29.07.2013 Views

VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express

VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express

VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E mërkurë, 25 korrik 2012

Depeche Mode nuk ndalet

Albumi i ri, i 13’ti me radhë

i grupit Depeche Mode do

të dalë në shitje në prill të

vitit 2013, ka konfi rmuar

për revistën ‘Rolling Stone’

menaxheri i grupit, Jonathan

Kesler.

Deklaratën për ‘Roling Stone’

që do të matej me të apo që do

t’ia kalonte. Ai shtoi se kurrë nuk

ka qenë më fukara se sot për të

shprehur atë që e ndien tash e dy

ditë. “Që dy ditë gjysma e jetës

sime ka vdekur”, shtoi Kelmendi.

Akademik Rexhep Ferri tha se

Ali Podrimja ka lindur si poet dhe

poezia e mori. “Me Aliun jemi rritur

bashkë në Gjakovë”, tha Ferri

dhe më pas lexoi një poezi që ia

kishte kushtuar tash e tridhjetë

vjet mikut të tij.

Poetja Ilire Zajmi Rugova, e cila

kishte shkuar bashkë me Podrimjen

në Lodeve të Francës për të

marrë pjesë në festivalin e poezisë

Zërat e Mesdheut, tha se s’e kishte

imagjinuar kurrë se do të shkonin

bashkë e do të kthehej vetëm.

“Më në fund Ali Podrimja po

pushon i qetë pranë Lumit”, u

shpreh ajo.

Poeti Gani Xhafolli tha se me

padurim pret të shkojë te Agim

Deva, Rifat Kukaj dhe Ali Podrimja.

Me poezi për poetin Podrimja

u paraqitën edhe poetë

të tjerë, ndërsa u bë e ditur se

sot (e mërkurë) kur pritet edhe

të vijë trupi i pajetë i poetit, në

hapësirën e Akademisë së Shkencave

dhe Arteve të Kosovës do të

mbahen homazhe për poetin.

Për vdekjen e poetit të madh kosovar,

Ali Podrimja, kanë raportuar

disa medie gjermane, si ‘Tagesspiegel’,

‘Neue Westfälische’,

‘Spiegel Online’, ‘T Online’,etj.

Mediat gjermane kryesisht

thirreshin në burimet e agjencisë

gjermane DPA dhe në Ministrinë

e Jashtme të Kosovës. Kështu,

‘Spiegel Online’ citon ministrin

e Jashtëm të Kosovës, Enver

Hoxhaj, i cili vdekjen e Podrimjes e

cilësoi si humbje të madhe për kulturën

e Kosovës, derisa u shpreh i

tronditur nga kjo ngjarje.

Edhe mediet italiane, kanë

raportuar për zhdukjen dhe pastaj

gjetjen e trupit të pajetë të poetit

kosovar. Mediet italiane transmetuan

edhe ngushëllimet e ministrit

Hoxhaj për humbjen e poetit me

famë ndërkombëtare, dhe vlerësimet

për veprën e madhe të tij.

Ndërkaq, mediet franceze, si

‘l’Express’, ‘Le Parisien’, ‘Midi

Libre’, ‘Hérault’, ‘Le Dépeche.

fr’, por edhe televizioni TV 5

Monde, kanë publikuar artikuj dhe

njoftime për vdekjen e poetit të

famshëm kosovar, duke iu referuar

kryesisht njoftimit që paraprakisht

u dha nga agjencia AFP. Në këta

artikuj, përveç që përshkruhej

rrjedha e ngjarjeve rreth gjetjes së

trupit të pajetë të poetit kosovar,

jepeshin edhe pjesë të biografi së

dhe veprës kolosale poetike të

Podrimjes, duke e konsideruar si

një nga fi gurat më të mëdha të

poezisë bashkëkohore shqiptare.

Kesler e dha gjatë kohës

kur këngëtari i grupit, Dave

Gahan, ishte mysafi r në koncertin

e grupit Soulsavers, në

studion e famshme Capitol

Records, në Los Angeles.

Koncerti special i grupit

Soulsavers u mbajt më 21

korrik, para afro 150 njerëzve

të zgjedhur. Gahan po ashtu

nënvizoi se datat dhe vendet

e sakta të koncerteve të

turneut botëror të grupit,

përmes të cilit do të promovohet

albumi i ri, do të

publikohen gjatë vjeshtës.

