15.09.2013 Views

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

gjitha zhanret e muzikës

zhanrin simfonik, ose më saktë në

muzikën serioze, duke përfshirë dhe

atë instrumentale apo të dhomës.

Ndërsa, afrimi im me muzikën e lehtë

dhe të tjerat të evidentuara më

sipër, ka ndodhur, ndoshta, për shkak

se ato kanë pasur më tepër zhvillim

dhe audience në vendin tonë

dhe, kanë ofruar më tepër mundësi

për të qënë aktiv, e më afër, edhe me

një publik më të gjerë.

- Megjithëse jeni një kompozitori

i inkuadruar thellesisht në fushën e

muzikës serioze, ju keni lëvruar, siç e

pohuat, edhe zhanrin e muzikës së

lehtë, ku jeni vlerësuar me çmime të

ndryshme. Ky mund të tingelloje sot

si një rast i veçantë, pasi brezi i kompozitorëve

profesionistë që shkruanin

edhe muzikë të lehtë si Gaci, Dizdari,

Mula, Laro, Ibrahimi etj., duket

i tejkaluar, ndërsa kompozitorët e

sotem, te orientuar drejt muzikës së

lehtë, nuk e kapërcejnë pragun e këtij

zhanri. Ç’mund të na thoni për këtë?

Më ka interesuar, siç u shpreha

dhe më lart, që të kompozoj në të

gjitha zhanret e muzikës. Duke qenë

se atmosfera e muzikës serioze nuk

është aty ku duhet të jetë (mungojnë

aktivitetet specifike për këtë lloj krijimtarie

si dhe suporti nga organizmat

përkatës), detyrimisht që krijimtaria

ime u hap edhe në gjini të tjera,

të cilat aplikohen dhe kanë aktivitetet

e tyre. Në këtë kontekst, lëvrimi

i zhanreve të ndryshëm muzikor është

i lidhur ngushtesisht dhe mbi të

gjitha, me deshirën dhe pasionin

tim për të krijuar vazhdimisht, pasi

gjykoj se talenti dhe profesionalizmi

i kompozitorit mund te dëshmohet

në të gjitha zhanret, pse jo edhe

përmes gjinisë më të vogël muzikore,

siç është kënga, të cilën e preka

dhe pak më sipër. Përsa i përket kompozitorëve

që po kompozojnë

vetëm në zhanrin e muzikës së lehtë,

mendoj se ajo është zgjedhje e

tyre, drejtimi dhe dëshira e tyre. Edhe

muzika e lehtë ka një sharm të vetin,

ka një lloj estetike të sajën, aq më

tepër ka më shumë publik dhe është

më e perceptueshme prej tij. Gjykoj

se po të mos shkruanin edhe profesionistët

në këtë zhanër, atëhere do

të shkruanin vetëm amatorët!

- Si ju ka intriguar muzika e teatrit

por sidomos ajo e filmit (ku keni

spikatur me kolonën zanore të filmit

’’Gjoleka, i biri Abazit’’) ? A është e

lehtë apo e vështirë përshtatja me këto

gjini si skenike dhe filmike?

Muzika e teatrit (për të cilën kam

shkruar shumë) dhe e ajo e filmit

janë lloje specifike të të konceptuarit

të muzikës ose një mënyrë e

veçantë e të shprehurit kreativ, të

cilat më intrigojnë dhe më japin

kenaqësi në proçesin kompozicional.

Secila prej tyre ka abstragimet e veta,

mënyrën e vet të komunikimit estetik

dhe artistik (si rezultat i bashkimit

edhe me artet e tjera, për të

cilët duhet të kesh njohuri të konsiderueshme)

por, sidomos, filmi

është shumë intrigues; aq më tepër

që sot filmi është një nga llojet e

artit që ka një evolucion tepër të

madh në botë dhe krijon më tepër

impakt tek publiku. Njëkohësisht,

filmi, nga vetë koncepti se si është

ndërtuar - imazhet e tij vizuale, të

jep mundësinë e të shprehurit kompozicional,

pak më qartë dhe më

thjeshtë sesa në gjinitë e tjera, por

njëkohësisht, ka dhe një përqëndrim

më të madh emocional për të thënë

përmes muzikës atë që duket por, dhe

atë që fshihet pas rekuizitës filmike.

Kolonat zanore (që kam krijuar

për filmat që më janë ofruar) i kam

krijuar me shumë dëshirë, pasi së

pari më ka intriguar skenari dhe

shesh xhirimi (personazhet dhe situatat

e ndryshme filmike), të cilat

më kanë frymëzuar për të krijuar

mbi to materialet muzikore: si p. sh.

tek ’’Gjoleka, i biri i Abazit’’, me regji

të të madhit Dh. Anagnosti - një

film mjaft interesant dhe i realizuar

artistikisht, i cili të jepte mundësi

për të abstraguar me muzikën.

