KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55 KONTRAPUNKT - Gazeta 55

15.09.2013 Views

KONTRAPUNKT Kontaktoni në Figura poliedrike e Atë Martin Gjokës Nga Prof. dr. sc. Akil Mark KOCI kompozitor („24 pjesë nga Atë Martin Gjoka,ofm“ - 1890-1940, përgatitur nga profesor Robert Prennushi) Në numrin 23 të revistës Kontrapunkt që boto het në kuadrin e „Gazetës 55“ kemi analizuar „24 pjesët nga Atë Martin Gjoka që e ka përgatitur muzikologu i shquar Robert Prennushi. Në fillim të artikullit kam thënë se pjekuria e një studiuesi e muzikologu qëndron në madhështinë e artit që përcjell te perceptuesi. Në këtë vijë kërkimesh njeriu zbulon vizione të reja të krijuesit nga sfondi tingullor që ka kompozuar si kosmogoni muzikore duke ngërthyer atë univers të ndjeshëm si shprehje e procedimeve moderne për kohën në të cilën jetoi dhe krijoi në rrethanat e tilla artistike. Kompozitori në krahasim me poetët dhe piktorët e ka më vështirë ta paraqesë thelbësoren e mendimit të tij, sepse tingulli është shprehja e tij që paraqet në vete një sistem metafizik e meditativ pa e kuptuar perceptuesit sa duhet atë që e thotë poeti me fjalë dhe piktori me brushat, mirëpo për një hulumtues muzikor nuk paraqet vështirësi kur i njeh sadopak koordinatat e domosdoshme të krijimtarisë muzikore. Leksiku zanor në muzikë paraqet një filozofi në vete si synim për të qartësuar dhe për të përvijuar ato preferenca metafizike të gjendjes shpirtërore gjatë procesit krijues. Kjo gjë paraqet një preokupim të madh dhe të vështirë të autorit për ta arritur qëllimin përmes shumë konvergjencave artistike. Ky qëllim nuk arrihet pa vetëdijen e autorit, siç mendojnë shumë muzikologë, por shfaqet shpesh si aluzion duke qartësuar me tinguj atë tjetrën se çka ka dashur të thotë në të vërtetë. Ashtu duhet kuptuar modelet e shprehjes së tij, kurse temat dhe figurat muzikore paraqesin metafora tingëllore shumëkuptimore. E, sa jemi të përgatitur t’i absorbojmë në brendinë e shpirtit tonë, ajo është çështje më vete. Kjo nuk do të thotë se është vështirë të kuptohet brendia e veprës, sepse kemi të bëjmë me ato shtresa muzikore që na duken si të paqarta. Interferencat e krijuesit shpesh kridhen në shumë sfera të panjohura dhe mu këtu qëndron rëndësia metodoligjike se nga cili këndvështrim duhet t’i studiojmë e analizojmë... Universi tematik dhe estetik si tingëllim që i takon muzikës së krijuar nga kompozitori, nuk është i panjohur në qarqet krijuese në kërkim të një gjuhe të vet, por është një mister pse nuk mund ta kuptojmë esencën e tij, sepse kompozitori na sjell një rezultat origjinal të botës së vet shpirtërore me përmasa të reja të vizioneve racionale,si kaptina artistike, na sjell pra një lirizëm të ndjeshëm me veprën e krijuar. A i gjejmë të gjitha këto që i theksuam në veprat e Atë Martin 14 55 E hënë, 18 qershor 2012 Gjokës(?) Ky studiues ka një prodhimtari të gjerë krijuese, me vlera të pakontestueshme kombëtare. Porse nuk mund ta bëjmë një analizë më te thukët serioze për të saktësuar nivelin kombëtar të këtyre studimeve, sepse për një veprim të këtillë na mungojnë veprat e tija. Ndërkaq, 24 pjesët do t’i analizoj nga aspekti kryesisht estetik (e për fat këto pjesë i kam para vetes) do t’i qesim në pah vlerat relevante të tija, pra, të një pjesë të krijimtarisë së tij. Këto, sa më duket, kanë shumë elemente që na paraqiten si shtresa të diskurseve të larttheksuara si paritet i mirëfilltë muzikor. Kam dëgjuar me shumë kujdes të 24 pjesët dhe shpreh mendimin tim për to, me një rezervë se nuk kam hyrë aq shumë në thelbin e koordinatave muzikologjike, por i kam trajtuar si përshtypje dhe si përjetime që më kanë mbetur gjatë dëgjimit, kur po gjurmoja metaforën e metoniminë si akte krijuese. Kompozimi i parë me titull Praleudium MGK 1 (pjesa hyrëse e muzikës, paraloja, fillimi etj.)realizohet hyrje të ngadalshme me tingujt e-fis g në dorën e djathtë për t’u zhvilluar në një katër zërash d-h-g-g dhe zgjidhet në akordin fis-h-dis-h, gjë që paraqet një risi për kohën kur është kompozuar. Në këtë mënyrë sajohet një rrëfim i brendshëm që e zhvillon pjesën me tingujt c-c-e-a dhe vazhdon me tingujt ritmikë si të fillimit a-h-c, duke krijuar vargëzimin tingëllor të ndjeshëm përmes llojllojshmërisë ritmike