14.08.2013 Views

Informacion për pacientë Cefuroxim Axapharm ®

Informacion për pacientë Cefuroxim Axapharm ®

Informacion për pacientë Cefuroxim Axapharm ®

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Informacion për pacientë

Lexoni me kujdes informacionin në fletëpalosje përpara se të përdorni preparatin mjekësor. Ky preparat mjekësor ju është dhënë juve

personalisht dhe ju nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë. Edhe nëse personat e tjerë mund të kenë të njëjta simptoma sëmundjeje si

ju, një preparat i tillë mund t’u shkaktojë atyre dëmtime. Ruajeni fletëpalosjen për ta lexuar atë më vonë.

Cefuroxim Axapharm ®

Çfarë është Cefuroxim Axapharm dhe kur përdoret?

Cefuroxim Axapharm është antibiotik. Duke e marrë atë luftohen

nxitësit bakterialë të infeksioneve. Cefuroxim Axapharm është

i përshtatshëm për trajtimin e infeksioneve në zonën e grykës,

hundës dhe në atë të veshëve, të rrugëve të frymëmarrjes, të organeve

gjenitale, të lëkurës dhe të indeve të buta. Ai duhet përdorur

vetëm me recetë të lëshuar nga mjeku ose mjekja.

Çfarë duhet pasur kujdes?

Mos harroni, që preparati mjekësor ju është dhënë për të trajtuar

sëmundjen tuaj të momentit. Ai nuk duhet përdorur për trajtimin

e sëmundjeve të tjera dhe nuk duhet dhënë personave të tjerë.

Antibiotiku përbërës i Cefuroxim Axapharm nuk mund të përdoret

pa dallim kundër të gjitha mikroorganizmave, të cilat shkaktojnë

sëmundje infektive.

Për të shmangur ndërlikimet e gjata, të cilat mund të shfaqen nga

përdorimi i një preparati anti-infektiv të gabuar ose me një dozim

jo të duhur, edhe preparatin Cefuroxim Axapharm nuk duhet ta

përdorni në infeksione të tjera në të ardhmen pa recetë të mjekut.

Kur nuk duhet përdorur Cefuroxim Axapharm?

Në raste të njohura ose të dyshimta të një alergjie ndaj antibiotikëve

cephalosporin preparati Cefuroxim Axapharm nuk duhet përdorur.

Në rast të një alergjie qoftë edhe dyshuese ndaj penicilinës,

duhet të informohet mjeku ose mjekja.

Kur duhet pasur kujdes në përdorimin e Cefuroxim Axapharm?

Ky preparat mjekësor mund të dobësojë aftësinë për reagim, për

të ngarë makinën, dhe aftësinë për të përdorur mjete ose makineri

pune.

Nëse te ju është shfaqur në të kaluarën një alergji ndaj penicilinës,

duhet vënë në dijeni mjeku ose mjekja juaj, madje dhe atëherë kur

jeni në përgjithësi alergjik. Nëse gjatë trajtimit shfaqen vështirësi

në frymëmarrjen, shtrëngim në gjoks, ënjtje e qepallave të syve, të

fytyrës ose të buzëve, duhet të informoni menjëherë mjekun ose

mjeken tuaj, përpara se të vazhdoni më tej terapinë me Cefuroxim

Axapharm. Preparatet mjekësorë të cilat merren për të trajtuar

prodhimin e tepërt të acidit gastrik, mund të ndryshojnë veprimin

e Cefuroxim Axapharm.

Nëse ju merrni kontraceptivë oralë (pilula), ka mundësi që efekti

i tyre të reduktohet gjatë terapisë me antibiotikë. Ky referim vlen

edhe për Cefuroxim Axapharm. Për këtë arsye duhen marrë masa

shtesë për t’u mbrojtur nga shtatzënia.

Informoni mjekun ose farmacistin nëse:

- vuani nga një sëmundje tjetër

- keni alergji

- merrni ose përdorni nga jashtë preparate të tjera

(edhe të blera vetë).

A duhet përdorur Cefuroxim Axapharm gjatë shtatzënisë ose

gjatë ushqimit me gji të fëmijës?

Informoni mjekun ose mjeken tuaj nëse jeni shtatzënë ose keni në

gji fëmijën tuaj. Veçanërisht gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë

përdorimi i Cefuroxim Axapharm lejohet vetëm në raste të domosdoshme.

Cefuroxim Axapharm kalon në sasi të vogël te qumështi

i nënës.

Si duhet përdorur Cefuroxim Axapharm?

Jeni të lutur të respektoni plotësisht dozimin dhe kohën e trajtimit

dhe mos e ndërprisni terapinë në asnjë mënyrë pa miratimin

e mjekut.

Cefuroxim Axapharm duhet marrë bashkë me ushqimin.

Tabletat duhet të merren me lëngje dhe për shkak të shijes së hidhur,

duhen gëlltitur pa i përtypur.

Nëse mjeku juaj nuk ju ka dhënë një dozë të caktuar, atëherë duhen

respektuar dozimet e mëposhtme:

Të rriturit dhe të rinjtë mbi 12 vjeç:

Zakonisht në mëngjes dhe në mbrëmje (çdo 12 orë) nga 1 tabletë

250 mg. Për infeksione të veçanta: në mëngjes dhe në darkë (çdo

12 orë) 1 tabletë 500 mg.

