17.08.2013 Views

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E martë, 21 dhjetor 2010

Këshilli i Europës nuk është një institucion që bën hetimin

dhe gjykimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi. Përgjegjës

për këtë është Gjykata e Hagës. Ndaj, çdo të dhënë, evidencë

ose dokument, qoftë dhe i Shërbimeve Sekrete, duhej të ishte

kallëzuar dhe dorëzuar pranë kësaj Gjykate.

Këshilli i Europës dhe Marty

Besnik Muçi

Ditët e fundit është hapur një debat i madh lidhur

me ngjarjet e periudhës së luftës në ish-Jugosllavi

dhe konkretisht në Kosovë. Një pjesëtar i një institucioni

mjaft të nderuar në Shqipëri, si Këshilli

i Europës, ka hedhur akuza mjaft të rënda madje

monstruoze për trafi k të organeve njerëzore, i kryer

në vitin 1999 në territorin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Të akuzuar për kryerjen e këtij krimi janë ishpjesëtarët

e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por në

mënyrë pothuajse direkte akuzohen dhe institucionet

e shtetit shqiptar për mosveprim ose përkrahje

të krimit, pasi krimi ka ndodhur në Shqipëri. Dhe

kjo akuzë bëhet jo thjesht nga një anëtar i Këshillit

të Europës por nga një ish-prokuror. Ky fakt është

i mjaftueshëm që ne ta dëgjojmë dhe vlerësojmë

me kujdes.

Unë nuk marr përsipër të bëj një lloj analize të

faktit, por si qytetar, jurist dhe prokuror, do përpiqem

ta trajtoj, në mënyrë modeste dhe jo shteruese

në vështrimin legal, në kuadrin e së drejtës

penale ndërkombëtare.

Çdo qytetar, juristi, aq më tepër prokuror, sapo

vihet në dijeni të këtij fakti do t’i vijë ndërmend

detyrimi që ka për ta kallëzuar atë në cilindo organ,

institucion ose agjenci të mundshme kombëtare

ose ndërkombëtare, me qëllim hetimin, zbulimin

e së vërtetës dhe vënien para përgjegjësisë penale

të autorëve të mundshëm.

Po cili ishte momenti kur z. Marty erdhi në dijeni

të këtij të ashtuquajtur fakt kriminal? Unë nuk

jam në gjendje të përcaktoj kohën se kur ai erdhi

në dijeni të këtij fakti, por jam në dijeni që ai e ka

raportuar, kallëzuar, në një Komision të Këshillit

të Europës. Pas këtij momenti më lindin një sërë

pyetjesh. A është ky institucioni që ka të drejtën dhe

ndoshta detyrimin që ta hetojë këtë të ashtuquajtur

fakt kriminal? Nëse jo, cili është ky institucion? Nëse

ka një të tillë, a duhej që z. Marty ta bënte publik

këtë fakt apo ta kallëzonte në këto institucione dhe

në konspiracion të plotë të kryhej hetimi i tij? A janë

dëmtuar hetimet rreth këtij fakti pas publikimit të

tij? A mund të humbasin provat e mundshme për

vërtetimin e këtij të ashtuquajturi fakt?

Para se të mundohem t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve

duke analizuar të supozuarin si fakt kriminal,

konstatoj se veprimet lidhur me vrasjen, heqjen

dhe trafi kimin e organeve të burgosurve të luftës

përbëjnë krime lufte, që sipas parimeve të së drejtës

janë krime ndërkombëtare. Këto krime janë kryer

në territorin e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipëri.

Juridiksionin për hetimin e këtyre krimeve e ka

Serbia, sipas parimit të personalitetit pasiv pasi

janë të dëmtuar, ose supozuar, shtetasit e saj dhe

Shqipëria e Kosova sipas parimit të territorialitetit

si vend ku ka ndodhur krimi. Por gjithashtu cilido

shtet në glob mund ta hetojë dhe të ndëshkojë

autorët e këtij krimi, sipas parimit të juridiksionit

universal, i cili i mundëson çdo shteti të ndërmarrë

procedura hetimore ndaj autorëve të krimeve ndërkombëtare,

pavarësisht nga shtetësia apo vendi i

kryerjes së tyre. Ky parim është pranuar nga Statusi

i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, miratuar në

Romë, më 17 Korrik 1998.

Çfarë kanë bërë këto shtete që nga momenti i

supozuar i kryerjes së këtij krimi, a i kanë hetuar

këto fakte kriminale, a i kanë kryer të gjitha veprimet

e duhura dhe të mundshme me qëllim zbardhjen e

së vërtetës? Përgjigjja është Po. Edhe Serbia, edhe

Shqipëria, edhe Kosova, nëpërmjet institucioneve

të saj dhe atyre ndërkombëtare, sipas informacio-

neve publike, kanë kryer hetime rreth këtyre fakteve

që në vitin 2000 kur ka fi lluar të qarkullojë një

dyshim i tillë.

