17.08.2013 Views

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

4

Politikë

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Në LDK kishte luftë të brendshme. U dëmtuam nga

njerëz të partisë, që brenda natës zunë ekranet

televizive dhe mohuan çdo gjë që ishte krijuar

nga LDK’ja për 21 vjet. Jehonë të keqe kishin edhe

deklaratat e Isa Mustafës se ish-ministrat nuk do

të përfshihen në Qeveri. Megjithatë, ne jemi të

përgatitur për opozitë. E, ata që do të qeverisin, nuk

do ta kenë të lehtë me një opozitë si ne. Lutfi Haziri,

anëtar i Kryesisë së LDK’së, fl et për Express.

Valmir Klaiqi

valmir.klaiqi@gazetaexpress.com

Prishtinë, 20 dhjetor–

Express: Z. Haziri si e vlerësoni

rezultatin e LDK’së në zgjedhjet

e 12 dhjetorit?

Haziri: Zgjedhjet e jashtëzakonshme

janë mbajtur në situatë

të jashtëzakonshme dhe

për herë të parë kjo situatë e jashtëzakonshme

në Kosovë është

përsëritur pas vitit 2000. U kanë

përngjarë zgjedhjeve të vitit 2007

për nga natyra e organizimit, për

nga shpejtësia e organizimit, për

nga mënyra e vendimmarrjes për

caktimin e datës dhe për nga toleranca

që faktori ndërkombëtar

ka treguar në raport me procesin

zgjedhor, duke vendosur standardin

ballkanik në Kosovë, edhe

pse Kosova deri në zgjedhjet e

vitit 2007 ka qenë jashtë këtij

standardi. Fatkeqësisht duhet ta

konstatojmë se OSCE’ja, njëra

nga organizatoret e zgjedhjeve

deri në vitin 2007, ka qenë kredibile

dhe i ka organizuar zgjedhjet

në mënyrë më të mirë sesa tash.

Kemi ardhur në përfundim se nuk

është me rëndësi sa vota i ke, por

sa kuti të votave i ke. Kjo e dëmton

demokracinë.

Express: Edhe në zgjedhjet e

këtij viti, LDK’ja mbeti e dyta,

njëjtë sikur më 2007. Çka do të

thotë ky trend për LDK’në?

Haziri: Nëse i eliminojmë tash

komunën e Skenderajt, Drenasit,

Deçanit dhe pjesërisht Malishevën

dhe ato komuna ku rezultati

zgjedhor ka shkuar në rivotim

dhe 40 përqind të kutive që janë

në rinumërim, atëherë rezulton

që LDK’ja dhe PDK’ja janë të balancuara

si forca politike. Ne me

padurim po presim 9 janarin, procesin

që do t’i fi nalizojë zgjedhjet

e vitit 2010. Precedenti që ka

ndodhur kësaj here me procesin

e rivotimit dhe me rinumërimin

e shumicës së komunave tregon

qartë se demokracia në Kosovë

definitivisht është lënduar nga

keqbërësit e demokracisë, nga

njerëzit dhe grupet autokrate që

pretendojnë ta kontrollojnë vendin.

Fatkeqësisht më duhet të

konstatoj se këto tendenca janë

brenda gjitha subjekteve politike.

Me vetë faktin se ka qenë një rivalitet

joparimor mes partive politike,

kjo është refl ektuar edhe brenda

partive politike. Dhe konstatimi i

votave të rrafshit të Drenicës nuk

ka të bëjë vetëm me votat e LDK’së,

por ka të bëjë edhe me luftimin

e madh brenda kandidatëve të

PDK’së për ta arritur kuotën për

të qenë deputetë. Kjo të bën me

dije se kanë qenë dy nivele inatesh

brenda partive. E dyta që duhet ta

konstatojmë është se Kosova është

pre e organizimit të zgjedhjeve të

shpejta për herë të dytë. Në gjendjen

e passtatusit, nuk i ka bërë

nder askujt të organizojë zgjedhje

të shpejta, të pamonitoruara mirë,

ku monitorimi është mbuluar nga

diplomatë të Quintit, e jo nga një

institucion ndërkombëtar apo europian.

