14 MARKETING E martë, 21 dhjetor 2010
E martë, 21 dhjetor 2010 15 Bota redaktor: Arsim Buxhovi e-mail: arsim.buxhovi@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78 Seuli zhvillon stërvitje luftarake Koreja e Jugut ka zhvilluar dje një stërvitje artilerie me predha luftarake, në një ishull pranë kufi rit me Korenë e Veriut. Stërvitja njëorëshe u kritikua ashpër nga Pheniani, i cili kishte paralajmëruar se ajo mund ta detyronte të kundërpërgjigjej në një shkallë më të gjerë dhe më fuqishme se më parë. Muajin e kaluar Koreja e Veriut goditi ishuj në jug, pas një stërvitjeje të Biden: “Assange, një hi-tech terrorist” Zëvendëspresidenti i SHBAsë, Joe Biden, e ka ndërlidhur me “hi-tech terrorizëm” themeluesin e Wikileaks, Julian Assangenë, e që njëherësh është kritika më e ashpër në adresë të tij nga ndonjë pjesëtar i administratës së Barack Obamës. Biden theksoi se me publikimin e dokumenteve të fshehta dhe të telegrameve diplomatike, Assange ka rrezikuar jetët e diplomatëve dhe ka vështirësuar përpjekjet diplomatike të SHBA-së në gjithë botën. Në intervistën dhënë kanalit televiziv NBC, i pyetur se a mund të parandalojë admini- Elizabeta II rrezikon “zhdukjen” nga pullat e postare Portreti i Mbretëreshës së Anglisë rrezikon të zhduket nga pullat e postës së Britanisë. Bregu i Fildishtë, në prag të luftës Bregu i Fildishtë gjendet, sipas vlerësimeve të OKB-së, buzë luftës qytetare. Komisarja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, foli për shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe mbi 50 të vrarë dhe 200 të plagosur, pas zgjedhjeve të kontestueshme presidenciale. SHBA-ja ka paralajmëruar tërheqjen e plotë të personelit nga ambasada e atjeshme. Atje ka vazhduar lufta për pushtet mes presidentit shumëvjeçar Laurent Gbagbo dhe kandidatit të opozitës, Alassane Ouattara, të cilin komisioni i zgjedhjeve e ka shpallur fi tues strata amerikane publikimin e dokumenteve të tjera të fshehta, siç është paralajmëruar nga Assange javën e kaluar, Biden Motivi? Privatizimi i postës, i diskutuar javën e kaluar në Parlament dhe që mund të të zgjedhjeve të fundit presidenciale. Kombet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare e shohin Ouattarën si presi- u përgjigj: “Jemi duke punuar në këtë drejtim. Ministria e Drejtësisë është duke e vëzhguar situatën”. miratohet shumë shpejt. Projektligji parashikon që pronarët e rinj nuk janë të detyruar që në pullat e postës të vënë portretin e Elizabetës II. Buckingham Palace është irrituar nga ky lajm dhe për këtë arsye ministri i Telekomunikacionit, Ed Davey, është shprehur se negociatat me oborrin mbretëror për këtë çështje do të jenë “miqësore dhe pozitive”. Pullat postare britanike kanë portretin e Mbretëreshës që nga viti 1840, vit i lindjes së vetë postës. dent të vendit. Ndërkohë që forcat e sigurisë në këtë vend e mbështesin presidentin e deritanishëm Gbagbo. ngjashme të Seulit. Gjatë këtij sulmi u vranë katër persona. Ndërkaq, Koreja e Veriut njoftohet se ka rënë dakord të lejojë rikthimin e inspektorëve bërthamorë të OKB-së si pjesë e masave për të ulur tendosjet në rajon. Ky hap u ndërmor gjatë një misioni të të dërguarit të posaçëm amerikan, Bill Richardson, në Korenë e Veriut. Ndërsa në New York, një mbledhje urgjente Manuel Castells e Këshillit të Sigurimit rreth krizës në Gadishullin e Koresë, përfundoi pa arritjen e ndonjë marrëveshjeje. Takimi u zhvillua me kërkesë të Rusisë, e cila dëshironte që OKB t’i dërgonte një porosi për vetëpërmbajtje si Veriut, ashtu dhe Jugut.Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, tha se ndryshimet në qëndrimet e vendeve anëtare ishin aq të mëdha sa nuk mund të tejkaloheshin. Lufta kibernetike e Wikileaks Rrjeti i internetit ka princip kushtetues lirinë e shprehjes dhe gazetarët duhet të mbrojnë “Wikileaks-in”, sepse në të ardhmen do të jenë ata të sulmuarit. Asnjeri nuk përgënjeshtron informacionet e botuara në “Wikileaks”. Përkundrazi, disa gazeta të rëndësishme po i botojnë dhe po i komentojnë ato. Pushteti qëndron te kontrolli i komunikimit, siç shkruaj edhe në librin tim që quhet “Komunikimi dhe Pushteti”. Reagimi histerik i SHBA-ve dhe i qeverive tjera kundër sajtit “Wikileaks” e konfirmon këtë. Kemi hyrë në një fazë tjetër të komunikimit politik. Jo vetëm se janë zbuluar sekrete apo thashetheme, por sepse shpërndarja e tyre në një medium që s’kapet dot nga kontrollet tradicionale të pushtetit. Botimi i burimeve të rezervuara është punë e gazetarisë hetuese të ëndërruar nga çdo mjet informimi në kërkim të lajmit sensacional. Nga koha që kur Bob Woodward, gazetar