VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express

VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express

gazetaexpress.com
from gazetaexpress.com More from this publisher
29.07.2013 Views

24 shkurteshqip Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë Komentet e lexuesve në Express Online Express, 24 korrik 2012 Takohen në OKB? Driton Presindetja e Kosoves Atifete Jafj aga dhe presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq mund të takohen në asamblenë e kombeve te bashkuare për të biseduare për çështjen e Kosovës dhe të zgjedhin shumë probleme që presin zgjedhje sa do të ketë efekte ky takim mbetet për t’u parë. Albani O zotni, qitjani më rrallë atë "syret" se na tranuat me fotot e tyre – të Nikoliqit e të Jeremiqit, thua se shumë po na merr malli me ua pa surratin aq shpesh në mediat tona! Topi Normal se kanë mu taku ama ky Nikoliqi s’është ambasadori Dell me shëtit neper Amerikë, por ky ka me qit në sitë e në shoshë presidenten. Ishalla shkon naj kurs të politikes dhe merr naj këshilltar të fortë deri atëherë, kohë ka mu përgatit. Albert Nuk e përfaqëson popullin e Kosovës kjo! Mundet me u takue edhe me nejt në OKB 10 vjet ajo është diçka private dhe pune e Atifetës e nëse do me u takue me Presidentin e Kosovës duhet më i prit zgjedhjet njëherë! Dihet qysh është zgjedh kjo dhe tash për tash e ka postin e uzurpuar kështu qe ky takim është i barabartë me 0. Idez Redaksi e dashur, ju lutem kur i tregoni këto fotografi te jeremicave e nikolicave a ka mundësi edhe do fotografi me te" bukura" të tyre të tregoni. shikoni pak mediat serbe se çfarë fotografi monstra tregojnë kur janë shqiptarët në pyetje. pra kjo metode dihet edhe ju kisha lut nëse keni nevoje unë do t’u kisha dërgu do foto... SHkelzen Më në fund ti komentuesi me nofkën "Topi" paske folur në gjuhën tënde amtare, se në bazë të komenteve tua nëpër të gjitha gazetat e sidomos të fi lialave të Beogradit e kam pasur të qartë se gjuha e jote amtare nuk mund te jetë Shqipja. Artoni Katastrofë për Kosovën mi thonë Jahjages thuj Nikoliqit, për gjakun që është derdhur kur do me ja qit kapakin kësaj historie edhe për të mos gjeturit qysh me ja ba e qeto janë pikat e para. Topi SHKELZENIT ne Google translate gjanë të gjitha përkthimet e gjuhëve, andaj mos e baj dertin kush e ka gjuhen amtare e kush JO. Po shihet se s’qenke mirë i shkolluem andaj leri të tjerët të vlersojnë. Unë e them at çka mendoj, këtë çka thashë më herët është e ditur se do takohen por do shihet rezultatet në fund. Ky koment është ashtu siç asht se me të vërtetë Nikoliqi apo kush do që të jetë s’është DELLI me u shëtit presidentja e me maj ligjërata nëpër kolegje. Por është aty ku bëhet politikë, sot edhe Thaçi shkoi në Bruxel por një ta them ty dhe të gjithë komentuesve ky vit ka me qenë i idhët për shqiptarët merrne si të doni ama diçka është ka zihet. Se Amerika na ndihmon ama sa janë këta mi ndejt fj alëve mbrapa deri me sot fj alët si mbajtën mësa B.Regjepi një ditë tha jem të gatshëm te intervenojmë dje tha s’ka nevojë. PSE? Labi Çka ka për tu taku me këtë nacionalistë... Fita Politikanet tanë kur të takohen me politikanet e Serbisë nuk dinë tjetër vetëm dinë të qeshin... Sqarim Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip" nuk shprehin qëndrimet e redaksisë. Express Është koha e pushimeve dhe të gjithë ne jemi të preokupuar se ku dhe si ti kalojnë pushimet verore. Padyshim se shumica prej nesh kanë zgjedhur që këto pushime ti kalojnë diku në bregdet. Ndërsa, për ata që kanë vendosur që pushimet verore ti kalojën në Kosovë, përveç pishinave kanë edhe një alternativë tjetër pushimi dhe rekreacioni. Është ky ekortuzimi ose i njohur ndryshe si turizmi ekologjik. Andaj, ky shkrim ka për qëllim të ju njoh me principet themelore të ekotuzimit, llojet dhe destinacionet kryesore të tij në Kosovë. Ekoturizmi ose i njohur edhe si turizmi ekologjik është lloj i turizmit që ka për qëllim udhëtimet në vendet e paprekura natyrore, zonat e mbrojtura ose atraksionet tjera natyrore dhe që zakonisht përpiqet të minimizojë ndikimin në mjedis. Ai ka për objektiv edhe të promovojë edukimin mjedisor, të sigurojë fonde për ruajtjen e natyrës, të ndihmojë zhvillimin ekonomik, fuqizimin e komuniteteve lokale si dhe të nxis respektin për kulturat e ndryshme. Ekoturizmi tërheq ata që janë të etur të ndjekin rrugët më pak të shkelura, të shohin drejtpërsëdrejti thesaret natyrore, të prehen në fshat, dhe të kënaqen nga kuzhina tradicionale. Ky lloj i turizmit i dedikohet në radhë të parë atyre që joshen nga vendet që ofrojnë bukuri të rralla