VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express

VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express

gazetaexpress.com
from gazetaexpress.com More from this publisher
29.07.2013 Views

2 Pressing Fjalët tona Të përmirësohen marrëdhëniet Kosovë- Serbi. MOTI PRISHTINË Sot Max: 28 °C Min: 18 °C Nesër BAN KI-MOON, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, i ka vërë këto komente në Prishtinë, gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ai ka vizituar po ashtu Manastirin e Decanit, atë të Pejës dhe në Prizren. Serbia do të mbetet me Pashallëkun e Beogradit! HASHIM THAÇI, Kryeministër i Kosovës, i është përgjigjur kështu deklaratës së presidentit të Serbisë Nikolic se nuk e përjashton luftën për ta kthyer Kosovën nën serbi. Zymberi u vra nga afërsia . MPB, Ministria e Punëve të Brendshme. Në këtë raport, përshkruhet në detaje sulmi serbëve në eskortën e Policisë së Kosovës, ku morri plagët vdekjeprurëse Enver Zymberi, duke përjashtuar mundësinë të jetë vrarë nga snajperi, siç besohej deri më tani. Max: 26 °C Min: 16 °C Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC Adresa: Dardania 1/1 Prishtinë, 10000, Kosovë E-Mail: info@gazetaexpress.com Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78 www.gazetaexpress.com Zgjidhja e problemit të “Trepçës” nuk qëndron në aftësitë e një individi – menaxherit të saj, por në guximin e Qeverisë së Kosovës për të hequr dorë nga koncepti i trashëguar nga UNMIK-u që ajo të degradohet si peng i borxheve të pasqaruara E mërkurë, 25 korrik 2012 Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com Politikë: Shpend Limoni shpend.limoni@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com, Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78; Drejtor ekzekutiv: Shpend Jakupi, shpend.jakupi@gazetaexpress.com Shtypi: Roto Print Center: MediaWorks. Ibrahim Rexhepi Një trim për “Trepçën” Minatorët e “Trepçës” janë heronj, por të viteve të kaluara. Ata mbi supet e tyre kanë bartur zhvillimin e kombinatit të dikurshëm, por në momentet më të rëndësishme nxitën edhe procese të rëndësishme politike, të cilat janë pjesë e mozaikut të të gjitha ngjarjeve që sollën Kosovën këtu ku është sot. Por, këto lëvdata e merita i takojnë historisë. Tash “Trepça” është në një fazë tjetër- fatkeqësisht në atë të shkatërrimit. Ndërkaq, minatorët nuk ofrojnë asnjë zgjidhje nëse angazhohen vetëm për atë se kush do të jetë menaxher. Kombinati i dikurshëm nuk mund të jetë problem i një individi, pa marrë parasysh aftësitë e tij, por një lëmsh i ngatërruar i shumë kurtheve, të cilat po e mbajnë peng. Greva e para pak ditëve e minatorëve në fokus nuk kishte fatin e “Trepçës”, por çështjet e natyrës individuale. Pse ish-menaxheri Ferat Shala dhe dorëheqjen “enigmatike”, pa dhënë raport para minatorëve? Pse AKP-ja në vend të tij ka emëruar Esat Ujkanin pa i pyetur ata? Nëse nuk zgjidhet ndonjëri nga lista që minatorët e përpiluan (Halil Qela, Beqir Maliqi, Miftar Hyseni ) greva do të përshkallëzohet dhe ata do të marshojnë drejt Prishtinës. Ndërkaq, mungoj kërkesa thelbësore që është dashur t’i adresohet Qeverisë së Kosovës – pse po i përmbaheni amanetit të UNMIK-ut, sipas të cilit “Trepça” duhet të shkatërrohet si peng i borxheve të pasqaruara. Në këtë lëmsh më konfuz ishte Agjencioni Kosovar i Privatizimit. Së pari, ajo për ushtrues të detyrës së menaxherit kishte emëruar personin që u pa se nuk gëzonte përkrahjen e punëtorëve, pa marrë parasysh se për një kohë ka qenë zëvendës menaxher. AKP-ja, nën përgjegjësinë e së cilës është “Trepça” nuk është dashur të veprojë sipas bindjeve të veta, pa e pasur parasysh ambientin e përgjithshëm dhe rrethanat në këtë kompleks. Sipas mandatit që ka, këto është dashur t’i dijë. Ndërkaq, gabimi i dytë ishte kur iu nënshtruar presioneve she pa asnjë arsyetim shkarkoj personin që e kishte emëruar dhe emëroj njeriun nga lista e minatorëve. Është krejtësisht e kuptueshme se për mbarëvajtjen e punëve menaxheri duhet të jetë njeri i pranueshëm nga mesi ku punon, meqenëse ai duhet të bashkëpunoj me të gjitha kategoritë e punëtorëve. AKP-ja këtë fakt nuk është dashur ta injorojë që nga momenti kur Ferat Shala ofroi dorëheqjen. Mesazhi i grevës ishte i qartë - të zgjidhet menaxheri që e duan