29.07.2013 Views

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

6

POLITIKË

AAK, për zgjedhje të jashtëzakonshme

Ndonëse më herët kishin kërkuar

mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

më 13 shkurt, drejtues

të Aleancës për Ardhmërinë e

Kosovës (AAK) kanë bërë të ditur

se janë për mbajtjen e zgjedhjeve

të jashtëzakonshme dhe se listës

zgjedhore do t’i prijë kryetari Ram-

ush Haradinaj.

Pas takimit të Këshillit të AAK’së, të

enjten, Sekretari i Përgjithshëm i

kësaj partie ka deklaruar se AAK’ja

është e përgatitur për zgjedhje dhe

ka kërkuar që ato të jenë të lira, fer

dhe transparente.

“Aleanca është e përgatitur për

zgjedhje dhe nuk ka parti serioze,

e cila nuk është e përgatitur për

zgjedhje, qofshin të jashtëzakonshme,

qofshin të parakohshme,

qofshin të rregullta, vetëm

koalicioni i deritashëm ka qenë i

papërgatitur kur ne i kemi kërkuar

zgjedhjet e parakohshme më

herët. Pra, ne jemi të përgatitur

për çfarëdolloj zgjedhjeje, por ne

duam që zgjedhjet të jenë të lira,

të ndershme dhe demokratike, në

mënyrë që interesi i qytetarëve

të përkthehet në rezultate sipas

vullnetit të qytetarëve, e jo sipas

një grupi që do të manipulojë me

URDHRI I KUÇIT

Hajredin Kuçi ka kërkuar nga sekretarët

permanentë të ministrive të braktisura

nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që mos

të largojnë nga puna asnjë shërbyes civil.

Urdhri i Zëvendëskryeministrit vjen pas

presioneve që po ju bëhet punëtorëve të

ministrive që mbeten pa ministra.

Valmir Klaiqi

valmir.klaiqi@gazetaexpress.com

Prishtinë, 21 tetor —

Largimi i zëvendëskryeministrit

dhe gjashtë ministrave

të LDK’së më 18 tetor, ka lënë

në pozitë të palakmueshme

shumë shërbyes civilë, të cilët

menjëherë kanë filluar të shantazhohen

dhe vihen nën presion

nga shefat e tyre për largim

nga puna.

Shumica nga ministritë që

mbetën pa ministra këtë të

hënë, janë lënë në duart e sekretarëve

permanentë dhe

kryeshefave ekzekutivë që janë

ushtrues detyre të emëruar nga

ministrat e larguar.

Shërbyesit civilë të cilët janë

kërcënuar me largime nga

puna, kanë ngritur shqetësimet

e tyre në Sindikatën e Shërbyesve

Civilë dhe në Zyrën e Kryeministrit.

Këto shqetësime e kanë

shtyrë Zëvendëskryeministrin

Hajredin Kuçi t’ua nisë një letër

gjashtë ministrive, nëpërmjet

së cilës u ka bërë me dije shefave

“civilë” që mos t’u bëjnë

presion shërbyesve civilë dhe

mos t’ua ndërpresin kontratat

e punës.

Expressi ka siguruar një kopje

të letrës që Hajredin Kuçi më 19

tetor ua ka dërguar ministrive

të mbetura pa ministra.

“Kërkojmë që të gjithë

shërbyesit civilë (stafit civil

mbështetës që kanë punuar

pranë kabineteve politike të

zëvendëskryeministrit, mini-

strave dhe zëvendësministrave)

e që kontratat e tyre të punës

janë me mandat të të emëruarve

politikë, e që parashihet të

përfundojnë me mandatin e të

lartpërmendurve, t’u vazhdohet

kontrata deri në emërimet

e reja”, thuhet në kërkesën e

Kuçit, sipas së cilës ai ka kërkuar

që të zbatohet menjëherë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Memli

Krasniqi ka konfirmuar të

enjten për Express se letra e

dërguar në ministritë përkatëse

ka pasur të bëjë me vënien

në dijeni të zyrtarëve se mbi ta

askush nuk mund të ushtrojë

presion politik për mundësi të

largimit nga puna.

“Zëvendëskryeministri e ka

bërë këtë shkresë për t’i siguruar

shërbyesit civilë që punojnë

në kabinetet politike të ministrave

se ata mund të punojnë

tutje dhe për të siguruar funksionimin

deri diku normal të

ministrive”, ka thënë Krasniqi.

