You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
E premte, 22 tetor 2010

drejtim, madje rezulton që vepra

të ketë dalë jashtë vendit. “Forumi

për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore,

kërkon me këmbëngulje

që Ministri i Kulturës të fillojë

urgjentisht procedurat për vënien

para përgjegjësisë të personave

apo institucioneve, që lejuan një

shthurje të tillë të legjislacionit në

fuqi. Ministri i Kulturës ka detyri-

min shtetëror dhe përgjegjësinë

publike të na informojë ne dhe

të gjithë publikun shqiptar, për

gjithë ç’ka ndodhi me këtë vepër

të artit shqiptar, nëse ajo është

regjistruar apo jo në QIKP. Pas

regjistrimit në këtë Qendër, ai

duhet të kontrollojë nëse ajo

figuron e humbur nga ndonjë

prej koleksioneve shtetërore.

Pas kësaj, u duhet bërë e qartë

pronarëve të rinj se ajo nuk mund

të dalë jashtë vendit”, thuhet

në deklaratën për shtyp. Madje,

përfaqësuesit e Forumit i bënë

një thirrje edhe artistes Inva Mula,

duke qenë se vepra u ble nga

miku i saj Ethem Ramadani, “të

ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme,

për zbardhjen dhe vënien

brenda kornizave ligjore të kësaj

procedure të nisur për qëllime

bamirësie, por që për paaftësi

të institucioneve përgjegjëse

përfundoi në një mënyrë aspak

dinjitoze”. Gjithashtu ata ofruan

gjithë ndihmën e tyre për fillimin

e punës për hartimin e ligjit për

ankandet, që do të parandalonte

një fenomen të tillë.

Monarkia e

rrjeteve sociale

Duket si

kundërthënie,

por platformat

on line,

demokratike

sipas

definicionit,

janë rrjete si

mbretëri mesjetare.

Këtë

denoncim e

bën ueb filozofi,

Peter

Ludlow.

Rrjetet sociale – por më

në përgjithësi botët virtuale

dhe komunitetet

on line – tashmë kanë

fituar një peshë politike

në gjendje t’i influencojnë jetët

dhe shoqëritë tona. Është koha

t’i japin llogari për këtë pushtet

përdorësve dhe qytetarëve. Deri

më sot themeluesit dhe drejtuesit

e rrjeteve e kanë ushtruar në

mënyrë absolute, si zotat e Olimpit:

e kjo nuk është e tolerueshme

më, ngase ajo pak demokraci e

rrjeteve mund ta dobësojë atë të

shoqërisë reale.

Peter Ludlow, njëri nga filozofët

e teknologjisë, 53 vjeç,

ligjëron filozofinë në Northwestern

University (Illinois) dhe ka

qenë ndër të parët që ka teorizuar

konceptin e cyperhapësirës dhe

të drejtave të saj. Është autor i

librit ‘E ardhmja jonë në botët

virtuale’.

Profesor, pse sipas jush

‘botët virtuale’ – nga Facebook

te Second Life – janë

tashmë subjekte politike?

“Për shumë arsye, se kanë qenë

sytë e të gjithë atyre që frekuentojnë

digjitalen. Pjesë gjithnjë e

më të rëndësishme të jetëve tona

gjejnë shtëpi në botët virtuale.

Relacionet tona, biznesi ynë,

shprehja jonë e lirë, format e reja

të artit dhe kulturës. Prandaj, ligjet

e këtyre botëve do të bëhen gjithnjë

e më relevante për jetët tona”.

Botët virtuale do t’i imponojnë

ligjet e veta?

“Kjo është tendenca. Tashmë

janë, shpesh, të organizuara në

mënyrë politike, me rregulla dhe

hierarki, qëllimi i të cilave është

qoftë të vënë gjëra brenda botës

virtuale qoftë të ndikojnë mbi atë

reale. Do të them më tepër: tashmë

janë bërë aq të fuqishme sa

t’ia lejojnë vetes t’i injorojnë ligjet

e botës reale”.

Po në çfarë mënyre ndikojnë

botët virtuale mbi

shoqërinë dhe politikën?

“Mbi shoqërinë e bëjnë në

tërësinë e saj. Të shihen lëvizjet

kulturore që, të lindura on line,

po na shtyjnë t’i rimendojmë ligjet

rigjide të pronës intelektuale.