minatorët. Duke mos dashur që për asnjë moment të nënçmojmë njohuritë për aftësitë profesionale që ata kanë për secilin punëtorë që punon aty, megjithatë disa gjëra po rrjedhin jashtë konceptit për funksionimin e ndërmarrjeve sipas mënyrës për të cilën është përcaktuar ky vend. Secila ndërmarrje ka pronarin vet, i cili dikujt ia jep besimin për të menaxhuar atë. Ai duhet të garantoj punë, para dhe profi t. Sindikata prej tij pret respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe sigurimin e pagave. Sa më të larta të jenë ato, aq më mirë. Ndarja e këtillë e punëve garanton mbarëvajtje dhe sukses. Mirëpo, specifi kat që ka “Trepça”, si edhe problemet dhe paqartësitë që mbështjellin atë kanë ndikuar që të mos respektohet ky rend. Minatorët nuk e pranojnë pronarin e ndërmarrjes AKP-në, “e cila po shkatërron ekonominë e vendit”. Kjo çështje tash del të jetë më fundamentale se kërkesa për shkarkimin e Ujkanit dhe emërimin e Qelajt, për faktin se AKP-ja nuk ka dhënë asnjë sqarim për fatin e ish-kombinatit. Ndërkaq me vite të tëra, duke fi lluar nga administratori ndërkombëtarë i Kosovës Bernard Kuochner që “Trepçën” e kishte cilësuar si dinozaur i gjykuar për t’u shfarosur, likuidimi është mbajtur si opsion i mundshëm për tejkalimin e këtij ngërçi. Vërtet kjo është çështje për shqetësim, jo vetë për minatorët. Pse duhet të ndodhë likuidimi!? Për shkak të 50 milionë dollarëve që dikur kompanitë greke, franceze e bullgare kanë paguar për të fi nancuar pushtetin që ia futi fl akën gjysmës së Ballkanit? Apo, për shkak të 200 milionë dollarë të tjerë që i kërkon Serbia, pa ditur fare se si është krijuar ai borxh!? Nëse për shkak të këtyre çështjeve “Trepça” mbetet peng dhe rrezikon të ketë një fund fatal, atëherë fajtor kryesor është Qeveria e Kosovës. Arsyet janë të shumta. E para, ajo nuk është dashur që me ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të veçanta të fuqizojë rregulloren e UNMIK-ut, e cila “Trepçën” e fut nën moratorium dhe ia lidh gurin rreth qafës. E dyta, kompleksi i minierave, i fl otacionit dhe i metalurgjisë nuk është dashur të mbesin nën autoritetin e AKP-së, por duke i transformuar në ndërmarrje publike kalojnë në përgjegjësi të Qeverisë së Kosovës. Me këtë status pronësorë ish-kombinati ka shans të riaktivizohet, ndërkaq AKP-ja nuk mund ta bëjë këtë, meqenëse ajo ka kompetencë vetëm për privatizimin, ose likuidimin ndërmarrjeve. E treta, minierat e “Trepçës” duhet të kenë licencë të përhershme për eksploatimin e xehes, meqenëse aktualisht ajo këtë të drejtë e ka vetëm deri në fund të këtij viti. Duke ofruar këtë mundësi edhe nxjerrja e xehes do të ishte shumë më e madhe, e jo që për shtatë vjet (2005-2011) të eksploatohen vetëm 934 mijë tonë xehe, afërsisht sa ishte prodhimi vjetor i minierave në kohën e tyre më të mirë. E katërta, duke ndryshuar statusin e fl otacionit dhe të kompleksit përpunues do të krijoheshin mundësitë që “Trepça” në treg të shesë metal, e jo koncentrat. Me strukturën e tashme të prodhimit ajo tash më shumë i gjason situatës në të cilën ishte para viteve të ’40 të shekullit të kaluar, se sa një potenciali me mundësi të pashfrytëzueshme. Ndonëse çmimi i zinkut dhe i plumbit është i lidhur me zhvillimet në bursa, rënia aktuale e tij nuk duhet të dekurajojë. E pesta, statusi publik i pronës ofron mundësi më reale për aktivizimin e metalurgjisë dhe të elektrolizës. Nëse qeveria nuk ka para, këtë problem do të kishte mundësi ta zgjidhë përmes partneritetit publiko-privat, përkatësisht duke i dhënë me koncesion. E gjashta, Qeveria e Kosovës para vetes duhet ta ketë analizën e fi zibilitetit, përmes të cilës do të identifi koj të gjitha problemet e “Trepçës”, mundësitë e tejkalimit të tyre, nevojën për investime, burimin e parasë dhe kthimin e investimeve. Këtë përgjegjësi nuk duhet t’ia vazhdoj AKP-së, por të angazhoj ekspertët e vet, e nëse nuk i ka këtë t’ia besojë ndonjë instituti të besueshëm vendor, apo ndërkombëtar. E shtata, të shfuqizohet, apo të amandamentohet ligji për riorganizimin e ndërmarrjeve të veçanta, ashtu që të ndryshohet statusi i “Trepçës”, që ajo të mes mbetet nën mëshirën e kreditorëve, por vet të merr të gjitha përgjegjësitë, si për të tashmen, ashtu edhe për të kaluarën e saj. Vazhdon në faqen 25

