The Book of Psalms in albanian language.pdf
Salmos da Bíblia no idioma albanês, editado e publicado por R. S. Chaves; Blog: http://rschavesgospel.blogspot.com
Salmos da Bíblia no idioma albanês, editado e publicado por R. S. Chaves; Blog: http://rschavesgospel.blogspot.com
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Psalmet 52

Bibla e Shenjtë - Psalmet

1Pse mburresh me të keqen, o njeri i fuqishëm? Mirësia e Perëndisë është e

përjetshme.

2Gjuha jote shkakton rrënim; ajo është si një brisk i mprehur, o veprues

mashtrimesh.

3Ty të pëlqen e keqja ndaj së mirës, gënjeshtra më tepër se e folura drejt. (Sela)

4Ty të pëlqen çdo fjalë shkatërrimi, o gjuhë hileqare.

5Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë për gjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë

nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela)

6Të drejtët do ta shohin, do të kenë frikë dhe do ta përqeshin atë, duke thënë:

7Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në

bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij.

8Por unë jam si një dru ulliri që gjelbëron në shtëpinë e Perëndisë; kam besim

gjithnjë në mirësinë e Perëndisë.

9Do të të kremtoj gjithnjë për sa ke bërë, dhe në prani të shenjtorëve të tu do të kem

shpresë të patundur në emrin tënd, sepse ai është i mirë.

Psalmet 53

1Njeriu i pamend në zemër të vet ka thënë: Perëndi nuk ka. Janë të korruptuar, bëjnë

gjëra të neveritshme; s’ka njeri që të bëjë të mirën.

2Perëndia shikon nga qielli bijtë e njerëzve, për të parë në se ndonjë prej tyre ka

mend dhe kërkon Perëndinë.

3Të gjithë janë shmangur, të gjithë janë prishur; nuk ka njeri që të bëjë të mirën, as

edhe një.

4Nuk kanë asnjë dije këta veprues të paudhësisë që gllabërojnë popullin tim sikur të

hanin bukë, dhe nuk kërkojnë Perëndinë?

5Sepse i ka zënë një frikë e madhe, aty kur nuk kishte arsye për frikë, sepse

Perëndia i ka shpërndarë eshtrat e atyre që ngrihen kundër teje. Ti e mbulove me

turp, sepse Perëndia i ka hedhur poshtë.

6Kush do të dërgojë nga Sioni shpëtimin e Izraelit? Kur Perëndia do të rivendosë

fatin e popullit të tij në robëri, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.

Psalmet 54

1O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde.

2O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime.

3Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën

time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela)

4Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time.

5Ai do t’i ndëshkojë armiqtë e mi për të keqen që më kanë bërë; në besnikërinë

tënde shkatërroji.

6Me gjithë zemër do të ofroj flijime; do të kremtoj emrin tënd, o Zot, sepse është i

mirë;

7sepse më ke çliruar nga çdo ankth, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë

dëshiroja.

Psalmet 55

1 O Perëndi, vëri veshin lutjes sime dhe ki parasysh kërkesën time.

Free Bibles: http://freebiblegospeltoallnations.blogspot.com 32