natyrore dhe llojllojshmëri të botës bimor e shtazore, por edhe ata që kënaqen nga veprimtaritë që zhvillohen në natyrë sikur janë biçiklizmi, ngjitjet malore, kalërimi, noti, peshkimi, kampingu dhe shëtitjet. Pra, ekoturizmi përveç kënaqësisë që ofron synon gjithashtu zhvillimin e një vetëdije më të madhe dhe të përgjegjësisë ndaj mjedisit, duke promovuar përdorimin e transportit të organizuar, pastrimin e mbeturinave, kursimin e ujit etj. Për Kosovën ekoturizmi është një dukuri e re por në shumë vende të botës ky lloj turizmi është shtyllë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Kosova shquhet për vlera të rralla të trashëgimisë natyrore. Pozita gjeografi ke, relievi, klima, burimet ujore, peizazhet, grykat e kanionet, bota e pasur bimore dhe shtazore janë parakushte ideale dhe potencial i lartë për zhvillimin e ekoturizmit. Kosova veçanërisht ka mundësi të mira të zhvillimit të ekoturizmit të shpellave, ekoturizmit malorë, ekoturizmit rekreativ-sportiv, ekoturizmit verorë, ekoturizmit rural dhe atij edukativ. Ekoturizmi i shpellave- Për opinionin e gjerë janë të njohura bukuritë natyrore të Shpellës së Gadimes, e cila njëherit është edhe ndër atraksionet më të mëdha turistike në vend. Mirëpo Kosova ka edhe disa shpella të tjera dhe përmirësimi i infrastrukturës së tyre do të ofronte kushte shumë të mira për zhvillimin e turizmit të shpellave. Të tilla janë për shembull Shpella Gryka e Madhe, Shpella e Panorcit, Shpella e Pjetërshticës, Shpella e Radavcit etj. Ekoturizmi malor dhe ecja në natyrë- Në zonat e thella malorë të Kosovës ekzistojnë shumë shtigjet malore te cilat përdorën blegtoret për bagëtitë e tyre dhe të E mërkurë, 25 korrik 2012 Destinacionet ekoturistike në Kosovë cilat paraqesin mundësi reale për zhvillimin e ecjes ne natyre, shëtitjeve malore me biçikleta por edhe të ekspeditave dhe kampingjeve. Përveç Maleve të Sharrit dhe Bjeshkëve të Nemuna, ky lloj i turizmit mundë të zhvillohet edhe në Bjeshkët e Shalës së Bajgores, Vargmalet e Berishës, Malet e Jezercit etj. Ekoturizmi veror dhe njëditorë- Klima e përshtatshme, livadhet e pasura me llojllojshmërinë e bimëve, burimet e shumta ujore, peizazhet piktoreske janë parakusht i mire edhe për zhvillimin e turizmit veror dhe kampingut. Liqenit i Breznes, Liqeni i Batllaves, Kanioni i Mirushës, Gryka e Rugovës janë vetëm disa nga zonat që gjatë stinës së verës mundë të jenë destinacion i përhershëm i shumë turistëve dhe adhuruesve të natyrës që dëshirojnë të kalojnë një ditë në natyrë. Ekoturizmi rekreativ dhe sportiv- Në Malet e Sharrit, në Bjeshkët e Nemuna por edhe në zona tjera malore të Kosovës, gjinden shumë terrene të përshtatshme për zhvillimin e skitarisë. Kapaciteti i terreneve të skijimit te këtyre qendrave mund të pranojnë me mijëra vizitorë gjatë sezonit të dimrit. Ndërsa gjatë verës në Malet e Sharrit dhe në Bjeshkët e Nemuna ka plot maja të cilat janë shumë atraktive për zhvillimin e alpinizmit dhe bjeshkatarisë. Turizmi rural- Në shumë zona rurale të Kosovës, e sidomos në ato malore ende ruhen shumë zakone, tradita, lojëra, këngë, veshje e ushqime tradicionale. Këto pasuri të jashtëzakonshme kulturore janë një mundësi e mirë e zhvillimit të turizmit rural dhe promovimit të këtyre vlerave. Në veçanti për këto vlera shquhen fshatrat malore që shtrihen në Malet e Sharrit e sidomos ato që i takojnë komunës së Dragashit. Turizmi edukativ dhe shkencor- Ekosistemet e paprekura malore, prania e llojeve të rralla bimore e shtazore, shpellat e pa hulumtuara, kanionet, rrjedhat e shumta ujore dhe pasuritë nëntokësore të Kosovës kanë potencial edhe për zhvillimin e aktiviteteve edukative e kërkimore me nxënës, studentë dhe shkencëtareve nga Kosova por edhe për ekspedita të huaja hulumtuese. Përkundër këtyre vlerave të jashtëzakonshme dhe mundësive idealë për zhvillimin e ekoturizmit, mungesa e infrastrukturës, mungesa e investimeve, mungesa e planeve dhe projekteve konkrete ka penguar zhvillimin e kapaciteteve ekoturistike. Problem i veçantë është qasja që institucionet qeveritare dhe shoqëria kosovare ka ndaj shfrytëzimit të qëndrueshëm të këtij potenciali. Shfrytëzimi i pakontrolluar i resurseve natyrore, dëmtimi i ekosistemeve, gjuetia ilegale, zgjerimi i vendbanimeve janë kërcënim i vazhdueshëm për këto vlera. Me një promovim më profesionale të zonave ekoturistike, me rritjen e investimeve dhe me përgatitjen e një strategjie kombëtarë për zhvillimin e ekoturizmit Kosova mundë të jetë një vend shumë atraktiv ekoturistik. Afrim Berisha, Master Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit

