15.09.2013 Views

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Prof.dr.sc.Akil Mark KOCI

(vijon nga numri i kaluar)

Engjëll Berisha u lind më 24

gusht 1934 në Prizren, ku

kreu shkollën fillore dhe

shkollën e mesme muzikore; vazhdoi

studimet në Akademinë Muzikore

në Beograd,është magjistër në muzikologji

dhe ka pasur në Sarajevë

udhëheqës diplome prof. dr. Zija

Kuçukaliq. Engjëll Berisha ka qënë

mësimdhënës në Shkollën e Muzikës,

Shkollën Normale dhe Gjimnazin e

Prizrenit, ndërsa më vonë edhe në

SHLP të Prishtinës dhe profesor në

Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku

ka qenë zëvendësdekan dhe dekan.

Ka marrë pjesë në sesione shkencore

me kumtesa e ligjerata në Prishtinë,

Tiranë, Shkup, Sarajevë, Novi Sad. Ka

botuar artikuj, ese, recensione dhe

studime për historinë e muzikës e

muzikologjinë në „Studime“ (ASHKA),

në Leksikonin e Muzikës Jugosllave,

1,2 (Zagreb), në Fjalorin Enciklopedik

Shqiptar (ribotim Tiranë).

Është autor edhe i një vargu vështrimesh

në „Fjala“, „Shkëndija“, „Rilindja“,

„Bota sot“, „Koha ditore“,

„Pro musica“ (Beograd), „Zvuk“

(Sarajevë).Ka hartuar monografinë

„Zhvillimi i stileve në veprat e kompozitorëve

të Kosovës“ („Libri shkollor“).

Për shkolla të mesme ka botuar dy

libra për kulturën muzikore, ndërsa

SHLP e Prishtinës i ka shtypur dispensën

me titull „Historia e muzikës

botërore“. Mban gradën e profesorit

të rregullt dhe shumë tituj të tjerë.

Duke filluar nga viti 2000 është

anëtar korrespondent i Akademisë së

Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Para se të flasim më gjerësisht për

këtë libër voluminoz, duhet të theksojmë

se shkrimet që janë përfshirë

në të, përfaqësojnë vazhdimësinë e

qasjes fenomenologjike dhe sëbashku

krijojnë një metodë studimi të

konceptuar drejt, të ndarë në nëntë

grupime ose kaptina, të strukturuara

sipas temave dhe rëndësisë së tyre.

Pra, autori na bën me dije se nuk

është vetëm regjistrues, por i ka paraqitur

temat aktuale të kohës në muzikën

tonë dhe njëkohësisht ka vënë

caqe midis krijimeve të suksesshme

dhe atyre më pak të suksesshme, si

dëshmi e një studimi korrekt, e një

vetëdijësimi të plotë të vështrimit ose

më mirë të themi të një interpretimi

jo vetëm të veprave tona bashkëkohore,

por edhe më gjerë.

Në disa punime thellohet më

shumë, kurse në disa të tjera na

rreshton vetëm fakte, duke i bërë jehonë

thënies: „Për atë që nuk është sh-

OPINION PER "KONTRAPUNKT"

kruar, nuk ka ekzistuar“.

Në kaptinën e parë, që titullohet

„Vështrime e studime mbi historinë

e muzikës artistike shqiptare“,

nëse e analizojmë mirë,

kemi dy tema jashtë kontekstit, të

cilat nuk aspirojnë aspak të jenë në

ketë grupim. Është fjala për „Roli i

muzikës në jetë dhe shoqëri“ dhe

„Kultura muzikore e shekullit XX“.

Tema e parë, që do ta konsiderojmë

të suksesshme, ka mendime

me mesazhe të qarta, siç është

roli dhe forca e muzikës në

edukim, ndikimi dhe roli i saj si

fuqi magjepsëse dhe formuese.

Gjithashtu flitet gjerësisht edhe

për mendimin e filozofëve të lashtë

e sidomos të atyre klasikë grekë, Platoni

dhe Aristoteli, që „shkojnë shumë

larg në besimin e tyre për rolin e fuqisë

së muzikës në edukimin e rinisë“.

