29.07.2013 Views

Shkarko - Gazeta Express

Shkarko - Gazeta Express

Shkarko - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E martë, 30 tetor 2012 NACIONALE 7

Nacionale

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Policia

Arrestohet për rrahje

Prishtinë, 29 tetor- Është arrestuar

e dyshuara femër, pasi që e njëjta

në bashkëpunim me të dyshuarin

mashkull (i cili ka ikur nga vendi

i ngjarjes) kanë sulmuar fizikisht

viktimat mashkull dhe femër K/

shqiptar-e duke iu shkaktuar

lëndime trupore për çka dhe u

është ofruar tretman mjekësor.

Te e dyshuara është gjetur dhe

konfiskuar një revole e kalibrit 9

mm, një karikator me 11 fishekë.

Pas intervistimit në konsultim

me prokurorin e dyshuara është

dërguar në mbajtje.

E lajmëroi vetë

Drenas, 29 tetor- Një banor i fshatit

Gjerjgicë ka njoftuar në polici se pas

një mosmarrëveshjeje që kishte

pasur me një të dyshuar mashkull

K/shqiptar është kanosur me

armë nga ai. Policia ka kontrolluar

shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur

dhe konfiskuar një armë AK 47 të

kalibrit 7.62 mm. Në konsultim me

prokurorin i dyshuari është liruar.

Kapen sirianët

Prishtinë, 29 tetor- Tre shtetas të

Sirisë janë arrestuar mbrëmë në

Aeroportin Ndërkombëtar “Adem

Jashari” në Prishtinës, pasi të njëjtët

janë paraqitur me dokumente

të huaja. Dy femra kanë paraqitur

pasaporta të Suedisë, ndërsa një

mashkull ka prezantuar pasaportë

të Spanjës, e që nuk ishin pronarë

të vërtetë të dokumenteve.

Policia Kufitare pas verifikimit të

personave ka zbuluar se të njëjtët

janë shtetas të Sirisë dhe përmes

Turqisë kanë tentuar që ilegalisht

të hyjnë në territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës ka deklaruar

se në lidhje me rastet menjëherë

është informuar prokurori publik,

i cili ka urdhëruar që të njëjtët të

dërgohen në qendrën e ndalimit,

derisa ndaj tyre të merret një

vendim tjetër në gjykatën për kundërvajtje.

Në Siri që disa muaj po

zhvillohet luftë e ashpër, ku mijëra

qytetarë të saj kanë humbur jetën.

Ia marrin drutë

Gjakovë, 29 tetor- Njësitë policore

kanë ndaluar automjetin transportues

me targa vendore, të cilin e

drejtonte i dyshuari mashkull dhe

gjatë kontrollit kanë gjetur 6 m

drunj për djegie për të cilat i dyshuari

nuk posedonte dokumentacion

përcjellës. Sasia drunore

është konfiskuar nga zyrtarët e

AKP, kurse i dyshuari është liruar

në procedurë të rregullt.

Lirita Halili

lirita.halili@gazetaexpress.com

Kaçanik, 29 tetor—

Po lufton me mish e shpirt që

t’i ikë burgut ose të paktën ta shtyjë

kohën për të hyrë aty. Xhabir

Zharku, ish- kryetari i Komunës

së Kaçanikut, edhe këtë herë ka

ndërmarrë një veprim për të mos

shkuar në burg.

Ndonëse është dashur që të

hënën t’ia nisë burgut, ai ka

vendosur që t’i shtjerrë të gjitha

mundësitë ligjore. Kështu të njëjtën

ditë kur e priste Dubrava, ai

ka dorëzuar edhe një ankesë në

Gjykatën Komunale të Kaçanikut.

Me këtë veprim ia ka shtyrë

dënimin vetit për së paku edhe

nja tri a katër ditë të tjera.

Këtë e ka konfirmuar për

Express vetë Zharku. “Po, të hënën

(sot) në mëngjes e kam dorëzuar

një ankesë në gjykatë, tash po pres

çfarë po bëhet”, ka thënë ai shkurt

për Express, duke mos dashur të

japë më shumë detaje me arsyetimin

se është shumë i zënë.

Këtë veprim të Zharkut e lejon

Mbesin pa ujë

Prishtinë, 29 tetor- Kompania Ujësjellësi

Rajonal “Prishtina” ka njoftuar

se kanë mbetur pa ujë lagjet Ulpiana,

ajo e Spitalit, një pjesë e lagjes

Dardania dhe një pjesë e lagjes së

Muhaxhereve të gjitha këto lagje të

Prishtinës. Mungesa e ujit këtë herë

edhe Ligji për Ekzekutimin e

Sanksioneve Penale, i cili me t’u

dorëzuar ankesa e të pandehurit

automatikisht e shtyn ekzekutimin

e vendimit së paku edhe

për tri ditë të tjera. Në nenin 24

të pikës 1 të këtij ligji thuhet se

“kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit

e pezullon ekzekutimin

e dënimit derisa të merret vendim

i formës së prerë lidhur me

kërkesën”.

