17.08.2013 Views

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E martë, 21 dhjetor 2010

Kadare: për një ndryshim cilësor

Shkrimtari më i madh që kanë nxjerrë

trevat shqiptare nuk ka qëndruar indiferent

ndaj debatit që është hapur

për standardin e gjuhës shqipe.

Ismail Kadare thotë se nuk është

kundër asnjë ndryshimi cilësor por

kjo duhet të bëhet nga profesionistë

dhe jo të lihet në dorë të diletantëve.

Kadare mori pjesë në një takim me

bashkëkombës në Këln të Gjermanisë

ku u bë një prezantim i zgjeruar i

veprës së tij. Ndër të tjera Kadare foli

dhe për Kosovën dhe fi gurën e Nënë

Terezës. Pretenduesi për çmimin

Nobel, shkrimtari i shquar me famë

botërore, Ismail Kadare, ditë më parë,

përmes Asociacionit Shqiptar për

Kulturë dhe Integrim bashkëbisedoi

me bashkatdhetarë të shumtë në

Köln të Gjermanisë, me ç’rast u

prezantua dhe kompleti i veprave të

tij, përgatitur dhe botuar nga Shtëpia

Botuese “Onufri”.Në takimin i cili ishte

i hapur për të gjithë të interesuarit

ARTE

dhe i cili u mbajt në ambientet e

hotelit “Le Meridien”, një fj alë hyrëse

për shkrimtarin Kadare dhe veprën e

tij, në emër të organizatorit e paraqiti

Luan Lapi, i cili fi llimisht dha dhe një

historik të shkurtër për qytetin i cili po

nderohej veçmas nga prania e kësaj

pene të shquar botërore.

ROMANI ESHTE NJE ENDERR

Për disa gazeta amerikane është një nga më premtuesit në lëmin e letërsisë. Quhet Salvatore

Scibona dhe rrëfen pa u lodhur botët e së shkuarës dhe të së tashmes përmes një realizimi lirik.

SALVATORE

SCIBONA

Ëndrra i nisi në moshën 4-vjeçare.

Ëndërronte që të shkruante një

libër, një roman dhe ta dërgonte

për ta shtypur te ndonjë botues,

i cili nuk do ta kishte marrë vesh

kurrë se ishte puna e një fëmije.

Salvatore Scibona, 35 vjeç, amerikan,

i vlerësuar dhe i shitur shumë

në Shtetet e Bashkuara dhe në vende

të tjera të botës, është një nga

shkrimtarët e rinj më premtues. Ai,

si të gjithë shkrimtarët, ka pasur

një lidhje magjike dhe të hershme

me letërsinë. Një lidhje që vjen nga

vitet e fëmijërisë e që ka vazhduar

pa ndërprerje deri në materializimin

e subjekteve dhe personazheve

që ka pasur në kohë.

Është një ëndërr, të cilën ai e

ka ndjekur për 25 vitet e fundit të

jetës së tij, me shumë këmbëngulje,

një ëndërr që ka kapur sot

përmasa shumë të mëdha, që ka

kaluar oqeanin dhe është futur në

botën e miliona njerëzve.

Gazetat amerikane shkruajnë

vazhdimisht për këtë shkrimtar

që është bërë një personazh

shumë i dashur i librashitësve,

duke qenë se librat e tij shiten në

mënyrë marramendëse. Kështu e

famshmja “The New Yorker” e ka

listuar në 20 autorët më të mirë të

romanit në këto 40 vitet e fundit.

Sipas të mëdhenjve të kësaj gazete,

që merret shumë me botën

letrare dhe veçanërisht atë të

romanit, Salvatore është një nga

ata shkrimtarë bashkëkohorë që

ka aftësinë e jashtëzakonshme

vëzhguese dhe analitike për të na

ofruar pjesë të botës sonë, të realitetit

të përditshëm, në mënyrë

shumë realiste dhe artistikisht me

një nivel mjaft të lartë. Kjo gazetë

e cilëson Salvatoren “liriku i realizmit”

dhe kryesisht i referohet

romanit të shkurtër që ka pu-

blikuar së fundi të titulluar “The

Kid”. Është historia e një fëmije, e

një djali të vetmuar në aeroportin

e Amsterdamit.

Autori është amerikan, me

origjinë italiane. Është brezi i

katërt i emigrantëve që erdhën

në Shtetet e Bashkuara nga Sicilia

dhe u vendosën në Ohajo. Ai nuk

ka marrë vetëm lavdërime nga

“The New Yorker”. Në vitin 2009

ka marrë edhe çmimin e famshëm

amerikan “Whiting Writers Award”

për romanin. Një vit më parë, ka

qenë ndër të preferuarit e listës

së “Booker Prize” dhe një nga fi -

nalistët e “National Book Award”.

Dy çmimet e marra deri më tani

i ka falë romanit “The End”, një

rrëfi m që përfshin shumë breza e

personazhe dhe që nis në vitet ’50.

Ideja e romanit ishte pikërisht për

të parë atë që ndodh nga përplasja

e brezave dhe mentaliteteve të

ndryshme, çfarë ndodh në botën e

vogël të familjeve, por edhe në atë

të madhe të shoqërisë. Kryesisht

bëhet fjalë për përballjen e brezave

të ndryshëm të emigrantëve me

njëri-tjetrin dhe me shoqërinë e

re, në të cilën kishin shkuar për të

fi lluar një jetë të re. Në një shoqëri

krejtësisht të ndryshme nga ajo

më të cilën ishin mësuar dhe që

ishte një provë për ekzistencën

e më të fortit dhe më iniciatorit.