Tashmë kanë filluar të krijojnë entitete

politike formale dhe të njohshme

në botën reale: The Pirate

Party, në Suedi, tashmë është një

parti me të gjitha efektet. Nuk

është një kënaqësi, është vetëm

fillimi. Përndryshe është i njohur

roli i WikiLeaks, që me kohë

ka evoluar duke u bërë një rrjet

““hacktivists” (hackerë politikisht

aktivë). Është duke pasur një ndikim

të konsiderueshëm mbi atë

se si i perceptojmë luftërat në Azi.

“Hacktivists” të tjerë janë lidhur

me komunitete të shumta on line”.

Cili është parashikimi

afatgjatë? Botët virtuale

do të bëjnë shoqërinë tonë

më demokratike apo do të

ndodhë e kundërta?

“Kjo është pika më e rëndësishme.

Pas pesë vitesh një pjesë e

mirë e Uebit do të shndërrohet në

botë virtuale. Këto botë virtuale do

të kishin kësisoj një ndikim shumë

pozitiv ose shumë negativ, varësisht

nga ajo se si veprojmë tash për

t’ua ndryshuar dinamikat. Sigurisht,

rrjetet tashmë janë duke sjellë

një sens drejtësie dhe ndihmojnë

të luftohet shtypja në botën reale,

ARTE

23

për shembull kundër censurës

në Kinë, kundër abuzimeve të

pushtetit në Iran, të multinacionaleve

dhe ushtrisë së Shteteve të

Bashkuara. Nga ana tjetër, duhet

megjithatë të pranohet se, duke

lënë anash hacktivismin, botët virtuale

dhe rrjetet sociale tash janë

më pak demokratike se shoqëritë

tona reale. Drejtuesit i administrojnë

si diktatorë. Pa u dhënë

llogari përdoruesve-qytetarëve

të vet. Përcaktojnë çka është mirë

e çka është keq. Për shembull, kë

duhet ta përjashtojnë nga komuniteti.

Paradoksi: dora-dorës që

botët virtuale fitojnë popullaritet,

administrohen në mënyrë gjithnjë

e më autoritare. Kjo është për t’u

shqetësuar”.

Pse duhet të shqetësohemi

për këtë administrim “tiranik”

të botëve virtuale?

“Për dy arsye. E para, nëse rrjetet

administrohen në mënyrë jo

demokratike dhe jo transparente,

mund të manipulohen për t’iu

shërbyer interesave të një individi

në vend se të grupit. E dyta, ka rrezik

që botët virtuale të na bëjnë të

mësohemi të jetojmë në ambiente

pak demokratike, ku shkelen ato të

drejta që janë fryt i shekujve të tërë

të luftërave, progresit dhe fitoreve

civile. Me fjalë të tjera, diktaturat

on line na bëjnë më pasivë ndaj

një diktatori në botën reale”.

A mund ta lëmë anash një

botë virtuale që na bëhet e

mërzitshme?

“Po, por ka një çmim personal

dhe nganjëherë ekonomik në

rritje, në rrafshin e lidhjeve, kontakteve

dashurore dhe punës që

humbim. Për shumë njerëz sajtet

si Facebook apo Second Life janë

tashmë të domosdoshme si instrument

biznesi ose tjetërgjëje”.

Çfarë zgjidhjeje propozoni

atëherë?

“Është i nevojshëm një lloj

iluminizmi i botëve virtuale, ku

administratorët do të ofronin instrumente

të rinj për t’i kryer eksperimentet

e demokracisë. Instrumente

me të cilat vetë përdoruesit

do të mund t’i zhvillonin sistemet e

tyre politike. Jurisprudenca e botës

reale, nga ana e vet, duhet të fillojë

t’i ketë parasysh botët virtuale jo

më si pronësi të një ndërmarrjeje,

por si “kombe”. E gjithë kjo në favor

të policy më të plota dhe transparente.

Është momenti të vendosim

se si dëshirojmë të jetojmë në të ardhmen.

A do të kenë peshë në shtëpitë

tona virtuale idetë dhe parimet

iluministe? Apo do të përfundojmë

në grushtin e një despoti çdo herë

që do të futemi në Internet?”.

Alessandro Longo

L’espresso