29.07.2013 Views

VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express

VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express

VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E mërkurë, 25 korrik 2012

Vetoni, i ulur diku në një qoshe të ndërtesës së Rilindjes, të

nxirë nga tymi i cigareve Bozhur dhe me një makinë shtypi

Olimpia para vetës, kishte vendosur që në baza individuale

ta parandalonte ekspansionin politik europian më në lindje

të Austrisë. Ja si e sheh ai lirinë e shprehjes dhe Jugosllavinë e

Titos, në fund të vitit 1986.

“Hajd Parku” i Vetonit

Berat Buzhala

I riu Veton Surroi, fare në fund të vitit 1986, kishte

vendosur të merrej me tema kapitale, me të

cilat kryesisht merreshin veteranët e politikës jugosllave,

që në shtëpi të tyre i kanë pasur së paku

një palë rroba të partizanëve me plot dekorata,

të cilët për çdo 29 nëntor dukeshin si bredha të

Vitit të Ri.

Kjo ishte periudha kur Jugosllavia, dhe të gjithë

popujt që e përbënin federatën, po bëhej gati që të

eksplodonte nga brenda. Ishte koha kur Millosheviqi

kishte hipur në skenën kryesore të politikës.

Ishte koha kur Kosova po qeverisej, edhe në nivel

lokal, edhe në nivel federativ prej një klase politike

shqiptare me mungesë të theksuar të boshtit

kurrizor. Dhe në ketë vorbull kishte vendosur të

hidhej me plot entuziazëm në skenën politike,

përmes gazetës Rilindja, edhe Vetoni.

Mision i tij i parë, siç shihet prej shkrimeve të tij,

kishte qenë plandosja e borgjezisë, që nënkupton

rrymave borgjeze brenda Federatës Jugosllave, që

nënkupton prerja e kokës e të gjithë atyre që në një

formë a në një tjetër synim kishin që ta imitonin

rregullimin politik të Europës apo të SHBA-ve në

shtetin jugosllav.

Vetoni, sigurisht i ulur në një qoshe të nxirë nga

tymi i cigareve Bozhur në ndërtesën e Rilindjes

me një makinë shtypi Olimpia para vetës, kishte

vendosur që në baza individuale ta parandalonte

ekspansionin politik europian më në lindje të

Austrisë.

“Një kumtesë e një mbledhjeje dyditëshe të

udhëheqjes më të lartë shtetërore dhe të LKJ’së

(Lidhja Komuniste e Jugosllavisë), e shpallur në

tetor, vë në shënjestër një problem real, e i cili

ka marrë dimensione të tilla sa që do të meritojë

vëmendjen e aksionit politik, e një aksioni të plotë

e të koordinuar në të gjitha aspektet. Është fjala

për një platformë të organizuar në mesin e forcave

antiqeverisëse dhe antisocialiste, e cila quhet e

djathta borgjeze dhe e cila duke përdorur emocionin

nacionalist si shtizë përpiqet me ngulm të

thyej për së brendmi sistemin politik të vetëqeverisjes

socialiste, rrugën e trasuar të gjerëtanishme

të zhvillimit të federatës jugosllave si shtëpi të përbashkët

të kombeve dhe të kombësive të Jugosllavisë”,

kështu kishte nisur fejtonin e tij katërditor

Vetoni. Duke identifi kuar armiqtë e jashtëm dhe

të brendshëm, që po e rrezikonin shtëpinë e përbashkët

Jugosllave. Shtëpinë e tij të përbashkët.

Dikush mund të pyesë se për çfarë arsye po

merrem tash me të kaluarën e Vetonit. Pse po

ribotoj fragmente të caktuara të shkrimeve të tij

të shkruara në gazetën Rilindja me datën 17, 18,

19 dhe 20 dhjetor të vitit 1986? Sepse Vetoni në

shkrimet e tij të fundit merret saktësisht me këto

tema, pas rreth 26 viteve. Në fejtonin e tij të botuar

në gazetën e familjes së tij, dhe të tijën, ai fl et për

komunizmin, fl et për rolin e Komitetit dhe të Dragodanit,

fl et për lirinë e shprehjes. Flet për shumë

gjëra, që gjithashtu kishte folur edhe para 26 viteve.

Meqë, Vetoni nuk është distancuar asnjëherë

prej të kaluarës së tij prej një sahanlëpirësi jugosllav

- ndoshta i fundit jugosllav që besonte edhe

më tutje në atë kreatur të shëmtuar - atëherë pse të

mos ia kujtojmë atij dhe të gjithë të interesuarve se

në të vërtetë çfarë paska qenë roli i Vetonit në shtetin,

që bota demokratike i referohet si diktatorial.

