17.08.2013 Views

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

'SHTEPIA E VERDHE' AKUZON - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E martë, 21 dhjetor 2010 BALLKAN EXPRESS 13

Rama prezantoi projektin e xhamisë së re në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Edi

Rama, ka prezantuar projektin

për xhaminë e re në kryeqytetin e

Shqipërisë. Në fj alën e tij kryebashkiaku

Rama theksoi se xhamia

e re do të plotësojë këndin e

munguar të bashkëjetesës mes

komuniteteve fetare.

“Xhamia e re do të plotësojë

trekëndëshin e besimeve fetare,

atë traditë qytetare të Tiranës si

një traditë solidariteti dhe respekti

për tjetrin.

Ndërkohë që dy besimet e tjera

kanë hapësirat e tyre, besimit

mysliman i mungon. Ne duam që

Tiranë ta ketë këtë kënd të ri dhe

ta përçojë tek vizitorët dhe brezat

e rinj” theksoi Rama.

Duke analizuar projektin për

ndërtimin e xhamisë së re në

kryeqytet, kreu i Bashkisë Rama

theksoi se hapësira e ndërtimit

të xhamisë do të transformohet

NTET ILEGALE

OJNE GREQINE

Parzyszek.

“Njerëzit pyesin se çfarë mund

të bëjë Greqia. Nuk mund ta

imagjinojë ndonjë vend, i cili

mund ta trajtojë vetëm këtë

çështje”, shtoi ai.

Frontex thotë se një numër më i

vogël i njerëzve e kanë kaluar kufi

rin që nga muaji nëntor, kur kjo

agjenci dërgoi 175 ofi cerë, për të

ndihmuar policinë greke.

Eva Hatziagnidou është e lumtur

për shkak të pranisë së Frontexit

aty. Ajo ka një kiosk në Nea

Vyssa, një fshat i qetë afër kufi rit

me Turqinë. Gjatë natës, ajo sheh

migrantët duke ecur nëpër ara. Në

mëngjes, ajo i sheh ata duke u larë

në fontanën në sheshin kryesor.

Ajo pyet:”Kush janë këta njerëz?

Çfarë dëshirojnë? Nuk e di askush,

ngase ata janë të huaj”.

Migrantët udhëtojnë pa dokumente.

Frontex thekson se gati

gjysma prej tyre deklarojnë rrejshëm

se janë nga shtetet e zhytura

në luftë, me qëllim që të sigurojnë

azil.

Por udhëtimi deri në Greqi

mund të jetë tejet i rrëzikshëm.

Shumë migrantë janë mbytur,

gjatë kalimit të lumit Evros, që

gjendet aty afër.

Policia i dërgon kufomat te

Mehmet Serif Damadoglou, myfti

në këtë rajon me popullatë të përzier

myslimane dhe të krishtere. Ai

varros të vdekurit në një shpat afër

fshatit, por thekson se brengoset

gjithashtu edhe për të gjallët.

Po pasaporta dhe pa para, thotë

ai, ata po bien në grackë.

Shumica e migrantëve, të cilët

lirohen nga qendrat e paraburgimit,

duhet të largohen nga Greqia

brenda 30 ditëve. Por shumica prej

tyre arrijnë vetëm deri në Athinë.

Në një pjesë në qendër të qytetit,

migrantët rreshtohen për të marrë

ushqim falas, të cilin ja u shpërndanë

një kishë lokale.

Nidal Saker është një palestinez

40 vjeçar, i cili para pesë muajve ka

arritur në Greqi nga Gaza. Ai thotë

se është rrahur nga ekstremistët

anti-imigrantë.

“Pa shtëpi. Pa punë. Pa familje”,

thotë ai.

Një femër afgane, e cila identifi

kohet si Hasma, gjithashtu është

rreshtuar për të marrë ushqim. Ajo

është një mësuese 30 vjeçare nga

Kabuli dhe ka tre fëmijë.

“Nuk kemi para. Ekonomia e

këtij vendi është e dobët. Nuk

kanë ekonomi të fuqishme, sa për

të pranuar imigrantë”, thotë ajo.

Por migrantët po vijnë edhe më

tutje. Frontex pret se deri në fund

të këtij viti në Greqi ilegalisht do

të hyjnë edhe 80 mijë njerëz tjerë.

(AFP)

në një qendër të thellimit të dijes

mbi kulturën islame. Sipas tij ky

studim i imët është kryer nga një

grup specialistësh në bashkinë e

Tiranës.

“Xhamia e Et’hem Beut mbetet

një perlë trashëgimore dhe kulturore

për Tiranën por përmasat e

saj nuk lënë mundësinë e kryerjes

së të gjithave shërbimeve të

nevojshme. Duke dëgjuar komunitetin

për domosdoshmërinë e

kësaj hapësire të re, zhvilluam një

analizë të të gjitha të dhënave të

nevojshme për ndërtimin e një

xhamie tjetër”, tha Rama.

