29.07.2013 Views

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

DREKE PER KONSENSUS - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

18

BOTA E premte, 22 tetor 2010

OKB: Dhunimi i femrave po përdoret si armë

Kombet e Bashkuara i kanë vënë

gratë në thelb të Raportit 2010 për

gjendjen e grave nëpër botë, në

të cilin thuhet se dhunimi i grave

po përdoret gjithnjë e më tepër si

armë lufte.

Raporti i Kombeve të Bashkuara

për gjendjen e grave përkon me

10-vjetorin e Rezolutës 1325 të

OKB-së, qëllimi i së cilës është t’i

bëjë gratë forcë me rëndësi për

vendosjen e paqes në raste konfliktesh..

Shefja e Fondit të Kombeve të

Bashkuara për Popullatën, Jemilah

Mahmoud, thotë se kur gratë dis-

kriminohen ato mbeten në pambrojtura

në raste konfliktesh dhe

më pak të afta për të ndihmuar në

rimëkëmbjen e vendit.

«Kur gratë gëzojnë të drejta dhe

mundësi, ato janë më aktive për

t’iu përgjigjur katastrofave dhe

konflikteve. Investimi në sektorët

e kujdesit shëndetësor, arsimit

dhe zhvillimit social do t’i bënin

njerëzit më aktivë në kohë tepër të

vështira”, theksoi ajo.

Raporti i Kombeve të Bashkuara

përmend vende, ku gratë janë në

pozita të mira për të ndihmuar në

shërimin e plagëve të konflikteve

në vendet e tyre, mes tyre Bosnje-

Hercegovina, Haiti, Iraku, Jordania,

Liberia, Territoret e Pushtuara

Palestineze , Timori Lindor dhe

Uganda. Rezoluta 1325 kërkon

pjesëmarrje dhe angazhim të

barabartë të grave në përpjekjet

për ndërtimin e paqes.

VJESHTA E NXEHTE E SARK

P

rej disa kohësh, Franca e Nicolas

Sarkozysë nuk po zgjohet

dhe nuk po fle më e qetë. Vendi

duket sikur është paralizuar. Miliona

qytetarë kanë dalë në shesh

për të protestuar kundër reformës

së pensioneve. Pothuajse dy në

tre francezë, sipas vëzhgimeve të

fundit, e aprovojnë protestën që

ka nisur që prej 7 shtatorit dhe ka

hyrë tashmë në një fazë që mund

të quhet vendimtare. Por imazhi i

një përplasjeje mes kreut të shtetit

dhe vendit që e zgjodhi tri vjet e

gjysmë më parë, duket se nuk do të

zhduket për shumë kohë nga sytë

e francezëve. Rruga nga “Place

de la Republique” në “Place de la

Nation” është ajo klasikja e manifestimeve

të së majtës. Njerëzit

mblidhen në sheshin e Republikës

dhe pastaj marshojnë drejt Sheshit

të Kombit. Të shtunën, më 16 tetor,

u zhvillua protesta e pestë, (jo

vetëm në Paris, por pothuajse në

të gjitha qendrat e mëdha urbane).

Pothuajse çdoherë është abuzuar

me numrin e protestuesve të

pranishëm në shesh: një mesatare

në të gjithë Francën sipas policisë

është rreth 900 mijë persona, ndërsa

sipas sindikatave, ky numër shkon

në tre milionë. Për qeverinë,

mobilizimi është drejt rënies,

ndërsa për organizatorët karakterizohet

nga një dinamizëm i fuqishëm,

por me ulje-ngritjet e veta.