E mërkurë, 25 korrik 2012 SHKURT E SHQIP 25 Fjalët e Botës Serbia po i kthehet Miloshevicit. Emanuel Demaj Kur në dhjetor të vitit të kaluar botova një shkrim, i cili i referohej organizimit te Kuvendit dhe zhvillimeve në degën e LDK-së në Viti,që nga qarqet e kësaj partie proklamohej si kuvend i bashkimit të degëve të LDK-se dhe LDD-së, me titull “Kuvend i bashkimit apo i regjenerimit te krizës”, një pjesë e nomenklaturës së kësaj dege por edhe disa miq, në mesin e tyre disa edhe anëtarë kryesie të degës së LDK-së, ma panë për të madhe duke më qortuar për kromatikën e errët të këtij shkrimi e sidomos parashikimin për rigjenerimin e krizës, duke e kualifikuar atë si parashikim tendencioz dhe ogurzi, edhe pse askush nuk ofronte fakte te kundërta dhe kundërargumente, pra nuk kontestohej objektiviteti i pasqyrimit të gjendjes në këtë degë, por për ta ishte e papranueshme dilema dhe skepticizmi për perspektivën e degës së LDK-së. Zhvillimet e mëpastajme do të konfirmojnë parashikimet e atij shkrimi,duke e kthyer optimizmi e rremë në zhgënjim edhe në mesin e militantëve fanatik të këtij subjekti. Çështja është se a mund të priteshin zhvillime pozitive dhe a do të mund të prodhonte progres një proces i manipuluar dhe një kuvend i kurdisur në bazë të një marrëveshje të tre katër individëve, në të cilën materializoheshin interesat e tyre personale. Pra cilat janë rezultatet? Dhe në cilën kahje janë orientuar zhvillimet brenda kësaj dege pas këtij kuvendi? Ashtu edhe siç pritej kjo marrëveshje nuk mund të ishte një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate, por vetëm një instrument për blerjen GAZETA “WIENER ZEITUNG”, E cila në një koment vlerësoi se Qeveria e re e Serbisë ende zyrtarisht nuk e ka marrë detyrën, por Serbia tashmë po shkon në rrugën që çon prapa kah Slobodan Miloshevici dhe po largohet nga Evropa. e paqes momentale politike mes klaneve brenda degës gjatë kohës së mbajtjes së kuvendit, dhe se kjo marrëveshje ishte me afat skadence dhe kishte shërbyer vetëm për çimentimin e pozicioneve të këtyre individëve, sepse asnjë nga akterët e kësaj marrëveshje nuk e njeh dhe nuk thirret më në validitetin e kësaj marrëveshjeje. Duke e shpallur këtë marrëveshje inekzistente, do të krijojnë hapësirën dhe mundësinë për ripozicionimin e ri, me çka do të ndryshojnë dhe rriten ambiciet individuale e bashkë me këtë do të rriten edhe tensionet e brendshme duke e thelluar gjendjen e krizës brenda vetë subjektit. I tërë aktiviteti politik gjatë kësaj kohe është orientuar dhe koncentruar në ripozicionimin apo me mirë te thuhet ne fuqizimin e pozicioneve të këtyre akterëve karshi njëri-tjetrit, duke pasivizuar në këtë mënyrë aktivitetin e mirëfi lltë politik dhe duke e devalvuar dhe degraduar tejmase organizimin partiak,kanë bërë që imazhi i degës të zbehet në masë të konsiderueshme në vetë anëtarësinë e kësaj partie. I vetmi angazhim “politik” ekipor karshi lobimit brenda partisë për ripozicionime individuale,është pjesëmarrja në ceremonitë mortore apo organizimi i ndonjë ceremonie për shënimin e ndonjë ngjarje apo përvjetori, apo siç do të shprehet me cinizëm njëri nga anëtarët e kryesisë së kësaj dege se jemi shndërruar në “parti për të pame dhe mledhime” si ilustrim për formë dhe modelin e aktivitetit dhe të organizimit të degës. