You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
E premte, 22 tetor 2010 NACIONALE & EKONOMI 11

KEK-u gati për dimër

Prishtinë, 21 tetor – Pavarësisht se

kanë fi lluar reduktimet e energjisë

elektrike, nëpër vende të ndryshme

të vendit, zyrtarë të Korporatës

Energjetike të Kosovës (KEK) thonë

se janë mjaft të përgatitur për dimër.

Sipas tyre me remontet të cilat janë

bërë nëpër disa blloqe dhe kontratat

për blerjen e energjisë, i bënë

ata optimistë se do të kenë rrym

të mjaftueshme për konsumatorët

që paguajnë faturat. Zëdhënësi i

KEK-ut, Viktor Buzhala, ka treguar

për Telegrafi , se ata gjatë verës kanë

bërë riparimin e të gjitha njësitë që

mund të prodhojnë energji elektrike.

“Tashmë të gatshme janë dy blloqet

e TC ‘Kosova B’ B1 dhe B2 si dhe njësitë

A3, A4 dhe A5 të TC ‘Kosova A’. Njësitë

B1 dhe B2 prodhojnë 10 për qind

me tepër pas ndërrimit të rotorëve

të turbinës. Kapaciteti total shkon në

950 megavat orë”, tha ai. Por, sipas

Buzhalës, një bllok i TC “Kosova A”

është në vazhdimësi rezervë për ta

rritur sigurinë e prodhimit për shkak

të vjetërsisë së blloqeve dhe ndikimit

në ambient. “Kemi edhe tri lloje të

DHE KEQPERDORIM Mbyllen

nëse një qytetar ka borxh mbi një

mijë euro dhe i paguan 600 euro,

pjesën tjetër të borxhit ia shlyen

Termokosi.

Këtë ende nuk e kanë shpjeguar

se përse po e bëjnë.

KMLDNJ-ja është koncentruar

vetëm në shtrenjtimin e çmimeve

të shërbimeve të kësaj kompanie.

ZRRE-ja, sipas këtij këshilli, gjatë

shqyrtimit të kërkesës së Termokosit,

duhet ta ketë parasysh gjendjen

e rëndë ekonomike të qytetarëve

dhe mos të lejojë rritjen e çmimit

për ngrohje.

“Termokosi, në pamundësi të

gjejë mënyrë efi kase për inkasimin

e borxheve, me rritjen eventuale të

çmimit po i ndëshkon paguesit e

rregullt dhe të disiplinuar dhe kjo

është e padrejtë dhe e kundërligjshme”.

Termokosi, thotë KMLDNJ-ja,

duhet ta gjejë mënyrën si t’i inkasojë

borxhet, në të kundërtën

duhet t’i shkyçë nga rrjeti shpenzuesit

e pandërgjegjshëm dhe të

papërgjegjshëm.

KMDLNj-ja gjithashtu e

kundërshton mënyrën se si sillet

Termokosi me qytetarët e Prishtinës,

të cilët e pësojnë pa fajin

e tyre. Paralajmërimi i Termokosit

se për shkak të rritjes së çmimit të

mazutit në bursat botërore, mund

edhe të mos ketë furnizim me

ngrohje, është shantazhim i llojit

të vet.

“Edhe vitin e kaluar Termokosi

në kohën e acarit më të madh e pati

ndërprerë furnizimin me ngrohje,

duke e shantazhuar Qeverinë për

t’i ndarë mjete shtesë. Gjithashtu

Termokosi e pati ndërprerë furnizimin

me ngrohje, thuaja 1 muaj

para kohës së paraparë dhe për këtë

askush nuk ka dhënë përgjegjësi”,

thuhet në një komunikatë nga

KMLDNJ-ja.

Termokosi ka vepruar njëjtë edhe

sivjet. Madje, sivjet pas 3 ditësh fur-

Akuzon

KMLDNJ

nizim me ngrohje jokualitative, e ka

ndërprerë furnizimin.

KMLDNJ-ja thotë se përgjegjësit

e Termokosit duhet të veprojnë në

përputhje me rregullat e tregut, t’i

furnizojnë me ngrohje konsumatorët

që i shlyejnë borxhet dhe i

kryen obligimet dhe t’i shkyçin nga

rrjeti ata që nuk i paguajnë borxhet.

KMDLNj-ja kërkoi nga Qeveria

që të marrë masa ndaj kësaj kompanie

të papërgjegjshme.

Ndryshe, Termokosi grumbullon

mjete nga tri burime, nga donacionet

ndërkombëtare, nga inkasimi

i borxheve dhe nga Buxheti i

Kosovës.

FOTO: JETMIR IDRIZI

kontratave afatgjata për import të

energjisë elektrike, përkatësisht për

energji elektrike të moduluar (nga

ora 7:00- 23:00), për energji elektrike

të kohës në orët e konsumit maksimal

dhe për energji emergjente”, tha

zëdhënësi Viktor Buzhala.

disa

lojëra të fatit

Prishtinë, 21 tetor – Administrata

Tatimore e Kosovës, përkatësisht

Drejtorati i Lojërave

të Fatit, në bashkëpunim me

Ministrinë e Tregtisë dhe

Industrisë (MTI) , Inspektoratin

e Tregut, si dhe me asistim të

Policisë së Kosovës, ditë më

parë kanë ndërmarrë aksion

për mbylljen e subjekteve

dhe njësive të pa licencuara

që merren me aktivitete të

Lojërave të Fatit në Komunat e

Kamenicës, Gjilanit dhe Prizrenit.

Një aksion i tillë është ndërmarrë

si rezultat i një bashkëpunimi

ne mes ATK-së, MTI-së

dhe PK-së, me të vetmin qëllim

zbatimin e plotë të Ligjit për

Lojërat e Fatit. “Si rezultat i

këtij aksioni është realizuar

mbyllja e pesë subjekteve të

Lojërave të Fatit në Komunën

e Kamenicës, katër në Gjilan

dhe 11 subjekteve të tjera në

Prizren”. Aktivitete të tilla të

planifikuara dhe të koordinuara

në mes ATK-së, Inspektoratit

të Tregut dhe PK-së, janë

planifikuar të vazhdojnë edhe

në të ardhmen, duke mbuluar

kështu gjithë territorin e Republikës

së Kosovës. Administrata

Tatimore e Kosovës, është e

përkushtuar dhe e palëkundur

në qëndrimet e saj në zbatimin

e plotë të Ligjit për Lojërat

e Fatit, me të vetmin qëllim

vënien e rendit dhe rregullit

të plotë në këtë kategori të

subjekteve ekonomike.

Fond

stimulues për

prodhuesit

Shtime, 21 tetor – Shpend

Ahmeti, njëri nga themeluesit

e Partisë Fryma e Re (FER),

propozoi të enjten në Shtime

krijimin e një fondi për të

stimuluar prodhuesit. Gjatë një

vizite që i bëri një përpunuesi

të perimeve në këtë komunë,

Ahmeti tha se sipas programit

të partisë së tij, do të

duhej të krijohej një fond për

subvencionimin e kamatave

bankare për të ndihmuar

zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai shtoi se me një fond të tillë

prej 50 milionë euro do të

ndihmoheshin prodhuesit që

të marrin kredi në vlerë prej

500 milionë eurove. Ahmeti

e njoftoi pronarin e fabrikës

për përpunimin e perimeve se

partia e tij, si shtyllë qendrore

programore e kanë zhvillimin

ekonomike.