Autori vëren se „Platoni, në veprën

e tij Shteti, koncepton rregullimin e një

shteti demokratik skllavopronar, në

kuadër të të cilit e paraqit muzikën si

pjesë përbërëse të

edukimit të rinisë së Athinës krahas

mësimit të filozofisë dhe lëndëve të tjera“.

Më pas shtjellon edhe nocionin

muzikë, „që kishte kuptim më të gjerë se

sa në kohët e mëvonshme“.

Përsa i përket ndarjes së shoqërive

në klasa, ai thotë: „Edhe muzika

si pjesë e jetës dhe e shoqërisë do të

ketë karakter klasor „ dhe flet për rolin

e saj në kuadrin e sistemit me

klasa. Gjejmë aty edhe elemente

të vërtetë, por baraspeshën ia

humbin ca mendime të tejkaluara,

një pjesë e të cilave ndoshta kanë

qënë aktuale për kohën e monizmit,

por sot nuk qëndrojnë aspak, sidomos

kur vihet në pikëpyetje muzika

e shënjtë. Lidhur me këtë, ndër të

tjera, thotë: „Nga kjo muzikë kërkohet

të luajë një rol të veçantë në mendjen e

shpirtin e njerëzve që të jenë të devotshëm

dhe të përvuajtur, t’u nënshtrohen

hyjnive të doktrinës kishtare si dhe atyre

që predikojnë këtë doktrinë, do të thotë

priftërinjve dhe kishës në përgjithësi. Në

këtë mënyrë populli do të bëhet i dëgjueshëm

jo vetëm ndaj perëndisë, por

edhe ndaj pushtetit“.

Pra, ky shkrim jo vetëm që s’ka

të bëjë me realitetin muzikor, por na

sjell ndërmend ligjërimet e bashkëkombësve

tanë matanë kufirit shqiptaro-shqiptar

në kohën e realizmit

socialist dhe të monizmit. Po

qe se autori Engjëll Berisha do të

kishte shfletuar botime të shteteve

që nuk e kanë njohur atë regjim të

përbindshëm, me siguri nuk do t’i

I dashtun Akil,

Here mbas here kam marre prej teje numrin e radhës se Kontrapuntit.

Te falënderoj qe m'i ke dërgue dhe te përgezoj per kontributin qe ke

dhanë e po jep me atë reviste. Shkurt, je puntor i palodhun, i apasionuem

dhe atdhetar. Keto t'i them pa ba zbukurime, bile jam i bindun se

kaq jane te pamjaftueshme per ty.

Përshëndetje,

Rro Ndoja,Florida SHBA

KONTRAPUNKT

Kontaktoni në

Engjëll Berisha: “Studime

dhe vështrime për muzikën”

kishte përfshirë në këtë artikull.

Më tej gjejmë edhe këto: „Rol të

rëndësishëm do të luajë muzika edhe në

luftën masave“ dhe i referohet Revolucionit

Borgjez Francez „kur u krijuan

më se 2000 këngë, ndër to edhe

Marsejeza e kompozuar nga Rozhe de

Lil, e njohur për frymën e saj në veprat

e kompozitorëve të famshëm Beethoven,

Berlioz, List, Smetana, Lisinski etj“.

Flitet për ngjarjet e Komunës së

Parisit, ku, sipas vargjeve të Ëzhen

Poatje, kompozitori Pierr Dezhete

kompozoi Internacionalen, pastaj

përmenden këngët e krijuara gjatë

Revolucionit të Tetorit, këngët e

Luftës Nacionalçlirimtare, roli i

muzikës në shoqëritë totalitare, centraliste,

jodemokratike ku, siç pohon

autori, „Muzika artistike është

programuar sipas nevojave propagandistike

të ideologjive pushtetmbajtëse“.

