15.09.2013 Views

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

KONTRAPUNKT - Gazeta 55

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SPECIALE

Dossier

10 55 E hënë, 18 qershor 2012

Nga KASTRIOT DERVISHI

1948/Kampet e punës në komunizëm

Shfrytëzimi i punës

Në prill 1946 qeveria komuniste,

pa humbur kohë nisi të

mendojë për shfrytëzimin e punës

së të dënuarve politikë dhe ordinerë.

Kampi i parë për të dënuarit

politike ishte ai i Jubës. Këtu

punuan rreth 700 të burgosur nga

burgjet afër kampit si nga Tirana,

Durrësi, Kruja, etj. Të burgosurit

politikë hapnin kanal afër detit.

Këtu morën pjesë në punime ish

kryeministrat e burgosur Kostaq

Kotta e Ibrahim Biçakçiu, ish ministri

i Financave Et’hem Cara, etj.

U punua për rreth 4 muaj. Hapën

një kanal 5 km të gjatë, me gjerësi

6 metra e thellësi 10 metra. Pa

u menduar akoma për kampe të

mirëfillta pune, të burgosurit

niseshin nga burgjet ekzistuese

dhe dërgoheshin atje ku ishin

punimet e rastit të “ndërtimit të

socializmit” i cili thuhej se po vihej

në jetë me ndihmën e “vëllait

Tito” e më pas të “shokut të math

Stalin”. Duke ia ndjerë lezetin

këtyre punëve angari, në veprat e

këtij lloji, komunistët nisën

përqendrimin e disa kampeve që

janë karakteristikë para vitit 1950

pasi janë të përkohshëm. Këto

kampe ishin të përqendruar në

disa pika të vendit (shih më poshtë),

Shënime të nxjerra nga

relacioni informativ mbi

burgjet, datë 13.8.1948, Dega

Zbatim Vendime Penale e

Drejtorisë së Policisë

Popullore të MPB-së

Shërbimi nga ana e rojeve në

përgjithësi ka qenë i mirë, gjatë këtij

muaji ka pasur 12 zënie gjumi. Ka

pasur dy rase që në burgun ordiner të

për tharje kënetash

hyjë thika. Kjo ka ardhur nga moskujdesi

i shokëve. Polici Gani Tërsheva

i ngarkuar me shërimin e një të burgosuri

për në gjykatë ushtarake, lë

automatikun të pasiguruar në tavolinë

duke plagosur lehtë një të burgosur.

-Kampi i Valiasit. Në punë marrin

pjesë çdo ditë 405 të burgosur dhe

rendimenti i tyre është i mirë. Rrjeti

informativ është i dobët. Me gjithë që

janë bërë kërkesa Drejtorisë, kampi

vazhdon të jetë akoma pa drita. Forcat

ruajtëse në krahasim me numrin e të

burgosurve janë shumë të pakta.

-Kampi i Maliqit. Në punë për çdo

ditë kanë marrë pjesë 1.080 të burgosur.

Rendimenti i tyre ka qenë i mirë.

Në një konferencë u vendos që ush-

qimet që u vijnë të burgosurve nga

shtresa e lartë t’u merreshin e t’u

jepeshin të gjithëve. Kjo edhe për arsye

se ata mbajnë qëndrim të keq duke

mos dhënë rendimet në punë.

-Kampi i Bedenit. Në punë marrin

pjesë për çdo ditë 790 – 800 të

burgosur. Rendimenti i tyre është i

mirë. Norma që është caktuar vazh-

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!