29.07.2013 Views

VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express

VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express

VDIQ NGA DEHIDRATIMI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E mërkurë, 25 korrik 2012

Fillon publikimi i emrave të ish-spiunëve në Maqedoni

Në disa portale maqedonase janë

publikuar emrat e 10 spiunëve të

ish-shërbimeve sekrete, kryesisht

UDB-së, pas miratimit të Ligjit të

ri për lustrimin, njoftoi agjencia e

lajmeve INA.

Sipas ligjit të ri, emrat e ish-bashkëpunëtorëve

të shërbimeve sekrete

policore do të bëhen publike për

opinionin me emër dhe mbiemër.

Komisioni për lustrimin ka bërë të

ditur se gjatë ditëve të ardhshme

do të përfundojë procedurat ligjore

për shpalljen e emrave të ishspiunëve

dhe bashkëpunëtorëve

të organeve të sigurimit shtetëror.

Portali “MKD” në gjuhën maqedonase

ka shkruar se procedura

deri tani është përfunduar për 10

persona që kanë pasur dosje për

bashkëpunim me organet e sigurimit

shtetëror, por që janë të njohur

edhe si bartës të funksioneve në të

kaluarën. Në mesin e tyre janë tre

SA ESHTE I SIGURT BALLKANI?

Sulmi vetëvrasës i javës së kaluar ndaj një grupi turistësh izraelitë

në Bullgari shërbeu si një kujtesë se rajoni i Ballkanit mbetet

i prekshëm ndaj sulmeve terroriste, thonë ekspertët e sigurisë.

Në udhëkryq mes Lindjes e Perëndimit,

ku kundërshtitë e dallimet

më të mëdha vijnë në kontakt të

drejtpërdrejtë, Ballkani është një

vend ku parandalimi i kërcënimeve

terroriste është ndonjëherë i

vështirë, bien dakord ekspertët.

Rreziqet ishin më të mëdha gjatë

disa viteve të fundit, për shkak të

faktit se shumë vende në rajon u

bënë anëtarë të NATO-s e BE-së

dhe kontribuojnë në koalicionin

ndërkombëtar anti-terrorist.

“Terrorizmi nuk njeh kufi j”, tha

Blagoja Markovski, ish-zëdhënësi

i Shefit të Shtabit të ushtrisë

maqedonase. “Terroristët nuk e

kanë problem kalimin nga një

territor në tjetrin, për të lëvizur

e organizuar vetveten. Megjithëse

ndoshta nuk do të marrin

mbështetje të gjerë për veprimet

e tyre këtu, gjithsesi sulmet terroriste

janë një kërcënim real. Ato

krijojnë paqëndrueshmëri, pasiguri

e frikësojnë popullsinë”,

shtoi ai.

Një terrorist shpërtheu një

bombë më 18 korrik në një autobus

në aeroportin e Burgasit,

duke vrarë pesë udhëtarë izraelitë

dhe shoferin e autobusit. Sulmuesi

që mbetet i paidentifi kuar

u vra gjithashtu.

Turistët zbritën nga një fl uturim

çarter nga Tel Avivi dhe ishin

në rrugë për në vendpushimin

Sunny Beach, në Detin e Zi. Zyrtarët

izraelitë po fajësojnë Iranin

e Hezbollahun për sulmin, por

Irani i ka kundërshtuar akuzat.

Izraeli planifikon të fusë Hezbollahun

në listën e tij të zezë të

terrorit, ashtu si edhe BE. Grupi

është tashmë në listën e zezë të

SHBA-së.

“Rajoni, për fat të mirë, nuk ka

qenë i ekspozuar aq shumë ndaj

sulmeve konkrete terroriste të

përmasave të sulmit kundër shtetasve

të izraelit në Bullgari”, tha

Mentor Vranjolli, bashkëpunëtor

i lartë shkencor në Qendrën Kosovare

për Studimet e Sigurisë.

“Ndonëse shumica e strategjive

kombëtare të sigurisë të shteteve

të Ballkanit përfshin kërcënime e

rreziqe që mund të vijnë nga terrorizmi

botëror, për shkak të gjendjeve

relativisht të qëndrueshme

mund të ketë ndodhur që këto

rreziqe mund të jenë shpërfillur

në një shkallë të madhe nga institucionet

e këtyre vendeve”, shtoi ai.