Flet edhe për rolin e muzikës në

edukimin estetik, për forcën e saj në

jetën e njeriut, ku hasim edhe në

konstatimin se „Muzika, me gjuhën e

saj universale, ka hapësirë të gjerë që të

komunikojë drejt mes njerëzve, të themi

pa përkthyes“. Këtu del në pah ose

mosnjohja e ligjësive të brendshme

të artit, - gjë që nuk ma merr mendja,

- ose kemi të bëjmë me një mendim

kuturu se vlerat e tij nuk i takokan

universit artistik dhe estetik! Nëse

muzika të emocionon dhe të fisnikëron,

atëherë i duhet prezantuar

„konsumatorit“ më qartë, por kurrsesi

nuk i nevojitet e as i hyn në punë

„përkthyesi“ për ta kuptuar artin si

krijim dhe rikrijim shpirtëror, përderisa

ai zgjon ndjenjat dhe emocionet

tek çdo njeri. Ky i fundit e shijon

në mënyrën e vet, varësisht nga disponimi

momental, nga çasti i dëgjimit,

nga shkalla e ngritjes intelektuale, nga

njohuritë muzikore dhe shumë elemente

të tjerë të nevojshëm.

Përndryshe, duhet pohuar se

autori ligjëron bukur e kjo paraqet

pjesë të predikatores individuale për

aspektin e invencionit krijues, atë

ideoestetik dhe qasjet origjinale,

duke rreshtuar një numur të madh

kompozitorësh të shquar, pa kode.

Tema, e cila, sipas mendimit tim,

gjithashtu, nuk duhej ta kishte vendin

në këtë kaptinë, është „Kultura

muzikore e shekullit XX“, sepse nuk

përkon me temën kryesore. Megjithatë

e ka shtjelluar hijshëm duke

konstatuar se „arti muzikor i shekullit

XX nuk është homogjen në pikëpamje

të orientimeve stilistike“, sidhe

shumë dukuri të tjera të rëndësishme

për ketë shekull, siç janë

bitonaliteti, dodekafonia, aleatorika,

muzika konkrete, muzika elektronike

dhe përafërisht shumicën e risive

të shekullit XX.

Por i kanë shpëtuar pa përmendur

„Minimalizmi“ i Filip Glassit,

„Thjeshtësia e re“ dhe shumë rryma

të reja që janë pjesë e këtij shekulli.

Edhepse si muzikolog duhet t’i

njohë mirë këto gjëra, për çudi nxjerr

përfundime pak a shumë arbitrare

dhe të papërfytyrueshme për një shkencëtar,

sidomos kur deklaron:

„Bëhen eksperimente të ndryshme, por

ka edhe insistime që me çdo kusht të

bëhen inovacione, kompozitori të bëhet

‘origjinal’ duke iu shmangur çfarëdo

parimi estetik dhe

rregulle që e shpijnë muzikën në një

gjendje kaotike“.

Për këto probleme mund të diskutohet

edhe më gjerë, por meqë

vendi nuk na lejon, po i kujtoj atë që

ka thënë shkrimtari e dramaturgu

gjerman Lesing: „Kritiku i vërtetë nuk

i nxjerr rregullat prej shijes së vet, por

shijen e formon në varësi prej rregullave

që i kërkon natyra e vërtetë e gjërave“.

„Zhvillimi i muzikës shqiptare“,

pjesë nga ligjërata e mbajtur në Seminarin

e Kulturës Shqiptare për të

Huajt në Prishtinë, botuar në

gazetën „Rilindja“ të datës

11.09.1976, pas hyrjes që paraqet një

histori të shkurtër, flet për begatinë

e folklorit muzikor shqiptar, pasurinë

e larminë e tij në aspektin melodik

e ritmik. Pastaj për ndarjen e tij

në muzikën e Veriut (Gegët) dhe të

Jugut (Toskët), më tej mbi polifoninë

dhe muzikën popullore të fshatit

(katundit), sidhe atë të qytetit.

Flet edhe për fondin mjaft të pasur

të instrumentariumit(?). Mos

ndoshta me këtë ka pasur parasysh

instrumentet muzikorë? Vazhdon të

ndalet mëntutje edhe në muzikën e

kultivuar, në hapat e para të saj e

deri tek formimi i institucioneve më

të rëndësishme muzikore, qofshin

në Kosovë, qofshin në Shqipëri, si

dhe të shkollave të muzikës. Autori

nuk rri pa folur edhe për krijimtarinë

artistike në përgjithësi, duke zënë

në gojë një plejadë krijuesish shqiptarë

në Kosovë dhe në Shqipëri,

për të mos lënë mënjanë as veprat

simfonike dhe skenike, si dhe dy

opera, por harron të përmendë baletet,

si në Shqipëri, ashtu edhe në

Kosovë. Megjithë vërejtjet e mësipërme,

mund të pohojmë se kemi

përpara një shtjellim të bukur për

albanologët e huaj.

