'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express 'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

gazetaexpress.com
from gazetaexpress.com More from this publisher
17.08.2013 Views

2 Pressing Fjalët e Botës Ata dëshirojnë të dëshmojnë se janë të ashpër. Lee Myung Back nuk mund të tregohet i dobët, as para opinionit të brendshëm, e as kundrejt Koresë së Veriut. MOTI PRISHTINË Sot Max: 0 °C Min: -1 °C Nesër Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC Adresa: Dardania 1/1 Prishtinë, 10000, Kosovë E-Mail: info@gazetaexpress.com Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78 www.gazetaexpress.com ANDREI LANKOV, Profesor në Universitetin Kookmin në Seul, rreth manovrave luftarake me artileri të Koresë së Jugut në ishullin e sulmuar nga Koreja e Veriut. Reagimi i Phenianit ishte se “nuk ia vlen të reagohet ndaj këtyre manovrave”. Po të kishim pasur rrëzim të ndonjë aeroplani apo ndonjë rrëshqitje nga pista, njerëzit do të kishin thënë: “Pse nuk i mbyllët pistat? ANDREW TEACHER, Zëdhënës i BBA, në lidhje me rrezikun që paraqesin kushtet e vështira atmosferike në Britani në momentin kur udhëtarët po përballen me prishje të planeve të tyre për Kërshëndella. Jam po aq e qetë sa mund të jetë një person, i cili është në prag të lindjes së një foshnje të këtillë. OPRAH WINFREY, Moderatore, në lidhje me fillimin e punës më 1 janar të Oprah Winfrey Network, apo OWN, kanalit të saj të ri kabllor. Winfrey do të xhirojë episodin e fundit të emisionit të saj të njohur debatues në muajin maj. Max: 1 °C Min: 0 °C Përtej festës, pompozitetit e duartrokitjeve, për mua mbeten shqetësuese themelet dhe morali mbi të cilat do të krijohen institucionet e reja të shtetit më të ri. Të shtetit që nuk prodhon vetëm papunësi, varfëri, krim e korrupsion, por edhe hajni votash. E martë, 21 dhjetor 2010 Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Ballkanexpress: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com Arte: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com, Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78; Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks. T’humbun n’hajni 1Ata që e kanë parë filmin “Lost in Translation” (Humbun n’përkthim), mund të sjellin ndërmend historinë e Bob Harrisit dhe peripecitë e tij në Tokyo, ku ndeshet me Charlottën, por edhe me tjetër gjuhë e kulturë. Në fi lmin e Sofi a Coppolas shkëlqejnë aktorët Bill Murray e Scarlett Johansson. Në një tjetër “fi lm” të “xhiruar” shtatë vjet më pas, më 12 dhjetor në Kosovë, askush nuk ka humbur në përkthim, por të gjithë kanë humbur në hajni. Aktorë nuk kanë qenë as Murray, as Johansson, por militantë partish, komisionerë, vëzhgues e politikanë. Në një triler të paparë, të gjithë u çuan në gjueti për ta “vrarë” votën: për të mbushur fl etëvotime sa më shumë, për të mbushur kuti sa më shumë, për të bërë sa më shumë vota të pavlefshme. Dhe, rezultati ishte fatal: ishte vjedhur aq shumë, sa që askush s’po mund ta fshihte krimin. As deklaratat shpresëdhënëse të vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët në stilin “kryesisht OK” po nguteshin të thoshin se provimi ishte kaluar me sukses. Aq suksesshëm, sa bota po fl iste për “vjedhje industriale” të votës në zgjedhjet e para nacionale të shtetit më të ri në botë. Porosi më e keqe nuk mund të jepej. Ndërkohë që festa kishte fi lluar, hajnia po nxirrte krye. 2Me çka e matin vëzhguesit ndërkombëtarë suksesin në zgjedhjet e një vendi si Kosova? Sa është e rëndësishme për ta nëse votat janë vjedhur ose jo? Rasti i 12 dhjetorit tregon se, e rëndësishme për shumicën nga ta ishte se gjatë votimeve nuk kishte të vrarë e të plagosur, nuk kishte përleshje. Sa për të tjerat, ato nuk janë punë të tyre. Ato janë punë tonat. Se a vjedhim vota a jo, atyre nuk u intereson fort. Me rëndësi është që dikush të fi tojë, t’i gjejë partnerët dhe të bëjë një qeveri. E rëndësishme për ta është që të kenë me kë të bisedojnë, të kenë të zgjedhur Imer .Mushkolaj legjitimë. Aq iu bën nëse institucionet janë ngritur mbi zgjedhje me integritet të dëmtuar. Sepse, zgjedhjet i bëjmë ne, jo ata. Xhirime të shfaqura gjithandej ekraneve e në Facebook vazhdojnë të tregojnë se si “dikush” mbush fl etëvotime pa iu dridhur dora. Shton kandidatë e shkatërron vota. Për mua, mjafton kaq. Të shoh se si njerëz pa fi je turpi zgërdhihen teksa bëjnë krim mbi votën e lirë të qytetarëve. Dhe të tmerrohem. As që më intereson të di kush janë ata. Kjo është punë e organeve përgjegjëse. 3Më 9 janar më duhet të dal për të votuar. Jo se nuk votova më 12 dhjetor, por dikush u “përhumb” aq shumë n’hajni, sa që vota ime u bë e pavlefshme. Sherri i hajnave, mjeshtërve të vjedhjes së votave, mua më duhet sërish t’i drejtohem kutisë së votimit. Askush nuk ma mbush mendjen se nuk do të ketë sërish keqpërdorime. Askush nuk ma mbush mendjen se nuk do të vidhen sërish votat e mijërave si unë. Por, të paktën dua t’u nxjerr pak punë atyre që do të merren me votën time. Ose, mbase më mbushet mendja që t’ua shkruaj edhe ndonjë amanet. Aty, në fl etën e votimit. Punë e madhe se do të më shajnë. Ka vite që shahemi e fyhemi çdo ditë. Mezi na konsiderojnë njerëz. Na ndajnë në “ata” dhe “ne”. E, ata sërish do të na buzëqeshin nga ekranet televizive. Deputetët do ta japin betimin, edhe qeveria do të krijohet. Por, përtej pompozitetit e duartrokitjeve, për mua mbeten shqetësuese themelet dhe morali mbi të cilat do të krijohen institucionet e reja të shtetit më të ri. Të shtetit që nuk prodhon vetëm papunësi, varfëri, krim e korrupsion, por edhe hajni votash. Gjithçka do të duket si një fi lm i dobët, në të cilin, po të luanin, do të dështonin edhe Bill Murray e Scarlett Johansson. Jo se janë aktorë që nuk vlejnë, e as që kanë probleme me përkthimin. Por sepse skenari është i dobët, kurse regjia e destinuar të dështojë.