Fëmijët mbi 5 vjeç (me një peshë trupore prej minimumi 20 kg) deri

tek fëmijët 12 vjeç:

Tek fëmijët mbi 5 vjeç (me një peshë trupore prej minimumi 20 kg)

deri tek fëmijët 12 vjeç, Cefuroxim Axapharm mund të përdoret

vetëm për trajtimin në infeksione të veshit të mesëm ose për infeksione

të rënda. Tek infeksionet e veshit të mesëm ose për infeksione

të rënda doza e përshtatshme është 2× në ditë nga 1 tabletë

250 mg. Ky dozim nuk duhet të tejkalohet.

Fëmijët nën 5 vjeç:

Cefuroxim Axapharm nuk është i përshtatshëm për trajtimin e fëmijëve

nën moshën 5 vjeç.

Në raste të ndryshme mjeku mund t’ju japë doza të ndryshme të

preparatit.

Mos ndryshoni asgjë nga dozimi i përcaktuar në recetë. Nëse mendoni

se preparati mjekësor është shumë i dobët ose i fortë, atëherë

flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Çfarë efektesh anësorë mund të ketë Cefuroxim Axapharm?

Gjatë përdorimit të Cefuroxim Axapharm mund të shfaqen efektet

e mëposhtme anësore:

Me raste mund të shfaqen çrregullime gastrointestinale, si p.sh.

dhimbje barku, urth, të përziera dhe të vjella, ose dhimbje koke dhe

marrje mendsh. Në raste të tilla, zakonisht nuk është e nevojshme

të ndërpritet përdorimi i Cefuroxim Axapharm. Megjithatë ju duhet

të informoni mjekun ose farmacistin tuaj rreth këtyre simptomave.

Ndërprisni përdorimin e Cefuroxim Axapharm dhe njoftoni menjëherë

mjekun kur shfaqet një ose disa nga simptomat e mëposhtme:

përzierje e fortë, heqje e vazhdueshme barku, ose dhimbje të

mëdha barku; gjakderdhje në jashtëqitje, shfaqja e një ngjyre të

verdhë në lëkurë ose te sytë.

Nëse shfaqen vështirësi me frymëmarrjen, shtrëngime në gjoks, ënjtje

e qepallave të syve, të fytyrës, ose të buzëve, alergji në lëkurë

(njolla të kuqe), ënjtje të lëkurës ose urtikaria, duhet të informoni

menjëherë mjekun tuaj dhe në bazë të udhëzimeve të tij të vazhdoni

më tej përdorimin e Cefuroxim Axapharm.

Nëse vëreni efekte anësore që nuk janë përmendur këtu, duhet të

informoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Çfarë tjetër duhet pasur kujdes?

Te pacientët diabetikë të dhënat e jashtëqitjes së sheqerit në urinë

mund të dalin gabimisht pozitive, nëse përdoren metoda të cilat

bazohen në reduktimin e bakrit (p.sh. Fehling-ut, Benedict-it, Clinitest-it);

për këtë arsye duhen përdorur teste që bazohen te enzimat.

Nëse nuk keni përmirësime të dukshme edhe mbas trajtimit të sëmundjes

me një pako Cefuroxim Axapharm, duhet të njoftoni menjëherë

mjekun, ose mjeken tuaj.

Jeni të lutur që mbas mbarimit të trajtimit, paketimin dhe pjesët

përbërëse të tij t’i çoni te mjeku ose farmacisti, ose t’i hidhni në një

vend të përcaktuar për hedhjen e tyre.

Informacione të tjera mund t’i merrni te mjeku ose farmacisti. Këta

persona kanë informacion të zgjeruar dhe të specializuar.

Tabletat Cefuroxim Axapharm duhen ruajtur në paketimin origjinal,

në temperaturën e ambientit (15–25°C) dhe larg pranisë së

fëmijëve.

Preparati mjekësor, duhet të përdoret deri në datën e skadimit të

shënuar në blister me shenjën «EXP.».

Çfarë përmban Cefuroxim Axapharm?

1 tabletë Cefuroxim Axapharm 250 mg përmban: 250 mg cefuroxim

në formën e cefuroximaxetil dhe përbërës ndihmues.

1 tabletë Cefuroxim Axapharm 500 mg përmban: 500 mg cefuroxim

në formën e cefuroximaxetil dhe përbërës ndihmues.

Numri i regjistrit

58’694 (Swissmedic)

Ku mund ta gjeni Cefuroxim Axapharm? Çfarë paketimesh janë

në dispozicion?

Në farmaci me një recetë mjekësore e cila është vlefshme vetëm

një herë.

Cefuroxim Axapharm 250 mg: paketimi me 14 tableta. Cefuroxim

Axapharm 500 mg: paketimi me 14 tableta.

Të gjitha të drejtat të rezervuara nga

Axapharm AG, 6340 Baar

Kjo fletëpalosje është kontrolluar për herë të fundit në tetor 2008,

nga Qendra e Preparateve Mjekësore (Swissmedic).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!