Konkretisht, jam mbështetur në

disa tema muzikore për krijimin e

planit kompozicional të aksionit

filmik (janë më tepër krijime të mirëfillta,

ndërsa për disa momemte

filmike kam shfrytëzuar motive popullore,

duke pasqyruar edhe zonën

ku zhvillohet ngjarja). Me pasion

dhe impenjim kam punuar edhe për

kolonat zanore të disa filmave

televizivë, si: seriali komik ’’Komuna

e Parisit’’ i regjizorit Altin Basha,

’’Në kërkim të kujt’’ një serial dramatik

i regjizorit Gjergj Xhuvani, etj.

Me të vërtetë është një fushë shumë

simpatike, ku arrin të krijosh një

muzikë të qartë, të kuptueshme dhe

të ndjeshme, pra arrin të kapësh thelbin

në atë çfarë ndodh në film dhe e

paqyron përmes muzikës, që është

padyshim një nga komponentet më

të rëndësishëm të artit të shtatë.

Vështirësitë kryesore në proçesin krijues

janë, fillimisht, ato që lidhen

me gjetjen e bulëzës - motivit, temës

fillestare (karakterit të saj përshkrues

emocional) apo më tej, materialit të

duhur muzikor për skenat përkatëse.

Por, gjithësesi, është një fushë e

parapëlqyer për mua dhe më jep

shumë kënaqësi dhe sodisfaksion.

- Ju keni patur një lidhje të veçantë

me kompozitorin e larguar tashmë

nga jeta, Kujtim Laron. A ka ndikuar

edhe ai në këtë proces, duke ditur që

është cilësuar një „Morricone shqiptar“

i muzikës së filmit?

Vërtet, kam pasur një lidhje

miqësore dhe profesionale me kompozitorin,

Kujtim Laro. Ka qenë

një nga miqtë e mi më të ngushtë.

Një kompozitor, i cili ishte tepër

profesionist në krijimtarinë e tij, sidomos

në muzikën e filmit, ku ka

lënë mjaft perla. Mund të them me

bindje se pesë apo gjashtë kolona

zanore të krijuara prej tij, mund të

jenë vërtetë kolona zanore të shkëlqyera

edhe për filmat e Hollywood-it,

sidomos muzika e filmave

historike. Së bashku kemi punuar

një muzikë filmi, konkretisht, muzikën

e filmit ’’Lule të kuqe, lule të zeza’’

(me regji të Mevlan Shanajt) që ishte

dhe puna e fundit dhe epilogu i

jetës së tij. Kujtimi krijoi muzikën,

ndërsa unë orkestracionin dhe realizimin

muzikor në studio. Kjo eksperiencë

ishte vërtet një përvoje

shumë e frytshme dhe me shumë

interes për mua, pasi bashkëpunova

me „ikonën“ e muzikës së filmit shqiptar.

Më vjen vërtet shumë keq që

u nda kaq shpejt nga jeta, në rradhë

të parë për të jetuar fizikisht por,

edhe për të dhënë akoma nga talenti

dhe profesionalizmi i tij për muzikën

dhe artin shqiptar.

- Krijimtaria juaj në këtë hapësirë

të re konceptuale dhe të teknikës kompozicionale

mendoj se nuk e ka humbur

„tharmin“ ose ndjeshmërinë artistike

që, sot, për mendimin tim, sikur

është pozicionuar në një tjetër dimension,

drejt një procesi laboratorik me

„formula të gatshme“ të karakterit

thjesht teknik (një fenomen ky i evidentuar

jo vetëm tek kompozitorët

tanë por edhe ata të huaj) pra, duke

„eliminuar“ pak nga pak emocionin,

atë që muzika e ka në ADN-në e saj,

dhe, për më tepër, identitetin artistik

të gjithsecilit krijues. A është e vështirë

të përshtatesh në këtë situatë sa diverse

por edhe të „homogjenizuar“ me këto

tendenca që vetëm ndërrojnë veshjen por

të gjitha përfundojnë njësoj - po në një

lloj krijimtarie muzikore eksperimentale?

Si e gjykoni ju këtë proces?

Hapja e vendit tonë pas 90-tës,

hapi edhe mundësitë e reja konceptuale

dhe teknike të kompozimit të

muzikës. Sigurisht që edhe unë tentova

duke u njohur më shumë me

literaturën bashkëkohore dhe studiuar

për të eksperimentuar dhe kompozuar

në teknikat e shek. XX.