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve dhe në përputhje me këtë model të organizimit, Kryesia e Degës Bashar al-Assad të mos bëjë gabimin tragjik duke e përdorë armatimin kimik. BARACK OBAMA, Presidenti i SHBA-së, duke folur para veteranëve të luftës në Nevada. Damasku është kërcënuar se do ta përdorë armatimin kimik kundër çfarëdo intervenimi të jashtëm në Siri, me gjithë që ka premtuar se nuk do ta përdorë këtë lloj të armatimit kundër civilëve të vet. në Viti do të organizojë tubimin për shënimin e 2 Korrikut, që më shumë ishte përpjekje për mobilizimin e anëtarësisë duke u thirrur dhe mëshehur prapa kësaj ngjarje të rëndësishme të historisë sonë më të re,por që mënyra dhe niveli i organizimit ishte denigrues dhe devalvues për vet organizatorin e këtij tubimi.Që kriza organizative të tejkalojë kufi jtë e Degës, përsëri u përkujdes vet lidershipi i partisë, z Isa Mustafa, i cili në vend që në nivel qendror të organizojë ndonjë aktivitet që me dinjitet do të shënonte këtë ngjarje e cila ishte një nga aktet themeltare të pavarsisë së Kosovës, bashkë me suitën e tij do të zbarkojë në Viti, që ky tubim të dukej sa më “madhështor”. Duke demonstruar publikisht mungesën e sensit dhe invencionit politik, do të shkojë aq larg sa në këtë tubim do të shpërndajë libreza partiake për “anëtarët e rinj”, duke simuluar kështu zgjerimin e anëtarësisë dhe duke e komprometuar dhe devalvuar vet organizimin e këtij tubimi, dhe duke i dhënë dimension ideologjik e partiak një ngjarje të rëndësishme të historisë së shtetit të Kosovës,derisa në anën tjetër kryeministri i Kosovës dhe lideri i subjekti më të madh politik në Kosovë pikërisht me 2 korrik u kumtonte qytetarëve të Kosovës Vendimin e Bashkësisë ndërkombëtare për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, dhe se me 2 korrik Kosova po bëhej shtet me pavarësi të plotë,duke i dhënë 2 korrikut dimension të ri politik dhe historik, duke demonstruar në këtë mënyrë përkushtimin e lartë në realizimin e objektivave dhe aspiratave shtetërore dhe duke manifestuar shkallën e lartë të Izraeli është në luftë të hapur me Iranin. përgjegjësisë në angazhimet politike dhe në trajtimin meritor të datave dhe ngjarjeve të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës. Se Kuvendi i përfolur nuk ishte Kuvend i bashkimit dhe unifikimi të këtyre dy subjekteve do të dëshmojë edhe fakti se grupi i këshilltarëve të LDD-së do të vazhdojë aktivitetin dhe angazhimin e vet të pavarur në Kuvendin Komunal. Shkalla e degradimit dhe devalvimit të degës së LDK-së në Viti e pasqyrohet edhe në sjelljet dhe veprimet e grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin komunal. Grup i cili jo vetëm që nuk ka bërë asnjë reagim, asnjë veprim por që nuk është identifikuar as me ndonjë gjest të vetëm opozitar, duke u treguar inert ndaj të gjitha zhvillimeve politike e institucionale në Komunë. Ai do të hesht dhe do të tregohet indiferent edhe në rastet kur anëtarët dhe kuadrot e LDK-së do të diferencohen dhe mënjanohen nga postet e caktuara ,ata do të tregohen krejtësisht apatik edhe kur bashkëpartiakët ose simpatizantët e tyre do të degradohen dhe diskriminohen. madje edhe duke u përjashtuar dhe larguar nga shërbimi civil i Komunës për shkak të aplikimit të kritereve ideologjike e partiake. Se shkalla e e degradimit dhe devalvimit ka arritur në kufi jtë ekstrem më së miri e ilustron sjellja dhe veprimi i këtij grupi në seancën e fundit të kuvendit komunal ,kur ata pas “përforcimit” me tre këshilltar nga radhët e LDD-së,të cilën dukuri grupi i mbetur i këshilltarëve të LDD-së e cilësoi si trafi kim apo “tuxharllëk politik”, do t’i drejtohen Kryesuesit të Kuvendit Komunal me kërkesë ultimative që të ulen në ulëset e parapara për grupin e SHIMON PERES, Presidenti i Izraelit, i