që merr një zhvillim të plotë. Në tërë kompozimin na paraqitet tretingulli ritmik i njëjtë, por melodikisht i ndryshuar duke bërë kërcime në intervale të ndryshme herë të kuartës, herë të kuintes e ndonjëherë të sekstes. Nëse këto akorde shikohen vertikalisht, shprehin edhe ndërrimin e disponimeve pa ndonjë sintezë refleksive, por si përfytyrim ilustrativ. Dëgjohen me shumë kujdes dhe krijojnë një disponim të mrekullueshëm. E gjitha kjo na bën të shtrojmë pyetjen se a është e mundur që Atë Martin Gjoka me këtë kompozim na mahnit duke gjetur dhe duke sjellë një shprehje të re, natyrisht, për kohën kur është krijuar viteve të dyzeta të pjesës së parë të shekulli XX,kur krijuesit tanë bënin orvatje që me atë pak dituri nga harmonia dhe kontrapunkti të sajonin kompozime të thjeshta. Ky kompozim, i cili zgjat rreth katër minuta, mbaron po me ato të njëjta nota e-fis-g si në fillim dhe me një lloj kadence, thënë kushtimisht, por këtë herë në bas, pra në dorën e majtë, duke përfunduar në E-magjore në nota gjysmë dhe arpegioja E-a-gis-e. Përshtypja e përgjithshme e këtij kompozimi është se, sipas mendimit tim, ka realizuar një kompozim me shumë mjeshtëri duke sjellë një polifoni të re që nuk haset te kompozitorët e tjerë shqiptarë të kohës. Kompozimi i dytë me titull OF- FERTORIUM GK2(Paraqitja, ngritja lartë e Hostnes, pjesë për organ që luhet në mes Credo-s (Besoj) dhe Sanctus (Shenjt), nuk ka datë se kur është kompozuar në tonalitetin E-magjore, edhe nëse e dimë se është kompozuar për orgë-harmonium, është plot begati harmonike, të cilat i zbërthen deri në fund. Krijuesi vepron falë rregullave skolastike dhe të duket se ke të bësh me një poetikë muzikore të bukur si përjetim i ngjarjeve të një vetmie personale e kjo jepet pas taktit 12 kur edhe bën zgjidhje të bukur duke përfunduar në si-minore me nota të plota. Vazhdon disa takte në njëjtin tonalitet pë t’u kthyer prapë në E-magjore në 13 taktet e ardhshme dhe për ta përfunduar po aty dhe për të fillu- ar në E-bemol magjore në 15 takte e ardhshme dhe prapë për t’u kthyer në tonalitetin fillestar E-magjore. Po t’i dëgjojmë me kujdes, harmonitë e saja lëvizin pa ndonjë efekt të madh, ato na sjellin harmoni të ngjeshura me reflekse dhe impulse të pashprehura nga bota intime e autorit. Kjo manifestohet në tërë kompozimin si subjekt poetik jo vetëm në aspektin melodikë, harmonik, por edhe në atë ritmik për ta mbyllur me një temë të bukur, e cila shndërrohet në një lloj kodi artistik. Duhet theksuar se ky metaligjërim muzikor nuk është i ngarkuar me disonanca në rrjetin e impulseve të veçuara, që në mënyrë emocionale shprehet përmes tingujve të zgjedhur konsonante si karakteristikë e kohës kur krijoi dhe veproi Atë Martin Gjoka. Këto përsiatje të tija muzikore sikur na bëjnë me dije se autori edhe pse jetoi në kohën kur disonanca është pjesë e pandarë e kompozimeve të bashkë-kohanikëve, ai sikur me qëllim largohet nga ato duke menduar se nuk e kanë vendin në këto 24 pjesë për harmonium. Kjo nuk do të thotë se, aty-këtu, nuk gjejmë edhe të përdorurit e tyre, por në një masë tejet, tejet minore. Në ngjizjen dhe shkrirjen e këtyre tingujve, bazuar në dy tonalitete që i theksuam më parë, ai sikur do që të transformojë konstanten e këtij kompozimi, që e ka titulluar si Offerterium e që paraqet si pjesë e Meshës katolike si thamë më parë do të thotë si Paraqitje, ngritja lart e Hostnes, pjesë për orgë që luhet në mes Credo-s (Besoj) dhe Sanctus (Shenjt) për të paraqitur me shumë arsye tërë atë stuhi të brendshme shpirtërore, të cilën e shfaq përmes një vigjëllimi të mrekullueshëm. Filozofi gjerman Johan Fihte (1762-1814),“përfaqësuesi kryesor i idealizimit subjektiv në filozofinë gjermane“ (A.Uçi Universi estetik-Bota moderne), me të drejtë konstaton se „Arti synon t’i japë botës ekzistencë ideale, si përfytyrim subjektit“, për të sjellë në një epistemologji që na fut në botën e tingujve të ligjërimit muzikor, sepse muzika, sipas Hegelit, „është arti që shpreh në mënyrë më të plotë përmbajtjen substanciale estetike të frymës absolute“. Mbase Atë Martin Gjoka për këtë nuk ka qenë i vetëdijshëm gjatë krijimit në aspektin estetik dhe filozofik, mirëpo radhitja e tingujve krijon këtë disponim, sepse prapë, si thotë Kanti, „Merita e muzikës qëndron në forcën e subjektivitetit të saj...