Ekspertët rekomandojnë që rajoni

të konsiderojë rritjen e niveleve

të sigurisë e të bashkërendojë

forcat e sigurisë për të parandaluar

kërcënimet terroriste, veçanërisht

në rajonet e vizituara shpesh nga

turistët izraelitë. Përfaqësuesit e

Izraelit në rajon kërkuan gjithashtu

gatishmëri më të madhe.

“Fushata iraniane e terrorit,

nëpërmjet përfaqësuesit të saj

në Lindjen e Mesme, Hezbollahut,

synon civilët pa u shqetësuar

për fenë e shpallur ose etninë

e tyre,” tha Ohad Avidan Kajnar,

zëvendëskonsulli i përgjithshëm

i konsullatës izraelite në Stamboll.

“Tragjedia e sulmit me bombë

vetëvrasëse të Burgasit ka marrë

jetën e pesë izraelitëve, por gjithashtu

të një bullgari me origjinë

turke. Përpjekje të tilla ka pasur

shumë në pak muajt e fundit:

Nju Delhi, Bankok, Tbilisi, Baku,

Stamboll, Nairobi dhe vetëm javën

e fundit, një përpjekje e dështuar

e një natyre të habitshme të ngjashme,

në Qipro”, theksoi Kajnar.

Pas sulmit të Burgasit, zyrtarët

në Bosnjë dhe Hercegovinë rritën

sigurinë rreth ambasadës izraelite

e ndërtesave të tjera, që mund të

jenë objekte të armiqve të Izraelit,

tha Urosh Pena , zëvendësdrejtor

i Drejtorisë së Bashkërendimit të

Organeve të Policisë në Bosnje.

Por vende të tjera, përfshirë

Maqedoninë e Serbinë, nuk e

kanë rritur sigurinë, ndonëse

zyrtarët maqedonas thonë se po

përcjellin nga afër gjendjen në

Bullgari.

Sipas Byrosë Shtetërore maqedonase

të Statistikave, 361 turistë

izraelitë vizituan Maqedoninë

në maj. Numri është rritur në

mënyrë të vazhdueshme që nga

viti 2010. Numri i turistëve izraelitë

në Maqedoni u rrit pasi të dy

vendet futën regjimin e udhëtimit

pa viza dhe pasi një muze Holokausti

u hap në Shkup.

(SETimes)

shqiptarë, kryesisht ish-gazetarë,

emrat e të cilëve janë të njohur për

redaksinë.

Por portali “MKD” ka publikuar

emrat e tyre dhe se sipas këtij

portali ata janë: Kiro Jançev,

Milenko Gaber, Branko Temov,

Stojan Çaminski, Kire Dojçinovski,

BOTA 15

Rexhep Zllatku, Mustafa Spahiu,

Hisen Shaqiri, Mihaill Andreev dhe

Gjorgji Prculovski.

Por, disa nga emrat e publikuar

kanë bërë ankesat e tyre pranë instancave

të tjera institucionale dhe

kanë mohuar përfshirjen e tyre në

shërbimet sekrete të së kaluarës.

Bujar Nishani bëri betimin

Presidenti i zgjedhuri

Shqipërisë, i gjashti me radhë

pas rënies së komunizmit, Bujar

Nishani, me dorën e vendosur

mbi Kushtetutën e Shqipërisë

dhe duke filluar me “Zoti me

ndihmoftë”, kreu betimin në

Kuvend, duke u betuar se do

te respektojë Kushtetutën dhe

ligjet e Shqipërisë. “Shqipëria ka

mjaft sfi da që duhen zgjidhur.

Detyrimi kryesor u përket institucioneve

tona. Presidenti

i Republikës ka një angazhim

te rëndësishëm për të realizuar

reformën ne fushën e drejtësisë.

Për fat të keq, kemi një raport të

theksuar mosbesimi mes qytetareve

dhe sistemit te drejtësisë.