cili deklaroi se Izraeli disponon me informata të "mjaftueshme solide të zbulimit, që ta lidhë atentatin në Bullgari me Iranin dhe Hezbollahun dhe është i bindur se ato planifikojnë sulme si pjesë e, siç u shpreh, e "luftës së hapur kundër Izraelit". Kronikë e një krize të paralajmëruar Një trim për “Trepçën” VAZHDON NGA FAQE 2 E teta, asnjëra prej tyre nuk do të arrihen nëse Qeveria e Kosovës nuk merr guximin dhe të anuloj të gjitha marrëveshjet dhe kontratat që në emër të “Trepçës” janë lidhur që nga viti 1989 e deri në qershor të vitit 1999. Për këtë ka bazë të qëndrueshme, pasi që, tash po vërehet se ato janë bërë në dëm të ish-kombinatit dhe në kohën e diskriminimit të rëndë. Pastaj, kur është në pyetje rasti i “Trepçës” nuk është përfi llur një rregullore e UNMIK-ut, sipas të cilës është i pavlefshëm çdo ligj, ose vendim me bazë diskriminuese. Ndërkaq, nga ishkombinati u dëbuan të gjithë punëtorët shqiptarë, e pastaj u morën vendime për shkak të cilave ajo tash po shkon drejt humnerës. E nënta, për të marrë vendime të këtilla kërkohet guxim dhe këmbëngulësi. Këtë duhet ta manifestoj së pari Qeveria e Kosovës, e cila, aktualisht, duke ia lënë përgjegjësinë AKP-së ka neglizhuar njërin ndër problemet më të mëdha ekonomik e sociale të Kosovës që quhet “Trepçë”. Asaj i duhen trima dhe njerëz të dijshëm dhe me bagazh profesional. Këtë duhet ta kenë të qartë edhe minatorët, meqenëse për fatin e punës së tyre, të minierave dhe të tërë ish-kombinatit nuk është me rëndësi të veçantë këshilltarëve të LDD-së ose do të braktisin seancën, gjë që edhe e bënë pas refuzimit të kërkesës së tyre duke u larguar demonstrativisht dhe plotë arrogancë nga salla ku po zhvillohej seanca e Kuvendit Komunal,që në zhargonin juridik do të mund të cilësohej si sjellje devijante për motive të ulta. Absurditeti i një veprimi të tillë destruktiv, nxiti edhe reagimin e këshilltarëve nga subjektet e tjera,sa njëri nga ta duke vlerësuar sjelljet dhe veprimet e grupit të këshilltarëve të LDK-së, nga foltorja e kuvendit me nuanca ironike deklaroi se i ka rënë të dëgjojë dhe e ka të ditur se trafi kimi i qenieve njerëzore ështe vepër penale,por si duket ata që kanë hartuar ligjet kanë qenë të kufi zuar nga dija dhe të mangët për nga fantazia që në ligj të parashkruajnë kualifi kimin dhe cilësimin për “trafi kimin” dhe “tuxharllëkun politik”, si formë dhe model i ri i angazhimit politik,duke e cilësuar këtë si novatorizëm në politik. Dhe krejt në fund, nuk është faji te parashikimi im i errët për perspektivën e zhvillimeve të degës së LDK-së në Viti, sepse të gjithë treguesit dhe indikatorët e gjendjes së zhvillimeve të brendshme, që zanafi llën e vet e kanë në Kuvendin e degës së këtij subjekti të vetëproklamuar si Kuvend të bashkimit, pasqyrojnë dhe manifestojnë gjendjen së krizës së vazhdueshme, dhe as nuk është kjo gjendje pasojë e ndonjë orientimi aksidental të zhvillimeve por është modeli i organizimit dhe menaxhimit të degës i cili është shndërruar në mekanizëm për ripërtëritjen e krizës së brendshme, sepse një proces me plot defekte dhe i manipuluar skajshmërisht nuk ka mund të prodhojë tjetër gjë përveç se krizë. se në ballë të tij a është Ferat Shala, Eset Ujkani, apo Halil Qela, por cila është strategjia e Qeverisë ndaj “Trepçës” dhe sa ka guxim ajo që përfundimisht të shfuqizojë të gjitha kontratat që janë lidhur në dëm të ish-kombinatit, pa marrë parasysh se aty mund të kenë interes edhe faktorë të ndryshëm ndërkombëtar.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 24 korrik 2012