Pika e parë e këtij neni plotësohet

me të dytën e cila sqaron se

“...kryetari i gjykatës kompetente

komunale, i cili pas parashtrimit

të dytë të kërkesës konstaton se

e drejta në ankesë është keqpërdorur,

vendos që ankesa të mos e

shtyjë ekzekutimin e vendimit”.

Se Xhabir Zharku nuk e ka keqpërdorur

të drejtën e ankesës e

ka konstatuar edhe vetë kryetari i

Gjykatës Komunale të Kaçanikut,

Ramadan Gudaçi. “Zharku e ka

shfrytëzuar edhe një mundësi.

Prandaj as sot (e hënë) nuk do

të bëhet ekzekutimi i vendimit

në lidhje me zotin Zharku”, tha

Ramadan Gudaçi për Express.

Kjo gjë, sipas tij, ndodh pasi

nuk vjen për shkak të reduktimeve.

Krejt kjo sipas KUR Prishtina ka ardhur

si pasojë e prishjes së një gypi në

rrugën Gazmend Zajmi, gyp ky i

cili shërben si arterie kryesore për

furnizim me ujë të pijshëm. Sipas një

njoftimi të lëshuar nga kjo kompani,

Zharku ka të drejtë edhe të një

tjetër ankese të cilën mund ta

paraqesë në Gjykatën Komunale

në Kaçanik. Kështu edhe ka vepruar.

“Tash Gjykata Komunale

atë ankesë e përcjell në Gjykatën

e Qarkut në Prishtinë e cila në afat

prej tre ditësh duhet të vendosë”,

tha ai.

E ankesën të cilën Zharku e ka

drejtuar në Gjykatën e Qarkut

në Prishtinë pikërisht ditën kur

është dashur ta nisë vuajtjen e

dënimin për tri vite, do të bëhet

në lidhje me vendimin e Gjykatës

Komunale në Kaçanik e cila ia ka

refuzuar atij ankesën e parë me të

cilën ai kërkonte që t’i shtyhej afati

i nisjes së vuajtjes së dënimit që

nga data 29 tetor.

Të mërkurë e javës së kaluar,

Zharku u paraqit vullnetarisht në

Gjykatën Komunale në Kaçanik

për të marrë vendimin gjyqësor, i

cili e obligon atë të fi llojë mbajtjen

e dënimit me burg.

Xhabir Zharku nga viti 2007

deri në maj 2012 e ka qeverisur

Komunën e Kaçanikut. Ai është

dënuar me tri vjet burg për detyrim

dhe posedim të paligjshëm

uji pritet të kthehet rreth orës 13.00.

“Ekipet tona gjinden në terren dhe

pritet që deri rreth orës 13:00 të bëjnë

sanimin e këtij gypi dhe të fi llojmë

me furnizim të zakonshëm me ujë

të pijshëm për këto lagje”, thuhet në

komunikatë e ujësjellësit Prishtina.

SHTYJE XHABIR, SHTYJE

Ditën kur është dashur të nisë vuajtjen e dënimit, Xhabir Zharku ka vendosur që

të shtjerrë edhe një mundësi tjetër ligjore. Ai të hënën ka paraqitur një ankesë në

Gjykatën e Qarkut në Prishtinë rreth refuzimit të ankesës që ia bëri Gjykata Komunale

në Kaçanik para ca ditësh. Me këtë veprim ai i iku Dubravës edhe tri ditë të plota.

të armës. Dënimi me burg prej tri

vitesh atij i është vërtetuar edhe

nga Gjykata Supreme.

Zharku së bashku me Arsim

Kolshin, Besnik Hasanin dhe Nusret

Cenën, si pjesë e një grupi, në

kohë të ndryshme, prej ose më

26 qershor 2006, deri më 1 gusht

2006, me qëllim që të përfi tojë për

qëllime materiale për vete, ose për

dikë tjetër, ka përdorur kërcënime

serioze ndaj të dëmtuarve.

Ata i kanë kërcënuar me vrasje

Shefket Lurin, Xhelil Sumën dhe

Azem Sumën në rast se nuk do

të tërhiqeshin nga tenderi i fi tuar

nga Agjencia Kosove Privatizimit

(AKP) në valën e 16-të për privatizimin

e një ferme delesh, në sipërfaqe

prej 32 hektarësh, në fshatin

Rakaj të Ferizajt.

Gjashtë muaj pas marrjes së

vendimit, Zharku ende ndodhet

në liri, derisa aktvendimi për

ekzekutimin e vendimit pas kësaj

kohe, nga Gjykata e Qarkut të

Prishtinës ka mbërritur në Gjykatën

komunale të Kaçanikut. Por,

me ankesa të ndryshme ekzekutimi

i vendimit ka mundur të

shtyhet deri më tash.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!