29.07.2013 Views

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

E premte, 22 tetor 2010

Fëmijët parashkollorë dhe televizioni

Në Kosovë nuk

kemi ndonjë

të dhënë se sa

kohë kalojnë

fëmijët duke

parë TV-në.

Kjo është tejet

shqetësuese.

Kadrie Asllani

Zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë

ka bërë që jeta

dhe puna e njeriut të ndryshojë

shumë. Në kuadër të

zhvillimeve dhe përsosjes

së teknologjisë në përgjithësi,

asaj informative në veçanti, bën

pjesë edhe televizioni. Televizioni

është bashkimi i fotografisë, zërit,

lëvizjeve dhe ngjyrave. Ky kombinim

e bën shumë më interesant

dhe më tërheqës për fëmijët, por

edhe për të rriturit. Ngjyra dhe

lëvizja, si dhe përmbajtjet që jepen,

tërheqin shumë vëmendjen

e fëmijës. Ndikimi në të tri sferat e

pranimit të informatës - dëgjimi,

pamja dhe efektet lëvizjes, janë

formë më e lehtë që të shikohet

dhe më lehtë të pranohet nga ana

e fëmijëve. Shpesh, edhe nëse nuk

kuptohet gjuha në të cilën emitohet

një emision, ai kuptohet nga

ana e fëmijëve. Me përjashtim të

emisioneve të veçanta edukative

e arsimore, në kuptimin e zhvillimit

të kreativitetit, fëmijët marrin

përgjigjet e gatshme. Këtu edhe

mund të themi se televizioni ka

bërë shumë ndryshime në jetën e

njeriut, na bën më të lehtë marrjen

e informatave të shumta dhe interesante.

Por, shtrohet pyetja se

çfarë është ndikimi i televizionit

në moshat parashkollore dhe cilat

janë efektet e tij në shëndetin e

fëmijës? A po keqpërdoret TV dhe

a jemi sa duhet të kujdesshëm me

të kur është fjala për qëndrimin e

fëmijëve para tij? A është më mirë

të mos shikohet fare nga fëmijët

apo të vendosim rregulla për shikimin

e tij?

Televizioni, pa mëdyshje, ushtron

ndikim pozitiv dhe negativ

në fëmijët e vegjël. Ana pozitive

e televizionit mund të jetë ajo

argëtuese, edukative dhe mund të

hapë dritare të reja informimi për

fëmijët, duke u mundësuar atyre

për të udhëtuar edhe atje ku nuk

mund të jenë për momentin, të

mësojnë leximin dhe shkrimin,

gjuhë të tjera, dukuritë e natyrës,

kulturat e popujve të ndryshëm, të

përcjellin emisione të ndryshme

edukative, të mësojnë për ato

gjëra në të cilat ata nuk kanë qenë

pjesëmarrës, për kafshët që nuk i

kanë parë, etj.

Përzgjedhja e programeve

dhe përmbajtjeve

Te ne ende nuk është ndërtuar

kultura për përcjelljen e programit

televiziv. Nuk kemi vënë kritere në

familje, për përzgjedhjen e programeve

të cilat janë të përshtatshme

edhe për fëmijët. Me shumë

rëndësi është që të përzgjidhen

programet që u përgjigjen moshës

së fëmijës. Emisionet në TV duhet

të jenë në përshtatshmëri me moshën

kalendarike të fëmijës. Çdo

shmangie nga kjo mund të ketë

më shumë efekte të dëmshme

sesa pozitive. Në këtë mënyrë,

fëmijët parashkollorë (por edhe

të tjerët), mund të mësojnë gjëra

të dobishme dhe të padobishme

të cilat ndihmojnë ta zhvillojnë

imagjinatën e tyre. Nuk ka dyshim

se televizioni mund të jetë një

mësues i shkëlqyer dhe argëtues.

Efekti parësor i tij qëndron në

faktin se ai ndikon në sferën e

perceptimin vizuel dhe dëgjimor.

Pamja vizuele ushtron ndikim

të lartë tërheqës për fëmijët dhe

të rriturit, për të gjitha moshat.

Këtë fëmijët e përcjellin pa kurrfarë

shtytje nga të tjerët, shtytje

të cilën në shumë raste ata mund

ta marrin si imponim. TV-në e

shikojnë me dëshirë dhe me kureshtje

të lartë. Por, a janë të gjitha

emisionet me përmbajtje pozitive

apo negative për fëmijët? Si ndikojnë

këto përmbajtje të televizioni

te fëmijët parashkollorë? Është

shumë e vërtetë që sot shumica

e fëmijëve parashkollorë kalojnë

kohë të gjatë para televizionit.

Sipas Fondacionit Kaiser Family

(KFF):

të vegjëlve shikojnë në TV me një

mesatare prej 2 orësh në ditë.

htëvjeçare

mesatarisht shikojnë

rreth 2 orë në ditë në ekran, kryesisht

TV, video ose DVD.

moshës 8 – 18 vjeçare shpenzojnë

gati 4 orë në ditë para ekranit televiziv

dhe gati 2 orë shtesë në kompjuter

duke luajtur video lojëra.

Por, çfarë statistike kemi ne

në Kosovë, kur nuk kemi ndonjë

të dhënë se sa kohë kalojnë

fëmijët duke parë TV-në? Kjo

është shqetësuese kur kemi parasysh

kohën që fëmijët e kalojnë

para TV-së, por edhe kur e dimë

se çfarë janë llojet e programeve

ndaj të cilave janë të ekspozuar

fëmijët parashkollorë. Qëndrimi

i gjatë para ekranit shkakton

varësi të fëmijëve ndaj televizionit.

