15.09.2013 Views

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONTRAPUNKT

Kontaktoni në

Figura poliedrike e Atë Martin Gjokës

Nga Prof. dr. sc. Akil Mark KOCI

kompozitor

(„24 pjesë nga Atë Martin Gjoka,ofm“ - 1890-1940, përgatitur nga profesor Robert Prennushi)

Në numrin 23 të revistës

Kontrapunkt që boto

het në kuadrin e

„Gazetës 55“ kemi analizuar „24

pjesët nga Atë Martin Gjoka që e

ka përgatitur muzikologu i shquar

Robert Prennushi. Në fillim të artikullit

kam thënë se pjekuria e një

studiuesi e muzikologu qëndron

në madhështinë e artit që përcjell

te perceptuesi. Në këtë vijë

kërkimesh njeriu zbulon vizione të

reja të krijuesit nga sfondi tingullor

që ka kompozuar si kosmogoni

muzikore duke ngërthyer

atë univers të ndjeshëm si shprehje

e procedimeve moderne për

kohën në të cilën jetoi dhe krijoi

në rrethanat e tilla artistike. Kompozitori

në krahasim me poetët

dhe piktorët e ka më vështirë ta

paraqesë thelbësoren e mendimit

të tij, sepse tingulli është shprehja

e tij që paraqet në vete një sistem

metafizik e meditativ pa e kuptuar

perceptuesit sa duhet atë që e thotë

poeti me fjalë dhe piktori me brushat,

mirëpo për një hulumtues

muzikor nuk paraqet vështirësi kur

i njeh sadopak koordinatat e domosdoshme

të krijimtarisë muzikore.

Leksiku zanor në muzikë

paraqet një filozofi në vete si synim

për të qartësuar dhe për të përvijuar

ato preferenca metafizike të

gjendjes shpirtërore gjatë procesit

krijues. Kjo gjë paraqet një preokupim

të madh dhe të vështirë të

autorit për ta arritur qëllimin

përmes shumë konvergjencave artistike.

Ky qëllim nuk arrihet pa

vetëdijen e autorit, siç mendojnë

shumë muzikologë, por shfaqet

shpesh si aluzion duke qartësuar

me tinguj atë tjetrën se çka ka

dashur të thotë në të vërtetë. Ashtu

duhet kuptuar modelet e shprehjes

së tij, kurse temat dhe figurat

muzikore paraqesin metafora

tingëllore shumëkuptimore. E, sa

jemi të përgatitur t’i absorbojmë

në brendinë e shpirtit tonë, ajo

është çështje më vete. Kjo nuk do

të thotë se është vështirë të kuptohet

brendia e veprës, sepse kemi

të bëjmë me ato shtresa muzikore

që na duken si të paqarta. Interferencat

e krijuesit shpesh kridhen

në shumë sfera të panjohura dhe

mu këtu qëndron rëndësia metodoligjike

se nga cili këndvështrim

duhet t’i studiojmë e analizojmë...

Universi tematik dhe estetik

si tingëllim që i takon muzikës së

krijuar nga kompozitori, nuk është

i panjohur në qarqet krijuese në

kërkim të një gjuhe të vet, por është

një mister pse nuk mund ta

kuptojmë esencën e tij, sepse kompozitori

na sjell një rezultat

origjinal të botës së vet shpirtërore

me përmasa të reja të vizioneve

racionale,si kaptina artistike, na

sjell pra një lirizëm të ndjeshëm

me veprën e krijuar.

A i gjejmë të gjitha këto që i

theksuam në veprat e Atë Martin

14 55 E hënë, 18 qershor 2012

Gjokës(?) Ky studiues ka një prodhimtari

të gjerë krijuese, me vlera

të pakontestueshme kombëtare.

Porse nuk mund ta bëjmë një analizë

më te thukët serioze për të saktësuar

nivelin kombëtar të këtyre

studimeve, sepse për një veprim të

këtillë na mungojnë veprat e tija.

Ndërkaq, 24 pjesët do t’i analizoj

nga aspekti kryesisht estetik (e për

fat këto pjesë i kam para vetes) do

t’i qesim në pah vlerat relevante të

tija, pra, të një pjesë të krijimtarisë

së tij. Këto, sa më duket, kanë

shumë elemente që na paraqiten

si shtresa të diskurseve të larttheksuara

si paritet i mirëfilltë muzikor.