“. Ndërkaq, falë muzikologut të shquar Robert Prennushit, i cili ka përgatitur një botim voluminoz me 24 pjesë-kompozime të kompozitorit tonë të shquar poliedrik, Martin Gjoka O.F.M., të kompozuara me aq mjeshtëri dhe sens, që i ka mbledhur dhe mbi këtë sajim të kompozuara bukur dhe me mjeshtëri, depërtohet në botën mistike të kompozitorit. Në numrin 26 të Kontrapunktit do të flasim edhe për 2 pjesët e tjera të kompozuara nga Atë Martin Gjoka. Requiem për kompozitorin Musa Piperku ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ Nga Ibrahim EGRIU Me 14 qershor janë mbushur 7 (shtatë) vjet nga vdekja e kompozitorit, atdhetarit, engjëllit, krijuesit dhe mentarit- Musa Piperku. Sot katër vjet, në pranverën e Prishtinës legjendare, mijëra e mijëra bashkëkombas nga të gjitha trojet etnike, me nderime te mëdha, ia dhënë lamtumirën e fundit birit të tyre shumë të dashur e të pavdekshëm-Musa Piperku, i cili, me punën e tij të palodhshme i la muzikës autoktone shqipe gjurmë të thella në drejtim të komponimit të këngës së pastër autoktone shqipe. Shumë është shkruar e folur për këtë bir të Madh të popullit tonë, i cili, gjatë viteve 1967/68, me komponimet muzikore të tia, përmes Ansamblit dibran „Liman Kaba“ me këngët:“Trim o Skënderbe“,“Bukuri-ri në Shqipëri“, „Trim o Bajram Curr“ „Se Shqipëria nuk don tjetër, veç do vendin me çlirue“ etj. etj. të interpretuara nga korri dhe solistët e mirënjohur: Sulejman Borova, Haxhi Maqellara e Violeta Turkeshi e gjëmuan, jo vetëm Kaçanikun e Idris Seferit, por mbarë Kosovën dhe, s’kaloi pak kohë, në Nëntorin e Tretë të ´68-tës filluan demonstratat gjithëpopullore dhe e tërë Kosova u çua në këmbë, me kërkesat: Duam Universitet! Liri, barazi dhe Republikë! Trepça punon, Beogradi ndërton! Pra, po ky Ansambël dibran i udhëhequr nga kompozitori i Madh, Musa Piperku, i dha shtytje e shkas U D B-së dhe pushtetarëve ishjugosllav të ndërmarrin masa represive ndaj kryatrit trim Sali Bajra, Bedri Kyçykut, Latif Nallabanit dhe intelektualëve të tjerë atdhedashës.Në takimin e parë me z. Sali Bajra, m’u drjtua e pyeti: Si e kam kompozitorin Musa Piperku? Mandej vazhdoi: Ai eshte një engjëll, ashtu i dashur, ashtu i matur, ashtu fisnik, ashtu i ditur, aq atdhedashës, ashtu simpatik e i bukur sa që kurrë s’mund ta harroj bisedën me te në Darkën e shtruar për nder të Ansamblit „Liman kaba“, i cili fliste qetë e pak dhe që punonte shumë, theksoi z. Sali Bajra. Me rastin e katërvjetorit të vdekjes së tij, me respekt e krenari e perkujtojnë më të afërmit e tij, shokët e tij, miqët e tij dhe mbarë kombi shqiptar kudo ne botë. Sjellja dhe shembëlltyra e tij do të mbesin udhërrefim për të gjithë brezërit e ardhshëm. Ai s’ka vdekur dhe do jetojë i gjallë gjithmonë në zemrat tona. Lavdi veprës së tij!Shpirti i tij le t’i prehet plot dritë! Diber e Madhe, 14 qershor 2012 Me pietet e lote te pathare, shokët e miqët dibranë nga Diaspora. Ishte njeri i përkushtuar, i qetë, i matur dhe i këndshëm, veti këto që e dallonin prej të gjithë kijuesve tanë. Por temperamenti i tij krijues gufonte me një dinamikë të brendshme, plot veçanti dhe energji krijuese. Brenda një kohe të shkurtër u bë kompozitori më i dalluar i këngës shqiptare në të tre zhanret: në këngën zbavitëse, në muzikën me frymë popullore dhe në këngën për fëmijë.I devotshëm në krijimtari, i devotshëm në jetë dhe në marrëdhënie me njerëzit, Musa Piperku la një trashigimi muzikore të denjë për respekt. Për një kohë të shkurtër ai ishte kompozitori ynë më i dalluar i këngës shqiptare dhe hyn në radhët e kompozitorëve të parë kosovarë. Shfaqja e tij në skenën tonë muzikore nga fillimi i viteve ‚70 të shekullit të kaluar, (krahas Severin Kajtazit, Tomor Berishës, Krist Lekaj, Akil Kocit, Muharrem Qenës, Qazim Dushkut, Fahri Beqirit, Esat Rizvanollit, Gjergj Kaçinarit etj.), lidhet me punën që bëri si bashkëpunëtor dhe redaktor në Radio Prishtinën e atëhershme, për të ndjekur një rrugë e cila tashmë ishte përvijuar qartë nga një fond i konsiderueshëm i krijimeve muzikore në gjininë e muzikës zbavitëse te ne.Ai u bashkangjit në këtë rrugë me plot sukses dhe shpejt u bë ndër më të dalluarit e kësaj fushe. Akil Koci (kompozitor)