Sidomos kjo varësi mund të

shprehet te fëmijët parashkollorë,

të cilët qëndrojnë gjatë para televizorit

kur dihet se personaliteti i

tyre është në formim e sipër. Në

shumë raste, në realitetin kosovar

fëmijët jetojnë në familjet ku

televizioni është gjithmonë, apo

në pjesën më të madhe të kohës,

i ndezur edhe pse nuk është duke

e shikuar askush. Fatkeqësisht, në

këto raste, “kontribuojnë” edhe

prindërit, në mënyrë të pavetëdijshme,

në mungesë të informimit

apo të kulturës për përcjelljen e

televizionit. Prindërit shpesh, në

mungesë të kohës që t’u përkushtohen

fëmijëve, si mjet për t’i

qetësuar ata zgjedhin televizorin

si “kujdestar-edukator“. Fëmijët

parashkollorë kanë nevojë të hulumtojnë

rrethin, të lëvizin, manipulojnë

dhe të mësojnë duke qenë

në kontakt të drejtpërdrejtë dhe

duke i prekur gjërat që i rrethojnë.

Por, duke shikuar televizor, ata

mbërthehen për vendin ku janë

ulur dhe nuk shprehin interesim

apo vëmendje në gjëra të tjera,

nuk krijojnë raporte sociale, por

edhe nuk i nxisin aftësitë e tyre

krijuese. Në këtë fazë të zhvillimit,

ata janë imitues - atë që e shohin

edhe e shfaqin duke imituar.

Mbjella e ndjenjës së

dhunës nga TV-të

Kur shikimi i TV-së bëhet pa një

përzgjedhje të emisioneve dhe kanaleve,

ka mundësi që fëmija të

shohë edhe raste të paraqitjes të

skenave të dhunës. Kësi kanalesh

ka me bollëk nëpër TV. Qysh nga

filmat e ndryshëm aksion, etj., deri

te dokumentarët ose emisionet e

veçanta. Ekspozimi i dhunës në

TV rrit nivelin e rrezikut për sjellje

agresive edhe të fëmijës dhe tendencë

për t’u frikësuar nga bota

që i rrethon. Te fëmija krijohet, ose

ngulitet bindja, se ajo që shfaqet

në ekran është reale dhe se mund

të ndodhë edhe në realitet. Dihet

se fëmijët e moshës parashkollore

janë në fazën e zhvillimit emocional

dhe se ndikimet e jashtme

mbi ta janë të fuqishme, por edhe

shpesh me pasoja për të ardhmen

emocionale të tyre. Këtu duhet të

kemi kujdes të shtuar, sepse ndikimi

negativ i TV-së mund të jetë

i pashmangshëm kur dihet se

shumë fëmijë nuk kanë kapacitet

mendor për të dalluar realitetin

nga fantazia. Ata gjithashtu shikojnë

filma vizatimorë, shumë të

dashur për fëmijët, video muzikore

e shumë të tjera, të cilat nuk

janë reale, por imagjinatë apo

trillime të kreatorëve të tyre. Për

shkak të mungesës së përvojës

jetësore e mendore, ata thjesht

nuk mund ta dallojnë botën reale

dhe përmbajtjen që u shfaqet

përmes ekranit të TV-së. Për këtë

arsye, fëmijët mund të bëhen më

pak krijues dhe imagjinativë, nëse

përmbajtjet e emisioneve që i shohin

nuk përkojnë me moshën dhe

kapacitetet absorbuese të tyre. Ky

është një problem shqetësues,

sepse ka implikime shëndetësore.

Qëndrimi i gjatë i fëmijëve para

ekranit të TV-së bën që ata të mos

jenë aktivë në aktivitete fizike dhe

të mos kërkojnë aktivitete të reja

në të cilat do të ishin më aktivë

dhe në lëvizje më të gjatë. Kështu

ata konsumojnë ushqim, por

nuk bëjnë lëvizje me të cilat do

t’i shpenzonin kaloritë e tepërta.

Sipas hulumtimeve, një gjendje e

këtillë ka shkaktuar edhe problemin

e paraqitjes së mbipeshës në

mosha të reja.

Në TV-të tona shpesh kemi edhe

reklama e paraqitje të skenave në

të cilat akterët konsumojnë duhan,

alkool, drogë e të ngjashme,

por edhe sjellje të tjera të rrezikshme

e të pahijshme, të cilat po

nuk u biseduan e sqaruan me

fëmijët mund të merren si diçka

që edhe ai duhet t’i bëjë, t’i provojë

ose edhe të merren si diçka

që aktori apo personazhi i tyre i

bën, prandaj edhe ai duhet ta imitojë

atë.

Mund të përfundojmë se zhvillimi

i teknikës dhe i teknologjisë ka

çuar para zhvillimin njerëzor. Ka

lehtësuar shumë punën e tij dhe

ka shkurtuar rrugën e ardhjes

deri te informata. Përparimi që

është bërë në fushën e zhvillimit

të mjeteve audiovizuele ka ndikuar

që ato të bëhen pjesë e jetës

së përditshme të njeriut. Ky hap

kaq i madh për njeriun ka edhe

pjesën tjetër, e cila nuk është e

mirë. Kjo ka ndikuar që njeriu në

një farë mënyre të bëhet rob i teknologjisë.

Në këtë mes, viktimat

më të mëdha janë fëmijët të cilët

po rriten me teknologjinë audiovizuele

elektronike. Ky nuk do të

ishte ndonjë problem i madh sikur

të vendosej ndonjë kontroll mbi

pjesën e programeve të cilat ndikojnë

keq në zhvillimin e fëmijës.

Pasojat e këtyre ndikimeve sot

janë bërë objekt i hulumtimeve

të shumta në botë. Sidomos brengosëse

është vartësia e fëmijëve

nga ekrani, qoftë ai i TV-së ose

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!