërtimin e HEC-ve ka përfunduar dhe ato janë lidhur me

rrjetin e linjës së shpërndarjes prej 110 kv. Pas kësaj pritet që në

vjeshtë të vihet në punë HEC Ashta 1 dhe më pas HEC Ashta 2.

Ndërtuesit dhe drejtuesit e këtyre veprave kanë bërë me dije

se teknologjia e përdorur për prodhimin e energjisë do të mbrojë

mjedisin, duke kursyer me 114 mijë tonë dioksid karboni emetime

në vit. Po ashtu këto hidrocentrale do garantojnë një prodhim

konstant gjatë vitit me kapacitet total prej 53 MW (megavat).

Sasia e energjisë së tepërt do të eksportohet gjatë periudhave

të pikut drejt Malit të Zi dhe Kroacisë.

Gjithashtu, reduktimi i emetimeve të dyoksidit të karbonit

do të rigjallërojë jetën e gjallesave në ujërat e lumit dhe nuk do

të shkaktohet ndotje në det.

Qeveria ka dhënë me koncesion lejen për ndërtimin dhe

shfrytëzimin e hidrocentraleve të Ashtës për një periudhë 35

vjeçare. Pas përfundimit të kontratës, këto vepra energjetike do

t’i kthehen në pronësi shtetit shqiptar. Vlera e investimit në

këto hidrocentralet shkon në më se 200 milionë euro. Pak ditë

më parë punimet në këto hidrocentrale u inspektuan nga kreu i

qeverisë, Sali Berisha, sipas të cilit që nga 2007 e deri më tani

janë investuar afro 2.5 miliard euro në fushën e energjetikës.

Kjo vepër energjetike, një investim prej më shumë se 200 milionë

euro i dy kompanive të njohura austriake në fushën e energjisë

hidrike, VERBUND dhe EVN, nisi testimin e prodhimit

të energjisë. Kryeministri Berisha u takua me drejtues të dy kompanive

dhe përgëzoi ata, që vetëm 27 muaj nga nënshkrimi i

kontratës koncesionare, arritën t’i lidhin turbinat e para dhe të

gjenerojnë energji në rrjetin shqiptar të energjisë. Në bazë të

planit të punës, HEC-i Ashtës, i përbërë nga stacioni elektrik

Ashta 1 dhe Ashta 2, me kapacitet të instaluar prej 53 MË, duke

filluar nga viti 2013 do të prodhojë 240 milion kWh energji elektrike,

duke furnizuar me energji njëqindmijë familje.

Kryeministri inspektoi të gjithë veprën dhe asistoi në nisjen

nga puna të turbinave. Ai e vlerësuar këtë një moment të rëndësishëm

për sistemin energjetik shqiptar, por njëherësh edhe një

vlerë më shumë në përpjekjet e qeverisë “për të përdorur të gjitha

burimet natyrore në funksion të prodhimit të energjisë së rinovueshme”

dhe “zhvillimit të qëndrueshëm”.

Për arritjen e këtij qëllimi, shfrytëzimi i burimeve ujore të

vendit, në vlerësimin e Kryeministrit, mbetet ndër drejtimet kryesore

dhe deri tani janë ndërtuar e rindërtuar 46 HEC-e dhe 100

të tjerë janë në ndërtim, me një vlerë totale prej 2.5 miliardë

euro. Kryeministri theksoi se ka një veprimtarie të ethshme në

këtë fushë, e cika ka tre qëllime kryesore: prodhimin e energjisë

me çmime të leverdishme; krijimin e dhjetëra mijëra vendeve të

reja të punës në procesin e ndërtimit të tyre; ndikimi direkt në

balancën e pagesave, raportet e eksport-importit.

Me rëndësi të veçantë, Kryeministri vlerësoi aplikimin e

teknologjisë më të avancuar të prodhimit të energjisë, me përdorimin

e turbinave tubolare Hydromatrix®, çka e bën hidrocentralin

e Ashtës të jetë “një risi në rrafshin mjedisor”.

Në sajë të kësaj teknologjie, bëhet e mundur të kursehet prodhimi

i 114 mijë tonë dioksid karboni.

2 55 E hënë, 18 qershor 2012

LËVIZJA “NANO” NJOFTON SE PO NGRE STRUKTURAT NË TË GJITHË VENDIN

Agasi: Vjeshta në PS nis

me largimin e Edi Ramës

Lëvizja Nano për fitoren e socialistëve

ka vënë në lëvizje edhe

mbështetësit e saj në Durrës.

Bardhyl Agasi, ish-deputet i PS-së

së bashku me Paqësor Zenelin,

janë dy nga emrat që kanë dalë në

mbështetje të kësaj lëvizje që nga

bërja publike e saj.

Ish-deputeti Bardhyl Agasi,

është shprehur se bashkimi me

këtë lëvizje ka qëllimin e shërimit

dhe forcimit të partisë Socialiste

nga kjo që po vuan.

“U bë kaq kohë që kjo parti nuk

njeh asnjë fitore, në shkelje statutore,

me gabime trashanike, siç ishte

ndryshimi i Kushtetutës. Me një

strategji që ka çuar në fërkimin e

duarve të Berishës sepse ka dalë

gjithmonë ai fitues. Kjo është një

lëvizje e inkuadruar brenda PS-së,

ka shërbimin më të mirë për ta çuar

partinë Socialiste me një siguri të

plotë në zgjedhjet e ardhshme për

fitore”, u shpreh Agasi.

