29.07.2013 Views

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

30

SPORT

E dashura e Casillasit,

tifoze e Atleticos

E dashura e portierit të Real Madridit,

Iker Casillas ka bërë të ditur se nga

fëmijëria është tifoze e rivalit të qytetit,

Atletico Madrid. Sara Carbonero,

e cila punon si gazetare sportive,

të mërkurën ishte mysafire në një

program televiziv, ku dha njoftimin

e befasishëm. “Atletico Madrid është

klubi të cilin e dua dhe e simpatizoj,

pavarësisht të dashurit tim. Gjithë

jetën jam tifoze e Atleticos”, tha ajo.

Pas pensionimit të Casillasit, çifti

mund të përcjellë derbin e qytetit në

dy televizorë të ndryshëm.

E premte, 22 tetor 2010

Lavezzi ëndërron Spanjën

Ezequiel Lavezzi ka bërë të ditur

se ëndërron të luajë në La Ligën

spanjolle, nëse një ditë largohet

nga Napoli. Lavezzi spekulohet se

kërkohet nga disa prej gjigantëve

të futbollit evropian dhe ka pranuar

se synon që një ditë të luajë për një

‘klub të madh’. “Objektivi im për të

ARSENALI, AFER SUKSESIT

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se

ekipi i tij është shumë pranë suksesit. Skuadra

2005, por strategu francez sheh mundësi të

mira për të triumfuar këtë sezon. Ai premton se

futbollistët e tij do të luftojnë për titull në çdo

garë që marrin pjesë.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene

Wenger beson se futbollistët

e tij janë shumë pranë të arrijnë

sukses. Skuadra londineze

nuk ka fituar asnjë titull prej

kur mposhtën Manchester

Unitedin në finale të FA Cup

2005. Wenger ka zhvilluar një

ekip të ri në përpjekje të përsëritë

suksesin e tij të kaluar,

por mungesa e titujve ka sjellë

kritika ndaj strategut francez.

Mirëpo, ai beson se ekipi aktual

mund t’i japë fund pritjes dhe

insiston se ata janë në cep të

triumfit. “Do të ishte arritje e

madhe për mua që t’ju gëzoj

juve. Shpresoj që kjo të ndodh

gjatë këtij sezoni dhe në edicionet

e ardhshme”, tha Wenger

para aksionarëve të klubit, të

enjten. “Ju premtoj, do të japim

maksimumin për ta arritur. E

shoh si mundësi të mirë që të

arrijmë sukses këtë sezon, kemi

shpirt, talent, uri dhe dëshirë”,

shtoi Wenger, i cili së fundi

nënshkroi kontratë të re me

klubin. Wenger ka theksuar se

skuadra do t’i qaset secilës garë

me seriozitet dhe ka premtuar

se djelmoshat e tij do të japin

maksimumin nga vetja. “Nuk

them se nuk kemi dobësi, jemi

të vetëdijshëm për ato, por ne

punojmë shumë. Ne jemi tifozë,

ne e duam klubin, ne

synojmë të shkojmë edhe më

lart këtë vit. E vetmja mënyrë

për ta bërë këtë, është t’ju besojmë

futbollistëve dhe t’i përkrahim

ata. Ata kanë potencial të

madh, por është mjaft vështirë

për të krijuar vazhdimësi. Ajo

çfarë duam tani, është një e veçantë

shtesë që ju bënë fitues,

jemi të gatshëm për të. Këtë

sezon do të luftojmë për çdo

titull dhe do të japim gjithçka”,

theksoi ai. Gjatë afatit kalimtar

të verës, kapiteni i Arsenalit,

Cesc Fabregas ishte në qendër

të spekulimeve për largim nga

klubi. Wenger është optimist

se reprezentuesi spanjoll do

të mbetet në Emirates Stadium

për shumë vite të tjera.

Fabregas deshi t’i bashkohej

Barcelonës, mirëpo transferimi

iu mohua nga Arsenali,

klub me të cilin ka kontratë

deri në vitin 2014. Barcelona

pritet të paraqesë ofertë të

re për 23-vjeçarin në fund të

këtij sezoni, por Wenger beson

se Fabregas do të mbetet

në Arsenal. “Ai është nga Barcelona

dhe sigurisht se joshet

nga vendi ku është rritur. Por,

në fund besoj se ai dëshiron

të fitojë me Arsenalin. Për sa

kohë nuk e di, por shpresoj se

për shumë vite të tjera. Nuk

jam pesimist, besoj se do ta

mbajmë këtu edhe për shumë

vite të tjera. Ai e do klubin, më

besoni. Nëse nuk do të kishte

dashuri për klubin, do të ishte

larguar”, përfundoi Wenger.

Gjatë verës, Arsenali refuzoi dy

oferta të Barcelonës për Fabregasin,

i cili iu bashkua klubit

londinez nga gjiganti spanjoll

në korrik 2003.

Tifozët e Manchester Unitedit kanë

filluar të thonë fjalën e tyre rreth

vendimit të sulmuesit Wayne Rooney

për t’u larguar nga klubi. Në mesjavë,

reprezentuesi anglez konfirmoi se

dëshiron të largohet nga Manchester

Unitedi pas mosmarrëveshjeve të fundit

me menaxherin Sir Alex Ferguson. Të

mërkurën, gjatë ndeshjes kundër skuadrës

turke, Bursaspor në xhiron e tretë

të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve,

ku Rooney përsëri nuk luajti, një

grup i tifozëve të Manchester Unitedit

shpalosën një transparent ku shkruante

“Coleen ta fali, ne jo”, duke dhënë përgjigjen

e parë të përkrahësve të Djajve të

Kuq, rreth asaj që ata e shohin si tradhti

të idhullit të tyre. Një tjetër transparent

e luste Rooneyn që të shkojë kudo,

përveç rivalit të qytetit, Manchester City,

që besohet të jetë në mesin e klubeve

të interesuara për transferimin e tij. Rooney

u transferua në Manchester United

në vitin 2004 nga Evertoni.

ardhmen është të përmirësohem

më tepër. Sot jam në Napoli dhe

mendoj vetëm për të mirën e klubit

tim. Por, nëse një ditë ndodh të

largohem, do të doja të luaj në

Spanjë. Besoj se kam karakteristika

për të arritur sukses në La Liga”, tha

Lavezzi.

Zanetti,

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti u bë

golashënuesi më i vjetër në Ligën e

Kampionëve, të mërkurën mbrëma,

në fitoren 4-3 ndaj Tottenhamit, në

ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së

grupeve. Zanetti rrallëherë shënon

gol dhe për herë të fundit në të gjitha

garat rrjetën e gjeti në shkurt të vitit

2008, ndërsa në Evropë ka kaluar më

tepër se një dekadë prej kur emri i tij

ishte në listën e golashënuesve. “Goli

im i fundit në Ligën e Kampionëve

ishte në udhëtim te Sturm Graz, 12 vjet

më parë. Jam i lumtur që kam shënuar

sonte”, tha Zanetti, i cili shënoi rekord

të ri në moshë 37 vjeç e 71 ditë. Ai realizoi

golin e parë pas vetëm 68 sekondave,

ndërsa Inter ishte në epërsi 4-0

pas 35 minutave, mirëpo Tottenham

shënoi tri herë në pjesën e dytë, për të

zbutur disfatën. “Ishte një gol i bukur,

por Samuel Eto’o më shërbeu mirë dhe

më pas kam reaguar si Diego Milito.

Ishte gol të cilët zakonisht i shënon ai.

Ishte mirë të shënoj në paraqitjen time

të 135-të në Evropë”, përfundoi ikona e

Nerazzurrëve.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!