Është mirë që t’ia kujtojmë Vetonit se cilat kanë

qenë qëndrimet e tij për sistemin shumëpartiak

- që është shtylla bazike për demokracinë? Cilat

kanë qenë qëndrimet e tij për ekonominë e tregut

- që është treguar të jetë shtylla bazike për zhvillimin

ekonomik? Dhe cilat kanë qenë qëndrimet e

tij për lirinë e shprehjes, temë të cilën me shumë

dëshirë e ka rrahur kohëve të fundit?

Kështu, Vetoni sistemin shumëpartiak dhe lirinë

e shprehjes e krahason në shkrimin e tij me Hajd

- Parkun. Ja si tallet Surroi me lirinë e shprehjes:

“Parku Hajd, apo Hajd Parku siç e quajnë anglezët

gjendet në Londër dhe është i njohur si një tribunë

e hapët, ku çdokush, e me mendimet edhe më të

skajshme mund t’i drejtohet auditoriumit, i cili

mblidhet për të dëgjuar oratorin, sipas interesimit,

por edhe për argëtim. Për shumëkë simbol i

demokracisë, meqë çdokush mund të fl as çdo gjë,

Hajd - Parku është më shumë simbol i padepërtueshmërisë

të fjalës së shqiptuar publikisht, është

simbol i një mungese gati totale të lidhjeve mes

interesit të shtresave më të ulëta popullore dhe

qendrave të vendosjes në sistemin politik. Si i tillë

Hajd - Parku pa kurrfarë orientimi, as që ia vret kujt

syrin nga këto qendra dhe ka mbetur një atraksion

politik”. Pra, sipas Vetonit në shtetet perëndimore

demokracia paraqet një kaos të vërtet. Ai dëshiron

të theksoj se atje duke folur të gjithë njëherësh

nuk dëgjon askush. Pra, sipas tij, kjo është një

hile politike, e qeverive perëndimore, me anë të

të cilës ata e zhvendosin vëmendjen, duke lejuar

që të gjithë të fl asin pa rend. Vetoni kërkon rend.

Ja çka thotë, tash në kontekstin jugosllav, për lirinë

e shprehjes: “Hajd - Parku, në terminologjinë

tonë politike, ose përpjekjet për të themeluar një

‘Hajd Park’ të përgjithshëm në sistemin tonë politik,

kanë domethënien e përpjekjeve për themelimin

e demokracisë dhe lirisë abstrakte, pa kurrfarë

orientimi ideor, dhe, fundja, kthim në një sistem

politik, të cilin e ka pasur Jugosllavia e vjetër e i cili

e çoi atë në vetëshkatërrim”.

A e lexuat me vëmendje? Edhe pse nuk kërkon

kushedi se çfarë vëmendje për ta kuptuar. Pra,

Vetoni, ka menduar në atë kohë se Jugosllavinë e

vjetër e ka shkatërruar vetëm “Hajd Parku”, ose liria

e madhe që ka ekzistuar, si ajo politike, poashtu

edhe liria e shprehjes.

“Këto forca, në Jugosllavinë e re, humbën legalitetin

dhe mbeten atje ku ishin gjatë luftës, në

emigracion”, shkruan Vetoni.

Në fund të vitit 1986, kur fryma e ndryshimeve

tashmë kishte fi lluar në mbarë Europën Juglindore,

Veton Surroi Jugosllavinë e pasluftës së Dytë

Botërore, që pothuajse të gjithë po ia numëronin

ditët, e quante Jugosllavi të re. Në fund të vitit

1986, kur përfaqësuesit e të gjitha republikave ishin

ulur veç e veç e po vizatonin harta se kush do

ta shqyente më të madhe hisen e Republikës dhe

ta braktiste shtetin sa nuk ishte shembur, Vetoni

fl iste si zëri i arsyes. Kërkonte mirëkuptimin për

t’i ndihmuar federatës.

Vijon nesër: Pse sipas Vetonit në Jugosllavi

duhej të ndalohej mundësia që çdokush ta

marrë fjalën dhe pushtetin? Si e sheh Vetoni

emigracionin shqiptar në Europën Perëndimore

dhe në SHBA? Si i sheh ai lëvizjet për një

sistem shumëpartiak në Jugosllavinë e Titos?

» Autori është

Deputet i PDK’së në Kuvendin e Kosovës.

Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express.

Dhuratë

për klientët

besnik!

Bëhu pjesë e programit

IPKO Pika!

Mbledh pika dhe shëndrroi në minuta,

internet në mobil apo dhurata!

Regjistrohu FALAS duke dërguar

SMS me tekst “pika” në numrin 123

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!