Eurovizioni ...apo fobizmi klasik „Më pas ishte Shqipëria –gruaja me një zë britmë, lëkurë të keqe, me një copë bukë mbi kokën e saj dhe me flokë si gjarpër rreth qafës e saj... Pse jemi duke shikuar këto mbeturina? “. Kështu e perifrazon mllefin , inatin pse jo dhe racizmin në shkrimin e saj tek e përditshmja britanike Daily Mail Jenny Murray Nga Bashkim METALIA Rona Nishliu , një emër që ka bërë jehonë në mbarë botën shqiptare dhe jo vetëm. Talentja shqiptare e muzikës u bë tashmë jehonë e kontinentit dhe përtej oqeanit . Është pak të thuhet por, ndërsa merr shkas vetëm nga paraqitja e saj e fundit në Eurovision Song Contest mbajtur ne Baku të Azerbajxhanit, vlerat personale, profesionale dhe kombëtare të kësaj vajze janë margaritarë që shndrijnë plot krenari dhe gjallëri. Mbas kualifikimit të saj për në finale me këngën e saj titulluar „Suus“ (Personale) me tekst të shkruar nga vet këngëtarja dhe kompozim të Florient Boshnjakut , premisat për të korrur sukses ishin mjaft të mëdha. Në fakt Cristal Hall , vendi ku u mbajt spektakli , me një audience mbi Njëzet mijë vetave dhe shikueshmëri audiovizive mbi Njëqind e njëzet milionëve në mbarë Evropën, duartrokitjet , dhe ovacionet e larta , bënë që kënga e tretë e kënduar nga shqiptarja Rona Nishliu të renditet e pesta me 146 pikë. Ndërkohë Suedia zuri vendin e parë me 372 pikë përfaqësuar nga Loreen dhe kënga e saj „Euphoria“. Duke marrë parasysh mënyrën sesi funksionon përzgjedhja , me anë televotimit nga të gjitha vendet pjesëmarrëse evropiane , dhe karakterit gjeo-politik të tij krijon një hendek mes meritave profesionale dhe preferencave individuale apo kolektive me ngjyra nacionaliste, ideologjike apo gjeo-politike. Vetëm këtu mund të kenë të drejtë komentatorët, analistët dhe të gjithë ata/o individë që shpalosin mendimin e tyre për mënyrën se si votohet ,përzgjidhen dhe vlerësohen me pikë nga vendet respektive pjesëmarrëse evropiane. Vetëm këtu mund të argumentosh , ironizosh pse jo dhe të ofendosh (jo e domosdoshme) procedurat dhe rregullat e vendosura Çfarë faji ka Rona Nishliu që e ka britmën e bukur në shqip, për fat keq nuk mund të zëvendësohet me vendin e dytë(nga fundi) të Britanikëve ! nga organizatorët e Eurovizionit për të nxjerr një këngë fituese , vërtet vizionare, të merituar dhe profesionale. Kurrsesi nuk mund ta bësh këtë duke i personalizuar në rang këngëtarësh konkurrent apo rang kombëtar. „Më pas ishte Shqipëria –gruaja me një zë britmë, lëkurë të keqe, me një copë bukë mbi kokën e saj dhe me flokë si gjarpër rreth qafës e saj ....Pse jemi duke shikuar këto mbeturina? “ . Kështu e perifrazon mllefin , inatin pse jo dhe racizmin në shkrimin e saj tek e përditshmja britanike Daily Mail Jenny Murray. E turpshme aspak e pranueshme nga një gazetare , dramaturge ....! E turpshme aq me tepër e dënueshme të ofendosh dhe një përfaqësuese apo dhe vendin nga vjen ajo duke thëne : „Britma : hyrja e Shqipërisë në Eurovision ishte një pikë e ulët“ apo „Zërat torturues, muzika e tmerrshme dhe ne gjithmonë humbasin. Por ne jemi ende tw përfshirë në këtë plehër Evropiane“ Po vallë pse kjo zonjë e vë theksin veçanërisht tek „britmat“ e shqiptares së talentuar?! S’do të doja të bëja një ilustrim me ngjyrim nacionalist, politik apo diçka më tepër sesa kjo por tendencat dhe logjika e kësaj shqiptarofobie të përsëritur m’i kujton fjalët e politologut dhe njeriut vizionar, shqiptarit të madh i cili u zhduk nga shovinizmi serb Ukshin Hoti i cili për serbët shkruan: „ata, në të vërtet, dëshironin të visheshin me historinë e shqiptarëve. Për më tepër dëshironin të ishin shqiptarë, ta merrnin identitetin e tyre, por gjithnjë duke folur serbisht“. Digjitura e këtyre fjalëve , të këtij kolosi shqiptarë s’do doja të ishin dedikuese aq më tepër te kishin konotacion ironik , sarkastik ...! Paçka se për këto shquhet edhe gazetari i BBC-së Graham Norton i cili moderoi këtë spektakël , ku ironia dhe sarkazma janë celsi magjik i tij që ashtu si gazetarja e sipërpërmendur vijoj avazin e vjetshëm. „If you like this to win“(nëse ju pëlqen kjo për të fituar) një nga komentet për Shqipërinë , në momentin e votimit, me një ton përçmues apo „Rona the rope head“(Rona kokë litari). Edhe pse duket sikur e ka zbutur sadopak përqeshjen ndaj konkurentëve në eurovizion, zakoni e shtyn drejt natyrës denigruese. Kjo as nuk mund jetë në etikën e një gazetari të një kanali televiziv kaq prestigjioz siç është BBC, as të një qytetari evropian e aq më tepër të një britaniku! Evropa mori këtë iniciativë të një spektakli të tillë , e përqendruar në Zvicër që në vitet 1950-ta , për të sjellë vendet evropianë së bashku , pas luftërave të përgjakshme që kishin ndodhur , duke ngritur një komitet ad-hoc nga Europian Broadcasting