Por cili ka qenë përfundimi? Në asnjë nga këto hetime

nuk është zbuluar asnjë provë e vetme direkte

ose indirekte për vërtetimin e këtyre fakteve. Dhe

në këtë përfundim, deri më sot, kanë dalë hetimet

jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por dhe ato në Serbi.

Skeptikët mund të mendojnë që për arsye të

kuptueshme hetimet e kryera në Shqipëri e Kosovë

mund të mos jenë plotësisht objektive. Po a ka një

institucion ndërkombëtar që mund dhe duhet të

hetonte këtë fakt kriminal që përbën krim ndërkombëtar?

Përgjigjja është po. Është Gjykata “ad

hoc” e krijuar me rezolutën nr. 827, datë 25.05.1993

të Këshillit të Sigurimit të OKB për hetimin dhe

gjykimin e krimeve të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë

nga janari i vitit 1991 me qendër në Hagë.

Ky institucion ka hetuar të gjitha krimet e luftës

të kryera në territorin e Kosovës, pjesë e ish-Jugosllavisë,

përfshi dhe faktin e mësipërm. Ka rezultuar

që shumë autorë të këtyre krimeve janë dënuar ose

janë duke u dënuar për këto krime në Hagë. Ndërsa

lidhur me faktin e trafi kimit të organeve, sipas informacioneve

publike, nuk ka rezultuar asnjë provë e

vetme pasi në rast të kundërt do ishin ngritur akuza

dhe gjykuar persona konkretë.

Po sa hetimet e këtyre shteteve dhe institucioneve

ndërkombëtare kanë qenë objektive, të plota dhe

të gjithanshme? Për shkak dhe të profesionit nuk

më lejohet të dyshoj rreth një konkluzioni të tillë

duke qenë i bindur se hetimet i kanë plotësuar të

tre kushtet.

Pas kësaj analize mund t’i japim përgjigje pyetjeve

të mësipërme. Këshilli i Europës nuk është një

institucion që bën hetimin dhe gjykimin e krimeve

të luftës në ish-Jugosllavi. Përgjegjës për këtë është

Gjykata e Hagës. Ndaj, çdo të dhënë, evidencë ose

dokument, qoftë dhe i Shërbimeve Sekrete, duhej

të ishte kallëzuar dhe dorëzuar pranë kësaj Gjykate.

Por fakti mund të kallëzohej dhe të dorëzoheshin të

dhënat e mësipërme edhe pranë institucioneve të

hetimit të çdo vendi anëtar të Këshillit të Europës,

për shkak të afërsisë gjeografi ke me vendin e ngjarjes

dhe interesit për të ndëshkuar autorët e një krimi

të tillë që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe

shumë të rëndë liritë dhe të drejtat themelore të

njeriut. Atëherë z. Martyn duhej të bënte një veprim

të tillë dhe të priteshin përfundimet e hetimit ose

gjykimit.

Ndërsa lidhur me faktin e dëmtimit të hetimeve

ose humbjen e provave ose dokumenteve në këtë

rast nuk ka vlerë të fl itet, pasi ky fakt ka qarkulluar

në mënyrë gazetareske dhe letrare që nga viti 2000.

Në rastin tonë kur një fakt i supozuar kriminal

dhe pas të gjitha hetimeve nuk rezulton të provohet,

a mund të përdoret për t’u raportuar në një

institucion kaq të rëndësishëm europian? Natyrisht

që jo, pasi humbet kuptimi dhe vlera e hetimit të

një fakti që përbën krim, si dhe e institucioneve

të hetimit dhe gjykimit të shteteve të veçanta, por

dhe e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-

Jugosllavi e krijuar posaçërisht për këtë funksion

nga OKB. Por a nuk po shkelet parimi themelor i

procedimit penal dhe në të drejtën penale ndërkombëtare

ai i prezumimit të pafajësisë? Me kryerjen

e këtij veprimi, në mënyrë të dukshme shkelet

parimi i prezumimit të pafajësisë, pra një person,

një grup personash madje një shtet ndëshkohet,

mbi bazën e një akuze të pavërtetuar në gjykatë.

Pse ndodh një veprim i tillë?

Si prokuror rezervohem t’i përgjigjem kësaj pyetjeje.

Por ndoshta është detyrimi i z. Martyn që disa

nga këto pikëpyetje t’i marrë në konsideratë.

Autori është Prokuror në Prokurorinë pranë

Gjykatës së Krimeve të Rënda të Shqipërisë.

DUO

Premium

84 TV kanale

1 Mbps internet

95.95EUR

DUO Premium

tani me mundësi

abonimi

për 3 muaj!

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!