17.08.2013 Views

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E martë, 21 dhjetor 2010

Daci do të duhej të japë dorëheqje

Prishtinë, 20 dhjetor

Ish’nënkryetari i Lidhjes Demokratike

të Dardanisë (LDD),

Naser Rugova ka deklaruar se

pas rezultatit të zgjedhjeve dhe

humbjes që përjetoi LDD’ja gjatë

zgjedhjeve të 12 dhjetorit, kryetari

i kësaj partie, Nexhat Daci,

është dashur të ofrojë dorëheqje.

Në një intervistë për RTK’në,

të hënën, Rugova sqaroi se ka

dhënë dorëheqje nga pozitat e

larta që mbante në LDD, porse

do të jetë aktiv në parti, duke

punuar me elektoratin.

Sipas Rugovës, strukturat e

partisë janë duke u marrë me

analizat e brendshme, për të

gjetur shkakun e humbjes që

përjetoi LDD’ja, si dhe janë

duke punuar që të thërrasin

konventën e partisë. Ndërkohë,

Kryesia e LDD’së ka aprovuar, të

hënën, dorëheqjet e nënkryetarit

AM VETEN

Express: Kjo është reflektuar

edhe në fushatë. Ju keni qenë

shumë anash lidershipit të partisë

gjatë fushatës zgjedhore. E bëtë

këtë vetë apo ashtu kishte planifi -

kuar kryetari Mustafa?

Haziri: Jo, absolutisht, mund të

them se zotëri Mustafa ka qenë

korrekt në raport me këtë fushatë.

Unë kam qenë i koncentruar më

shumë në Gjilan, ku jam lider i

zonës dhe kam dashur të jem atje

për ta rritur votën e partisë, qëllim

të cilin e kam arritur. Mediat, debatet

dhe angazhimet mediale i kanë

uzurpuar individë në mënyrë të

pandershme, duke dashur të plasohen

brenda natës. Por ekziston

një rregull në politikë që mënyra se

si hyn në politikë, ashtu të nxjerr

prej politikës. Ata as nuk kanë

arritur në mënyrë profesionale

ta mbrojnë LDK’në, as nuk kanë

arritur të dëshmojnë rezultatin e

LDK’së. Kanë shkuar aq larg saqë

shumë herë e kanë mohuar rolin

historik të LDK’së. Nga kjo e largoj

pjesën ballore të udhëheqësisë së

LDK’së që ka të bëjë me Kryetarin

dhe Nënkryetarin Sabri Hamiti,

që në mënyrën më brilante kanë

arritur ta mbrojnë dhe afi rmojnë

rolin e LDK’së. Por pjesa tjetër, e

cila ka dalë në emër të LDK’së,

është treguar diletante, joprofesionale,

jo e aftë dhe e përgatitur

për ta plasuar kulturën politike të

LDK’së. Ky prezantim nuk është

arritur nga njerëzit që nuk kanë as

autoritet, e as emër në LDK, por që

kanë dashur ta shesin veten e tyre,

individualistë që e kanë dëmtuar

seriozisht LDK’në në proces të

votimit.

Express: Dikush prej tyre që

kanë dalë shumë në media në

emër të LDK’së, ka fituar mjaft

vota. Kemi Arben Gashin, shembull,

njëri nga këshilltarët e Isa

Mustafës, i cili është munduar

LDK’në ta paraqesë si parti të re,

pas ndryshimeve të brendshme.

Haziri: Është tragjike nëse individualisti

mendon se fi ton jashtë

ekipit. Sepse kjo nuk ka ndodhur

asnjëherë, sepse zotëri Mustafa

njihet si njeri i cili ndërton ekipe

dhe udhëheq ekipe. Unë nuk do

të lakoj asnjë emër kësaj here, por

Lidhje të re në Kosovë nuk mund

të ketë nëse ndërtohet raporti me

LDK’në. LDK’ja e re, e vjetër është

21 vjeçe. Nuk mundet dhe nuk

guxon askush që t’i bëjë njerëzit

që janë në LDK qe 21 vjet, të ndihen

keq. Përkundrazi, ata që janë

Naser Rugova dhe sekretarit të

përgjithshëm, Sejdë Tolaj. Në një

komunikatë të lëshuar nga kjo

parti, thuhet se në takim u diskutua

lidhur me çështjet aktuale

politike në vend, pas zgjedhjeve

dhe akuzave të rënda nga Dick

Marty.

qëmoti, ndihen krenarë. Ata nuk

kanë qenë aventuristë politikë që

kanë ndërruar parti, që kanë trokitur

nëpër parti politike dhe që

kanë provuar me grupe të vogla

politike të hyjnë në institucione

shtetërore. Realisht LDK’ja është

ajo që ekziston tash e 21 vjet.

Express: Rezultatet që do të

dalin nga KQZ’ja, a nënkuptojnë

edhe një rishikim të pozicioneve

brenda LDK’së?

Haziri: Domosdoshmërisht.

Në asnjë mënyrë nuk mund t’ua

njohë meritën atyre njerëzve që

janë fshehur mbrapa lisit të madh.

Qoftë sot prapa Isa Mustafës, qoftë

dje mbrapa Fatmir Sejdiut, apo

pardje mbrapa Ibrahim Rugovës.