Union (EBU). Aty u konkretizuan në organizimin e një gare të këngëve të vendeve evropiane ,transmetuar në një program televiziv. E pra më tepër se një garë ishte (dhe duhet të jetë) një përpjekje, mision i unitetit të vlerave mbarëkombëtare dhe jo një sektarizëm racist apo gjeo-politik. Çuditërisht e njëjta e përditshme publikon, në të njëjtën ditë ku dhe gazetarja „jonë“ së bashku me komentet që e shoqërojnë , dhe një sondazh, ku një në tre britanik , përdorin dhe abuzojnë me fjalë dhe gjeste raciste. Çfarë faji ka Rona Nishliu që e ka britmën e bukur në shqip, për fat keq nuk mund të zëvendësohet me vendin e dytë(nga fundi) të Britanikëve ! KONTRAPUNKT Kontaktoni në „Arbëresha“ e Lec Kurtit më e vjetër se „Mrika“ e Jakovës Nga Emona Opera „Mrika“ e Prenk Jakovës nuk e mban më epitetin e operës së parë shqiptare. Fiks 43 vjet para saj, mendohet se shkodrani tjetër Lec Kurti ka shkruar operën „Arbëresha“. Ajo mendohet se është shkruar në vitin 1915, por nuk dihet nëse ndonjëherë është vënë në skenë qoftë edhe pjesërisht. Këtë do ta bëjë Trupa e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të martën. Veprën do ta vërë në skenë në kuadër të koncertit të veçantë me titull „Pena e muziktarëve rilindas“. Ndryshe, Prenk Jakova mbetet krijuesi i operës së parë shqiptare të vënë në skenë. Fillimisht kjo kishte ndodhur në Shkodër drejtuar nga vetë autori „Mrika“, në vitin 1958, mbështetur në veprimin skenik „Dritë mbi Shqipëri“. Deri tash vepra „Arbëresha“ është ruajtur në Shkodër nga nipi i Lec Kurtit, Albert Kurti, i cili edhe ia ka ofruar TKOB-së këtë vepër. Gjatë komunizmit nuk ishte folur as për këtë vepër e as për Lec Kurtin, derisa për herë të parë për këtë kishte folur artistja Tinka Kurti, që kishte lidhje farefisnore me kompozitorin dhe diplomatin shkodran. Mediet shqiptare kanë shkruar të dielën se nuk dihet në çfarë rrethanash është shkruar, madje as nëse është vënë ndonjëherë në skenë, por me siguri dihet se „Arbëresha“ është opera e parë shqiptare. Nga ajo kanë mbetur vetëm 11 fashikuj nga akti i parë. Drejtori i TKOB-it, Zhani Ciko, ka shpjeguar se opera e panjohur e diplomatit shkodran është e para e shkruar nga një kompozitor shkodran, pra më e hershmja, edhe pse nuk dihet nëse e ka prekur skenën. „Lec Kurti është mjaft interesant, dhe pse për të është folur pak ose aspak. Gjatë viteve mes dy luftërave ai ka qenë diplomat dhe gjendej nëpër ambasada. Më tej erdhi në Shqipëri si patriot për të kontribuar për vendin e tij. Ka qenë i djathtë nga bindjet politike dhe bashkë me Mit’hat Frashërin qe një nga themeluesit e Ballit Kombëtar“, citojnë Cikon mediet në Shqipëri. Kompozitori Lec Kurti Autori i „Arbëresha“, diplomati e kompozitori Lec Kurti, është i biri i Palok Kurtit, njërit ndër kompozitorët e parë shqiptarë. Nga dorëshkrimet e mbetura mësohet se Lec Kurti kompozoi muzikë deri në vitet 1916 dhe më pas iu kushtua tërësisht diplomacisë dhe politikës. Ciko ka rrëfyer se në koncertin e së martës së 10 prillit do të vihet në skenë vetëm një pjesë e kësaj vepre, monologu dramatik i saj. „Nuk e kemi të plotë operën, por mund të them se nga aq sa kemi, kuptohet se është një vepër patriotike nga konteksti, ku përmendet Skënderbeu. Ajo është e lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e Shqipërisë“, ka thënë Ciko. Koncertin e së martës, nën titullin „Pena e muziktarëve rilindas“, TKOB-i ua ka dedikuar rilindësve që kanë vënë themelet e tingujve shqipë pothuajse një shekull më parë. Do të paraqiten vepra të rralla, dorëshkrime të panjohura që kanë fjetur, janë fshehur, janë harruar apo janë ndaluar në periudha të ndryshme. Mbrëmja e së martës do të bëjë bashkë emrat si Palok Kurti, Frano Ndoja, Fan S. Noli, Lec Kurti, Martin Gjoka, Thoma Nasi, Murat Shehu, Mikel Koliqi, Prenk Jakova dhe Kristo Konos. Aty do të interpretohet edhe dokumenti i parë i muzikës shqiptare (1881) „Bashkimi i Shqipërisë“, „Himni i Organizatës Vatra“ deri tek krijimet e viteve 1930-1940. Në skenë do të interpretojnë solistët Irini Nikolla, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Sonila Baboçi, Shpresa Beka, Eriona Gjyzeli, Irida Dragoti, Denis Skura, Solen Alla, që do të përcillen nga Kori dhe Orkestra Simfonike e TKOB-it, ndërsa në piano do të luajnë Lindita Kotorri dhe Ardita Bufaj, nën dirigjimin e mjeshtrit të madh Zhani Ciko. Njerëzit më të mirë që kam njohur…janë ata që kanë njohur, dështimin, stresin, humbjen,dhe kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë nga errësira…Këta njerëz kanë një vlerësim, ndjeshmëri dhe një të kuptuar të jetës që i mbush ata me dashamirësi, dhembshuri dhe një interes të thellë dashurie … !!Njerëz të tillë nuk ndodhin thjesht rastësisht… formohen…!! E hënë, 18 qershor 2012 55 15