Duke u bazuar edhe në formimin tim

shkollor klasiko-romantik, mbështetur

në teknikat tradicionale tonale

- modale, njohja dhe studimi i teknikave

të reja të shek. XX, specializimet

jashtë shtetit (në Gjermani) më

pasuruan profesionalisht dhe krijuan

tek unë një bagazh të ri për mënyrën

e kompozimit, duke e evoluar gjuhën

dhe teknikën time kompozicionale,

drejt teknikave bashkëkohore,

por pa e humbur ADN-në time si

krijues. Jam mbështetur gjatë

proçesit kompozicional, në disa prej

teknikave më të njohura bashkëkohore,

të tilla si serializmi e, deri diku,

tek dodekafonizmi, ndërsa në disa

prej punimeve tek aleatorika, muzika

elektroakustike, muzika me citat,

minimalizmi etj. Pjesa më e fundit

e krjimtarisë sime është më e

stabilizuar, në atë që do t’a quaja

„polistilistikë“. Pra, mundohem që

të përziej stile të ndryshme, mënyra

të ndryshme të të konceptuarit të

muzikës, të trajtimit harmonik, të

trajtimeve tonale, modale dhe atonale.

- Cilat janë projektet tuaja më të

afërta?

Sapo kam përfunduar një pjesë

për kitarë solo. Jam duke punuar për

një trio për violinë, violonçel dhe

piano - një vepër homazh për kompozitorin

Kujtim Laro, si dhe po

punoj paralelisht edhe një vepër

vokalo - simfonike. Këto janë tre

projektet e mia më të afërta.

-Duke ju uruar suksese të mëtejshëme

në karrierën tuaj artistike, s’më

mbetet veçse t’ju falenderoj për këtë

intervistë. Faleminderit!

Intervistoi: Eldison MUHO

Student i vitit të dytë muzikologji

Universiteti i Arteve, Tiranë

KONTRAPUNKT

Kontaktoni në

Fakulteti i muzikës, promotor

i lëvizjes artistike në Tiranë

Nga Eliona LICI

As/Pedagoge pranë Universitetit

të Arteve Tiranë

Vazhdimësia koncertore ka

krijuar traditën dhe ka

marrë formën e saj të plotë

e cila rrjedh natyrshëm në Universitetin

e Arteve, puna intensive dhe

sfidat tashmë nuk janë një dukuri e

veçantë, por tani më një fakt, që e

ndjejmë për ç’do koncert.

Këtë e vërtetoi dhe bashkëpunimi

i frytshëm i dirigjentit Alqi Lepuri

me një nga orkestrat e Fakultetit

të muzikës në koncertin e ditës

së hënë dt,04,06,2012 në sallën e

Universitetit të Arteve. NË kuadrin

e 100 vjetorit të pavarësisë, është për

tu vlerësuar dhe për tu përshëndetur

për disa arsye fakti i rikthimit tek

veprat e traditës së kompoziotëve shqiptarë

Së pari, sepse theu heshtjen e

pamotivuar dhe të pa justifikuar për

gati dy dekada të mungesës së tyre

në jetën koncertale. Së dyti kjo nismë,

veçanërisht nga orchestra simfonike

e fakultetit të muzikës, shërben për

të mundësuar njohjen dhe edukimin

e brezit të muzikantëve të rinj me

veprat kombëtare. Së treti, puna e

kujdesshme e dirigjentit pedagog,

për të realizuar një performancë me

vlera estetike –interpertative , veç programit

mësimor realizon në procesin

formues të studentit veteedukimin

me cilësitë e kësaj krijimtarie

. Kthimi në identitetin e traditës

sonë muzikore është një dukuri

që ka vijushmëri dhe në formacione

të tjera orkestrale të

Universitetit të Arteve. Në këtë

mbrëmje ne brezi i ri patëm rastin të përfshihemi

disa minuta nga emocionet e

sinqerta dhe tingëllimin e freskët të veprës

së kompozitorit Hajg Zacharian.

Prelud i suitës së baletit Legjenda

e Lules Honit, rrikthehet në skenën

shqiptare pas 25 viteve. Premiera e

saj daton më 1987 në TKOB me libret

të Sulejman Matos dhe koreografi

të Gëzim Kacelit . Vepra është

e frymëzuar dhe në përshtatje me

idenë artistike të libretit edhe pse

në kushtet e sforcuara të zbatimit të

metodës së realizimit socialist, i reziston

kohës, shijes, kërkesave dhe

psikologjisë së publikut aktual, duke

u paraqitur e realizuar profesionalisht

me emocion të spikatur

. Hajg Zacharian sot 60 vjec është

krijues i brezit të tretë të kompozitorëve

profesionist në Shqipëri.