Vendosja e këtij besimi do të jetë

hapi më i mirë”, tha Nishani, pas

betimit të tij. e më pas u nis drejt

Presidencës, për të zëvendësuar

presidentin në largim, Bamir

Topi. Ceremonia fi lloi në orën

18:30 në sallën e seancave plenare

të Parlamentit, ku Presidenti

Nishani bëri ceremoninë

e betimit, përpara deputetëve,

ndërkohë që kreu i Kuvendit, Jozefi

na Topalli, lexojë formulën e

betimit. Pas betimit në Kuvend,

WZ: Serbia po i kthehet Miloshevicit

Qeveria e re e Serbisë ende

zyrtarisht nuk e ka marrë

detyrën, por Serbia tashmë po

shkon në rrugën që çon prapa

kah Slobodan Miloshevici

dhe po largohet nga Evropa,

vlerëson gazeta vjeneze, Wiener

Zeitung. Autori i komentit,

Franc Shausberger, drejtor i Institutit

për Rajonet Evropiane,

ka vlerësuar se “me vendimet

me të cilat në sferat kryesore

kufizohet autonomia e krahinës

multi-etnike Vojvodina,

Gjykata Kushtetuese serbe

e ka vërtetuar varësinë e saj

politike”. Vendimet e gjykatës,

Zjarret nxitën evakuimin

e turistëve në Kroaci

Një zjarrfi kës ka vdekur, ndërsa

afro 1500 turistë janë evakuuar,

pasi zjarret e mbështetura

nga era e fortë, kanë shpërthyer

gjatë në bregdetin e Kroacisë.

Ministri i Brendshëm, Ranko

Ostojic, tha se “situata është

shumë e vështirë” dhe se po

bëhet çdo gjë që të “mbrohen

jetët e njerëzve dhe pasuria”.

Ostojic tha se “çdo gjë është e

gatshme për evakuime të mëtejshme”.

Ai këto komente i bëri

kreu i ri i shtetit u nis drejt selisë

së Presidentit, ku hyri me

eskortë jo nga dera qendrore,

por nga krahu i zyrave. Nga ora

19:00 deri më 19:25, në selinë e

Presidencës arriti trupi diplomatik

dhe të ftuarit. Ndërkaq,

për 15 minuta, Presidenti aktual,

Bamir Topi, dhe Presidenti i

ri, Bujar Nishani, qëndruan në

zyrën e kreut të shtetit, në një

takim ceremonial të dorëzimit

të detyrës. Më pas, në orën 19:29

nisi ceremonia zyrtare, ku dy

presidentët dolën përpara derës

qendrore. Pesë minuta më pas,

u ekzekutua Himni Kombëtar.

Pas himnit, ministria e Mbrojtjes

simulojë 21 të shtëna topi,

me interval kohor, 30 sekonda

nga njëra-tjetra. Truproja e

nderit parakaloi para Presidentit

Bujar Nishani. Nishani u

zgjodh President me 73 votat e

shumicës në rrethin e katërt të

votimit në Kuvend.

thuhet në koment, janë “në

harmoni me politikën nacionaliste

dhe centraliste të presidentit

të zgjedhur para do

kohe, Tomislav Nikolic dhe

kryeministrit të ri socialist, Ivica

Dacic, shefi t të dikurshëm

për propagandë të Slobodan

Miloshevicit”. Në komentin

e gazetës Wiener Zeitung më

tutje theksohet se “me përjashtim

të partisë së vogël Partia

e Rajoneve të Bashkuara, në

Serbi, sikur edhe prej para do

kohe në Rumani, në pushtet

janë përsëri klikat e vjetra ishkomuniste”.

pas vizitës në pushimoren Selçe,

afër qytetit-port Rjeka, ku afro

150 zjarrfi kës ishin angazhuar

në luftën kundër zjarrit. Mediat

kroate kanë raportuar se ka

vdekur një zjarrfi kës 45 vjeçar,

derisa ishte angazhuar në luftën

kundër fl akës në një lokalitet në

gadishullin Istra. Në Selçe janë

evakuuar afro 1500 turistë, kryesisht

nga Sllovenia dhe Austria,

ndërsa një numër i turistëve

janë larguar nga një hotel i afërt.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!