E mërkurë, 25 korrik 2012 Vetoni, i ulur diku në një qoshe të ndërtesës së Rilindjes, të nxirë nga tymi i cigareve Bozhur dhe me një makinë shtypi Olimpia para vetës, kishte vendosur që në baza individuale ta parandalonte ekspansionin politik europian më në lindje të Austrisë. Ja si e sheh ai lirinë e shprehjes dhe Jugosllavinë e Titos, në fund të vitit 1986. “Hajd Parku” i Vetonit Berat Buzhala I riu Veton Surroi, fare në fund të vitit 1986, kishte vendosur të merrej me tema kapitale, me të cilat kryesisht merreshin veteranët e politikës jugosllave, që në shtëpi të tyre i kanë pasur së paku një palë rroba të partizanëve me plot dekorata, të cilët për çdo 29 nëntor dukeshin si bredha të Vitit të Ri. Kjo ishte periudha kur Jugosllavia, dhe të gjithë popujt që e përbënin federatën, po bëhej gati që të eksplodonte nga brenda. Ishte koha kur Millosheviqi kishte hipur në skenën kryesore të politikës. Ishte koha kur Kosova po qeverisej, edhe në nivel lokal, edhe në nivel federativ prej një klase politike shqiptare me mungesë të theksuar të boshtit kurrizor. Dhe në ketë vorbull kishte vendosur të hidhej me plot entuziazëm në skenën politike, përmes gazetës Rilindja, edhe Vetoni. Mision i tij i parë, siç shihet prej shkrimeve të tij, kishte qenë plandosja e borgjezisë, që nënkupton rrymave borgjeze brenda Federatës Jugosllave, që nënkupton prerja e kokës e të gjithë atyre që në një formë a në një tjetër synim kishin që ta imitonin rregullimin politik të Europës apo të SHBA-ve në shtetin jugosllav. Vetoni, sigurisht i ulur në një qoshe të nxirë nga tymi i cigareve Bozhur në ndërtesën e Rilindjes me një makinë shtypi Olimpia para vetës, kishte vendosur që në baza individuale ta parandalonte ekspansionin politik europian më në lindje të Austrisë. “Një kumtesë e një mbledhjeje dyditëshe të udhëheqjes më të lartë shtetërore dhe të LKJ’së (Lidhja Komuniste e Jugosllavisë), e shpallur në tetor, vë në shënjestër një problem real, e i cili ka marrë dimensione të tilla sa që do të meritojë vëmendjen e aksionit politik, e një aksioni të plotë e të koordinuar në të gjitha aspektet. Është fjala për një platformë të organizuar në mesin e forcave antiqeverisëse dhe antisocialiste, e cila quhet e djathta borgjeze dhe e cila duke përdorur emocionin nacionalist si shtizë përpiqet me ngulm të thyej për së brendmi sistemin politik të vetëqeverisjes socialiste, rrugën e trasuar të gjerëtanishme të zhvillimit të federatës jugosllave si shtëpi të përbashkët të kombeve dhe të kombësive të Jugosllavisë”, kështu kishte nisur fejtonin e tij katërditor Vetoni. Duke identifi kuar armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, që po e rrezikonin shtëpinë e përbashkët Jugosllave. Shtëpinë e tij të përbashkët. Dikush mund të pyesë se për çfarë arsye po merrem tash me të kaluarën e Vetonit. Pse po ribotoj fragmente të caktuara të shkrimeve të tij të shkruara në gazetën Rilindja me datën 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor të vitit 1986? Sepse Vetoni në shkrimet e tij të fundit merret saktësisht me këto tema, pas rreth 26 viteve. Në fejtonin e tij të botuar në gazetën e familjes së tij, dhe të tijën, ai fl et për komunizmin, fl et për rolin e Komitetit dhe të Dragodanit, fl et për lirinë e shprehjes. Flet për shumë gjëra, që gjithashtu kishte folur edhe para 26 viteve. Meqë, Vetoni nuk është distancuar asnjëherë prej të kaluarës së tij prej një sahanlëpirësi jugosllav - ndoshta i fundit jugosllav që besonte edhe më tutje në atë kreatur të shëmtuar - atëherë pse të mos ia kujtojmë atij dhe të gjithë të interesuarve se në të vërtetë çfarë