E martë, 21 dhjetor 2010 Këshilli i Europës nuk është një institucion që bën hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi. Përgjegjës për këtë është Gjykata e Hagës. Ndaj, çdo të dhënë, evidencë ose dokument, qoftë dhe i Shërbimeve Sekrete, duhej të ishte kallëzuar dhe dorëzuar pranë kësaj Gjykate. Këshilli i Europës dhe Marty Besnik Muçi Ditët e fundit është hapur një debat i madh lidhur me ngjarjet e periudhës së luftës në ish-Jugosllavi dhe konkretisht në Kosovë. Një pjesëtar i një institucioni mjaft të nderuar në Shqipëri, si Këshilli i Europës, ka hedhur akuza mjaft të rënda madje monstruoze për trafi k të organeve njerëzore, i kryer në vitin 1999 në territorin e Kosovës dhe Shqipërisë. Të akuzuar për kryerjen e këtij krimi janë ishpjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por në mënyrë pothuajse direkte akuzohen dhe institucionet e shtetit shqiptar për mosveprim ose përkrahje të krimit, pasi krimi ka ndodhur në Shqipëri. Dhe kjo akuzë bëhet jo thjesht nga një anëtar i Këshillit të Europës por nga një ish-prokuror. Ky fakt është i mjaftueshëm që ne ta dëgjojmë dhe vlerësojmë me kujdes. Unë nuk marr përsipër të bëj një lloj analize të faktit, por si qytetar, jurist dhe prokuror, do përpiqem ta trajtoj, në mënyrë modeste dhe jo shteruese në vështrimin legal, në kuadrin e së drejtës penale ndërkombëtare. Çdo qytetar, juristi, aq më tepër prokuror, sapo vihet në dijeni të këtij fakti do t’i vijë ndërmend detyrimi që ka për ta kallëzuar atë në cilindo organ, institucion ose agjenci të mundshme kombëtare ose ndërkombëtare, me qëllim hetimin, zbulimin e së vërtetës dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të mundshëm. Po cili ishte momenti kur z. Marty erdhi në dijeni të këtij të ashtuquajtur fakt kriminal? Unë nuk jam në gjendje të përcaktoj kohën se kur ai erdhi në dijeni të këtij fakti, por jam në dijeni që ai e ka raportuar, kallëzuar, në një Komision të Këshillit të Europës. Pas këtij momenti më lindin një sërë pyetjesh. A është ky institucioni që ka të drejtën dhe ndoshta detyrimin që ta hetojë këtë të ashtuquajtur fakt kriminal? Nëse jo, cili është ky institucion? Nëse ka një të tillë, a duhej që z. Marty ta bënte publik këtë fakt apo ta kallëzonte në këto institucione dhe në konspiracion të plotë të kryhej hetimi i tij? A janë dëmtuar hetimet rreth këtij fakti pas publikimit të tij? A mund të humbasin provat e mundshme për vërtetimin e këtij të ashtuquajturi fakt? Para se të mundohem t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve duke analizuar të supozuarin si fakt kriminal, konstatoj se veprimet lidhur me vrasjen, heqjen dhe trafi kimin e organeve të burgosurve të luftës përbëjnë krime lufte, që sipas parimeve të së drejtës janë krime ndërkombëtare. Këto krime janë kryer në territorin e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipëri. Juridiksionin për hetimin e këtyre krimeve e ka Serbia, sipas parimit të personalitetit pasiv pasi janë të dëmtuar, ose supozuar, shtetasit e saj dhe Shqipëria e Kosova sipas parimit të territorialitetit si vend ku ka ndodhur krimi. Por gjithashtu cilido shtet në glob mund ta hetojë dhe të ndëshkojë autorët e këtij krimi, sipas parimit të juridiksionit universal, i cili i mundëson çdo shteti të ndërmarrë procedura hetimore ndaj autorëve të krimeve ndërkombëtare, pavarësisht nga shtetësia apo vendi i kryerjes së tyre. Ky parim është pranuar nga Statusi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, miratuar në Romë, më 17 Korrik 1998. Çfarë kanë bërë këto shtete që nga momenti i supozuar i kryerjes së këtij krimi, a i kanë hetuar këto fakte kriminale, a i kanë kryer të gjitha veprimet e duhura dhe të mundshme me qëllim zbardhjen e së vërtetës? Përgjigjja është Po. Edhe Serbia, edhe Shqipëria, edhe Kosova, nëpërmjet institucioneve të saj dhe atyre ndërkombëtare, sipas informacio- neve