Kam dëgjuar me shumë

kujdes të 24 pjesët dhe shpreh

mendimin tim për to, me një

rezervë se nuk kam hyrë aq shumë

në thelbin e koordinatave muzikologjike,

por i kam trajtuar si

përshtypje dhe si përjetime që më

kanë mbetur gjatë dëgjimit, kur po

gjurmoja metaforën e metoniminë

si akte krijuese. Kompozimi i parë

me titull Praleudium MGK 1 (pjesa

hyrëse e muzikës, paraloja, fillimi

etj.)realizohet hyrje të ngadalshme

me tingujt e-fis g në dorën e djathtë

për t’u zhvilluar në një katër

zërash d-h-g-g dhe zgjidhet në akordin

fis-h-dis-h, gjë që paraqet një

risi për kohën kur është kompozuar.

Në këtë mënyrë sajohet një

rrëfim i brendshëm që e zhvillon

pjesën me tingujt c-c-e-a dhe vazhdon

me tingujt ritmikë si të fillimit

a-h-c, duke krijuar vargëzimin

tingëllor të ndjeshëm përmes llojllojshmërisë

ritmike që merr një

zhvillim të plotë. Në tërë kompozimin

na paraqitet tretingulli ritmik

i njëjtë, por melodikisht i ndryshuar

duke bërë kërcime në intervale

të ndryshme herë të kuartës,

herë të kuintes e ndonjëherë të

sekstes. Nëse këto akorde shikohen

vertikalisht, shprehin edhe

ndërrimin e disponimeve pa ndonjë

sintezë refleksive, por si përfytyrim

ilustrativ. Dëgjohen me shumë

kujdes dhe krijojnë një disponim

të mrekullueshëm. E gjitha kjo na

bën të shtrojmë pyetjen se a është

e mundur që Atë Martin Gjoka me

këtë kompozim na mahnit duke

gjetur dhe duke sjellë një shprehje

të re, natyrisht, për kohën kur

është krijuar viteve të dyzeta të

pjesës së parë të shekulli XX,kur

krijuesit tanë bënin orvatje që me

atë pak dituri nga harmonia dhe

kontrapunkti të sajonin kompozime

të thjeshta.

Ky kompozim, i cili zgjat rreth

katër minuta, mbaron po me ato

të njëjta nota e-fis-g si në fillim dhe

me një lloj kadence, thënë kushtimisht,

por këtë herë në bas, pra në

dorën e majtë, duke përfunduar në

E-magjore në nota gjysmë dhe arpegioja

E-a-gis-e.

Përshtypja e përgjithshme e

këtij kompozimi është se, sipas mendimit

tim, ka realizuar një kompozim

me shumë mjeshtëri duke sjellë një

polifoni të re që nuk haset te kompozitorët

e tjerë shqiptarë të kohës.

Kompozimi i dytë me titull OF-

FERTORIUM GK2(Paraqitja, ngritja

lartë e Hostnes, pjesë për organ

që luhet në mes Credo-s (Besoj)

dhe Sanctus (Shenjt), nuk ka datë

se kur është kompozuar në tonalitetin

E-magjore, edhe nëse e dimë

se është kompozuar për orgë-harmonium,

është plot begati harmonike,

të cilat i zbërthen deri në

fund. Krijuesi vepron falë rregullave

skolastike dhe të duket se ke

të bësh me një poetikë muzikore

të bukur si përjetim i ngjarjeve të

një vetmie personale e kjo jepet pas

taktit 12 kur edhe bën zgjidhje të

bukur duke përfunduar në si-minore

me nota të plota. Vazhdon

disa takte në njëjtin tonalitet pë

t’u kthyer prapë në E-magjore në

13 taktet e ardhshme dhe për ta

përfunduar po aty dhe për të fillu-

ar në E-bemol magjore në 15 takte e

ardhshme dhe prapë për t’u kthyer

në tonalitetin fillestar E-magjore. Po

t’i dëgjojmë me kujdes, harmonitë

e saja lëvizin pa ndonjë efekt të

madh, ato na sjellin harmoni të

ngjeshura me reflekse dhe impulse

të pashprehura nga bota intime e

autorit. Kjo manifestohet në tërë

kompozimin si subjekt poetik jo

vetëm në aspektin melodikë, harmonik,

por edhe në atë ritmik për

ta mbyllur me një temë të bukur, e

cila shndërrohet në një lloj kodi artistik.