paska qenë roli i Vetonit në shtetin, që bota demokratike i referohet si diktatorial. Është mirë që t’ia kujtojmë Vetonit se cilat kanë qenë qëndrimet e tij për sistemin shumëpartiak - që është shtylla bazike për demokracinë? Cilat kanë qenë qëndrimet e tij për ekonominë e tregut - që është treguar të jetë shtylla bazike për zhvillimin ekonomik? Dhe cilat kanë qenë qëndrimet e tij për lirinë e shprehjes, temë të cilën me shumë dëshirë e ka rrahur kohëve të fundit? Kështu, Vetoni sistemin shumëpartiak dhe lirinë e shprehjes e krahason në shkrimin e tij me Hajd - Parkun. Ja si tallet Surroi me lirinë e shprehjes: “Parku Hajd, apo Hajd Parku siç e quajnë anglezët gjendet në Londër dhe është i njohur si një tribunë e hapët, ku çdokush, e me mendimet edhe më të skajshme mund t’i drejtohet auditoriumit, i cili mblidhet për të dëgjuar oratorin, sipas interesimit, por edhe për argëtim. Për shumëkë simbol i demokracisë, meqë çdokush mund të fl as çdo gjë, Hajd - Parku është më shumë simbol i padepërtueshmërisë të fjalës së shqiptuar publikisht, është simbol i një mungese gati totale të lidhjeve mes interesit të shtresave më të ulëta popullore dhe qendrave të vendosjes në sistemin politik. Si i tillë Hajd - Parku pa kurrfarë orientimi, as që ia vret kujt syrin nga këto qendra dhe ka mbetur një atraksion politik”. Pra, sipas Vetonit në shtetet perëndimore demokracia paraqet një kaos të vërtet. Ai dëshiron të theksoj se atje duke folur të gjithë njëherësh nuk dëgjon askush. Pra, sipas tij, kjo është një hile politike, e qeverive perëndimore, me anë të të cilës ata e zhvendosin vëmendjen, duke lejuar që të gjithë të fl asin pa rend. Vetoni kërkon rend. Ja çka thotë, tash në kontekstin jugosllav, për lirinë e shprehjes: “Hajd - Parku, në terminologjinë tonë politike, ose përpjekjet për të themeluar një ‘Hajd Park’ të përgjithshëm në sistemin tonë politik, kanë domethënien e përpjekjeve për themelimin e demokracisë dhe lirisë abstrakte, pa kurrfarë orientimi ideor, dhe, fundja, kthim në një sistem politik, të cilin e ka pasur Jugosllavia e vjetër e i cili e çoi atë në vetëshkatërrim”. A e lexuat me vëmendje? Edhe pse nuk kërkon kushedi se çfarë vëmendje për ta kuptuar. Pra, Vetoni, ka menduar në atë kohë se Jugosllavinë e vjetër e ka shkatërruar vetëm “Hajd Parku”, ose liria e madhe që ka ekzistuar, si ajo politike, poashtu edhe liria e shprehjes. “Këto forca, në Jugosllavinë e re, humbën legalitetin dhe mbeten atje ku ishin gjatë luftës, në emigracion”, shkruan Vetoni. Në fund të vitit 1986, kur fryma e ndryshimeve tashmë kishte fi lluar në mbarë Europën Juglindore, Veton Surroi Jugosllavinë e pasluftës së Dytë Botërore, që pothuajse të gjithë po ia numëronin ditët, e quante Jugosllavi të re. Në fund të vitit 1986, kur përfaqësuesit e të gjitha republikave ishin ulur veç e veç e po vizatonin harta se kush do ta shqyente më të madhe hisen e Republikës dhe ta braktiste shtetin sa nuk ishte shembur, Vetoni fl iste si zëri i arsyes. Kërkonte mirëkuptimin për t’i ndihmuar federatës. Vijon nesër: Pse sipas Vetonit në Jugosllavi duhej të ndalohej mundësia që çdokush ta marrë fjalën dhe pushtetin? Si e sheh Vetoni emigracionin shqiptar në Europën Perëndimore dhe në SHBA? Si i sheh ai lëvizjet për një sistem shumëpartiak në Jugosllavinë e Titos? » Autori është Deputet i PDK’së në Kuvendin e Kosovës. Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express. Dhuratë për klientët besnik! Bëhu pjesë e programit IPKO Pika! Mbledh pika dhe shëndrroi në minuta, internet në mobil apo dhurata! Regjistrohu FALAS duke dërguar SMS me tekst “pika” në numrin 123 3

