17.08.2013 Views

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Bois de Boulogne, Paris, 1929 / FOTO: ANDRE KERTESZ

Nazmi Lukaj

1Pjesa dërrmuese e atyre që

po i thërrasin drejtuesit e

televizioneve për t’i analizuar

parazgjedhjet dhe

paszgjedhjet, edhe më herët,

por sidomos prej 2007-tës, veç

kallabllëkut të fjalëve, për asgjë

tjetër nuk kanë qenë të saktë.

Gjithë ata që i kanë përcjellë me

vëmendje analizat e tyre, kanë

vërejtur se po fl asin gjëra të pasakta.

Kur të shkosh në një debat për

të analizuar çështje të tilla, duhet

ta kesh një përgjegjësi njerëzore,

në radhë të parë. Po ashtu, një

konsideratë ndaj opinionit që të

mos fl asësh pallavra, por të përpiqesh

të jesh sa më afër realitetit

të saktësisë së gjërave. Të vjen keq

dhe ndjen dhimbje se si drejtuesit

e debateve, qoftë të temave të

mëdha politike, qoftë atyre më të

vogla, për analistë i thërrasin ata

që s’janë shquar kurrë me ndonjë

shkrim të mirë e të saktë, vetëm

për t’i mbajtur miqtë e vet në opinion

për analistë! E, kështu, po e

maltretojnë opinionin me pallavrat

e tyre. Madje, për t’u dukur

miqtë e tyre analistë të rëndësishëm,

në këto debate drejtuesit e

tyre i thërrasin edhe analistët e

mirëfi lltë si Ramush Tahiri, Milazim

Krasniqi e ndonjë tjetër.

Pra, që të krijohet përshtypja për

miqtë e tyre se edhe ata na qenkan

të zotët si Milazimi, si Ramushi, si

Ibrahim Berisha, si Haqif Mulliqi,

Halil Matoshi e ndonjë tjetër.

E miqtë e drejtuesve të debateve

janë shumë të paarsimuar. Ose

i kanë lënë fakultetet përgjysmë,

ose kanë bërë për t’i kryer ato më

shumë se njëzet vjet, ose i kanë

ndërruar aq shumë fakultete deri

sa, pas shumë vjetësh, e kanë

kryer ndonjërin prej tyre. Lexoni

me vëmendje: e këta, pra, na

prezantohen për analistë!!! Nuk

e di pse Milazim Krasniqi, Ramush

Tahiri, Haqif Mulliqi, Ibrahim

Berisha, Halil Matoshi, Shkëlzen

Maliqi e ndonjë tjetër pranojnë të

ulen në debate të tilla me miqtë

e drejtuesve të emisioneve. Nëse

s’u ka shkuar mendja më parë kjo

gjë, së paku, nuk duhet të marrin

pjesë në të ardhmen me kësi analistësh-

miq të drejtuesve të debateve

të tilla.

2Drejtuesit e emisioneve duhet

t’i lexojnë me vëmendje

analizat politike që i bëjnë

analistët në Kosovë. Dhe

pastaj duhet ta vlerësojnë

pa simpati dhe pa antipati punën

e secilit analist në Kosovë, po edhe

në Shqipëri. Dhe t’i thërrasin në

emisionet e tyre vetëm ata që

janë të saktë. Vetëm ata që vërtet

janë intelektualë të mirëfi lltë. Ata

(drejtuesit) duhet të heqin dorë

përgjithmonë nga përkrahja e

miqve. Se e dëmtojnë veten. Dhe

e lodhin opinionin. Po ashtu, në

sytë e intelektualëve të mirëfi lltë

duken shpirtngushtë dhe analfabetë.

Se, nëse ti thërret në debat

një mediokër, para një intelektuali

të mirëfi lltë, s’mund të krijosh

përshtypje tjetër për veten veç

atë të mediokrit. Pra, drejtuesit

e emisioneve të debateve të tilla

duhet të kenë kujdes që të mos

e dëmtojnë, në radhë të parë,

veten, nëse nuk e kanë dertin e

opinionit.

3Para se të jemi intelektualë,

së pari, duhet të jemi

njerëzorë. Duhet të jemi

korrektë me vetveten. Të

dalim nga uni ynë e t’i

vlerësojmë vetëm ata që meritojnë

t’i vlerësojmë për punën e

tyre intelektuale. E jo të jemi në

shërbim të miqve, siç po veprojnë

drejtuesit e debateve të lartpërmendura.

Unë, për vete, kurrë

nuk i kam kuptuar ata që i xhelozojnë

të tjerët. Në redaksitë ku

kam punuar, kam parë redaktorë

që kur dërgonin shkrime intelektualët

e mëdhenj, mblidheshin

gjithë bashkë për t’ua bllokuar

shkrimet atyre! Dhe, për t’ia arritur

qëllimit që të mos ua botonin

ato, i thërrisnin botuesit për t’i

bindur me lloj-lloj arsyetimesh

E martë, 21 dhjetor 2010

Për analistë të mirëfilltë

ANDRE KERTEZ

të paarsyeshme. Shpesh kam

parë që botuesit edhe bindeshin

në këtë përpjekje idioteske të redaktorëve.

Shpeshherë nuk e kisha

fuqinë që vetë të ndërhyja për

t’ua botuar ato shkrime, të cilat

kishin peshë të madhe analizuese

për çështje të ndryshme. Madje

ndjeja dhimbje që nuk mund

ta bëja këtë. Ndërsa shumë të

vegjël më dukeshin ata redaktorë

shpirtngushtë, që vepronin

kështu vetëm që vetë të dukeshin

të rëndësishëm në gazetat ku punonin,

e jo ata që kalibri i tyre intelektual

ishte nja dhjetëfi sh më i

madh se i tyre. Po kaq të vegjël më

dukeshin edhe ata që përpiqeshin

t’i përkrahin miqtë e tyre, para intelektualëve

të mëdhenj.

“Është vështirë të jesh njeri”,

thoshte Hivzi Sylejmani në veprën

e tij, “Njerëzit”. Nëse nuk mund të

jemi plotësisht njerëzor, së paku,

nuk duhet t’ia lejojmë vetes të

shndërrohemi në bisha ndaj intelektualëve

të mirëfi lltë. Se s’jemi

kafshë. Njerëz na thonë, apo jo?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!