Në lidhje me organizimin në

Durrës, Agasi bën të ditur se edhe

pse kjo lëvizje është në hapat e

para, ka marrë mjaft mbështetje nga

socialistët durrsakë.

“Qëllimi ynë i parë është që ne

të kontaktojmë me bazën e socialistëve

në mënyrë që ti shfaqim

mendimet, vërejtjet tona dhe për

të marrë mendimet e tyre. Duke

filluar nga shtatori të ndjehet fuqishëm

brenda PS-së kjo alternativë”,

thotë ish-deputeti socialist.

Agasi ka kritikuar edhe qëndrimin

e PS-së dhe liderit te saj,

Edi Rama, në fushatën për

zgjedhjen e presidentit të Republikës,

duke mos kandiduar liderin

historik Fatos Nano dhe as dhënien

e emrave të tjerë që PS, sipas

Agasit, i ka me shumicë.

Robert Zoelick: Politikanët evropianë gjithmonë veprojnë një ditë më vonë

Shtohen zërat kritikë të

ekspertëve të lartë ekonomik ndaj

liderëve botërorë. Presidenti në

largim i Bankës Botërore, Robert

Zoelick, ka thënë se udhëheqësit

evropianë nuk po bëjnë sa duhet

për të zgjidhur krizën e borxheve

dhe duhet të veprojnë më shpejt.

“Politikanët evropianë gjithmonë

veprojnë një ditë më vonë.

Dhe, kur zihen ngushtë, ata

marrin masa të reja të likuiditetit”,

ka thënë Zoelick në një

intervistë për gjermanen “Der

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve

i është drejtuar me një

tjetër ftesë gjithë socialistëve për

të risjellë liderin historik Fatos

Nano në krye të PS-së, pasi sipas

saj, ai di dhe mundet të mundë Sali

Berishën. Kjo lëvizje bën me dije

se “së shpejti do të nisë nismën

statutuore me anëtaret e PS për të

kërkuar largimin e Kryetarit të pamerituar

dhe humbës kronik Edi

Rama, si edhe për të sjellë në Krye

të PS, Kryetarin Historik dhe

Fitues Fatos Nano”.

Në një deklaratë për shtyp, kjo

lëvizje ka akuzuar sërish kreun

aktual të PS-së, Edi Rama si kryetari

përçarës e që i ka sjellë vetëm

humbje socialistëve.

“Fatos Nano i sjell në vëmendje

Kryetarit të pamerituar dhe

humbës kronik të PS Edi Rama, se

Nano ka qenë për 15 vite Kryetar i

PS e sot është aktualisht Anëtar i

Asamblesë Kombëtare të PS.

Askush nuk mundet ti mohojë,

Ekspertët e lartë të ekonomisë,

kritikë ndaj liderëve botërorë

Spiegel”. Sipas Zoelick, Banka

Qendrore Evropiane, përmes

hapave të likuiditetit, ka blerë

kohë për liderët e rajonit, por ajo

ka bërë pak për te zgjidhur

problemet strukturore të bllokut

evropian. Nëse Evropa vazhdon të

ngurrojë, Zoelick ka paralajmëruar

se ajo mund të humbasë

ndikimin global. Ai po ashtu i ka

bërë thirrje Gjermanisë të marrë

rolin udhëheqës dhe të vazhdojë

të shtyjë përpara reformat fiskale

dhe strukturore.

deformojë apo zhbëjë historinë dhe

vlerat më të mira ndër vite të PS

bashkë me Fatos Nanon. Askush

nuk mundet ta nxjerrë Fatos

Nanon jashtë PS”.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve

u bën thirrje të gjithë

anëtarëve të PS dhe të gjithë popullit

të majtë, popullit opozitar që

t’i bashkohen kësaj lëvizjeje duke

regjistruar emrat e tyre pranë

zyrave përkatëse të koordinimit që

po ngrihen me shpejtësi në çdo

qytet e fshat. Procesi i regjistrimit

të mbështetësve e vullnetarëve të

kësaj Lëvizjeje ka filluar, e shumë

shpejt do t’ju bëjmë të njohur

emrat e të gjithë koordinatorëve

kudo në çdo cep të Shqipërisë si

edhe detajet e kontakteve ku mund

të drejtoheni. Lëvizja Nano për Fitoren

e Socialistëve është një projekt

përbashkues i socialistëve,

popullit të majtë, popullit opozitar,

e si i tillë është një projekt

fitues.

Zoelick përfundon mandatin e

kreut të Bankës Botërore më 30

qershor. Ai do të pasohet nga

mjeku Jim Jong Kim.

Ndërkaq, ish-kryeministri

britanik dhe në të njëjtën kohë

një nga ekonomistët më të

respektuar në shkallë botërore,

Gordon Braun akuzoi

udhëheqësit evropian se nuk po

ngrihen në lartësinë e sfidës së

krizës, duke paralajmëruar se

Evropa mund të përballet me një

dekadë të humbur.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!