publike, kanë kryer hetime rreth këtyre fakteve që në vitin 2000 kur ka fi lluar të qarkullojë një dyshim i tillë. Por cili ka qenë përfundimi? Në asnjë nga këto hetime nuk është zbuluar asnjë provë e vetme direkte ose indirekte për vërtetimin e këtyre fakteve. Dhe në këtë përfundim, deri më sot, kanë dalë hetimet jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por dhe ato në Serbi. Skeptikët mund të mendojnë që për arsye të kuptueshme hetimet e kryera në Shqipëri e Kosovë mund të mos jenë plotësisht objektive. Po a ka një institucion ndërkombëtar që mund dhe duhet të hetonte këtë fakt kriminal që përbën krim ndërkombëtar? Përgjigjja është po. Është Gjykata “ad hoc” e krijuar me rezolutën nr. 827, datë 25.05.1993 të Këshillit të Sigurimit të OKB për hetimin dhe gjykimin e krimeve të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë nga janari i vitit 1991 me qendër në Hagë. Ky institucion ka hetuar të gjitha krimet e luftës të kryera në territorin e Kosovës, pjesë e ish-Jugosllavisë, përfshi dhe faktin e mësipërm. Ka rezultuar që shumë autorë të këtyre krimeve janë dënuar ose janë duke u dënuar për këto krime në Hagë. Ndërsa lidhur me faktin e trafi kimit të organeve, sipas informacioneve publike, nuk ka rezultuar asnjë provë e vetme pasi në rast të kundërt do ishin ngritur akuza dhe gjykuar persona konkretë. Po sa hetimet e këtyre shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare kanë qenë objektive, të plota dhe të gjithanshme? Për shkak dhe të profesionit nuk më lejohet të dyshoj rreth një konkluzioni të tillë duke qenë i bindur se hetimet i kanë plotësuar të tre kushtet. Pas kësaj analize mund t’i japim përgjigje pyetjeve të mësipërme. Këshilli i Europës nuk është një institucion që bën hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi. Përgjegjës për këtë është Gjykata e Hagës. Ndaj, çdo të dhënë, evidencë ose dokument, qoftë dhe i Shërbimeve Sekrete, duhej të ishte kallëzuar dhe dorëzuar pranë kësaj Gjykate. Por fakti mund të kallëzohej dhe të dorëzoheshin të dhënat e mësipërme edhe pranë institucioneve të hetimit të çdo vendi anëtar të Këshillit të Europës, për shkak të afërsisë gjeografi ke me vendin e ngjarjes dhe interesit për të ndëshkuar autorët e një krimi të tillë që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shumë të rëndë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Atëherë z. Martyn duhej të bënte një veprim të tillë dhe të priteshin përfundimet e hetimit ose gjykimit. Ndërsa lidhur me faktin e dëmtimit të hetimeve ose humbjen e provave ose dokumenteve në këtë rast nuk ka vlerë të fl itet, pasi ky fakt ka qarkulluar në mënyrë gazetareske dhe letrare që nga viti 2000. Në rastin tonë kur një fakt i supozuar kriminal dhe pas të gjitha hetimeve nuk rezulton të provohet, a mund të përdoret për t’u raportuar në një institucion kaq të rëndësishëm europian? Natyrisht që jo, pasi humbet kuptimi dhe vlera e hetimit të një fakti që përbën krim, si dhe e institucioneve të hetimit dhe gjykimit të shteteve të veçanta, por dhe e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish- Jugosllavi e krijuar posaçërisht për këtë funksion nga OKB. Por a nuk po shkelet parimi themelor i procedimit penal dhe në të drejtën penale ndërkombëtare ai i prezumimit të pafajësisë? Me kryerjen e këtij veprimi, në mënyrë të dukshme shkelet parimi i prezumimit të pafajësisë, pra një person, një grup personash madje një shtet ndëshkohet, mbi bazën e një akuze të pavërtetuar në gjykatë. Pse ndodh një veprim i tillë? Si prokuror rezervohem t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Por ndoshta është detyrimi i z. Martyn që disa nga këto pikëpyetje t’i marrë në konsideratë. Autori është Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda të Shqipërisë. DUO Premium 84 TV kanale 1 Mbps internet 95.95EUR DUO Premium tani me mundësi abonimi për 3 muaj! 3