Eurovizioni ...apo fobizmi klasik<br />

„Më pas ishte Shqipëria –gruaja me një zë britmë, lëkurë të keqe, me një copë bukë mbi kokën e saj dhe me<br />

flokë si gjarpër rreth qafës e saj... Pse jemi duke shikuar këto mbeturina? “. Kështu e perifrazon mllefin ,<br />

inatin pse jo dhe racizmin në shkrimin e saj tek e përditshmja britanike Daily Mail Jenny Murray<br />

Nga Bashkim METALIA<br />

Rona Nishliu , një emër<br />

që ka bërë jehonë në<br />

mbarë botën shqiptare<br />

dhe jo vetëm.<br />

Talentja shqiptare e muzikës u<br />

bë tashmë jehonë e kontinentit dhe<br />

përtej oqeanit .<br />

Është pak të thuhet por, ndërsa<br />

merr shkas vetëm nga paraqitja e<br />

saj e fundit në Eurovision Song<br />

Contest mbajtur ne Baku të Azerbajxhanit,<br />

vlerat personale, profesionale<br />

dhe kombëtare të kësaj vajze<br />

janë margaritarë që shndrijnë<br />

plot krenari dhe gjallëri.<br />

Mbas kualifikimit të saj për në<br />

finale me këngën e saj titulluar<br />

„Suus“ (Personale) me tekst të<br />

shkruar nga vet këngëtarja dhe kompozim<br />

të Florient Boshnjakut ,<br />

premisat për të korrur sukses ishin<br />

mjaft të mëdha.<br />

Në fakt Cristal Hall , vendi ku<br />

u mbajt spektakli , me një audience<br />

mbi Njëzet mijë vetave dhe<br />

shikueshmëri audiovizive mbi Njëqind<br />

e njëzet milionëve në mbarë<br />

Evropën, duartrokitjet , dhe ovacionet<br />

e larta , bënë që kënga e tretë e<br />

kënduar nga shqiptarja Rona Nishliu<br />

të renditet e pesta me 146 pikë.<br />

Ndërkohë Suedia zuri vendin e<br />

parë me 372 pikë përfaqësuar nga<br />

Loreen dhe kënga e saj „Euphoria“.<br />

Duke marrë parasysh mënyrën<br />

sesi funksionon përzgjedhja , me<br />

anë televotimit nga të gjitha vendet<br />

pjesëmarrëse evropiane , dhe<br />

karakterit gjeo-politik të tij krijon<br />

një hendek mes meritave profesionale<br />

dhe preferencave individuale<br />

apo kolektive me ngjyra nacionaliste,<br />

ideologjike apo gjeo-politike.<br />

Vetëm këtu mund të kenë të<br />

drejtë komentatorët, analistët dhe<br />

të gjithë ata/o individë që shpalosin<br />

mendimin e tyre për mënyrën<br />

se si votohet ,përzgjidhen dhe vlerësohen<br />

me pikë nga vendet respektive<br />

pjesëmarrëse evropiane.<br />

Vetëm këtu mund të argumentosh<br />

, ironizosh pse jo dhe të ofendosh<br />

(jo e domosdoshme) procedurat<br />

dhe rregullat e vendosura<br />

Çfarë faji ka Rona<br />

Nishliu që e ka britmën e<br />

bukur në shqip, për fat<br />

keq nuk mund të<br />

zëvendësohet me vendin<br />

e dytë(nga fundi) të<br />

Britanikëve !<br />

nga organizatorët e Eurovizionit për<br />

të nxjerr një këngë fituese , vërtet<br />

vizionare, të merituar dhe profesionale.<br />

Kurrsesi nuk mund ta bësh këtë<br />

duke i personalizuar në rang<br />

këngëtarësh konkurrent apo rang<br />

kombëtar.<br />

„Më pas ishte Shqipëria –gruaja<br />

me një zë britmë, lëkurë të keqe,<br />

me një copë bukë mbi kokën e<br />

saj dhe me flokë si gjarpër rreth qafës<br />

e saj ....Pse jemi duke<br />

shikuar këto mbeturina? “ .<br />

Kështu e perifrazon mllefin , inatin<br />

pse jo dhe racizmin në shkrimin<br />

e saj tek e përditshmja britanike<br />

Daily Mail Jenny Murray.<br />

E turpshme aspak e pranueshme<br />

nga një gazetare , dramaturge ....!<br />

E turpshme aq me tepër e<br />

dënueshme të ofendosh dhe një<br />

përfaqësuese apo dhe vendin nga vjen<br />

ajo duke thëne : „Britma : hyrja e Shqipërisë<br />

në Eurovision ishte një pikë e ulët“ apo<br />

„Zërat torturues, muzika e tmerrshme dhe<br />

ne gjithmonë humbasin. Por ne<br />

jemi ende tw përfshirë në<br />

këtë plehër Evropiane“<br />

Po vallë pse kjo zonjë e vë theksin<br />

veçanërisht tek „britmat“ e shqiptares<br />