i Washington Post, gjeti një urith brenda institucioneve, publikimi i informacioneve sekrete pak a shumë teorikisht është i mbrojtur nga ligji për lirinë e shtypit. Diferenca qëndron se ndërsa te mediumet e informimit tradicional gjenden në një kontekst sipërmarrjeje, e vetiu janë subjekt i presioneve të ndryshme, interneti është më i lirë. Rrjeti i internetit ka princip kushtetues lirinë e shprehjes dhe gazetarët duhet të mbrojnë “Wikileaks-in”, sepse në të ardhmen do të jenë ata të sulmuarit. Asnjeri nuk përgënjeshtron informacionet e botuara në “Wikileaks”. Përkundrazi, disa gazeta të rëndësishme po i botojnë dhe po i komentojnë këto për lumturinë e qytetarëve, që bëjnë një kurs të shpejtë informimi ndaj mizorive të korridoreve të pushtetit. Problemi është se botimi i sekreteve mund të përkeqësojë marrëdhëniet midis shteteve. Në të vërtetë duhet të krahasojmë rrezikun e fshehjes së sekreteve me atë që u fshehin të vërtetën qytetarëve mbi luftërat që qytetarët paguajnë dhe pësojnë. Basti në lojë është kontrolli i pushtetit mbi daljen e palejuar të informacioneve dhe shpërndarjen e tyre në mjete alternative komunikimi, që i shpëtojnë censurës. Është një çështje themelore që ka provokuar një reaksion të paparë në SHBA (me një apel për të vrarë Assange nga politika dhe gazetarë të fiksuar) dhe një alarm i përgjithshëm që shkon nga Chavez deri te Berlusconi. Në këtë kryqëzatë për të vrarë lajmësit është bashkuar dhe Suedia, me një histori pseudo-feministe. Një marrëdhënie seksuale me konsensus dhe një diatribë mbi prezervativin është kthyer në një akuzë për përdhunim. Për një akt të terrorizmit seksual, Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti evropian në kodin më të lartë të alarmit, duke përgënjeshtruar se kjo iniciativë ishte e urdhëruar pas presioneve nga SHBA-ja. Me lajmësin pas hekurave ngelet veç të sulmosh porosinë. Kështu kanë filluar sulmet ndaj Pay-pal, Visa, Mastercard dhe bankës zvicerane që mbështesnin në fillim Wikileaksin e pastaj të mbyllte rubinetin, duke eliminuar domenin dhe Amazon-it për të fikur server-at. Po kështu kundër-ofensiva on-line nuk zgjati shumë. Sulmet e Inteligjencës ndaj Wikileaks nuk patën sukses pasi u shumëfishuan sajtet, pra kopje të azhurnuar të sajtit origjinal me një emër tjetër. Deri më sot kemi plot 1000 sajte që mbrojnë Wikileaksin. Dhe si reprezalje, Anonymous, një rrjet hacker-ësh ka sulmuar të gjitha firmat dhe institucionet që kanë provuar t’i mbyllin gojën Wikileaksit. Miqtë e Wikileaks në rrjetin social Facebook.com kanë shkuar në më shumë se një milion, duke u shtuar me ritme të shpejta. Vetë Wikileaks u ka shpërndarë 100 mijë përdoruesve mijëra dokumente të fshehta. Në lojë nuk është siguria e shteteve (asnjë nga informacionet nuk vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë). Është në diskutim e drejta e qytetarëve për të ditur se çfarë bëjnë njerëzit që i qeverisin. Siç tha Hillary Clinton në janarin e 2010: “Interneti është një infrastrukturë që përfaqëson më mirë epokën tonë. Siç ndodhte në diktaturat e së kaluarës, ka qeveri që shënjestrojnë personat e pavarur që përdorin këto instrumente”. A do t’ia aplikojë dhe vetes këto parime Znj. Clinton? Sepse çështja është që qeveritë mund të spiunojnë ligjërisht dhe jo ligjërisht qytetarët e saj. Por, qytetarët nuk kanë të drejtë të kenë informacione mbi ata që punojnë në emër të tyre ose lexojnë atë çka u jep qeveria. Në këtë debat të stërmadh, protagonistët do të jenë firmat e internetit që janë vetë-shpallur platforma të lira të komunikimit dhe mjetet tradicionale që janë xheloze të lirisë së tyre. Lufta kibernetike ka filluar. Nuk është vetëm një luftë kibernetike mes shtetesh, por edhe mes shtetit dhe shoqërisë civile on-line. Qeveritë do të kenë frikë tash, sepse s’mund të mbajnë më sekrete veprimet e tyre.
- Page 1 and 2: FOTO: FERDI LIMANI ROZË: DAFINA S
- Page 3 and 4: E martë, 21 dhjetor 2010 Këshilli
- Page 5 and 6: E martë, 21 dhjetor 2010 Daci do t
- Page 7 and 8: E martë, 21 dhjetor 2010 7 Naciona
- Page 9 and 10: E martë, 21 dhjetor 2010 NACIONALE
- Page 11 and 12: E martë, 21 dhjetor 2010 Privatizi
- Page 13: E martë, 21 dhjetor 2010 BALLKAN E
- Page 17 and 18: E martë, 21 dhjetor 2010 Dhurata e
- Page 19 and 20: E martë, 21 dhjetor 2010 BOTA 19 I
- Page 21 and 22: E martë, 21 dhjetor 2010 Kadare: p
- Page 23 and 24: E martë, 21 dhjetor 2010 ROZE 23 I
- Page 25 and 26: E martë, 21 dhjetor 2010 25 LIRIA,
- Page 27 and 28: PALUAJTSHMËRI SHITJE E martë, 21
- Page 29 and 30: E martë, 21 dhjetor 2010 SPORT 29
- Page 31 and 32: E martë, 21 dhjetor 2010 SPORT 31