2

Pressing

Fjalët e Botës

Ata dëshirojnë të dëshmojnë se

janë të ashpër. Lee Myung Back

nuk mund të tregohet i dobët, as para

opinionit të brendshëm, e as kundrejt

Koresë së Veriut.

MOTI PRISHTINË

Sot

Max: 0 °C

Min: -1 °C

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

ANDREI LANKOV,

Profesor në

Universitetin Kookmin

në Seul, rreth

manovrave luftarake

me artileri të Koresë

së Jugut në ishullin e

sulmuar nga Koreja

e Veriut. Reagimi i

Phenianit ishte se “nuk

ia vlen të reagohet ndaj

këtyre manovrave”.

Po të kishim pasur rrëzim të ndonjë

aeroplani apo ndonjë rrëshqitje

nga pista, njerëzit do të kishin thënë: “Pse

nuk i mbyllët pistat?

ANDREW TEACHER,

Zëdhënës i BBA, në

lidhje me rrezikun që

paraqesin kushtet e

vështira atmosferike

në Britani në momentin

kur udhëtarët po

përballen me prishje

të planeve të tyre për

Kërshëndella.

Jam po aq e qetë sa mund të jetë

një person, i cili është në prag të

lindjes së një foshnje të këtillë.

OPRAH WINFREY,

Moderatore, në lidhje

me fillimin e punës më 1

janar të Oprah Winfrey

Network, apo OWN,

kanalit të saj të ri kabllor.

Winfrey do të xhirojë

episodin e fundit të

emisionit të saj të njohur

debatues në muajin maj.

Max: 1 °C

Min: 0 °C

Përtej festës,

pompozitetit e

duartrokitjeve,

për mua

mbeten

shqetësuese

themelet dhe

morali mbi

të cilat do

të krijohen

institucionet e

reja të shtetit

më të ri. Të

shtetit që nuk

prodhon vetëm

papunësi,

varfëri, krim

e korrupsion,

por edhe hajni

votash.

E martë, 21 dhjetor 2010

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com

Ballkanexpress: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com

Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

T’humbun n’hajni

1Ata që e kanë parë filmin “Lost

in Translation” (Humbun

n’përkthim), mund të sjellin ndërmend

historinë e Bob Harrisit

dhe peripecitë e tij në Tokyo, ku

ndeshet me Charlottën, por edhe me tjetër

gjuhë e kulturë. Në fi lmin e Sofi a Coppolas

shkëlqejnë aktorët Bill Murray e Scarlett Johansson.