Në historinë e pasur franceze të

protestave në bulevard, kjo vjeshtë

meriton të zërë një vend të

veçantë. Çdo manifestim është si

një valë e fuqishme që përplaset

në muret presidenciale të Pallatit

Elize, pa e shqetësuar, të paktën

kështu duket, kreun e saj. Në fakt,

Nicolas Sarkozy, nuk ka treguar

asnjë shenjë ndryshimi. Në Sheshin

e Republikës duket sikur ka

festë. Shiten salsiçe, pije freskuese,

flamuj, bluza me inicialet e sindikatave

të ndryshme, të bashkuara

provizorisht kundër reformës së

pensioneve që është edhe qendra

e konfliktit, por të gatshme për t’u

ndarë sërish nëse senati do të

aprovojë reformën, ashtu siç ka

bërë Asambleja Kombëtare. Dhe

është pikërisht kjo që pritet të

ndodhë në mesjavë. Në përbërje

të protestave gjen njerëz të kategorive

të ndryshme. Ka shumë

punëtorë, familjarë, përfaqësues

të shtresës së mesme dhe shumë

studentë, që kanë braktisur shkollat

për të qenë të pranishëm.

Pikërisht përfaqësuesit e këtyre

protestave që vazhdojnë prej më

shumë se një muaji në Francë,

Franca sfidon presidentin

Nicolas Sarkozy.

Vendi është paralizuar.

Mijëra studentë, profesorë

dhe punëtorë kanë

zbritur në shesh kundër

reformës së pensioneve,

por edhe greva e mjeteve

të transportit publik

dhe karburanti që është

duke përfunduar. Kjo

është vjeshta e nxehtë

e presidentit francez që

nuk ka qenë kurrë kaq

poshtë në anketa.

tregojnë se përveç reformës së

pensioneve duhet të ketë diçka

tjetër, akoma më të thellë që ka

bërë të gjithë vendin bashkë. Sipas

anketave të fundit, presidenti gëzon

besimin e vetëm 30 për qind

të francezëve. Në 70-përqindëshin

tjetër që nuk aprovon politikën e

tij, bëjnë pjesë edhe ata që bashkohen

me reformën kundër rritjes

së moshës së pensioneve. Protesta

duket se po shkon përtej objektivit

të deklaruar nga manifestuesit. Në

sfond, sigurisht që qëndron presidenti

Sarkozy. Rënia kaq e madhe

në anketa, për disa është kronike,

për të tjerë është e përkohshme.

Sindikatat i kërkojnë të negociojnë

për reformën e pensioneve, pra të

ndalojë aprovimin në parlament.

Por nëse nuk arrin ta ndalë, ka

shumë mundësi që Sarkozy të

humbasë edhe atë pak besueshmëri

që anketat i japin. Reforma

e re ngre nga 60 në 62 vjet dhe nga

65 në 67 moshën për pension të

plotë (me 41 vjet kontribute). Sipas

reformës aktuale të pensioneve, si

meshkujt, ashtu edhe femrat dalin

në pension në moshën 60-vjeçare,

nëse kanë paguar sigurime

shoqërore për 40 vjet, edhe pse

nuk mund të marrin një pension

të plotë deri në moshën 65-vjeçare.

Reforma e re e qeverisë kërkon

që nga 60, mosha e tyre të shtyhet

deri në 62, për të mbuluar kështu

deficitin buxhetor. Miratimi i ligjit,

që ka ndodhur edhe në vende të

tjera, duket i pashmangshëm.

Përqindja e ulët e të regjistruarve

nëpër sindikata (8%) redukton

efektin e apeleve të këtyre të fundit

për grevë. Protestat sociale shprehen

kudo, sidomos nëpër manifestime.

Nëpër bulevarde, francezët

kërkojnë të shfryjnë inatet e akumuluara

prej disa vjetësh. Protestat

paqësore demokratike nxitën

veprimin e sindikatave kryesore

në vend, në sektorët më të ndjeshëm.