Dhe nën tre, “Demokracia

në Veprim” ka qenë demokraci në

dështim, sepse aktivistë të saj janë

treguar militantë të partive politike,

duke bartur pleq e plaka dhe

duke udhëzuar njerëz që të votojnë

për PDK’në. Më vjen keq prej

shteteve si SHBA’ja, Zvicra e disa

shtete që e kanë fi nancuar këtë koalicion

organizatash joqeveritare.

Express: Zgjedhjet e balotazhit

për Kryetar të Rahovecit sërish

e konfi rmuan LDK’në si parti të

dytë. Çfarë ndodhi atje?

Haziri: Ishte një koalicion i heshtur

në Rahovec apo një votim

i heshtur që kandidati i AAK’së si

autoritet politik dhe njeri me të kaluar

të mirë politike, zotëri Smajl

Latifi , ka fi tuar zgjedhjet atje me

ndihmën edhe të PDK’së. Është

legjitime dhe nuk vendos thonjëza

në këtë rrafsh, por do të konstatohet

rezultati ku do të nxjerrin në

shesh këto marrëveshje. LDK’ja

atje është parti e parë dhe udhëheq

me Kuvendin Komunal.

Express: Koalicioni i heshtur

AAK-PDK në Rahovec a mendo-

E martë, 21 dhjetor 2010

Latifi konfi rmohet fi tues Petrovic, i gatshëm për Thaçin

Prishtinë, 20 dhjetor

Edhe sipas rezultateve

preliminare të Komisionit

Qendror Zgjedhor, garën

për kryetar të Komunës së

Rahovecit e ka fi tuar kandidati

i AAK’së, Smajl Latifi .

Ai ka grumbulluar 10.516

vota, gjegjësisht 55.8 %,

ndërsa kundërkandidati i tij,

Ibrahim Kryeziu nga LDK’ja,

ka fi tuar 8.325, ose 44.2 %.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete

Daka, ka njoftuar se të

drejtën për të votuar në

këtë komunë e kanë

shfrytëzuar 39.6 % e qytetarëve

me të drejtë vote.

ni se do të mund të kurorëzohet

edhe në qendër, pas certifi kimit

të rezultateve?

Haziri: Unë nuk mund të them

asgjë, pos t’u besoj deklaratave të

përfaqësuesve politikë të AAK’së që

kanë tërhequr një vijë të kuqe në

raport me qeverisjen e ardhshme

dhe po presim si do të vendosin

pasi KQZ’ja t’i certifi kojë deputetët

e legjislaturës së ardhshme.

Express: Kryetari i LDK’së,

Isa Mustafa ka deklaruar para

zgjedhjeve se do të ketë llogaridhënie

nga zyrtarët e partisë

që nuk tregojnë rezultate në

zgjedhje. Kur mendoni se do të

ndodhë ky proces?

Haziri: Ajo që dua ta them është

se Isa Mustafa si Kryetar i LDK’së

ka shkaktuar një rritje. Përveçqë e

ka ruajtur elektoratin, ka shkaktuar

një rritje prej rreth 40 mijë votash

në Kosovë. Kjo është një shenjë e

mirë dhe ai mund të llogaritet fi -

tues moral i këtyre zgjedhjeve.

Express: Para Albin Kurtit? Fitues

moral i këtyre zgjedhjeve

mund të llogaritet Albin Kurti dhe

Lëvizja Vetëvendosje!

Haziri: Albin Kurti i përngjan

AKR’së dhe LDD’së. Unë nuk

mund të them asgjë më shumë

pos që është një lëvizje befasuese e

elektoratit në Kosovë në raport me

votimin e Vetëvendosjes! Por fati

do të jetë i njëjtë sikur që AKR;ja

e LDD’ja më 2007 kanvë hyrë me

një rezultat befasues, por që sot

mund t’i shikoni numrat e tyre dhe

i vëreni ku janë. Edhe viti 2010 e

ka nxjerrë Vetëvendosjen si lëvizje

befasuese, por tavani i votave

të tyre po shihet çfarë është tani.