Në një tjetër “fi lm” të “xhiruar” shtatë vjet

më pas, më 12 dhjetor në Kosovë, askush

nuk ka humbur në përkthim, por të gjithë

kanë humbur në hajni. Aktorë nuk kanë

qenë as Murray, as Johansson, por militantë

partish, komisionerë, vëzhgues e politikanë.

Në një triler të paparë, të gjithë u

çuan në gjueti për ta “vrarë” votën: për të

mbushur fl etëvotime sa më shumë, për të

mbushur kuti sa më shumë, për të bërë sa

më shumë vota të pavlefshme. Dhe, rezultati

ishte fatal: ishte vjedhur aq shumë, sa

që askush s’po mund ta fshihte krimin. As

deklaratat shpresëdhënëse të vëzhguesve

ndërkombëtarë, të cilët në stilin “kryesisht

OK” po nguteshin të thoshin se provimi ishte

kaluar me sukses. Aq suksesshëm, sa bota

po fl iste për “vjedhje industriale” të votës në

zgjedhjet e para nacionale të shtetit më të

ri në botë. Porosi më e keqe nuk mund të

jepej. Ndërkohë që festa kishte fi lluar, hajnia

po nxirrte krye.

2Me çka e matin vëzhguesit ndërkombëtarë

suksesin në zgjedhjet

e një vendi si Kosova? Sa është e

rëndësishme për ta nëse votat janë

vjedhur ose jo? Rasti i 12 dhjetorit

tregon se, e rëndësishme për shumicën nga

ta ishte se gjatë votimeve nuk kishte të vrarë

e të plagosur, nuk kishte përleshje. Sa për

të tjerat, ato nuk janë punë të tyre. Ato janë

punë tonat. Se a vjedhim vota a jo, atyre nuk

u intereson fort. Me rëndësi është që dikush

të fi tojë, t’i gjejë partnerët dhe të bëjë

një qeveri. E rëndësishme për ta është që të

kenë me kë të bisedojnë, të kenë të zgjedhur

Imer .Mushkolaj

legjitimë. Aq iu bën nëse institucionet janë

ngritur mbi zgjedhje me integritet të dëmtuar.

Sepse, zgjedhjet i bëjmë ne, jo ata.

Xhirime të shfaqura gjithandej ekraneve e

në Facebook vazhdojnë të tregojnë se si “dikush”

mbush fl etëvotime pa iu dridhur dora.

Shton kandidatë e shkatërron vota.

Për mua, mjafton kaq. Të shoh se si njerëz

pa fi je turpi zgërdhihen teksa bëjnë krim mbi

votën e lirë të qytetarëve. Dhe të tmerrohem.

As që më intereson të di kush janë ata. Kjo

është punë e organeve përgjegjëse.

3Më 9 janar më duhet të dal për

të votuar. Jo se nuk votova më 12

dhjetor, por dikush u “përhumb”

aq shumë n’hajni, sa që vota ime u

bë e pavlefshme. Sherri i hajnave,

mjeshtërve të vjedhjes së votave, mua më

duhet sërish t’i drejtohem kutisë së votimit.

Askush nuk ma mbush mendjen se nuk do

të ketë sërish keqpërdorime. Askush nuk ma

mbush mendjen se nuk do të vidhen sërish

votat e mijërave si unë. Por, të paktën dua

t’u nxjerr pak punë atyre që do të merren me

votën time. Ose, mbase më mbushet mendja

që t’ua shkruaj edhe ndonjë amanet. Aty, në

fl etën e votimit. Punë e madhe se do të më

shajnë. Ka vite që shahemi e fyhemi çdo ditë.

Mezi na konsiderojnë njerëz. Na ndajnë në

“ata” dhe “ne”.

E, ata sërish do të na buzëqeshin nga ekranet

televizive. Deputetët do ta japin betimin,

edhe qeveria do të krijohet. Por, përtej pompozitetit

e duartrokitjeve, për mua mbeten

shqetësuese themelet dhe morali mbi të cilat

do të krijohen institucionet e reja të shtetit

më të ri. Të shtetit që nuk prodhon vetëm

papunësi, varfëri, krim e korrupsion, por

edhe hajni votash.

Gjithçka do të duket si një fi lm i dobët, në

të cilin, po të luanin, do të dështonin edhe

Bill Murray e Scarlett Johansson. Jo se janë

aktorë që nuk vlejnë, e as që kanë probleme

me përkthimin. Por sepse skenari është

i dobët, kurse regjia e destinuar të dështojë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!