Sidoqoftë, përderisa vendosi që

këtë temë ta botonte në kuadrin e

kësaj përmbledhjeje, atëherë do të

duhej ta zgjeronte dhe jo ta copëzonte

në tema të tjera, siç janë në

vazhdim: „Gjurmët e muzikës artistike

shqiptare në Kosovë“, botuar në

„Rilindja“, datë 1.05.1985, „Shënime

mbi zhvillimin e muzikës artistike

në Kosovë“

„Muzika në RP të Shqipërisë“,

artikull i botuar në „Zvuk“ të Sarajevës

në gjuhën serbokroate në nr.

3/1975, „Krijimtaria korale në Kosovë“,

botuar në „Pro musica“ të Beogradit

nr. 66/1973.

Vështruar në tërësi, të gjitha

këto janë një rimarrje e temave të

botuara më herët dhe që do t’i

ndeshim edhe më vonë. Mund të

cilësohen shkrime me interes, por

si atyre, ashtu edhe krejt librit, u

mungon bibliografia, çka është e

palejueshme për një studiues të njohur

e sidomos për një institucion

të lartë shkencor dhe artistik, siç

është Akademia e Shkencave dhe

Arteve e Kosovës.

Më habit fakti që recenzentëve

nuk u ka rënë në sy, jo vetëm kjo,

por edhe shumë gabime të tjera.

Artikulli pasues, i titulluar „Temat

e muzikës shqiptare në disa nga

veprat e autorëve sllavë“, botuar në

„Rilindja“ më 10 dhjetor 1988, flet

gjerësisht për ketë subjekt, kurse në

materialin vijues shkruan për „Disa

karakteristika te brezit të dytë të

kompozitorëve kosovarë“, botuar në

„Rilindja“ të datës 13.09.1986.

„Ndikimi i stileve në veprat e kompozitorëve

shqiptarë të Kosovës“

bën fjalë për stilin si kategori estetike,

veçanërisht për stilin në artin

muzikor, duke përmendur edhe emrat

e kompozitorëve dhe të veprave

të autorëve shqiptarë.

Ky punim është botuar në „Studime“,

nr. 2/1995 të ASHAK (Prishtinë)

dhe meriton të lavdërohet,

sepse trajton jo vetëm një temë interesante,

por edhe sepse autori i

referohet stilit të kompozitorëve

shqiptarë duke nxjerrë në pah pluralitetin

e shprehjeve individuale në

veprat e autorëve, të krijuara në rrethana

dhe kushte të caktuara. Kompleksiteti

krijues i kompozitorëve

është konceptuar pa himnizime. Në

këtë kontekst, është theksuar fakti

që „arti si realizim shpirtëror është rezultat

i punës individuale, por edhe aktivitet

shoqëror“, jo vetëm në retrospektivë,

por edhe në perspektivë.

Punimi „Luftrat çlirimtare në veprat

vokaleinstrumentale të autorëve

kosovarë“, pas një hyrjeje të zakonshme,

rreshton luftrat çlirimtare që

nga Revolucioni Francez e deri te

Lufta Nacionalçlirimtare, sidhe

shumë kompozitorë, të cilët kanë

krijuar vepra enkas për këto ngjarje,

duke filluar nga Gosek, Gretey,

Beethoven, Meuili, Lesiri, Kerubini,

duke vazhduar me kompozitorët e ish

- Bashkimit Sovjetik, si Mkjaskovski

e duke ardhur deri te kompozitorët

shqiptarë të Kosovës - pothuajse të

gjithë kompozitorët e brezit të parë

dhe të dytë, veprat e të cilëve na kujtojnë

krijimet e realizmit socialist,

por me ca mangësi thelbësore. Këtë

e them sepse edhe unë jam njëri ndër

kompozitorët që kam shkruar pjesë

me të njëjtën tematikë. ( (vijon )

E hënë, 18 qershor 2012

55 17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!