Në ditën që nga ministritë

janë larguar ministrat,

zëvendësministrat dhe këshilltarët

e tyre nga gjashtë ministritë,

Sindikata e Shërbyesve

Civilë menjëherë është alarmuar

se nëpër këto ministri kanë

filluar kalkulimet për largim të

njerëzve nga puna.

Kryetari i kësaj sindikate,

Mursel Zymberi, ka thënë për

Express se ka marrë shqetësime

nga shërbyesit civilë, të cilët, sipas

tij, janë kërcënuar nga stafi

i ashtuquajtur civil, e që në të

vërtetë janë politikë se mund

të largohen nga puna.

“Ka pasur mundësi që pas

largimit të ministrave dhe

zëvendësministrave, gjendja

të dalë jashtë kontrollit, duke

filluar largimet e stafit civil.

Ka njerëz politikë që fshihen

mbas posteve të stafit civil

që dëshirojnë në këtë kohë t’i

shijojnë apetitetet e veta duke

larguar shërbyes civilë, e duke

i zëvendësuar me të afërm të

tyre, por ne si sindikatë nuk do

të rrimë duarkryq”, ka thënë

Zymberi, duke paralajmëruar

se çdo largim eventual është i

dënueshëm dhe i papranueshëm.

“Për fat të mirë, Qeveria ka reaguar

menjëherë, sepse e dinë

çfarë mund të bëjnë politikanët

nëpër ministri dhe deri sot nuk

ka largime. Shpresojmë se nuk

do të provohet diçka e tillë,

sepse me të vërtetë e dëmton

funksionimin e ministrive”, ka

thënë Zymberi.

FOTO: ATDHE MULLA

E premte, 22 tetor 2010

ta”, ka thënë Burim Ramadani.

Për më tepër, ai ka theksuar se në

këto zgjedhje do të marrë pjesë

edhe Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj,

i cili ndodhet në Tribunalin e

Hagës dhe se nuk ka asnjë kufizim

ligjor që pengon pjesëmarrjen e

kreut të kësaj partie në zgjedhje.

Po

spekulojnë

Isa Mustafa thotë se

nuk do të kandidojë për

Kryetar të LDK’së. Sipas

tij, gjithçka që thuhet

rreth kandidaturës së

tij për kreun e partisë,

janë spekulime.

Prishtinë, 21 tetor–

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka

reaguar të enjten ndaj shkrimeve në

disa media për mundësinë që ai të

kandidojë për Kryetar të LDK’së.

“Gjatë kësaj jave, në disa media

është spekuluar dhe shkruar se Kryetari

i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa,

do të kandidojë për Kryetar të

LDKKsë, apo se do të jetë Nënkryetar

i këtij subjekti politik. Ndaj, me qëllim

që opinioni i gjerë dhe përkrahësit e tij

të jenë të informuar nga dora e parë,

Kryetari Mustafa të gjitha spekulimet

për kandidaturë të tij, si i pari apo i

dyti i LDK’së, i ka quajtur thashetheme

dhe pa bazë reale”, thuhet në reagimin

e Isa Mustafës.

“Kryetari Mustafa është Kryetar i

zgjedhur i Komunës së Prishtinës dhe

se për çdo hap të tij do të paraqitet

personalisht para publikut të gjerë

dhe do ta informojë për të gjitha

planet në sferën e aktivitetit politik,

jashtë postit të Kryetarit i Komunës

së Prishtinës. Shih për këtë, për hir të

informimit të qytetarëve të Komunës

së Prishtinës nga të cilët është votuar,

Kryetari Mustafa sqaron se spekulimet

në mediet kosovare lidhur me

kandidaturën e tij nuk janë më shumë

se spekulime”, thuhet më tej në

reagim.

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa,

edhe më herët i ka paraqitur publikisht

qëndrimet e tij dhe se ende nuk

e ka ndryshuar atë qasje.

“Me qëllim që të mos vazhdohet

me praktika të këtilla të mediave kosovare,

që konsiderohen si shkarje

nga etika e gazetarisë, i ftojmë ato

që informacionet t’i presin nga dora

e parë”.

FOTO: TRINGA RAMADANI

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!