Takohen në

OKB?

Driton

Presindetja e Kosoves Atifete Jafj aga dhe presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq

mund të takohen në asamblenë e kombeve te bashkuare për të biseduare

për çështjen e Kosovës dhe të zgjedhin shumë probleme që presin

zgjedhje sa do të ketë efekte ky takim mbetet për t’u parë.

Albani

O zotni, qitjani më rrallë atë "syret" se na tranuat me fotot e tyre – të Nikoliqit e të Jeremiqit,

thua se shumë po na merr malli me ua pa surratin aq shpesh në mediat tona!

Topi

Normal se kanë mu taku ama ky Nikoliqi s’është ambasadori Dell me shëtit neper

Amerikë, por ky ka me qit në sitë e në shoshë presidenten. Ishalla shkon naj kurs

të politikes dhe merr naj këshilltar të fortë deri atëherë, kohë ka mu përgatit.

Albert

Nuk e përfaqëson popullin e Kosovës kjo! Mundet me u takue edhe me nejt në OKB

10 vjet ajo është diçka private dhe pune e Atifetës e nëse do me u takue me Presidentin

e Kosovës duhet më i prit zgjedhjet njëherë! Dihet qysh është zgjedh kjo dhe

tash për tash e ka postin e uzurpuar kështu qe ky takim është i barabartë me 0.

Idez

Redaksi e dashur, ju lutem kur i tregoni këto fotografi te jeremicave e nikolicave a

ka mundësi edhe do fotografi me te" bukura" të tyre të tregoni. shikoni pak mediat

serbe se çfarë fotografi monstra tregojnë kur janë shqiptarët në pyetje. pra kjo metode

dihet edhe ju kisha lut nëse keni nevoje unë do t’u kisha dërgu do foto...

SHkelzen

Më në fund ti komentuesi me nofkën "Topi" paske folur në gjuhën tënde amtare,

se në bazë të komenteve tua nëpër të gjitha gazetat e sidomos të fi lialave të Beogradit

e kam pasur të qartë se gjuha e jote amtare nuk mund te jetë Shqipja.

Artoni

Katastrofë për Kosovën mi thonë Jahjages thuj Nikoliqit, për gjakun

që është derdhur kur do me ja qit kapakin kësaj historie edhe

për të mos gjeturit qysh me ja ba e qeto janë pikat e para.