PO PËRGATITET “ZOOLANDER 2”

Aktori hollivudian, Ben Stiller, bëri të ditur se tashmë ka

marrë skenarin e vazhdimit të fi lmit komik të vitit 2001.

Stiller, i cili në pjesën e parë të

filmit aktori manekinin jo edhe

aq inteligjent, Derek Zoolander,

deklaroi se është i gëzuar që

do të xhirohet vazhdimi i filmit,

megjithëse nuk deshi të

zbulonte asnjë detaj lidhur me

përmbajtjen e tij. Megjithëse,

sipas tij, aktori Will Ferrell, i cili

në pjesën e parë të filmit luajti

rolin e Mugatu, do të jetë pjesë

edhe e filmit të dytë.

«Skenari është pothuajse i

gatshëm, por meqë të gjithë ne

jemi ‘paksa shkurt me kohën’,

vërtet nuk e di se kur do të ta

përfundojmë atë dhe të nisim

me xhirimin e filmit. Shpresoj që

kjo të jetë së shpejti”, tha Stiller.

Ajo që dihet është se Justin

Theoux sërish do të shfaqet në

rolin e regjisorit.

Ndryshe, adhuruesit e Ben Stiller

do të kenë rast që në fund

të muajit gusht ta shohin atë në

komedinë «The Watch».

GREEN DAY KTHEHET

ME TRILOGJI

Punk grupi amerikan, Green Day, ka publikuar singlin e parë

“Oh Love”, nga albumi “iUno”, i cili do të duhej të dalë në

shitje më 24 shtator.

Albumi “iUno” është albumi i

parë i trilogjisë “iUno”, iDos”

dhe “iTre”.

Në të vërtetë, grupi Green Day

pritet që shumë shpejtë, mbase

që në muajin nëntor, të publikojë

edhe albumin tjetër ‘iDos”,

ndërkohë që në janar të vitit të

ardhshëm edhe të tretin, “iTre”,

njoftoi portali NME.

Ndryshe, këta tre albume pasojnë

albumin e tyre i fundit “21st

Century Breakdown”. Grupi

Green Day aktualisht ndodhet në

turne nëpër Evropë, në kuadër të

së cilës do të mbajë tre koncerte

në Gjermani, si dhe disa koncerte

të tjera në Francë dhe Itali.

Ndryshe, Dave Gahan sivjet

ishte mysafi rë-këngëtar

në albumin e ri të grupit

Soulsavers, “The Light The

Dead See” (Drita të Cilën e

Sheh i Vdekuri), në të cilin

ai zëvendësoi këngëtarin

legjendar, Mark Lanegan.

ARTE

Kush dëshiron të

zhdukë Gurakuqin?

Në vitin jubilar të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë

konstatojmë me keqardhje se nga institucionet

shtetërore, e madje edhe nga personalitete të politikës

shqiptare, nuk përmendet fare Luigj Gurakuqi, për rolin

që e tij në atë ngjarje madhore të kombit shqiptar. Përmenden

gjithfarë emrash të tjerë, por jo ai i “krahut të

djathtë” të Ismail Qemalit.

Willy Kamsi

Duhet të mos harrohet, sidomos

sot në këtë 100-vjetor, roli

kryekreje që pati Luigj Gurakuqi

në Shpalljen e Pavarësisë në

Vlorë, më 28 nëntor 1912.

Veprimtaria e tij politike e atdhetare

nis qëkur, si student, ishte ndër

bashkëpunëtorët më të zellshëm të

revistës “Albania”, të Faik Konicës.