Express: Ju po fl isni shumë për

këta njerëz, por nuk po përmendni

emra...

Haziri: Absolutisht ata njerëz do

të identifi kohen si njerëz që janë

fshehur mbrapa lisave të mëdhenj

dhe që kanë përfituar. Në politikë

ekzistojnë dy kategori: ata që

zhvillojnë politika dhe zhvillojnë

partinë dhe ata që konsumojnë

dhe e harxhojnë partinë.

Express: A ka shumë të tillë në

LDK, z. Haziri?

Haziri: Po, të gjithë ata që janë

fshehur dhe që e kanë konsumuar

partinë veç njihen. Ose kanë dalë

ose i pret periudha e ardhshme

kohore të dalin. LDK’ja nuk e do

rivalitetin e brendshëm, apo formula

LDK’ja fi ton LDK’në. Sepse

LDK’ja e ka një rival politik dhe

ajo është PDK’ja dhe një lider rival

politik që është Hashim Thaçi.

Dhe krejt angazhimet politike

që na dallojnë si nata me ditën,

janë këto. Me PDK’në na dallon

gjithçka, qoftë nga programi, qoftë

sektorial, përveç shteti që na ka

bashkuar dhe ai na mban. Interesi

kapital është Kosova. Gjithçka

tjetër është e dallueshme.

Express: A mendoni se deklarimi

i Mustafës se nëse do të fi tonte

nuk do ta merrte asnjë ish-ministër

të LDK’së në Qeveri, ka ndikuar

te votuesit, meqenëse ishministrat

megjithatë janë fi gura

me bagazh në parti?

Haziri: Në radhë parë, më lejoni

t’ju them se deklarata nuk ka

pasur jehonë të mirë. Kjo sepse

LDK’ja ka prodhuar katër kabinete

qeveritare deri tash, që përfshin

edhe kabinetin qeveritar të Bujar

Bukoshit, ku Kryetari i LDK’së, sot

Isa Mustafa, ka qenë Ministër për

Financa. Nuk mundet filozofia

e eliminimit të krejt kabineteve

qeveritare, pa analizë dhe pa ia

vlerësuar punën dikujt. Kjo, në

raport me Anamoravën, ka pasur

jehonë shumë negative, sepse

POLITIKË 5

nëse fl itet për tre njerëz që kanë

qenë në kabinete qeveritare nga

radhët e LDK’së që vijnë nga kjo

zonë, të tre janë treguar kompetentë,

njerëz që kanë zhvilluar politika

sektoriale dhe janë treguar

njerëz të devotshëm në raport me

LDK’në, nuk mundet një deklaratë

publike apo një presion publik

i caktuar t’i diskualifi kojë. Kjo

nuk do të mund të ndodhte lehtë

edhe po të kishte fituar LDK’ja.

Sepse nuk mundet të vendoset

apriori për diçka, në emër të eliminimit

dhe në emër të largimit

të ekipeve të tëra që kanë punuar

në kabinete qeverisëse. Unë kam

qenë gjashtë muaj e disa ditë në

kabinetin e Hashim Thaçit me

kërkesën e liderit të LDK’së, në

atë kohë Fatmir Sejdiu, dhe me

kërkesë të Kryesisë së LDK’së. Unë

nuk kam dashur dhe nuk kam kërkuar

të jem aty, por kanë kërkuar

nga unë dhe unë iu kam përgjigjur

Liderit dhe Kryesisë së LDK’së.

Express: Nga kjo që thatë deri

tani, po shihet se jeni përgatitur

për një opozitë të fuqishme si në

Kuvend, po ashtu edhe brenda

partisë?

Haziri: Nëse qytetarët e Kosovës

më kanë votuar dhe certifi

kohem prej institucioneve të

shtetit, natyrisht që i besoj parimit

politik që është vendosur në

LDK, që LDK’ja do të jetë opozitë.

LDK’ja do të jetë opozitë e fuqishme.

Ne jemi lindur si parti opozitare

dhe ne më së miri dimë ta

bëjmë punën e opozitarit. LDK’ja

ka çuar parti, shtete dhe liderë në

falimentim dhe në vdekje, çfarë

ka qenë raporti ynë në një kohë

para luftës. Dhe, do ta kenë shumë

vështirë partitë që do të ndërtojnë

koalicion tash që në raport

me LDK’në si parti opozitare ta

mbijetojnë shumë gjatë qeverisjen

në Kosovë.

Express: Ju thoni se qeverisja

e ardhshme nuk do ta përmbyllë

mandatin kushtetues?

Haziri: Unë nuk paragjykoj,

por nuk besoj që do të mund të

fl enë rehat ata që do të qeverisin

nesër me Kosovën me një LDK

opozitare dhe me një LDK e cila

do të zhvillojë politika sektoriale

dhe angazhim serioz opozitar,

në raport me deformimet, në

raport me zhvillimet që Kosova

sot i ka. Kosova nuk është mirë.

Kosova është duke lënguar prej

moszhvillimit të demokracisë,

prej problemeve sociale, prej papunësisë

dhe prej problemeve të

mëdha të tjera. Diagnoza reale që

mund t’i jepet sot Kosovës është

që Kosova është në një depresion

të madh politik dhe ekonomik, e

cila duhet të shërohet dhe e cila

nuk mund të shërohet pa LDK’në.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!