You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
E premte, 22 tetor 2010

Mohojnë krizën

Lidhja Demokratike e Kosovës

nuk e ka mohuar dhe as pohuar

mundësinë për t’i dhëne besimin

Qeverisë aktuale, edhe pas

dorëheqjes së ministrave të saj,

ndërsa Sekretari i Përgjithshëm

i këtij subjekti, Ramë Manaj,

ripërsëriti qëndrimin se LDK’ja nuk

ka përgjegjësi për shkaktimin e

krizës institucionale në vend, e cila

më shumë mund të konsiderohet si

një krizë politike.

Ai i bëri këto deklarata ditën e

enjte, gjatë një konference për

media, e cila u mbajt me rastin e

aderimit në LDK të Sekretarit të

Përgjithshëm të Partisë Liberale

të Kosovës, Frashër Demaj. Një

nga zgjidhjet e mundshme për të

dalë nga gjendja e tanishme, sipas

Kushtetutës, është që Qeveria

aktuale të vazhdojë punën deri në

zgjedhje, por kjo mund të bëhet

nëse merr përkrahjen e partive

politike, duke përfshirë edhe

LDK-në, e cila nuk e ka mohuar as

pohuar mundësinë e tillë. “Deri

tash nuk është diskutuar që LDK-ja

ta ngre këtë. Do të shoshim”, ka

thënë ai. Sidoqoftë, Sekretari i

Përgjithshëm i LDK-së ripërsëriti

qëndrimin e partisë së tij se ata nuk

kanë përgjegjësi për shkaktimin e

krizës institucionale në vend, e cila

më shumë mund të konsiderohet

si një krizë politike. “Ne kemi dalë

nga funksionimi dhe partneriteti i

mëtejshëm me PDK-në për shkak

POLITIKË

5

se është bërë e pamundshme të

ketë funksionalitet të mirëfilltë dhe

demokratik në Qeveri të Kosovës

dhe me këtë nuk kemi shkaktuar

krizë. Është një lloj krize politike,

por nuk është krizë siç ndonjëherë

flitet në media, sepse krizë është

atëherë kur bëhet e pamundshme

funksionaliteti i institucioneve, por

Parlamenti dhe Qeveria vazhdojnë

të funksionojnë”, ka thënë ai.

DREJT ZHBLLOKIMIT

AKR ka nisur të mbledhë nënshkrime për të iniciuar mocion votëbesimi ndaj

Qeverisë. Behgjet Pacolli beson se mocionin do ta deponojë sot në Kuvend. Ai

dëshiron që opozita dhe minoritetet t’i bashkohen për rrëzimin e Qeverisë. Por,

këtë favor nuk e kërkon edhe nga PDK e LDK. Fundi i këtij procesi zhbllokon

situatën aktuale dhe çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Shpend Limoni

shpend.limoni@gazetaexpress.com

A

Prishtinë, 21 tetor –

leanca Kosova e Re ka filluar

të mbledhë nënshkrime për të

iniciuar procedurën për mocion

mosbesimi ndaj Qeverisë së

Kosovës.

Kjo nismë është konfirmuar

të enjten nga Kryetari i AKR’së,

Behgjet Pacolli, në një prononcim

për Express.

“Mocioni është në qarkullim e

sipër. Na jemi duke i mbledhur

nënshkrimet. Në përgjithësi është

duke u mbështetur. Unë normalisht

vetë jam për mocion dhe besoj

se do të kemi konsensusin e opozitës”,

ka thënë lideri i AKR’së.

Mocioni i votëbesimit ndaj Qeverisë

së Kosovës parashihet me

Kushtetutën e vendit. Për të iniciuar

procedurë të tillë, duhen 40

nënshkrime të deputetëve. Më pas

mocioni duhet të deponohet në

Kuvendin e Kosovës për të hyrë në

rend dite. Mocioni konsiderohet

i suksesshëm nëse për të voton

shumica e thjeshtë që i bie 61 deputetë.

Pas daljes së LDK’së nga koalicioni

qeverisës, vendi ka hyrë në

krizë institucionale.