Në veçanti ato të transporteve

publike apo degëve që lidhen

me to. Paralizimi i 12 rafinerive

dhe depozitave të karburanteve

ka nxitur panikun e konsumatorëve,

që po krijojnë radhë të

pafundme përballë pikave të karburanteve,

në disa raste të detyruar

të mbyllen për shkak të mungesës

së benzinës. Rreth 1500

stacione benzine në Francë i kanë

mbaruar të gjitha rezervat dhe

furnizimin e tyre, për shkak të

grevës. Gjithsej në Francë janë

prekur nga kjo grevë 12 mijë stacione

karburantesh. Por sipas

disa burimeve, të gjithë ata që do

të kërkojnë furnizimin me karburant

në Paris, apo rrethinat e tij,

do të hasin shumë vështirësi. Probleme

të mëdha me furnizimin

me karburant ka edhe në veri të

Francës dhe ky vend, po sipas disa

burimeve, ka filluar që të ketë qasje

te rezervat e veta. Punonjësit

kanë braktisur punën në 12 rafineritë

e mëdha të vendit që prej

një jave dhe si pasojë, pjesa më e

madhe e industrisë nuk funksionon

dot në këto kushte dhe herët

a vonë, nëse greva do të vazhdojë,

do të ndihet nevoja e përdorimit

të rezervave. Kamionistët kanë

nisur të bllokojnë trafikun. Në këtë

përkeqësim të gjendjes sociale,

paralizimi në shërbimet e transportit

publik dhe pjesëmarrja e

të rinjve përfaqëson një ankth për

ata që qeverisin. Jo pak shkolla në

Francë janë braktisur nga shumë

të rinj e të reja, që po marrin pjesë

në manifestime. Profesorët janë

shpesh në krah të tyre. Nga ana

tjetër, grupet ekstremiste po përfitojnë

nga kjo situatë duke thyer

xhamat e vitrinave të dyqaneve

dhe duke u konfrontuar me policinë.

Shumë të rinj janë arrestuar.

Disa të tjerë janë plagosur. Një

17-vjeçar ndodhet në gjendje të

rëndë, sepse u godit në fytyrë nga

një “flash ball”, armë me plumba

prej gome, të përdorur nga policia

gjatë manifestimeve të dhunshme.

Pas këtyre incidenteve, ministri i

Punëve të Brendshme, Brie Horefeux,

e ka urdhëruar policinë që të

përdorë metoda më pak drastike

me të rinjtë. Qeveria u trembet

veprimeve të opinionit publik, që

është bërë njësh me studentët e

zbritur në shesh. Familjet i

mbështesin. Në lëvizjen kundër

reformës së pensioneve, në një

farë mënyre preket edhe problemi

i të rinjve. Një në pesë të tillë e ka

të vështirë të gjejë punë. Të rinjtë

dhe të rejat që marshojnë nga Sheshi

i Republikës në Sheshin e

Kombit e shpjegojnë kështu praninë

e tyre: të vjetrit në pushtet

janë egoistë. Pensionet janë një

simbol. Franca shqetësohet vetëm

për të moshuarit”. Arsyet e deklaruara

nuk janë gjithmonë në simfoni

me ato të protestave që tregojnë

për një konflikt të

përgjithshëm. Prania e pamenduar

dhe e papritur e studentëve u

jep një tjetër forcë protestave dhe

shqetëson pa masë qeverinë, që

duket se mezi po pret pushimet e

vjeshtës që nisin javës tjetër.

Mbyllja e shkollave mund të çmobilizojë

edhe mësuesit dhe t’i bëjë

familjet e studentëve më pak

pjesëmarrës në manifestime. Të

hënën në mbrëmje, në prag të një

proteste të re, François Fillon u

shfaq në ekranet e televizorit për

të treguar se pavarësisht protestave,

reforma e pensioneve ka për të

kaluar në Senat. Sipas tij, qeveria,

si zakonisht, është gati ta përballojë

krizën pa e përdorur kryeministrin

si “qetësues të situatës”,

sipas traditës së presidentëve të

Republikës së Pestë. Nicolas Sarkozy

ka mbetur kësaj here pas

kuintave. Ndoshta për këtë arsye

nxori Fillonin për t’u hequr frikën

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!