2

Pressing

Fjalët tona

Të përmirësohen

marrëdhëniet

Kosovë- Serbi.

MOTI PRISHTINË

Sot

Max: 28 °C

Min: 18 °C

Nesër

BAN KI-MOON,

Sekretar i Përgjithshëm

i OKB-së, i ka vërë këto

komente në Prishtinë, gjatë

takimit me presidenten e

Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ai ka vizituar po ashtu

Manastirin e Decanit, atë të

Pejës dhe në Prizren.

Serbia do të mbetet

me Pashallëkun e

Beogradit!

HASHIM THAÇI,

Kryeministër i Kosovës,

i është përgjigjur kështu

deklaratës së presidentit

të Serbisë Nikolic se nuk

e përjashton luftën për ta

kthyer Kosovën nën serbi.

Zymberi u vra

nga afërsia .

MPB,

Ministria e Punëve të

Brendshme. Në këtë

raport, përshkruhet në

detaje sulmi serbëve në

eskortën e Policisë së

Kosovës, ku morri plagët

vdekjeprurëse Enver

Zymberi, duke përjashtuar

mundësinë të jetë vrarë

nga snajperi, siç besohej

deri më tani.

Max: 26 °C

Min: 16 °C

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Zgjidhja e

problemit të

“Trepçës”

nuk qëndron

në aftësitë e

një individi –

menaxherit

të saj, por

në guximin e

Qeverisë së

Kosovës për

të hequr dorë

nga koncepti

i trashëguar

nga UNMIK-u

që ajo të

degradohet

si peng i

borxheve të

pasqaruara

E mërkurë, 25 korrik 2012

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Shpend Limoni shpend.limoni@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Drejtor ekzekutiv: Shpend Jakupi, shpend.jakupi@gazetaexpress.com Shtypi: Roto Print Center: MediaWorks.

