Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
E premte, 22 tetor 2010

Të nderuar kolegë, ejani në Parlament dhe bashkojuni idesë së

një seance të jashtëzakonshme ku do të debatojmë se ç’të bëjmë.

Le të vendosim: shkarkim të Presidentit, mocion mosbesimi,

apo çdo gjë tjetër që na kërkon qytetari me votën e vet.

Opozita duhet të bashkohet në

rrëzimin e këtij pushteti njëpartiak

Behgjet Pacolli

Gjendemi në mes të një krize të re, të parës në

historinë e shkurtër të republikës sonë. Mu në

mes të krizës, kur ajo s’ka pëlcitur ende, ne bëmë

thirrje për një takim mes drejtuesve të opozitës

në nivel kryetarësh. Ky do të ishte një takim mes

të mandatuarish të barabartë me njëri-tjetrin,

pavarësisht nëse partitë tona janë në Parlament

apo jo, pavarësisht rezultateve në zgjedhjet e fundit.

Unë, thjesht, isha thirrësi i tryezës, për më

shumë në një vend që i takon popullit, siç është

selia e Parlamentit. Më vjen keq për ata që s’kanë

ardhur në këtë tryezë.

Ne e thirrëm takimin pavarësisht ndasive tona

programore, qëndrimeve tona politike, me një

synim të vetëm: të gjejmë një emërues të përbashkët

minimal për daljen nga kjo krizë. Askush që

u ul në këtë tryezë nuk është sjellës i krizës. Ne po

e pësojmë atë bashkë me qytetarin.

Pse një tryezë?

Kudo në botë, partitë e ndryshme të opozitës

kanë të paktën një synim të përbashkët: ta

rrëzojnë Qeverinë. Ne e thirrëm këtë takim për

të arritur tek ky emërues i përbashkët. Ishte shumë

interesante se disa parti që na kanë akuzuar

se bashkëpunojmë me Qeverinë, nuk e pranuan

ftesën. Nuk pranuan ta gjejnë këtë element të

përbashkët – rrëzimin e Qeverisë. Nuk di ndonjë

vend të botës ku Qeveria mund të bjerë nëse

opozita nuk bëhet bashkë. Qeveritë nuk bien vetë,

ato i rrëzon opozita. Nuk pranuan të uleshin me

ne, por me Qeverinë në të njëjtën godinë.

Qëkur u realizua martesa PDK-LDK, tre vjet më

parë, ndërsa i uroja sukses, unë thashë se kjo ishte

një martesë e panatyrshme dhe që nuk do të

shkonte gjatë. Në fund të vitit të kaluar thashë se

vështirë që kjo Qeveri do ta kalonte vitin 2010.

Jo për të bërë parashikuesin, por unë kam menduar

dhe kam lënë të kuptoj, se kjo Qeveri ra sepse

ishte e rënë që kur lindi. Ajo lindi e vdekur. Pra,

Kosova ka qenë më herët në krizë. Veçanërisht

ka qenë në krizë ekonomike, pasi mirëqenia e

qytetarit posaçërisht këto vitet e fundit, mbetet

në rënie. S’ka investime të huaja. S’ka shumëçka.

Kemi qenë dhe në krizë institucionale, që më

herët. Kur Presidenti i Republikës shkel kushtetutën

që ditën e parë në postin e tij dhe madje

për dy vjet rresht, atëherë i bie që vendi është në

krizë institucionale prej tre vjetësh. Kriza e sotme

është veç shpërthimi në sipërfaqe i një bombe me

sahat, që u kurdis kur Presidenti shkeli kushtetutën.

Ne kemi arritur në atë pikë të krizës, kur

askush nuk mund të thotë se nuk ka krizë, madje

dhe ata që e gatitën. Bile, duhet ta themi se është

një krizë e rëndë.

» Autori është

Pse është krizë e rëndë? Sepse vendi është pa

President!

Kur vendi është në një krizë, Presidenti është

garant i zgjidhjes së krizave. Por, ne nuk e kemi

garantin! Nëse Presidenti është i tepërt në një

Republikë Parlamentare, atëherë hajt t’i propozojmë

botës që t’i heqë Presidentët nga hierarkia

e institucioneve! Ne duhet të vazhdojmë atë që

thotë Kushtetuta: ta shkarkojmë Presidentin. Dikush

mund të thotë se ne kemi zëvendësuesin e

përkohshëm të Presidentit, zotin Jakup Krasniqi.

Me gjithë respektin për ushtruesin e detyrës së

Presidentit, në një edicion lajmesh e shohim me

tre kostume. Në mbledhjen e kryesisë së PDK’së

si Sekretar i përgjithshëm i kësaj partie (të dielën

do ta shohim dhe në Kongresin e saj). E shohim

pastaj duke drejtuar votimin e parregullt për strategjinë

e privatizimit të PTK’së, si Kryetar Parlamenti,

dhe duke folur si President për ta caktuar

datën e zgjedhjeve! Kjo situatë nuk është normale!

Pse jemi në krizë? Vendi është pa 6 ministra dhe

madje as pa disa zëvendësministra!

Ne s’e kemi gjysmën e Qeverisë në punë, ata

kanë dezertuar. Kur ministrat janë në krye të

detyrës, ata përgjigjen për politikat e dikastereve të

tyre. Ata marrin vendime të rëndësishme për jetën

e qytetarit. Ministrat përgjigjen për drejtësinë, për

kulturën, për barnat, për spitalet tona, për ambasadorët,

presin homologët e tyre diplomatë.

Por, neve na mungon gjysma e Qeverisë. Ata i janë

bindur urdhrit të partisë dhe jo atij të kushtetutës.

Ministrat nuk janë të tepërt në një Republikë Parlamentare.

Nëse do ishte kështu, hajt t’i paraqesim

botës një propozim që t’i nxjerrë ministrat si të

tepërt dhe të padëshirueshëm!

Por, mbi të gjitha, kriza mund të jetë më e rëndë,

vendi është me institucione të kontrolluara nga

një ngjyrë politike. Nga ajo e PDK’së. Për herë të

parë që nga arritja e lirisë, ne jemi me një Qeveri

njëngjyrëshe, me një shtet njëngjyrësh njëpartiak.

Si në kohën e komunizmit. A mund të pranohet

kjo? A janë dakord me këtë ato parti që nuk morën

pjesë në takim? Nëse nuk janë, cila është rruga që

ato propozojnë për ta ndryshuar gjendjen?

Me këtë situatë, pa President, pa ministra, me

një shtet njëpartiak, ne duhet dalim në zgjedhje.

Vërtet do ta pranojmë gojëkyçur këtë realitet?

Mos harroni që jemi në vitet e para të kësaj Republike

dhe në vitet e para të kësaj Kushtetute.

Nga mënyra si ne i zgjidhim krizat sot, do të përcaktohet

modeli i zgjidhjes së krizave për nesër.

Ejani të zgjedhim një model të mirë dhe t’i tregojmë

botës se Kosova e meriton shtetin!

Ejani në Parlament të nderuar kolegë, që ndoshta

do të donit ta thërrisnit ju tryezën, dhe bashkojuni

idesë së një seance të jashtëzakonshme

ku të debatojmë se ç’të bëjmë. Nëse s’ju pëlqeu

tryeza jonë, le të vendosim në Parlament se ç’do

të bëjmë: shkarkim të Presidentit, mocion mosbesimi,

apo çdo gjë tjetër që na kërkon qytetari

me votën e vet.

3