së talentuar?!<br />

S’do të doja të bëja një ilustrim<br />

me ngjyrim nacionalist, politik apo<br />

diçka më tepër sesa kjo por tendencat<br />

dhe logjika e kësaj shqiptarofobie<br />

të përsëritur m’i kujton fjalët e<br />

politologut dhe njeriut vizionar, shqiptarit<br />

të madh i cili u zhduk nga<br />

shovinizmi serb Ukshin Hoti i cili<br />

për serbët shkruan: „ata, në të<br />

vërtet, dëshironin të visheshin me<br />

historinë e shqiptarëve. Për më<br />

tepër dëshironin të ishin shqiptarë,<br />

ta merrnin identitetin e tyre, por<br />

gjithnjë duke folur serbisht“.<br />

Digjitura e këtyre fjalëve , të<br />

këtij kolosi shqiptarë s’do doja të<br />

ishin dedikuese aq më tepër te kishin<br />

konotacion ironik , sarkastik ...!<br />

Paçka se për këto shquhet edhe<br />

gazetari i BBC-së Graham Norton<br />

i cili moderoi këtë spektakël , ku<br />

ironia dhe sarkazma janë celsi<br />

magjik i tij që ashtu si gazetarja e<br />

sipërpërmendur vijoj avazin e vjetshëm.<br />

„If you like this to win“(nëse ju<br />

pëlqen kjo për të fituar) një nga<br />

komentet për Shqipërinë , në momentin<br />

e votimit, me një ton<br />

përçmues apo „Rona the rope<br />

head“(Rona kokë litari).<br />

Edhe pse duket sikur e ka zbutur<br />

sadopak përqeshjen ndaj<br />

konkurentëve në eurovizion, zakoni<br />

e shtyn drejt natyrës denigruese.<br />

Kjo as nuk mund jetë në etikën<br />

e një gazetari të një kanali televiziv<br />

kaq prestigjioz siç është BBC, as të<br />

një qytetari evropian e aq më tepër<br />

të një britaniku!<br />

Evropa mori këtë iniciativë të<br />

një spektakli të tillë , e përqendruar<br />

në Zvicër që në vitet 1950-ta ,<br />

për të sjellë vendet evropianë së<br />

bashku , pas luftërave të përgjakshme<br />

që kishin ndodhur , duke<br />

ngritur një komitet ad-hoc nga<br />

Europian Broadcasting Union<br />

(EBU). Aty u konkretizuan në organizimin<br />

e një gare të këngëve të<br />

vendeve evropiane ,transmetuar në<br />

një program televiziv.<br />

E pra më tepër se një garë ishte<br />

(dhe duhet të jetë) një përpjekje,<br />

mision i unitetit të vlerave<br />

mbarëkombëtare dhe jo një sektarizëm<br />

racist apo gjeo-politik.<br />

Çuditërisht e njëjta e përditshme<br />

publikon, në të njëjtën ditë<br />

ku dhe gazetarja „jonë“ së bashku<br />

me komentet që e shoqërojnë , dhe<br />

një sondazh, ku një në tre britanik<br />

, përdorin dhe abuzojnë me fjalë dhe<br />

gjeste raciste.<br />

Çfarë faji ka Rona Nishliu që e<br />

ka britmën e bukur në shqip, për<br />

fat keq nuk mund të zëvendësohet<br />

me vendin e dytë(nga fundi) të Britanikëve<br />

!<br />

<strong>KONTRAPUNKT</strong><br />

Kontaktoni në <br />

„Arbëresha“ e Lec Kurtit më e<br />

vjetër se „Mrika“ e Jakovës<br />

Nga Emona<br />

Opera „Mrika“ e Prenk<br />

Jakovës nuk e mban<br />

më epitetin e operës së<br />

parë shqiptare. Fiks 43 vjet para saj,<br />

mendohet se shkodrani tjetër Lec<br />

Kurti ka shkruar operën „Arbëresha“.<br />

Ajo mendohet se është shkruar në<br />

vitin 1915, por nuk dihet nëse ndonjëherë<br />

është vënë në skenë qoftë<br />

edhe pjesërisht. Këtë do ta bëjë Trupa<br />

e Teatrit Kombëtar të Operës dhe<br />

Baletit të martën. Veprën do ta vërë<br />

në skenë në kuadër të koncertit të<br />

veçantë me titull „Pena e muziktarëve<br />

rilindas“. Ndryshe, Prenk Jakova<br />

mbetet krijuesi i operës së parë<br />

shqiptare të vënë në skenë. Fillimisht<br />

kjo kishte ndodhur në Shkodër<br />

drejtuar nga vetë autori „Mrika“,<br />

në vitin 1958, mbështetur në<br />

veprimin skenik „Dritë mbi Shqipëri“.<br />

Deri tash vepra „Arbëresha“ është<br />

ruajtur në Shkodër nga nipi i Lec<br />

Kurtit, Albert Kurti, i cili edhe ia ka<br />