Ibrahim Rexhepi

Një trim për “Trepçën”

Minatorët e “Trepçës” janë heronj, por të viteve të

kaluara. Ata mbi supet e tyre kanë bartur zhvillimin

e kombinatit të dikurshëm, por në momentet më të

rëndësishme nxitën edhe procese të rëndësishme politike,

të cilat janë pjesë e mozaikut të të gjitha ngjarjeve

që sollën Kosovën këtu ku është sot. Por, këto lëvdata

e merita i takojnë historisë. Tash “Trepça” është në një

fazë tjetër- fatkeqësisht në atë të shkatërrimit. Ndërkaq,

minatorët nuk ofrojnë asnjë zgjidhje nëse angazhohen

vetëm për atë se kush do të jetë menaxher. Kombinati i

dikurshëm nuk mund të jetë problem i një individi, pa

marrë parasysh aftësitë e tij, por një lëmsh i ngatërruar

i shumë kurtheve, të cilat po e mbajnë peng.

Greva e para pak ditëve e minatorëve në fokus nuk

kishte fatin e “Trepçës”, por çështjet e natyrës individuale.

Pse ish-menaxheri Ferat Shala dhe dorëheqjen

“enigmatike”, pa dhënë raport para minatorëve? Pse

AKP-ja në vend të tij ka emëruar Esat Ujkanin pa i

pyetur ata? Nëse nuk zgjidhet ndonjëri nga lista që

minatorët e përpiluan (Halil Qela, Beqir Maliqi, Miftar

Hyseni ) greva do të përshkallëzohet dhe ata do të

marshojnë drejt Prishtinës. Ndërkaq, mungoj kërkesa

thelbësore që është dashur t’i adresohet Qeverisë së

Kosovës – pse po i përmbaheni amanetit të UNMIK-ut,

sipas të cilit “Trepça” duhet të shkatërrohet si peng i

borxheve të pasqaruara.

Në këtë lëmsh më konfuz ishte Agjencioni Kosovar

i Privatizimit. Së pari, ajo për ushtrues të detyrës së

menaxherit kishte emëruar personin që u pa se nuk

gëzonte përkrahjen e punëtorëve, pa marrë parasysh

se për një kohë ka qenë zëvendës menaxher. AKP-ja,

nën përgjegjësinë e së cilës është “Trepça” nuk është

dashur të veprojë sipas bindjeve të veta, pa e pasur

parasysh ambientin e përgjithshëm dhe rrethanat në

këtë kompleks. Sipas mandatit që ka, këto është dashur

t’i dijë. Ndërkaq, gabimi i dytë ishte kur iu nënshtruar

presioneve she pa asnjë arsyetim shkarkoj personin

që e kishte emëruar dhe emëroj njeriun nga lista e

minatorëve. Është krejtësisht e kuptueshme se për

mbarëvajtjen e punëve menaxheri duhet të jetë njeri

i pranueshëm nga mesi ku punon, meqenëse ai duhet

të bashkëpunoj me të gjitha kategoritë e punëtorëve.

AKP-ja këtë fakt nuk është dashur ta injorojë që nga

momenti kur Ferat Shala ofroi dorëheqjen.

Mesazhi i grevës ishte i qartë - të zgjidhet menaxheri

që e duan minatorët. Duke mos dashur që për asnjë

moment të nënçmojmë njohuritë për aftësitë profesionale

që ata kanë për secilin punëtorë që punon aty,

megjithatë disa gjëra po rrjedhin jashtë konceptit për

funksionimin e ndërmarrjeve sipas mënyrës për të

cilën është përcaktuar ky vend. Secila ndërmarrje ka

pronarin vet, i cili dikujt ia jep besimin për të menaxhuar

atë. Ai duhet të garantoj punë, para dhe

profi t. Sindikata prej tij pret respektimin e të drejtave

të punëtorëve dhe sigurimin e pagave. Sa më të larta

të jenë ato, aq më mirë. Ndarja e këtillë e punëve garanton

mbarëvajtje dhe sukses.

Mirëpo, specifi kat që ka “Trepça”, si edhe problemet

dhe paqartësitë që mbështjellin atë kanë ndikuar që të

mos respektohet ky rend. Minatorët nuk e pranojnë

pronarin e ndërmarrjes AKP-në, “e cila po shkatërron

ekonominë e vendit”. Kjo çështje tash del të jetë më

fundamentale se kërkesa për shkarkimin e Ujkanit dhe

emërimin e Qelajt, për faktin se AKP-ja nuk ka dhënë

asnjë sqarim për fatin e ish-kombinatit. Ndërkaq

me vite të tëra, duke fi lluar nga administratori ndërkombëtarë

i Kosovës Bernard Kuochner që “Trepçën”

e kishte cilësuar si dinozaur i gjykuar për t’u shfarosur,

likuidimi është mbajtur si opsion i mundshëm për

tejkalimin e këtij ngërçi. Vërtet kjo është çështje për

shqetësim, jo vetë për minatorët.