Janë parti marksiste-leniniste, revolucionare.

Nuk e di se sa populli i

Kosovës është i gatshëm ta pranojë

marksizëm-leninizmin dhe revolucionarizmin

e tyre.

Express: Lëvizja Vetëvendosje

me përqindje është e dyta në Gjilan,

ndërsa LDK’ja radhitet pas

tyre, z. Haziri...

Haziri: Me përqindje mund të

jenë të dytët, por me vota janë

vetëm disa qindra vota përpara

LDK’së. Nëse e merr LDK’në në

Gjilan dhe e krahason me vitin

2007, ne kemi 3600 vota më shumë.

Dhe nëse e krahason me vitin

2009, po ashtu LDK’ja ka rritje

dhe hiq sfi dat e tjera që ka të bëjë

me Listën Rugova në Gjilan, me

aleatët e fshehur të kësaj Liste në

Gjilan, me marrëveshjet e fshehura

që kanë ekzistuar me AAK’në

dhe Listën Rugova në Gjilan. Por

edhe me agresivitetin që Lëvizja

Vetëvendosje ka treguar në Gjilan

në raport me decentralizimin dhe

mua si ish-Ministër i Pushtetit Lokal.

Ata i kanë këto vota, unë ua

Prishtinë, 20 dhjetor

Lideri i Partisë së Pavarur

Liberale serbe (SLS), Slobodan

Petrovic, partia e të cilit

ka marrë më së shumti vota

nga serbët në zgjedhjet

e 12 dhjetorit, thotë se

Hashim Thaçi mund të llogarisë

në mbështetjen e tij

FOTO: FISNIK DOBRECI

pranoj, por në raport me LDK’në

nuk mund të ndihen fitues në

asnjë mënyrë. Mund të ndihen

fi tues në raport me PDK’në dhe

AAK’në që kanë ulje për nga 2000

vota.

Express: Të kthehemi edhe një

herë te llogaridhënia. Ju thatë se

Isa Mustafa është fi tues moral.

E, kush është humbësi brenda

LDK’së që duhet të japë llogari

tani?

Haziri: Kriteret që janë vendosur

në Këshillin e Përgjithshëm

janë pranuar nga të gjithë funksionarët

e LDK’së. Ajo që ka

ndodhur si deformim i këtyre

kritereve është një luftë e pamoralshme

e njerëzve në raport të

drejtpërdrejtë me disa autoritete,

duke dashur që brenda natës

për ta krijuar qeverinë. “Ne

gjithmonë do të jemi në

anën e atyre që vlerësojnë

vlerat europiane dhe ata

që do të punojnë me ne

për zgjidhjen e problemeve

të pakicës serbe”,

ka deklaruar Petrovic për

mediat serbe.

DEMTUA

Intervistë

t’i zënë pozitat dhe të vendosen

në organet më të larta ekzekutive

të LDK’së. Mund të them që jam

njëri nga kandidatët më të votuar

në listën e LDK’së dhe për këtë

ndihem krenar. Megjithëse edhe

unë jam i dëmtuar seriozisht, sikur

shumica e kolegëve të mi në

nivel Kosove, në raportin e brendshëm.

Humbës janë ata që nuk

kanë arritur ta mbërrijnë kuotën e

përfaqësimit në Kuvend për ta realizuar

objektivin e LDK’së. Nëse

70 për qind e listës së LDK’së si

kandidaturë ka qenë nga njerëz

të rinj, unë nuk kam parë që

ndonjëri nga ta ka arritur të sjellë

vota nga jashtë partisë, por ata

vetëm kanë targetuar votën dhe

anëtarësinë e LDK’së. Absorbimi

i votës tradicionale të LDK’së nuk

është rezultat.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!