Topi

SHKELZENIT ne Google translate gjanë të gjitha përkthimet e gjuhëve, andaj mos e

baj dertin kush e ka gjuhen amtare e kush JO. Po shihet se s’qenke mirë i shkolluem

andaj leri të tjerët të vlersojnë. Unë e them at çka mendoj, këtë çka thashë më herët

është e ditur se do takohen por do shihet rezultatet në fund. Ky koment është ashtu

siç asht se me të vërtetë Nikoliqi apo kush do që të jetë s’është DELLI me u shëtit

presidentja e me maj ligjërata nëpër kolegje. Por është aty ku bëhet politikë, sot

edhe Thaçi shkoi në Bruxel por një ta them ty dhe të gjithë komentuesve ky vit ka me

qenë i idhët për shqiptarët merrne si të doni ama diçka është ka zihet. Se Amerika na

ndihmon ama sa janë këta mi ndejt fj alëve mbrapa deri me sot fj alët si mbajtën mësa

B.Regjepi një ditë tha jem të gatshëm te intervenojmë dje tha s’ka nevojë. PSE?

Labi

Çka ka për tu taku me këtë nacionalistë...

Fita

Politikanet tanë kur të takohen me politikanet e Serbisë

nuk dinë tjetër vetëm dinë të qeshin...

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

Është koha e pushimeve dhe të gjithë ne

jemi të preokupuar se ku dhe si ti kalojnë

pushimet verore. Padyshim se shumica

prej nesh kanë zgjedhur që këto pushime

ti kalojnë diku në bregdet. Ndërsa, për ata

që kanë vendosur që pushimet verore ti

kalojën në Kosovë, përveç pishinave kanë

edhe një alternativë tjetër pushimi dhe

rekreacioni. Është ky ekortuzimi ose i njohur

ndryshe si turizmi ekologjik. Andaj, ky

shkrim ka për qëllim të ju njoh me principet

themelore të ekotuzimit, llojet dhe destinacionet

kryesore të tij në Kosovë.

Ekoturizmi ose i njohur edhe si turizmi

ekologjik është lloj i turizmit që ka për

qëllim udhëtimet në vendet e paprekura

natyrore, zonat e mbrojtura ose atraksionet

tjera natyrore dhe që zakonisht përpiqet

të minimizojë ndikimin në mjedis. Ai ka

për objektiv edhe të promovojë edukimin

mjedisor, të sigurojë fonde për ruajtjen e

natyrës, të ndihmojë zhvillimin ekonomik,

fuqizimin e komuniteteve lokale si dhe të

nxis respektin për kulturat e ndryshme.

Ekoturizmi tërheq ata që janë të etur të

ndjekin rrugët më pak të shkelura, të shohin

drejtpërsëdrejti thesaret natyrore, të prehen

në fshat, dhe të kënaqen nga kuzhina

tradicionale. Ky lloj i turizmit i dedikohet

në radhë të parë atyre që joshen nga vendet

që ofrojnë bukuri të rralla natyrore dhe

llojllojshmëri të botës bimor e shtazore, por

edhe ata që kënaqen nga veprimtaritë që

zhvillohen në natyrë sikur janë biçiklizmi,

ngjitjet malore, kalërimi, noti, peshkimi,

kampingu dhe shëtitjet. Pra, ekoturizmi

përveç kënaqësisë që ofron synon gjithashtu

zhvillimin e një vetëdije më të madhe

dhe të përgjegjësisë ndaj mjedisit, duke

promovuar përdorimin e transportit të

organizuar, pastrimin e mbeturinave, kursimin

e ujit etj.

Për Kosovën ekoturizmi është një dukuri

e re por në shumë vende të botës ky lloj

turizmi është shtyllë e zhvillimit të qëndrueshëm

ekonomik. Kosova shquhet për

vlera të rralla të trashëgimisë natyrore. Pozita

gjeografi ke, relievi, klima, burimet ujore,

peizazhet, grykat e kanionet, bota e pasur

bimore dhe shtazore janë parakushte ideale

dhe potencial i lartë për zhvillimin e ekoturizmit.

Kosova veçanërisht ka mundësi të

mira të zhvillimit të ekoturizmit të shpellave,

ekoturizmit malorë, ekoturizmit rekreativ-sportiv,

ekoturizmit verorë, ekoturizmit

rural dhe atij edukativ.