Pse duhet të ndodhë likuidimi!? Për shkak të 50 milionë

dollarëve që dikur kompanitë greke, franceze e

bullgare kanë paguar për të fi nancuar pushtetin që ia

futi fl akën gjysmës së Ballkanit? Apo, për shkak të 200

milionë dollarë të tjerë që i kërkon Serbia, pa ditur fare

se si është krijuar ai borxh!? Nëse për shkak të këtyre

çështjeve “Trepça” mbetet peng dhe rrezikon të ketë

një fund fatal, atëherë fajtor kryesor është Qeveria e

Kosovës. Arsyet janë të shumta.

E para, ajo nuk është dashur që me ligjin për riorganizimin

e ndërmarrjeve të veçanta të fuqizojë

rregulloren e UNMIK-ut, e cila “Trepçën” e fut nën

moratorium dhe ia lidh gurin rreth qafës.

E dyta, kompleksi i minierave, i fl otacionit dhe i

metalurgjisë nuk është dashur të mbesin nën autoritetin

e AKP-së, por duke i transformuar në ndërmarrje

publike kalojnë në përgjegjësi të Qeverisë së Kosovës.

Me këtë status pronësorë ish-kombinati ka shans të

riaktivizohet, ndërkaq AKP-ja nuk mund ta bëjë këtë,

meqenëse ajo ka kompetencë vetëm për privatizimin,

ose likuidimin ndërmarrjeve.

E treta, minierat e “Trepçës” duhet të kenë licencë

të përhershme për eksploatimin e xehes, meqenëse

aktualisht ajo këtë të drejtë e ka vetëm deri në fund

të këtij viti. Duke ofruar këtë mundësi edhe nxjerrja e

xehes do të ishte shumë më e madhe, e jo që për shtatë

vjet (2005-2011) të eksploatohen vetëm 934 mijë tonë

xehe, afërsisht sa ishte prodhimi vjetor i minierave në

kohën e tyre më të mirë.

E katërta, duke ndryshuar statusin e fl otacionit dhe

të kompleksit përpunues do të krijoheshin mundësitë

që “Trepça” në treg të shesë metal, e jo koncentrat. Me

strukturën e tashme të prodhimit ajo tash më shumë

i gjason situatës në të cilën ishte para viteve të ’40 të

shekullit të kaluar, se sa një potenciali me mundësi

të pashfrytëzueshme. Ndonëse çmimi i zinkut dhe i

plumbit është i lidhur me zhvillimet në bursa, rënia

aktuale e tij nuk duhet të dekurajojë.

E pesta, statusi publik i pronës ofron mundësi më

reale për aktivizimin e metalurgjisë dhe të elektrolizës.

Nëse qeveria nuk ka para, këtë problem do të kishte

mundësi ta zgjidhë përmes partneritetit publiko-privat,

përkatësisht duke i dhënë me koncesion.

E gjashta, Qeveria e Kosovës para vetes duhet ta ketë

analizën e fi zibilitetit, përmes të cilës do të identifi koj

të gjitha problemet e “Trepçës”, mundësitë e tejkalimit

të tyre, nevojën për investime, burimin e parasë dhe

kthimin e investimeve. Këtë përgjegjësi nuk duhet t’ia

vazhdoj AKP-së, por të angazhoj ekspertët e vet, e nëse

nuk i ka këtë t’ia besojë ndonjë instituti të besueshëm

vendor, apo ndërkombëtar.

E shtata, të shfuqizohet, apo të amandamentohet

ligji për riorganizimin e ndërmarrjeve të veçanta, ashtu

që të ndryshohet statusi i “Trepçës”, që ajo të mes

mbetet nën mëshirën e kreditorëve, por vet të merr të

gjitha përgjegjësitë, si për të tashmen, ashtu edhe për

të kaluarën e saj.

Vazhdon në faqen 25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!