Merr pjesë në Kongresin e Manastirit

për Gjuhën shqipe (1908). Më

1909, ishte drejtor i parë i Shkollës

Normale të Elbasanit. Më 1911,

merr pjesë, me Ismail Qemalin, në

Kryengritjen e Malësisë së Madhe,

nën drejtimin e Dedë Gjo’ Lulit,

dhe harton Librin e Kuq të Gërçes,

me kërkesat e malësorëve ndaj

Perandorisë Osmane. Ishte vetëm

32-vjeçar. Ndoqi përpjekjet e fundit

për të arritur te Pavarësia, dhe këto

u konkretizuan duke u takuar me

Koloninë shqiptare të Bukureshtit,

për të vazhduar me shkëmbime të

nivelit më të lartë me Ballplatzin

në Vjenë. Pas këtyre përpjekjeve,

arriti momenti kaq i pritur prej të

gjithë atdhetarëve shqiptarë, ai i

ngritjes së Flamurit në Vlorë, ku

në rolin kryesor e gjejmë përsëri

Luigj Gurakuqin, i cili harton dhe

shkruan me dorë të vet tekstin që

lexohet në dokumentin e Shpalljes.

Të mos harrojmë edhe më vonë

luftëtarin, me të tjerë atdhetarë,

për mbrojtjen, në kohën e princ

Wied’it të Shtetit Shqiptar (1914),

kur mbet i plagosur; e as kontributin

kur, sa ishte drejtor i Drejtorisë

së Arsimit (1916-1918) në vitet e Luftës

së Parë Botërore hapi me qindra

shkolla – në të cilat mësimi jepej

në gjuhën shqipe; e as themelimin

e Komisisë Letrare të Shkodrës.

Ai u përpoq të bashkonte Veri

e Jug, të krishterë e myslimanë,

gjuhë gege e toske. Dhe, kështu

u bë faktori kryesor në afrimin

e shqiptarëve për një qëllim të

vetëm: bashkimin kombëtar me

synim Pavarësinë Kombëtare.

Si të harrohet koha kur ishte

ministër i Financave në Qeverinë

21

e Nolit dhe kur, pasi e vranë, nuk

i gjetën në xhep më shumë se

400 lireta. O tempora! O mores!

Përpjekjet kundër një figure të

tillë u realizuan edhe me shembjen

e shtëpisë së tij. Nëse ai ishte

vrarë njëherë më 2 mars 1925, u

vra për të dytën herë nga gjyqi

i Tranit, në Itali, kur vrasësi i tij u

lirua nga burgu, të tretën herë me

shembjen e shtëpisë, dhe sot duke

e varrosur në harresën e amshuar.

Sot, në programin shtetëror

parashihet ndërtimi në Tiranë i

Monumentit të Pavarësisë, por

edhe monumentet kushtuar Ismail

Qemalit, Hasan Prishtinës, Ahmet

Zogut. Por, fatkeqësisht jo edhe

ai i Luigj Gurakuqit, siç bëri edhe

Enver Hoxha me Monumentin e

Pavarësisë në Vlorë - në të cilin nuk

gjendet atdhetari ynë i shquar.

Sa për Shtëpinë Muze në

Shkodër, me gjithë përpjekjet e

vazhdueshme që nga viti 1995, kur

ajo kishte nevojë vetëm për mirëmbajtje,

në ditët e sotme u arrit te

shembja e plotë, pa ndërhyrë askush

për të ndaluar një krim të tillë

ndaj trashëgimisë sonë historike.

Dhe ishin vënë në dijeni, ndërkaq,

jo më pak se katër ministra kulture

- të djathtë e të majtë - dhe instancat

më të larta të Shtetit Shqiptar.

Sot po shohim një përpjekje të

mëtejme për errësimin e kësaj

figurë dhe për zhdukjen nga

Shpallja e Pavarësisë, rrjedhimisht

edhe nga historia e Shqipërisë.

Por, kjo s’do të ndodhë, sepse

më në fund ka aq atdhetarë sa

për të mos lejuar që të kryhet

kjo vepër antikombëtare.

Prandaj, edhe njëherë ju lutemi

autoriteteve më të larta të vendit

tonë për një ndërhyrje energjike,

duke e vlerësuar Luigj Gurakuqin

siç edhe i përket: duke e përkujtuar

një-për-një me Ismail Qemalin;

duke i ngritur një monument në

qendër të Tiranës; duke rindërtuar

Shtëpinë-Muze, meqë

në Institutin e Monumenteve

gjenden rilevimet e ndërtesës

së vjetër me të gjitha hollësitë.

*Shkrimi është marrë nga

‘Mapo’. Autori ishte ambasadori

i parë i Shqipërisë në Vatikan,

pas rrëzimit të komunizmit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!