Ekoturizmi i shpellave- Për opinionin e

gjerë janë të njohura bukuritë natyrore të

Shpellës së Gadimes, e cila njëherit është

edhe ndër atraksionet më të mëdha turistike

në vend. Mirëpo Kosova ka edhe

disa shpella të tjera dhe përmirësimi i infrastrukturës

së tyre do të ofronte kushte

shumë të mira për zhvillimin e turizmit të

shpellave. Të tilla janë për shembull Shpella

Gryka e Madhe, Shpella e Panorcit, Shpella

e Pjetërshticës, Shpella e Radavcit etj.

Ekoturizmi malor dhe ecja në natyrë-

Në zonat e thella malorë të Kosovës ekzistojnë

shumë shtigjet malore te cilat përdorën

blegtoret për bagëtitë e tyre dhe të

E mërkurë, 25 korrik 2012

Destinacionet

ekoturistike në

Kosovë

cilat paraqesin mundësi reale për zhvillimin

e ecjes ne natyre, shëtitjeve malore

me biçikleta por edhe të ekspeditave dhe

kampingjeve. Përveç Maleve të Sharrit

dhe Bjeshkëve të Nemuna, ky lloj i turizmit

mundë të zhvillohet edhe në Bjeshkët

e Shalës së Bajgores, Vargmalet e Berishës,

Malet e Jezercit etj.

Ekoturizmi veror dhe njëditorë- Klima e

përshtatshme, livadhet e pasura me llojllojshmërinë

e bimëve, burimet e shumta ujore,

peizazhet piktoreske janë parakusht i

mire edhe për zhvillimin e turizmit veror

dhe kampingut. Liqenit i Breznes, Liqeni

i Batllaves, Kanioni i Mirushës, Gryka

e Rugovës janë vetëm disa nga zonat që

gjatë stinës së verës mundë të jenë destinacion

i përhershëm i shumë turistëve dhe

adhuruesve të natyrës që dëshirojnë të kalojnë

një ditë në natyrë.

Ekoturizmi rekreativ dhe sportiv- Në

Malet e Sharrit, në Bjeshkët e Nemuna

por edhe në zona tjera malore të Kosovës,

gjinden shumë terrene të përshtatshme për

zhvillimin e skitarisë. Kapaciteti i terreneve

të skijimit te këtyre qendrave mund të

pranojnë me mijëra vizitorë gjatë sezonit të

dimrit. Ndërsa gjatë verës në Malet e Sharrit

dhe në Bjeshkët e Nemuna ka plot maja të

cilat janë shumë atraktive për zhvillimin e

alpinizmit dhe bjeshkatarisë.

Turizmi rural- Në shumë zona rurale të

Kosovës, e sidomos në ato malore ende

ruhen shumë zakone, tradita, lojëra, këngë,

veshje e ushqime tradicionale. Këto pasuri

të jashtëzakonshme kulturore janë një

mundësi e mirë e zhvillimit të turizmit rural

dhe promovimit të këtyre vlerave. Në

veçanti për këto vlera shquhen fshatrat malore

që shtrihen në Malet e Sharrit e sidomos

ato që i takojnë komunës së Dragashit.

Turizmi edukativ dhe shkencor- Ekosistemet

e paprekura malore, prania e llojeve të

rralla bimore e shtazore, shpellat e pa hulumtuara,

kanionet, rrjedhat e shumta ujore

dhe pasuritë nëntokësore të Kosovës kanë

potencial edhe për zhvillimin e aktiviteteve

edukative e kërkimore me nxënës, studentë

dhe shkencëtareve nga Kosova por edhe për

ekspedita të huaja hulumtuese.

Përkundër këtyre vlerave të jashtëzakonshme

dhe mundësive idealë për zhvillimin

e ekoturizmit, mungesa e infrastrukturës,

mungesa e investimeve, mungesa e

planeve dhe projekteve konkrete ka penguar

zhvillimin e kapaciteteve ekoturistike.

Problem i veçantë është qasja që institucionet

qeveritare dhe shoqëria kosovare ka

ndaj shfrytëzimit të qëndrueshëm të këtij

potenciali. Shfrytëzimi i pakontrolluar i resurseve

natyrore, dëmtimi i ekosistemeve,

gjuetia ilegale, zgjerimi i vendbanimeve

janë kërcënim i vazhdueshëm për këto

vlera. Me një promovim më profesionale

të zonave ekoturistike, me rritjen e investimeve

dhe me përgatitjen e një strategjie

kombëtarë për zhvillimin e ekoturizmit Kosova

mundë të jetë një vend shumë atraktiv

ekoturistik.

Afrim Berisha, Master Ekologji

dhe Mbrojtje e Mjedisit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!