Damir Fazliq i përfshirë në

një skandal në Rumani

Damir Fazliq, biznesmeni serbo-boshnjak,

përfshihet në një

aferë skandali në shitjen e energjisë

në Rumani. Mediat rumune

prej kohësh e përfshijnë Fazliqin

në shitblerjen e energjisë.

Në një artikull të gazetës rumune

“Jurnalul National”, fl itet

për krijimin e dy kompanive që

ishin të panjohura, të cilat më pas

morën një rol kryesues në fushën

e energjetikës.

Për këtë ka dhënë një ndihmë

kompania “Altaria Research Limited”,

në pronësi të biznesmenit

Fazliq. Në këtë artikull bëhet e

ditur se falë kësaj kompanie është

garantuar një fi tim vjetor prej 50

milionë eurosh, prapa të cilit

është George Stefan, kryebash-

kiak i qytetit Pjatra Neamc. Sipas

gazetës rumune, “Altaria” ka hyrë

në Rumani përmes blerjes së

kompanisë “Global Logistics Services

SRL”, fi rmë e cila është themeluar

nga Gabriel Stefan, djali

i kryebashkiakut të qytetit Piatra

Neamc, George Stefan. Ai themeloi

fi rmën në bashkëpunim me

Lucian Badescun, i biri i një ishdrejtori

të Shërbimit Informativ

rumun. Ndërsa këto kompani

kanë fi nancuar edhe fushatën e

presidentit rumun, Trajan Basesku,

duke paguar 700 mijë euro

në vitin 2009. Ndërkohë që si

pasojë e këtij skandali, ministri i

Ekonomisë, përfaqësues i Partisë

Liberal-Demokrate, u shkarkua.

Fazliq zotëron disa biznese

në Shqipëri. Ai u bë pjesë e një

afere, ku dyshohej për pastrim

parash në blerjen e një kompanie.

Ai njihet si një mik i kryeministrit

Sali Berisha. Këtë gjë e ka

pranuar publikisht vetë lideri i

shumicës në deklaratat zyrtare

në media dhe gjatë diskutimeve

në parlament.

Shqipërisë po i ikin ekspertët

Zhvillimi ekonomik i një vendi

nuk mund të realizohet i plotë në

rast se mungon aftësia profesionale

e personelit në universitet

publike apo ato private. Në disa

raporte ndërkombëtare pranohet

fakti se Shqipëria nuk mund

të ecë përpara vetëm përmes

politikave nxitëse të investimeve

dhe uljes së tatimeve, por duke

i kushtuar vëmendje edhe arsimit.

Një raport tronditës i Bankës

Botërore, referuar sondazheve të

kryera në vitin 2008, tregon qartë

se mungesa e kushteve ekonomike,

indiferenca e treguar nga

shteti dhe mosplotësimi si duhet

i nevojave për të pasur një

ambient të përshtatshëm arsimi

dhe kërkimi shkencor, kanë

detyruar personelin e universiteteve

të emigrojnë në vende

të ndryshme. E thënë ndryshe,

mbi 40 për qind stafeve në universitete

ose “truri” i një kombi,

ka emigruar për kushte më

të mira. BB-ja vë në dukje disa

mangësi të sistemit arsimor, që

nxitën arsimtarët të largohen

nga vendi i tyre, ndërsa sugjeron

marrjen e masave. “Gjatë

periudhës midis viteve 1990 dhe

2008, rreth 40.6 për qind stafi t të

universiteteve publike dhe institucioneve

kërkimore emigroi

jashtë Shqipërisë. Madhësia dhe

intensiteti i këtij fenomeni është

kaq i lartë, saqë ekspertët e huaj

e përcaktojnë Shqipërinë si një

nga vendet me ‘nivelin më të lartë

të emigrimit të trurit në botë’”,

- thuhet në raportin e fundit të

publikuar nga BB-ja. Në shumë

institucione shqiptare, emigrimi

preku pjesën më dinamike

dhe elitare të stafeve akademike

dhe kërkimore të Shqipërisë. Të

dhënat tregojnë se universiteti

shtetëror dhe institucionet kërkimore

të Tiranës, sidomos ato

që lidhen me shkencat natyrore,

inxhinierinë, fi zikën bërthamore

dhe artet, ishin më të prekurat.

“Shumica e emigrantëve nga

këto institucione ishin të gjinisë

mashkullore ((59.4%), në moshë

relativisht të re (35 vjeç) dhe në

dallim me modelet e emigrimit

në masë, ata emigruan përmes

rrugëve të ligjshme dhe me familjet

e tyre”, thuhet në raport.

Gjithashtu, të larguarit kishin

mesatarisht 8 vite përvojë pune

në institucionet kërkimore/universitetet,

dhe 43 për qind e tyre

kishin përfunduar specializime

jashtë shtetit. Sipas Bankës, problemi

nuk është thjesht humbja

e kapitalit njerëzor, por edhe dobësimi

i kapacitetit për trajnimin

e brezave të rinj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!