29.07.2013 Views

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

22 ARTE

Redaktor: Arben Idrizi

e-mail: arben.idrizi@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Jeton Budima

Expresskolumne

Llullat e

Adem Rusinovcit

“Llulla” dhe “organi seksual mashkullor”

paraqiten si dominante në

raport me erotikën femërore, veshjet

tradicionale ose kodet etike.

Adem Rusinovci më në fund i rikthehet vetes

me një ekspozitë voluminoze,e cila ndërlidhë

mediumin e skulpturës si ekspresion dominant

me lëvizje skenike (balet), muzikë ambientale,

e ndriçim kinematografik në motivet

bazë (të realizuara nga Orhan Kerkezi).

Kjo lëvizje kameleoni ndërmjet mediumeve

të ndryshme krijon një mini instalacion

të lidhjeve, mirëpo edhe botëve të

ndara.“Kreaturat” të cilat mua personalisht

ma përkujtojnë Salvador Dalin, krijojnë mendime

të dyfishta me ndihmën e krahasimeve

metaforike dhe konceptuale, gjithmonë të

bazuara në forma organike, të cilat po ashtu

demonstrojnë një gjeometri dhe baraspeshë të

çuditshme. Rusinovci përdor material tradicional

(druri, metali..) për ta provokuar shikuesin,

duke krijuar njëkohësisht lidhje emotive

dhe racionale me produktet e tija. “Kreaturat”

e Rusinovcit, prezantohen në dimensione të

ndryshme fizike, duke filluar me “minillulla” e

deri te “maxillullat” të cilat tash funksionojnë

edhe si figura njerëzore groteske. “Minillullat”

e Rusinovcit, të cilat tash krijojnë fotografi të

dyfishta perceptimi, i servohen shikuesve të

moshave të ndryshme me struktura mashkullore,

femërore, hermafrodite, simbolike,

etike, mirëpo secila prej tyre individuale në

kompozicion. “Maxillullat” (Llulla përndryshe

imponohet si zëvendësim për kokën njerëzore

dhe paraqet një rekuizitë tipike tradicionale

mashkullore) e Rusinovcit, të cilat zhvillohen

në vertikale, krijojnë aluzione provokative

të jetesës, optimizmit, artit ose muzikës.

Motivi themelor i llullës, i cili po ashtu ishte

prezent në tablo-murale, tablo-peizazhe, do

të kundërshtohet me skulpturat e dimensioneve

mesatare të fokusuara në organet gjenitale

mashkullore-femërore. Konotacionet

seksuale të bazuara në “koqet mashkullore”

dhe “cicat femërore” afirmojnë padyshim atë

çka përshkruhet si ”libido” e natyrës njerëzore,

motive të cilat në artin antik do të mitizohen

me ndihmën e “falusit” dhe potencës. Unë nuk

e di si është titulluar kjo ekspozitë për shkak

se mungonte katalogu, mirëpo simbolizmi i

cili sugjeron reproduksionin seksual ishte evident.

“Llulla” dhe “organi seksual mashkullor”

paraqiten si dominante në raport me erotikën

femërore, veshjet tradicionale ose kodet etike...

Kjo alegori e formave na flet për procesin e

diferencimit mirëpo edhe lidhjes seksuale.

Rusinovci padyshim na ofron “multinivele”

komunikimi me ndihmën e ritualit, epikës dhe

simbolizmit. Me këtë ekspozitë unike Adem

Rusinovci dëshmon se është njëri ndër liderët

e skulpturës kontemporane sot në Kosovë.

(Autori është regjisor, dramaturg,

skenarist dhe kritik arti)

Të zbardhet çështja e zhdukjes së

ikonës së Shpatarakut. Ky ka qenë

apeli, që një grup intelektualësh

shqiptarë i drejtojnë Ministrisë së

Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Arkitekti

Maks Velo dhe Artan Lame,

në emër të Forumit për Mbrojtjen e

Trashëgimisë Kulturore Shqiptare,

mbajtën dje një konferencë për

shtyp, ku bënë të ditur se vepra e

ikonografit të shquar, Shpataraku,

e shitur në një ankand bamirësie,

nuk rezulton e regjistruar në Qendrën

e Inventarizimit të Pasurive

Kulturore, organi i vetëm shtetëror,

i cili ka këtë funksion. Nga ana e

E premte, 22 tetor 2010

Të zbardhet zhdukja e ikonës së Shpatarakut

pronarëve të vjetër të ikonës u

premtua se kjo procedurë do të

kryhej, ndërsa QIPK deklaroi se nuk

ishte vënë paraprakisht në dijeni

për shitjen e kësaj ikone. Qysh prej

ankandit dhe denoncimit të këtij

rasti në media, kanë kaluar dy javë

dhe asgjë nuk është bërë në këtë

“KEMISHA E GJAKUT”

E PERMBYLL FAZEN E PARE

Teatri Laborator

‘Loja’ e ka përmbyllur

fazën e parë të

paraqitjes së shfaqjes

‘Këmisha e gjakut’, e

cila ka pasur njëzet

repriza dhe është

frekuentuar prej

420 spektatorëve.