Duhet theksuar se ky metaligjërim

muzikor nuk është i

ngarkuar me disonanca në rrjetin

e impulseve të veçuara, që në

mënyrë emocionale shprehet

përmes tingujve të zgjedhur konsonante

si karakteristikë e kohës

kur krijoi dhe veproi Atë Martin

Gjoka. Këto përsiatje të tija muzikore

sikur na bëjnë me dije se autori

edhe pse jetoi në kohën kur

disonanca është pjesë e pandarë e

kompozimeve të bashkë-kohanikëve,

ai sikur me qëllim largohet

nga ato duke menduar se nuk e

kanë vendin në këto 24 pjesë për

harmonium. Kjo nuk do të thotë

se, aty-këtu, nuk gjejmë edhe të

përdorurit e tyre, por në një masë

tejet, tejet minore. Në ngjizjen dhe

shkrirjen e këtyre tingujve, bazuar

në dy tonalitete që i theksuam më

parë, ai sikur do që të transformojë

konstanten e këtij kompozimi, që

e ka titulluar si Offerterium e që

paraqet si pjesë e Meshës katolike

si thamë më parë do të thotë si

Paraqitje, ngritja lart e Hostnes,

pjesë për orgë që luhet në mes Credo-s

(Besoj) dhe Sanctus (Shenjt)

për të paraqitur me shumë arsye

tërë atë stuhi të brendshme

shpirtërore, të cilën e shfaq

përmes një vigjëllimi të mrekullueshëm.

Filozofi gjerman Johan

Fihte (1762-1814),“përfaqësuesi

kryesor i idealizimit subjektiv në

filozofinë gjermane“ (A.Uçi Universi

estetik-Bota moderne), me të

drejtë konstaton se „Arti synon

t’i japë botës ekzistencë ideale, si

përfytyrim subjektit“, për të sjellë

në një epistemologji që na fut në

botën e tingujve të ligjërimit muzikor,

sepse muzika, sipas Hegelit,

„është arti që shpreh në mënyrë

më të plotë përmbajtjen substanciale

estetike të frymës absolute“.

Mbase Atë Martin Gjoka për këtë

nuk ka qenë i vetëdijshëm gjatë

krijimit në aspektin estetik dhe

filozofik, mirëpo radhitja e tingujve

krijon këtë disponim, sepse

prapë, si thotë Kanti, „Merita e

muzikës qëndron në forcën e subjektivitetit

të saj...“. Ndërkaq, falë

muzikologut të shquar Robert

Prennushit, i cili ka përgatitur një

botim voluminoz me 24 pjesë-kompozime

të kompozitorit tonë të

shquar poliedrik, Martin Gjoka

O.F.M., të kompozuara me aq

mjeshtëri dhe sens, që i ka

mbledhur dhe mbi këtë sajim të

kompozuara bukur dhe me mjeshtëri,

depërtohet në botën mistike

të kompozitorit.

Në numrin 26 të Kontrapunktit do

të flasim edhe për 2 pjesët e tjera të

kompozuara nga Atë Martin Gjoka.

Requiem për kompozitorin Musa Piperku

Nga Ibrahim EGRIU

Me 14 qershor janë

mbushur 7 (shtatë) vjet

nga vdekja e kompozitorit,

atdhetarit, engjëllit, krijuesit dhe mentarit-

Musa Piperku.