I formuar me principe të drejta

krijuese në klasën e kompozicionit

të profesor Tonin Harapi (Artist

I Merituar) përfitoi aftësinë e qartësisë

së idesë artistike dhe shumë

shpejt talenti i tij u përshfaq me

karakteristika individuale. Opusi i

veprave të tij përfshin gjini të ndys-

hme të muzikës vokale, instrumentale

dhe simfonike , gjithashtu ai ka

krijuar këngë për fëmijë, korale, muzikë

filmi dhe veçanërisht njihet si

aranxhues profesionist i shumë veprave

klasike dhe romantike për formacione

të ndryshme orkestrale.

Dirigjernti i mirënjohur Alqi

Lepuri, Artist i Merituar, rravijëzoi

me finesë në përshtajte me kontekstin

ideor e artistik të veprës , stilin

e kompozitorit, që shquhet për ngjyra

të holla dhe një komunikim të drejtpërdrejtë.

Në këtë performancë u evidentua

veç linjave të qarta të përcjelljes

së ides artisitke në sektoret e ndryshme

të orkestrës dhe nje përpjekje e

mirë për një bashkëtingëllim të

unifikuar të sektorit të frymës me atë

të harqeve, veçori këto të njohura në

nje jetë të gjatë dhe aktive koncertore

, karakterizuese për dirigjentin.

Në vijim të koncertit u interpretua

një nga kryeveprat e literaturës

botërrore, simfonina Bota e Re e

kompozitorit çek Antonin Dvorak.

Kjo vepër mori jetë më 1893 ku u

luajt premierë në Carnigie Hall, vepër

e cila dëshmon një mendim të ri,

ide të reja, një fillim të ri, dhe ilustron

magjepsjen e kompozitorit me

muzikën amerikane dhe veçanërisht

me muzikën e saj folklorike.

Simfonia përbëhet nga katër kohë

1)Adagio,2)Largo,3) Skerco,4)Alegro

con fuoco.

Kjo vepër mbart prtendime serioze

jo aq nga pikpamja teknike, por

nga simbolika që përfaqëson dhe nga

potenciali i idesë të të resë. Për arritjen

e një rezultati maximal në interpretimin

e kësaj simfonie nga

orkestra studentore e Universitetit Të

Arteve, një komponent tejet i rëndësishëm

i dirigjentit Alqi Lepuri ishte

shkririja orgnike e qënies së tij

me artistët e rinj në anën psikologjike

e teknike, dhe si rrjedhojë erdhi

mirkuptimi i ndërsjelltë. Në këtë

koncert ekzistonte një raport i

ndërthurur mes përvojës shumë

vjeçare të dirigjentit dhe freskisë e

pasionit rinor. Sëbashku me

orkestrën u kujdesën për të arritur

një ekzekutim rracional, korrekt të

partiturës dhe një interpretim mjaft

shprehës . Është për tu lavdëruar

përcjellja e kontekstit ideor, qartësia

e konceptit të autorit, njohja e thellë

e veprave, e gjitha në memorien e dirigjentit

pa pasur ndihmën e partiturës,

aftësia për ta organizuar së

brëndshmi veprën duke e zbërthyer

teknikisht e artistikisht, duke nxjerrë

në pah në mënyrë të kulluar linjat

e gjithsecilit, tepër i aftë për të renditur

e për të krijuar një kompleks

situatash tepër të gjalla, si dhe është

për tu admiruar aparati shprehës

dirizhorial i dirigjentit që gëzon

një mjeshtëri natyrale në lëvizshmërinë

harmonike dhe në kombinimet

dinamike shprehëse të veprës

duke transmetuar thelbin gjithpërfshirës

e vlerat që gëzon ajo. Sensibiliteti

dhe ekspresitviteti plot finesë i

dirigjentit i imponoi instrumentistëve

të rinj që janë drejt rrugëtimit

profesionist, pathosin, temperamentin

artistik dhe dëshirën për të

kërkuar kënaqësinë tingëllore-estetike

duke shpërthyer gradualisht

ndërmjet detajeve dinamike. Sprova për

realizimin e simfonisë u realizua me

sukses, në sajë të kualiteteve artistike e

drejtuese të dirigjentit. I falenderojmë

artistët për këtë kënaqësi që na dhuruan,

dhe i urojmë që të rritet produktiviteti

i tyre në këtë tendencë për të

konkretizuar e realizuar trajtime interpretative

të niveleve të larta.

E hënë, 18 qershor 2012

55 19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!