Alfred Beka

alfred.beka@gazetaexpress.com

Prishtinë, 21 tetor —

Teatri Laborator ‘Loja’ ka përmbyllur

fazën e parë të paraqitjes së shfaqjes

‘Këmisha e gjakut’, e cila, në periudhën

intensive prej 27 shtatorit deri më 21 tetor,

krahas premierës, është reprizuar

20 herë.

Bekim Lumi, regjisor i shfaqjes

“Këmisha e gjakut” dhe themelues i Teatri

Laborator ‘Loja’, përmes një komunikate,

ka treguar se shfaqja ka zgjuar një

interesim të madh të publikut kosovar,

duke pasur mbi 400 spektatorë.

“Gjatë kësaj paraqitjeje të përditshme

(përveç të dielave), në ambientet e Muzeut

Etnologjik, në një hapësirë të kufizuar

prej vetëm 20 vendesh, shfaqjen

e kanë frekuentuar 420 spektatorë.

Menaxhmenti i Teatrit Laborator ‘Loja’

shpreh keqardhjen që, përkundër interesimit

të jashtëzakonshëm të publikut,

për shkak të numrit të vogël të vendeve,

nuk ka mundur t’i plotësojë kërkesat e

shumta të spektatorëve, të cilët do të

kenë rastin ta shohin këtë shfaqje në

fazat e mëvonshme të paraqitjes së saj,”

ka thënë Lumi.

Përndryshe, shfaqja ‘Këmisha e

gjakut’, e cila, gjatë procesit kërkimor

njëvjeçar, në interpretim të aktorëve

Melehate Qena, Adriana Matoshi, Afrim

Muçaj, Astrit Geci, Ermal H. Rexha, Kastriot

Grajçevci e Kujtim Peli, e krijuar

nga regjisori Bekim Lumi, konceptualisht

është ndërtuar mbi motivet dhe

fragmentet e tragjedive ‘Makbethi’ ,

‘Rikardi III’ dhe ‘Hamleti’ të William

Shakespeare-it dhe mbi disa nga motivet

e kodit zakonor shqiptar ‘Kanuni

i Lekë Dukagjinit’. Përmes gërshetimit

të motiveve shekspiriane dhe motiveve

të kodit zakonor shqiptar, përmes lojës

dhe kreacionit aktoresk, përmes asociacioneve,

inicialeve, simboleve dhe

metaforave të ndryshme skenike, duke

tejkaluar qëllimshëm çdo lexim, inter-

pretim dhe trajtim regjisorial konvencional

të tragjedive të Shakespeare-it,

kjo shfaqje ka ardhur si një akt krijues

eksperimental, gjatë të cilit bëhet zbërthimi,

transkriptimi dhe interpretimi i tri

‘përrallave’ të ndryshme, të cilat në këtë

shfaqje, të ngjizura në ‘gjakun’ e njëra

tjetrës, vijnë si një ‘përrallë’ e vetme.

Me shfaqjen e tij të parë ‘Këmisha e

gjakut’, Teatri Laborator ‘Loja’, përmes

punës intensive kërkimore – kreative

njëvjeçare, ka gjurmuar dhe përcaktuar

rrugët, format dhe mundësitë e shumta

të shfrytëzimit të gjuhës së trupit e të

teknikave të ndryshme të zërit, përpunimin

e shkathtësimin e mëtutjeshëm

të prirjeve e të aftësive vokale e fizike

të aktorëve, lojën, lëvizjen, performimin

e mizanskenimin në hapësira të

ndryshme alternative, leximin, interpretimin

dhe dekodimin skenik jokonvencional

të teksteve të ndryshme,

shfrytëzimin praktik të gjësendeve (rekuizitave)

dhe kontekstualizimin e tyre

metaforik e simbolik, kreacionin me

tingullin e ‘instrumenteve’ të ndryshme

gjatë performimit, shfrytëzimin, përshtatjen

dhe kontekstualizimin e dokeve,

zakoneve, ritualeve, valleve dhe traditave

popullore shqiptare në raport

me tekstet, ngjarjet dhe personazhet

e ndryshme në tragjeditë e Shakespeare-it.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!