Sot katër vjet, në pranverën e Prishtinës

legjendare, mijëra e mijëra bashkëkombas

nga të gjitha trojet etnike, me nderime

te mëdha, ia dhënë lamtumirën e fundit

birit të tyre shumë të dashur e të pavdekshëm-Musa

Piperku, i cili, me punën e

tij të palodhshme i la muzikës autoktone

shqipe gjurmë të thella në drejtim të komponimit

të këngës së pastër autoktone

shqipe. Shumë është shkruar e folur për

këtë bir të Madh të popullit tonë, i cili,

gjatë viteve 1967/68, me komponimet

muzikore të tia, përmes Ansamblit dibran

„Liman Kaba“ me këngët:“Trim o

Skënderbe“,“Bukuri-ri në Shqipëri“, „Trim

o Bajram Curr“ „Se Shqipëria nuk don

tjetër, veç do vendin me çlirue“ etj. etj. të

interpretuara nga korri dhe solistët e mirënjohur:

Sulejman Borova, Haxhi Maqellara

e Violeta Turkeshi e gjëmuan, jo vetëm

Kaçanikun e Idris Seferit, por mbarë Kosovën

dhe, s’kaloi pak kohë, në Nëntorin e

Tretë të ´68-tës filluan demonstratat

gjithëpopullore dhe e tërë Kosova u çua në

këmbë, me kërkesat: Duam Universitet!

Liri, barazi dhe Republikë! Trepça punon,

Beogradi ndërton! Pra, po ky Ansambël

dibran i udhëhequr nga kompozitori

i Madh, Musa

Piperku, i dha shtytje e shkas

U D B-së dhe pushtetarëve

ishjugosllav të ndërmarrin

masa represive ndaj

kryatrit trim Sali Bajra,

Bedri Kyçykut, Latif Nallabanit

dhe intelektualëve të

tjerë atdhedashës.Në

takimin e parë me z. Sali Bajra,

m’u drjtua e pyeti: Si e

kam kompozitorin Musa Piperku? Mandej

vazhdoi: Ai eshte një engjëll, ashtu i dashur,

ashtu i matur, ashtu fisnik, ashtu i ditur,

aq atdhedashës, ashtu simpatik e i bukur

sa që kurrë s’mund ta harroj bisedën me te

në Darkën e shtruar për nder të Ansamblit

„Liman kaba“, i cili fliste

qetë e pak dhe që punonte

shumë, theksoi z. Sali Bajra.

Me rastin e katërvjetorit

të vdekjes së tij, me respekt e

krenari e perkujtojnë më të

afërmit e tij, shokët e tij,

miqët e tij dhe mbarë kombi

shqiptar kudo ne botë. Sjellja

dhe shembëlltyra e tij do

të mbesin udhërrefim për të

gjithë brezërit e ardhshëm.

Ai s’ka vdekur dhe do jetojë i gjallë gjithmonë

në zemrat tona. Lavdi veprës së

tij!Shpirti i tij le t’i prehet plot dritë!

Diber e Madhe, 14 qershor 2012

Me pietet e lote te pathare, shokët e

miqët dibranë nga Diaspora.

Ishte njeri i përkushtuar, i qetë, i matur dhe i këndshëm, veti këto që e

dallonin prej të gjithë kijuesve tanë. Por temperamenti i tij krijues gufonte me

një dinamikë të brendshme, plot veçanti dhe energji krijuese. Brenda një kohe

të shkurtër u bë kompozitori më i dalluar i këngës shqiptare në të tre zhanret:

në këngën zbavitëse, në muzikën me frymë popullore dhe në këngën për fëmijë.I

devotshëm në krijimtari, i devotshëm në jetë dhe në marrëdhënie me njerëzit,

Musa Piperku la një trashigimi muzikore të denjë për respekt. Për një kohë të

shkurtër ai ishte kompozitori ynë më i dalluar i këngës shqiptare dhe hyn në

radhët e kompozitorëve të parë kosovarë. Shfaqja e tij në skenën tonë muzikore

nga fillimi i viteve ‚70 të shekullit të kaluar, (krahas Severin Kajtazit, Tomor Berishës,

Krist Lekaj, Akil Kocit, Muharrem Qenës, Qazim Dushkut, Fahri Beqirit,

Esat Rizvanollit, Gjergj Kaçinarit etj.), lidhet me punën që bëri si bashkëpunëtor

dhe redaktor në Radio Prishtinën e atëhershme, për të ndjekur një rrugë e cila

tashmë ishte përvijuar qartë nga një fond i konsiderueshëm i krijimeve muzikore

në gjininë e muzikës zbavitëse te ne.Ai u bashkangjit në këtë rrugë me plot

sukses dhe shpejt u bë ndër më të dalluarit e kësaj fushe. Akil Koci (kompozitor)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!