ofruar TKOB-së këtë vepër. Gjatë<br />

komunizmit nuk ishte folur as për<br />

këtë vepër e as për Lec Kurtin, derisa<br />

për herë të parë për këtë kishte<br />

folur artistja Tinka Kurti, që kishte<br />

lidhje farefisnore me kompozitorin<br />

dhe diplomatin shkodran.<br />

Mediet shqiptare kanë shkruar<br />

të dielën se nuk dihet në çfarë rrethanash<br />

është shkruar, madje as<br />

nëse është vënë ndonjëherë në<br />

skenë, por me siguri dihet se „Arbëresha“<br />

është opera e parë shqiptare.<br />

Nga ajo kanë mbetur vetëm<br />

11 fashikuj nga akti i parë. Drejtori<br />

i TKOB-it, Zhani Ciko, ka shpjeguar<br />

se opera e panjohur e diplomatit<br />

shkodran është e para e shkruar nga<br />

një kompozitor shkodran, pra më e<br />

hershmja, edhe pse nuk dihet nëse<br />

e ka prekur skenën.<br />

„Lec Kurti është mjaft interesant,<br />

dhe pse për të është folur pak ose<br />

aspak. Gjatë viteve mes dy luftërave<br />

ai ka qenë diplomat dhe gjendej<br />

nëpër ambasada. Më tej erdhi në<br />

Shqipëri si patriot për të kontribuar<br />

për vendin e tij. Ka qenë i djathtë<br />

nga bindjet politike dhe bashkë me<br />

Mit’hat Frashërin qe një nga themeluesit<br />

e Ballit Kombëtar“, citojnë<br />

Cikon mediet në Shqipëri.<br />

Kompozitori Lec Kurti<br />

Autori i „Arbëresha“, diplomati<br />

e kompozitori Lec Kurti, është i biri<br />

i Palok Kurtit, njërit ndër kompozitorët<br />

e parë shqiptarë. Nga dorëshkrimet<br />

e mbetura mësohet se Lec<br />

Kurti kompozoi muzikë deri në vitet<br />

1916 dhe më pas iu kushtua tërësisht<br />

diplomacisë dhe politikës.<br />

Ciko ka rrëfyer se në koncertin e<br />

së martës së 10 prillit do të vihet në<br />

skenë vetëm një pjesë e kësaj vepre,<br />

monologu dramatik i saj.<br />

„Nuk e kemi të plotë operën, por<br />

mund të them se nga aq sa kemi,<br />

kuptohet se është një vepër patriotike<br />

nga konteksti, ku përmendet<br />

Skënderbeu. Ajo është e lidhur<br />

pazgjidhshmërisht me fatin e Shqipërisë“,<br />

ka thënë Ciko.<br />

Koncertin e së martës, nën titullin<br />

„Pena e muziktarëve rilindas“,<br />

TKOB-i ua ka dedikuar rilindësve që<br />

kanë vënë themelet e tingujve shqipë<br />

pothuajse një shekull më parë.<br />

Do të paraqiten vepra të rralla,<br />

dorëshkrime të panjohura që kanë<br />

fjetur, janë fshehur, janë harruar apo<br />

janë ndaluar në periudha të ndryshme.<br />

Mbrëmja e së martës do të<br />

bëjë bashkë emrat si Palok Kurti,<br />

Frano Ndoja, Fan S. Noli, Lec Kurti,<br />

Martin Gjoka, Thoma Nasi, Murat<br />

Shehu, Mikel Koliqi, Prenk Jakova<br />

dhe Kristo Konos. Aty do të interpretohet<br />

edhe dokumenti i parë i<br />

muzikës shqiptare (1881) „Bashkimi<br />

i Shqipërisë“, „Himni i Organizatës<br />

Vatra“ deri tek krijimet e viteve<br />

1930-1940.<br />

Në skenë do të interpretojnë<br />

solistët Irini Nikolla, Ylber Gjini,<br />

Vikena Kamenica, Sonila Baboçi,<br />

Shpresa Beka, Eriona Gjyzeli, Irida<br />

Dragoti, Denis Skura, Solen Alla, që<br />

do të përcillen nga Kori dhe Orkestra<br />

Simfonike e TKOB-it, ndërsa në piano<br />

do të luajnë Lindita Kotorri dhe<br />

Ardita Bufaj, nën dirigjimin e mjeshtrit<br />

të madh Zhani Ciko.<br />

Njerëzit më të mirë që kam<br />

njohur…janë ata që kanë njohur,<br />

dështimin, stresin, humbjen,dhe<br />

kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë<br />

nga errësira…Këta njerëz kanë një<br />

vlerësim, ndjeshmëri dhe një të kuptuar<br />

të jetës që i mbush ata me<br />

dashamirësi, dhembshuri dhe një<br />

interes të thellë dashurie … !!Njerëz<br />

të tillë nuk ndodhin thjesht rastësisht…<br />

formohen…!!<br />

E hënë, 18 qershor 2012<br />

<strong>55</strong> 15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!