Bëhet fjalë për një përvojë personale

të autorit, për atë që ai ka

parë dhe përjetuar personalisht

dhe atë që i kanë thënë të tjerët.

Sipas tij, rrëfi met për emigrantët

dhe përshtatjen e tyre në tokë të

huaj janë rrëfi me që kanë të bëjnë

me dy thelbe të qenies njerëzore.

Atë të zhvendosjes e ndryshimit

dhe atë të mbijetesës. Jeta e një

emigranti përbëhet nga këto dy

realitete dhe janë pikërisht ato që

e vënë në provë dhe i nxjerrin në

pah forcën njerëzore, që shpesh

është e jashtëzakonshme dhe e

paimagjinueshme edhe për ata

që e kanë vetë.

“Unë nuk kam transferuar veprime

dhe fjalë në këtë roman, por

i kam përpunuar dhe i kam futur

personazhet reale në rrethana jo

reale dhe ndërkohë personazhe

të sajuara i kam bërë pjesë të një

bote jo reale. Kjo është një përzierje,

të cilën ia kam lejuar vetes për

të nxjerrë në pah atë vlerë, apo

atë anë të jetës që kam dashur

unë, për të cilën kam menduar se

është më me vlerë”.

Salvatore për të shkruar këtë

libër ka ndërmarrë edhe një kërkim,

apo studim të gjatë në Itali

përmes një burse Fulbright. “Ka

12 vjet që shkruaj në mënyrë të

rregullt dhe të vazhdueshme për

të përfunduar ‘The End’. Ka qenë

një kërkim, një meditim, momente

krijuese të domosdoshme për

të realizuar një vepër të tillë që

rrok një hark kohor të madh dhe

shumë personazhe me jetë të

komplikuara dhe të ndërthurura

me njëra-tjetrën. Është një kohë

që më ka privuar nga jeta e zakonshme

dhe shpesh nga realiteti,

por që më ka dhënë kënaqësinë e

patjetërsueshme të krijimit dhe të

sjelljes në jetë të një bote të tërë

që ka gjalluar brenda meje për

shumë kohë”. Salvatore ka arritur

që me librat e tij t’i krijojë vetes

një komoditet të mirë fi nanciar,

në mënyrë që gjithë pjesën tjetër

21

të ditës dhe të natës t’ia kushtojë

të shkruarit. Në vitet e para të

krijimtarisë i është dashur që të

punonte natë e ditë për të jetuar

dhe më pas t’i kushtohej të shkruarit

vetëm në orët e para të ditës.

Ndërsa aktualisht jeton në një

krahinë të vogël të Provincetown

në Massachusetts, që ndodhet në

pjesën më periferike të Kepit Kod.

I vetmi impenjim që ka është ai

me kohë të pjesshme në një organizatë

jofi timprurëse, që ka sy

objektiv mbështetjen e talenteve

të reja në fushën e letërsisë. “Unë

organizoj punën e përzgjedhjes

së materialeve që na vijnë. Janë

shumë dhe kryesisht me vlerë. Më

pas vazhdoj që të mbaj kontaktet

me këta të rinj dhe t’i propozoj në

shtëpi të ndryshme botuese. Me

rekomandimin tim shpresoj që

t’u hap një mundësi më shumë

në realizimin e ëndrrës së tyre”.

Së fundi ka nisur një roman të

ri. Por për të nuk ka dëshirë që të

fl asë, sepse siç thotë vetë, “është

ende në pelena” dhe nuk i bën

mirë ekspozimi me realitetin.

Dhe këtë e bën edhe për një arsye

tjetër. Ndoshta ajo që ka shkruar

deri më tani në një të ardhme

nuk do t’i pëlqejë shumë dhe do

të dojë ta fshijë. “Në fazat fi llestare

një roman është diçka shumë

e brishtë. Nuk është si krijesat e

tjera që rriten hap pas hapi. Për

një roman mund të qëllojë që të

kalojë shumë kohë derisa të gjejë

ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë

në fazën fi llestare. Një shkrimtar

mund të shkruajë e prishë shumë

fi llime e në fund vetëm njëri do të

mund të shndërrohet në nisjen e

një pune të gjatë”.

Salvatore përdor makinën e

shkrimit dhe jo kompjuterin për

të shkruar librat e tij. Vetëm kur

e përfundon tërësisht në makinë

shkrimi e hedh të gjithë veprën

në kompjuter. Për të përshkruar

vështirësinë e krijimtarisë letrare

ai sjell dy shembuj: është si një

balenë që fl e. Nuk mund të fl ejë

kurrë tërësisht, sepse herë pas

here i duhet që të dalë jashtë ujit

për të marrë frymë. Apo: është si

të shohë një rrugë të gjatë dhe të

drejtë natën me mjete ndriçimi

që të bëjnë të mundur pamjen e

vetëm 30 metrave të parë. Ti e di se

ku mbaron rruga, por nuk mund

ta shohësh pikën e fundme. Për

të mbërritur aty të duhet vetëm

ta zbulosh pak nga pak.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!