Rrëzimi i Qeverisë në Kuvend,

përmes mocionit të votëbesimit,

aktualisht duket të jetë opsioni

më i mundshëm për dalje nga

kriza dhe si rruga e vetme për

të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme.

Aktualisht zgjedhjet e jashtëzakonshme

janë opsion favorit i

Partisë Demokratike të Kosovës,

por edhe partitë e tjera politike në

vend deklarohen për një zgjidhje

urgjente që do ta nxirrte vendin

nga situata e krijuar.

Behgjet Pacolli është i bindur se

nisma e tij do të jetë e suksesshme.

Ai shpreson se qysh të premten

mocioni mund të dërgohet

në Kuvend.

“Unë besoj se këtë mund ta

bëjmë brenda ditës së nesërme

(e premte)”, ka thënë ai, të enjten.

Pacolli nuk dëshiron të sqarojë

nëse është ai i pari që ka

nënshkruar mocionin.

“Nuk ka nevojë kjo të debatohet,

por jam bashkënënshkrues”.

Sipas rregullores së punës së

Kuvendit të Kosovës, mocioni

i mosbesimit vihet në rendin e

ditës jo me vonë se pesë ditë dhe

jo më herët se dy ditë nga dita

e parashtrimit të tij. Kjo i bie se

nëse AKR’ja e dërgon të premten

propozimin për mocion mosbesimi,

votimi bëhet në javën e ardhshme.

Kuvendi tashmë ka caktuar një

seancë për datën 28 tetor.

Në pikat 4 dhe 5 të nenit 30 të

Rregullores së punës së Kuvendit

sqarohet se çfarë ndodh me Qeverinë

kur të kryhet votimi.

“Nëse mocioni i mosbesimit votohet

për Qeverinë në tërësi, Qeveria

konsiderohet në dorëheqje”,

thuhet në pikën 4.

“Nëse mocioni i mosbesimit

dështon, një mocion tjetër i mosbesimit

mund të parashtrohet

vetëm pas nëntëdhjetë (90) ditëve

të ardhshme”, thuhet në pikën 5.

Pacolli ka thënë se synon që

mocioni i votëbesimit të Qeverisë

të bëhet vetëm me partitë

opozitare dhe nga grupet parlamentare

ku janë të përfaqësuara

minoritetet.

Ai ka thënë se nënshkrimet

e dy partive më të mëdha nuk i

nevojiten.

“Nuk na nevojitet konsensusi i

partive të tjera. Unë besoj se nuk

nevojiten nënshkrimet e dy partive

të mëdha. Ne do t’i mbledhim

nënshkrimet me minoritarët dhe

opozitën”, ka thënë Pacolli.

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli

të enjten ka ftuar partitë opozitare

parlamentare dhe ato jashtë

Parlamentit në përpjekje që ta

përkrahin iniciativën e tij për të

propozuar mocion. Në këtë takim

nuk janë shfaqur përfaqësuesit e

AAK’së dhe LDD’së. Aty ka marrë

pjesë vetëm kreu i socialdemokratëve,

Agim Çeku, ai i Partisë

së Drejtësisë, Ferid Agani dhe një

përfaqësues i Partisë së Pensionistëve

Aziz Abrashi.

Pacolli ka kritikuar opozitën për

mosprani në tryezë.

“Unë në mënyrë shumë

miqësore i kam ftuar ata edhe

me telefon, edhe me letër. Jemi

të sigurt se ftesat kanë arritur me

kohë. Ata nuk kanë ardhur. Të tjera

sqarime ne nuk kemi, por është

mëkat me përbuzë votën e qytetarit,

besimin e qytetarit dhe para

kësaj situate të rrimë duarkryq”,

ka thënë ai.

Ndryshe, mundësinë e votimit

të mocionit të mosbesimit ndaj

Qeverisë nuk e ka përjashtuar as

Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i

LDK’së, Ramë Manaj ka deklaruar

të enjten se në partinë e tij nuk

është diskutuar deri tash për ngritjen

e mocionit në Kuvend.

“Do të shohim”, ka thënë Manaj.

FOTO: ATDHE MULLA